Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Kam vene re se qe nga renia e komunizmit nuk ka me femije me emra shqipetare.

C'fare po ndodh???
Ne kemi pasur shume emra arab ne shqiperi sic ishte, tani eshte bere me keq dhe me qesharake

Brezi i ri po na del Rambo Hysenaj, Rembrant Kola etj....

Emrat Shqip jane te bukur pse nuk perdoren me nuk e kuptoj.

respekt
 
ilirjan

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Sali Protopapa (kryepeshkopi)

emer Turk mbiemer Grek

ka vertet ne Shqipni hibrite te tilla ! apo ka qene shpikje idiotash
 
nycattorney

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Une mendoj se problemi i emrave eshte i lidhur ngushte me periudhen e tranzicionit post-komunist.

Ne Shqiperi 15 vjecarin e fundit pati nje humbje identiteti dhe krenarie kombetare. Mbizoterojne ndienjat nihiliste te tipit "asgje Shqiptare nuk eshte e mire".

Sidoqofte, une mendoj se se shpejti patriotizmi dhe krenarie kombetare do te kthehen. Bashke me to do te kthehen dhe emrat Shqiptare.

Ne fund te fundit Shqiptaret i rezistuan tentativave per asimilim prej mijera vjetesh. Gjynah qe keta femije me emra te huazuar do te jene viktima identiteti e nuk do te marrin vesh se nga jane me prejardhje...
 
OTTOSKORZENY

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

sa mire qe e keni hapur kete teme, po ju kujtoj ca emra ideale shqiptare dhe besoj se gjithsecili nga ju do deshironte ta quaje femijen ashtu:
Enver,
koci,
Qazim
Lluke
Xhixhile
hajrije
Sanije
Sefer
nexhmije
sokrat
hekuran
 
963

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Enver Hoxha, Kadri Azbiu, Mehmet Shehu, Shefqet Peçi, Hajredin Celiku.....te gjithe me emra turq

[/ QUOTE ]

Duken sikur keta jane emra turq, por nuk eshte aspak ashtu.Keta jane emra ballkanike te vjeter.Gjithe sekreti eshte qe shqiptaret duhet ti shqiptarizojne keta emra ashtu siç bejne te gjihe popujt e tjere.
Danezet emrin Jakup e bejne Jakupson
Greket emrin Ali Aga e bejne Aliagas
Serbet emrin Jaho e bejne Jahiç
Anglezet emrin Gjeke e bejne Xhekson

Edhe ne shqiptaret duhet ti shndrrojme emrat: nge Enver-Veko, Mehmet-Meço, Kadri-Kaçi, Hajredin-Dino, Roland-Landi etj,etj.
 
besim231071

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Ne shqipetaret nuk kapemi pas detajeve,prandaj dhe perdorim emra te shumellojshem.
Nuk eshte emri qe ben njeriun,eshte njeriu qe ben emrin.
 
Leshatuku

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

une kam emér Shqiptaré LESHATUKU, a ju pélqen !???
 
Ajatollah

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Me sa mbaj mend para disa kohesh pashe nje fjalor me emra shqiptare nga A-Z me emra shqiptare,vertete shqptare.
 
Leshatani

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

per ate se i preferojne emrat turko-arab ;
Enver
Zyliha
Salih
Medan
Hajvan
Shaban etj,etj
 
hawk

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Pa tjeterHhajvan duhet te jete emri yt i vertete..
Harruat :

Mhill
Uc
Uk
Bib
Gjelosh
File
....
....
 
shqiptari87

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

sepse shqiperia eshte "modernizuar" prandaj dhe te vesh emra shqiptar nuk eshte "moderne". pastaj se mos vetem emrat jan c'shqiptarizuar, por edhe vete gjuha po humbet pak nga pak karakteristikat e veta .mendimi im personal ky.
 
Asklipio

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

[/ QUOTE ]

Sepse shumica jane fshatare dhe me mungese te theksuar identiteti.Po me e forta eshte qe edhe ata qe kane emra shqiptare u vendosin shpesh here thekse e mbaresa te huaja te ndryshme si ai qe e ka emrin Tani e ndryshon ne Tanis,Tano,Dani etc /pf/images/graemlins/lol.gif
 
mik

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare...

Emri nuk te ben shqiptar! Kuptojeni njehere e pergjithmone.

Ndonje tjeter mund te pyeste: "Pse shumica e shqiptareve gjate regjimit komunist venin emra rrus?" Sikur tani italian e anglez.

HH
 
Leshatani

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare...

Une nuk kame degjuar se ndonje Arab ka emer Shqiptare;
Ilir
Driton
Luanetj,etj
por shume Shqiptare kane emra arab si p.sh.;
Salih,Zyhlie,Enver Hoxha, Ramadan, Kajtaz etj, padyshim se emri dhe mbiemri apo njera duhet te kete te beje me identitetin kombetare.
Kjo duhet vendosur me ligj.
 
Leshatani

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare...

Sevdali Lezeti eshte njeri nder ata me emra te quditshem.
 
Asklipio

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare...

Po kot nuk futen edhe keta arabet neper shqipri per tu shpelar ment shqiptarve dhe tu vendosin emra Ahmed e Sahid, e vetkuptohet qe edhe emri te ben te ndihesh ndryshe e gjithashtu te sillesh ndryshe sidomos kur je dhe idjot pa skolle sic jane nje pjese e mire e shqiptarve sot ne shqiperi ku fondacionet/medreset turko-arabe i shfrytezuan mire shume shqipo te bardhe si bora per ti kthyes ne arab me kulture e identitet.Kjo eshte fatkeqesia me e madhe qe i ndodh sot shqiprise /pf/images/graemlins/frown.gif
 
ilirarberi

Forumium maestatis

[/ QUOTE ]Pra duhen luftuar që në rrënjë këto dukuri të dëmshme për kombin tonë.Duhet luftuar me çdo mënyrë humbja e emrave shqip dhe përdhosja e gjuhës sonë, sepse ato janë faktori kryesor i përkatësisë (dhe jo identitetit,nuk është fjalë shqipe ) sonë kombëtare.
 
Gysi

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Une nuk kame degjuar se ndonje Arab ka emer Shqiptare;
Ilir
Driton
Luanetj,etj
por shume Shqiptare kane emra arab si p.sh.;
Salih,Zyhlie,Enver Hoxha, Ramadan, Kajtaz etj, padyshim se emri dhe mbiemri apo njera duhet te kete te beje me identitetin kombetare.
Kjo duhet vendosur me ligj.

[/ QUOTE ]

Kjo teme kundermon era racizem, por te pakten tregohuni pak me te permbajtur dhe me racionale.
P.sh. Pyetja e Leshatanit me siper ("perse nuk ka arabe qe vene emra shqiptar?), mund te shtrohej edhe ndryshe. Perse nuk ka greke, italiane, franceze, gjermane, amerikane, kanadeze, kineze, tajlandeze, braziliane, etjjjjjjjjjjj......., qe po ashtu te vene emra shqiptare?

Keto jane muhabete koti.

Po keshtu, mos ngaterroni emrat myslimane me emrat arabe. Emra te tille si psh. Sulejman, Ejub, Jakup, Islamil, Ibrahim, musa, Harun, Isa etj. jane emra profetesh te cilet ne gjuhe te tjera latine vijne ne forma te tjera si psh. Solomon, Job, Jakob, Ishmael, Abraham, Mojsi, Aron, Jezus etj...

PO keshtu edhe ne gjuhet perendimore kemi disa variane per cdo emer. Keshtu Mojsiut, te cilit muslimanet i thone Musa, Italianet i thote Moze. Apo krishtit qe tek kristianet ne shqiperi vjen ne formen Jeuzus, muslimanet i thone Isa, italianet Jezu, anglezet e shqiptojne Xhizes etj.

Po keshtu emra te tille si Shemsedin, Zinedin, Hajrullah, Abdullah, Emir, etj kane kuptime te tilla si diell i fese, ndricim i fese, miresi e Zotit, rob i zotit, prijes etj. Konotacioni negativ ne te cilin keta emra u tingellojn e mjaft njerrezve sot ne Shqiperi, vjen thjesht si pasoje e klisheve te krijuara nga nje propagante perqeshese dhe stigmatizimi ne periudhen komuniste ne Shqiperi, e cila vazhdon sot, ne nje menyre te re. Por qe deshmon thjesht per nje ksenofobi, islamofobi dhe racizem ne radhet e atyre qe i mbeshtesin. Mos u beni viktima te pavullnetshem te pikepamjeve te tilla pa bereqet.

Gjithashtu emra te tille zi Omer, Bekir, Osman, Ali (qe dth i larte), halid etj. jane emra te heronjve historike te Islamit, jane emra te dishepujve te Profetit, dhe jane emra te cilat kane ardhur ne nje forme te ndryshuar nepermjet persishtes dhe turqishtes ne Shqip. Por ato dihet qe kane karakter universal dhe i gjen ne te gjithe popujt ku ka nje popullsi sado pak muslimane. Ashtu si edhe mjaft emra krisitane jane te perhapur ne thuajse te gjithe popujt ku ka popullsi te krishtere.

Nuk eshte aspak ceshtje asimilimi.
 
Top