Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Kam vene re se qe nga renia e komunizmit nuk ka me femije me emra shqipetare.

C'fare po ndodh???
Ne kemi pasur shume emra arab ne shqiperi sic ishte, tani eshte bere me keq dhe me qesharake

Brezi i ri po na del Rambo Hysenaj, Rembrant Kola etj....

Emrat Shqip jane te bukur pse nuk perdoren me nuk e kuptoj.

respekt
 

bard

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

ju thoni ti vejne emra shqipetare,une them perse mos ti vene femijeve nje emer te perkohshem qe kur te kete qejf femija ta ndryshoje pas nja 6-7 vjeteve /pf/images/graemlins/laugh.gif .hej more sherr po ti verja femijes emrin alban shqiperie ilir,si ta kete qejfi dikush tjeter ia ve xhon,xhek,jean,nadia, dimitri,romeo,hasan,americus,pune per to mor.eshte thjesht pune shijesh dhe modernizimi,kaq.
hapni mor nje teme qe tia vleje me shkrujt ne te
 

Dritan Luan Gjoni

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Me vjen keq o i huaj qe nuk te pelqeka tema.....

Sa per mendimin qe thua dhe modernizimin qe flet :lol: :lol: :lol:

Modernizohu por mos e bej me emra te huaj te humbesh identitetin si race kombesi dhe person...

Emri me i bukur dhe modern eshte ai i vecante...
bota nuk ka shume shqipetare dhe emra shqip keshtu je i garantuar te jesh 'modern' me nje emer shqipetar.

Sa per emrat qe ty te duken modern :lol: :lol:
jane nga filmat apo historite e huaja dhe i perkasin historise te shteteve te tjera te botes qe ti ike degjuar ne televizion ose ne media te ndryshme, por kjo nuk do te thote qe jane modern.

Megjithate si te duash beje ai eshte mendimmi yt..

Respekt
 

bard

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

mire mor ti se qenke ne irlande dhe nuk di cfare gjuhet flitet aty,por ma merr mendja se 3/4 e ketyre qe jane ne forum nuk jane ne shqiperi,dhe me thuaj pak ti se si mund te shqiptohet nje emer qe ka ne te shkronjen "dh"psh,ose shkronjen "ll",nuk jam te thane me marre emra te huaj qe shihen neper filma se per mua me te vertete emri eshte dicka pa rendesi fare peor ama nje fare vlere e ka dhe duhet te jete sa me sinifikativ,por emra me pak tregues shqipetar,ne kuptimin qe me nxjerr medeomos shqiperine,psh alban,shqiperie,shpresa,shpresim,etc etc se nuk ma merr mendja se ke degjuar ndoken me emer irlandosh ose italiano,americano....etc.por e thashe edhe me pare qe eshte thjesht pune shijesh
 

Dritan Luan Gjoni

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

:confused: :confused: :confused: :confused: :lol: :lol: Do desha te te ktheja pergjijge por nuk te kuptoj ne ato qe thua.....fare...


Megjithate paqe o njeri, pa.. si te duash beje...
 

bard

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

e atehere nuk kam ca te te bej?pyet ndokend tjeter

ciao ciao
 

mostro

Putraku
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

olsi
klodian
eduard
ervin
franc
klajdi
julian
Jane te gjithe amra qe ne shqiperi jane shume te perhapur,dhe nuk jane emra shqiptar.Nje fakt i tile nuk ka bezdisur ndonje her.Ndoshta nga qe na jane mesuar veshet.edhe me emrat e tjere jo shqipetar,veshet nuk kane per te na u mesuar ndonj her por ama brezit te ri nuk do i bej pershtypje.
ahh se me doli nga kaplloqja,trecereku i meshkujve ne vlore quhet "ELVIS"..UOO VISI /pf/images/graemlins/laugh.gif
Dhe pseudonimi i te gjithe cunave te vlores pa perjashtim ...UOOO GJIGAND /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ilirarberi

Forumium maestatis
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Jemi shqipetare,pasardhes te ILIREVE dhe per te ruajtur perkatesine tone kombetare duhet qe gjithcka te jete ne SHQQIIIPPPPP.Na duhet modernizimi ne teknologji,per te permiresuar jeten tone dhe jo genjeshtra e madhe modernizimi ( ne te vertete huazimi)i emrave.Shipetare kudo qe jeni merrni mesim nga Kosova jone e lavdishme,nga kjo perle e Shqipetarizmit.
 

ELVIS KELMENDI

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

ATEHERE CFARE PRISNI...PSE NUK I NDRYSHONI EMERAT ?

KA BOLL EMERA ARBERORE
GJERGJ
LEK
TEODOR
PREK
MIRASH
GJELOSH
DODA
ZEF
ARDIAN
PAL
ETJ KETO JANE E MRAT QE HITORIA ARBERORE NA MESON APO JO?
 

Princesha

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Edhe un i kam zili kosovart qe rujn me fanatizem emrat shqiptarë dhe vazhdojn ti perdorin, njoh ca femije ktu ku jam un me emrat Arberesha, Blinera etj etj, te knaqet shpirti.

Nxija jeten te hujve, bani me fol shqip, te pakten kur te therrasin ne emer /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

emiljo

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Emrat ne pergjithesi kane origjine shume te lashte. Vetem popuj te tille si hebrenjte apo popullsite e vendeve nga te cilat u perhapen besimet e ndryshme mund te mburren per origjinen e pjeses me te madhe te emrave qe ekzistojne sot, pra vendet e Lindjes se Mesme. Keshtu qe emri Gjon eshte Giovanni ne italisht, Jean ne frengjisht, Johann, Johannus, John ne vendet gjermanofolese, Gjon ne shqip, etj. Po keshtu fjala Merjeme nuk eshte gje tjeter vecse trasformim i fjales Maria. Ibrahimi eshte Abrahami, i pari i njerezimit sipas Bibles, por edhe sipas Kuran'it me duket. (Nese e kam gabim me korigjoni)

E njejta gje verifikohet edhe ne Shqiperi. Ndryshimi i vetem eshte se ne Shqiperi nuk ruhet dhe kultivohet nje forme apo lloj identiteti, qe ai emer t'i jape personit ngjyre origjinaliteti dhe identifikimi kombetar, sic jane p.sh emrat Pjeter, Gjon, Prel, Mehill, Ibrahim, Jovan, etj. qe dikujt i duken te vjetra, por nese perdoren dhe shihen me pak telenovela latinoamerikane e italiane, me siguri nuk kane asgje me te vjeter se emrat Pietro, Giovanni, Primus, Michele, etj.

Me kete nuk dua te them se shqiptaret nuk kane te drejten e zgjedhjes se emrave qe deshirojne, por menyra sesi po shperfytyrohen emrat ne Shqiperi eshte me te vertete qesharake...nje mish mash, qe edhe vete "Kulla e Babelit" do te na e kishte zili.
 

dollibash

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

elv bajraktari postoi:

ATEHERE CFARE PRISNI...PSE NUK I NDRYSHONI EMERAT ?

KA BOLL EMERA ARBERORE
GJERGJ
LEK
TEODOR
PREK
MIRASH
GJELOSH
DODA
ZEF
ARDIAN
PAL
___________________________________________

...por ka dhe emra te tilla si:Maksut ,Selim,Ibrahim,Qerim, Zylyftar,Hajdar ,Nurije ,kadrie etj...Selam alekom elv bajraktari si vene punet andej nga malesia e madhe
kurse emra te vertete shqipetar jane:
Agron
Gezim
Lumturi
Shqipetar
Petrit etj.., pse mos te veme nga keto emra do te thoja une :thumbsup:
 

MorningStar

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

me duket fare kot kjo teme qe flet per emrat e femijeve qe nuk jane shqiptar kur brezi yne ka patur shume pak emra verte shqiptar.
dhe shembujt qe jepni te emrave jane kot fare.
ne fshiqemi te tere pas nickname-ve po sa nga ne e kane emrin agron (goni) shpetim, vjellca, shpresa etj etj....jam e sigurt se nga mijera anetare te forumit po te shikosh merat vete disa dhjetera mudn te kene vertet emra shqiptare...
me sa di une moda e perdorimit te emrave jo shqiptare vjen nga vitet 70 pasi rregjimi vendisi te liberalizoje venien e emrave te femijeve qe lindnin. me pare kishte nje liste qe te detyronte ti vije emer detyrimisht shqiptar femijeve dhe pasi disi u lirua zgjedhja njerezit filluan te vinin emra si elvis elton nje me vjollca por vjola etj etj...
une per vete kam patur nje shoqe ne fakultet qe quhej shqiponje dhe mendoja se po te quhesha une keshtu do te doja te futesha nendhe sa here qe te me duhej te prezantohesha.
pra perdorimi i emrave te huaj nuk fenomen i vitevete fundit dhe nuk vjen nga emigracioni po eshte nje vecanti e shqiptareve prej shume shume vitesh...
tani eshte shtuar mbase pak po nuk me duket ndonje gje e rendesishme.

ka emra shqiptar shume te bukur po ju lutem mos me jepni shembuj si Gezim, Lulzim e Shpresa, Bukuri...
po te me thonit lindita, alban, arbri, vera, rudina, ilir OK po ju lutem mos ja fusni kot me emra qe kane vdekur...mos i ringjallni se do te beni femijet te rriten me komplekse.

Une per vete goces i kam vene emer qe perdoret kudo...
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Une mendoj qe qeveria shqiptare u detyrua te pranonte ti vinte emra te jashtem kalamojve se ato shqiptaret u mbaruan. Nuk ka njeri ketu ne forum qe mos njofi nje Ilir, ose Arben etj ejt. Plus edhe emrat e tjere ishin teper te perdorur, psh ne klasen time ishim kater Andi.

Une jam dakort me Yllin e Mjesit, qe po te fillonim te quanim kalamojt Qerreme, Shqiponja, Vjollca etj etj do ishte teper problematike, sidomos gjat kesaj periudhes se 'globalizimit' ne te cilen jetojm.
 

zog

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Fillimisht postuar nga trimi2:
[qb] Emrat ne pergjithesi kane origjine shume te lashte. Vetem popuj te tille si hebrenjte apo popullsite e vendeve nga te cilat u perhapen besimet e ndryshme mund te mburren per origjinen e pjeses me te madhe te emrave qe ekzistojne sot, pra vendet e Lindjes se Mesme. Keshtu qe emri Gjon eshte Giovanni ne italisht, Jean ne frengjisht, Johann, Johannus, John ne vendet gjermanofolese, Gjon ne shqip, etj. Po keshtu fjala Merjeme nuk eshte gje tjeter vecse trasformim i fjales Maria. Ibrahimi eshte Abrahami, i pari i njerezimit sipas Bibles, por edhe sipas Kuran'it me duket. (Nese e kam gabim me korigjoni)

E njejta gje verifikohet edhe ne Shqiperi. Ndryshimi i vetem eshte se ne Shqiperi nuk ruhet dhe kultivohet nje forme apo lloj identiteti, qe ai emer t'i jape personit ngjyre origjinaliteti dhe identifikimi kombetar, sic jane p.sh emrat Pjeter, Gjon, Prel, Mehill, Ibrahim, Jovan, etj. qe dikujt i duken te vjetra, por nese perdoren dhe shihen me pak telenovela latinoamerikane e italiane, me siguri nuk kane asgje me te vjeter se emrat Pietro, Giovanni, Primus, Michele, etj.

Me kete nuk dua te them se shqiptaret nuk kane te drejten e zgjedhjes se emrave qe deshirojne, por menyra sesi po shperfytyrohen emrat ne Shqiperi eshte me te vertete qesharake...nje mish mash, qe edhe vete "Kulla e Babelit" do te na e kishte zili. [/qb]
si more nuk paska, eshte emri AFERDITA. me i vjeter se ata biblike qe permende ti.

si dhe shtoj fakti qe shqiptaret nuk u qendrojne besnik emrave "TE TYRE", siç bejne pothuaj gjithe te tjeret, tregon vjetersine e ketij populli legjendar.

pastaj ku i gjeten latinet, çifutet, etj, emrat qe perdorin ? nga cila gjuhe i huazuan ? çfare kuptimi mbajne ato ?

çfare do te thote GIOVANI ne italisht ? mos valle GIOVANE (jeune fr) I RI, ne shqip.
ne perdorim fjalen ÇUN, a eshte ÇUN ekuivalenti i GIOVANE, ne mos rrenja e saj ?

ps; bibla nuk eshte libri me i vjeter. ajo s'eshte veçse versioni çifut i lindjes se botes.

ABRAHAM = IBRAHIM = I BIRI. tregon qe ishte i biri i perendise.
 

EvEr8

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

theme mjaft nteresante: dikujt i duket liri, emrimi i foshnjeve me emra te huaj dhe nuk e din se krijon nje roberi tjeter te re! Emrat qe nuk kane spjegim shqip - nuk jane emra shqiptaresh! As hasan, gjergj, hyse, dokle, gjon, jan, klajd - nuk jane emra shqiptaresh!

Interesante: shume nga shqiptaret i kane pagezuar femijet me emra te huaj e kafshet me emra shqip: bardhana, larika, kuqoja, murroja, dardhana, duke iu pershtatur pamjes se viçit te lopes, kalit, apo klyshit te qenit. As vet nuk mund ta marresh me mend sa tragjedi e roberi krijon, kur e pagezon femiun shqiptar, me emer te huaj! Ti je krijuesi i roberise, tehuajsise, asimilimit e cfaredo te keqeje, duke iu hyre me zor n'by*** emrave e kulturave te huaja - kur ke emrat shqiptar!

Mendoj se ata qe nuk e ndjejne veten shqiptar, i pagezojne femijet me emra te huaj! Emri shqip eshte domethenia e shqiptarit - e se cfare behet eshte puna e tij!
 

Almir

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Fillimisht postuar nga MorningStar:
[qb]po te me thonit lindita, alban, arbri, vera, rudina, ilir OK po ju lutem mos ja fusni kot me emra qe kane vdekur...mos i ringjallni se do te beni femijet te rriten me komplekse.

Une per vete goces i kam vene emer qe perdoret kudo... [/qb]
Per cilat emra te vdekur e ke fjalen??? katastrofe...

Me thene drejten eshte mizerje ne Shqiperi per momentin lidhje me emrat shqiptar, pse fusin emra palidhje pa kuptim, jo terheqes te huaj...nuk po i kuptoj une pseee?
Ka shume emra shqip me mijera edhe shume kuptim edhe shume te bukura qe do te na lakmoj cdo i huaj...

Une kam ndegju shume emra, ROnald,Renald (brazilian /pf/images/graemlins/laugh.gif :angel: ) e shume te tjere pa kuptim, kjo po i bjen taman qe mos me qene krenar qe jane shqiptar...po nejse keta skan faj sigurisht por prinderit e tyre...

Nuk di deri kur do te vetdisohen shqiptaret, kerka sjemi, shume gjera mbrapa jemi kurse kemi mundesi te jemi nder te pare ne Evrope gjitha aspekte, shpresojm se shpejti disa gjera ti permisojm...
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

E dini qe te gjithe na kane zili per emrat e bukur shqiptare qe kemi.

Por mos u beni si afrikanet qe quajne femijet e tyre Zhak, Robert, Pierre etj, etj.
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Emrat e huaj te shqiptareve,si gjithnje po edhe sot tregojne Pavaresine Fetare dhe politike te shqiptareve!Secili pushtues qe vie,e para pune e tij ështe te vendose fene dhe gjuhen e tij ne vend.Emrat Ilire jane zhdukur me pushtimin e Ilirise nga Romaket.Ashtu me Bizantin,Turqine,sllavo-komunizmin .Tani degjohet emri Kristian Muhametaj,Bernard Alija,Vilson Hatixheja... /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top