Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Kam vene re se qe nga renia e komunizmit nuk ka me femije me emra shqipetare.

C'fare po ndodh???
Ne kemi pasur shume emra arab ne shqiperi sic ishte, tani eshte bere me keq dhe me qesharake

Brezi i ri po na del Rambo Hysenaj, Rembrant Kola etj....

Emrat Shqip jane te bukur pse nuk perdoren me nuk e kuptoj.

respekt
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Pse ti GJONI ne avatarin tend ke Vincent van Gog-un dhe jo ndonje rilindas tonin??
 

Dritan Luan Gjoni

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

hhhhmmm

Arsyeja eshte kjo . Ishte e vetmja fotografi qe nuk ishte perdorur nga anetaret e tjere ne fondin e forumit ne kohen qe une bera profilin tim. Gjithashtu une jam piktor dhe me pelqen
Van'Gogh. Megjithate e drejte... do te me pelqente ta nderroja se shpejti me ndonje tjeter me origjinale
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Ishte thjeshte nje kritike miqesore /pf/images/graemlins/wink.gif
 

fjorent

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Po me thene te drejten me mire Rembrand Kola sesa Hatixhe Kola apo Sanije Kola. Jane shije te personave. Kur te kaloje edhe moda e emrave te huaj do te rivendosim ata shqiptare.
Paksa liri edhe ne emrin qe dua te ve nuk ben keq.
 

soni2

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Sepse ne shqiperi nuk kane ekzistuar shume lloje emrash shqiptar te vertete ....

pjesa me e madhe e emrave qe ne kemi jane
1 emra te trasheguar nga kalendari katolik e shejntve
2 ermra te mbartur nga feja dhe tradita otomane

e treta i perket atyre pak emrave qe mund te quhen me plot gojen shqiptar .

dhe me keto nuk e di si mund te vihen emra te tjere te huaj sepse 80%e kemi te huaj .
kjo dukuri ka kapur ne si shqiptar te shqiperise ne shenje modernizimi dhe si pasoje e kurbetit qe kemi trasheguar dhe do vazhdojme tjua leme trashgimi ....
dhe ndikimet jane te shumta mvaren nga vendi i huaj ku qendron familja apo nje pjese e sajt ...
degjova njerin qe kishte quajtur çunin Paris
çudi mu duk ..
dhe kur them vetem ne te shqiperise sepse vellezerit tane qe jetojne ne kosove e maqedoni te pakten traditen e emrit e kane ruajtur dhe po ju vene si çunave dhe gocave emra shqiptar...
sa per emrat ajshe e kompani nje mikut tim te vertete i lindi goca ne itali dhe e quajti hatixhe (eshte i martuar me italiane)por i vuri edhe emrin qe nena e vet deshi ti vinte goca ka dy emra dhe mund te perdori cilin te doje ose te dy....
te isha une te njejten gje do kisha bere sepse praktika me duket e drejte ... juve jo????
 

Dritan Luan Gjoni

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Nuk e diskutoj qe me kohet moderne edhe emrat duhen nderruar e bere me modern, por jo nga Haxhije ne Xhesi dhe Hysen ne Rambo.
Ju thoni qe nuk ka shume emra Shqipetar se shumica e atyre qe existojne vine nga bibla.
Gjithe bota i ka ato emra te pershtatur ne gjuhen e tyre (emra internacional mund te thosha).Emra shqipetar ka pa fund sa per dijeni por edhe sikur te mos kishte,i gjithe fjalori shqip mund te kthehet ne emra.

Emra Shqipetar te ardhur apo formuluar nga Shqipja.Me te thjeshtet qe po me vine ne mendje...

Arber
Arben
Agron
Alban

Neqoftese keta nuk quhen si te kohes atehere krijo emra tre rinj duke u bazua tek shqipja

si psh. keta te krijuar me pare

Bora.................... Ilir
Debora.................. Artan
Lule.................... Besnik
Besa.................... Petrit
Vjollca................. Sokol

po te mendohesh/apo te lexosh jane pa fund emrat shqipetare qe mund te perdoren.
Emra te lashtesise mund te tingellojene me bukur sot ne ditet tona, gjithashtu apo shkurtezime emrash shqipetare, luani me fjalet si te doni.

Perse te humbim identitetin e kultures dhe historise tone, duke zhdukur nje pjese te gjuhes gjithashtu.

Gjithmone dhe me shume ne po flasim me fjale itliane e angleze apo greke pa u munduar ti gjejme apo ti rehabilitojme ato ne shqip.


Respekt
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

thjesht ceshtje shijesh. Mua nuk me pelqen asnje nga emrat shqiptare ne qarkullim, do te thosha qe edhe shume nga mbiemrat tane jane te trasheguar nga periudha otomane.
 

klocari1

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Ne te vertet per te ardhur keq eshte, k'jo ndodh vec tek ne Shqipetaret e Shqiperise, se sic e tha dhe ai parafolsi pak me lart se vellezrit Kosovare dhe nga maqedonia e ruajne ate trashqgimi dhe sot e kesaj dite,nje pjese nuk u pelqen tu vene femijeve te tyre emra myslimane, mua me vjen cudi perse njerezit nuk zgjedhin emra Shqipetare??!! si p,sh Lindita,Fatbardha,Dritan,Rrezearta, keta emra nuk kane lidhje fare me fene, por preferojen me shume emra te huaj, /pf/images/graemlins/frown.gif per te ardhur keq eshte se shqipetaret nuk njihen me nga emrat :shrug:
 

Alba Palushi

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Fillimisht postuar nga GJONII:
[QB] Kam vene re se qe nga renia e komunizmit nuk ka me femije me emra shqipetare....He pra se i kisha harru emrat komunist si MARIGLEN apo MELSI:)Manej koha e komunizmit na vuri mbiemrat te ndryshem midis dy vllezerve qe me kene njeni komunist e tjetri i deklasum:)
C'fare po ndodh??? Si mor nuk e kuptoke ca po ndoll po njajo rrace qe i kthyme emrat ne emra turk e arab jena prape po tashti me nji ndryshim ne emra "pa dine e pa iman" (pa pike kuptimi)
Manej na kena dale ne drite shkojme ne greqi e shkojme ka te fryje era ,shkojme ne Italy e bajme se njohim moden ,shkojme ne amerike e ta bajme kolombin me name vedin:)
Uroj qe nji dite kena me dashte vedin e me harru grekun italianin amerikanin e ku di .....
 

regele

Forumium maestatis
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Ju keshilloj disa emer origjinale shqiptare:
Janaq;
Sotir;
Mahmut;
Xhevdet;
Burbuqe;
Nexhmije etj...
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Mu kujtun ata emrat shume te gjetur qe hynin ne pune kur beheshin shume goca si Sose,Mbarime etc per ti lene radhen djalit me pas /pf/images/graemlins/laugh.gif , tipik shqiptar ....huh pale kur kembengulin tu vene femijeve emrat e gjysherve qe u ngjajne ketyre me lart qe ka permend regele.......
Ka edhe emra ilire, keta jane mjaft te bukur e me kuptim, nje nga keta eshte edhe emri im, shume i vecante :wub:
 

Alba Palushi

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Ka edhe emra ilire, keta jane mjaft te bukur e me kuptim, nje nga keta eshte edhe emri im, shume i vecante :wub: [/QB][/QUOTE]

Pse nuk na e thu pra se e ke Teuta :lol: se po shikojme e te gjejme Gentin /pf/images/graemlins/smile.gif
 

shuquri

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Sa më pak emra shqiptar aq më pak shqiptar. Kujtoj se Kosova më me xhelozi ruan emrat shqiptar dhe në njëfar mënyre vazhdon të shqiptarizojë shumicën e emrave të trashëguar turq,arab,persina e tj.

Por kosovarët kanë probleme shumë me gjuhën e folur.Mjafton të shikosh RTK-në dhe kupa e kresë të pëlcet si ia fusin. Koha thonë është ilaçi më i mirë por deri atëherë ajo edhe ha bijtë e vet.

O sa mirë me qenë shqiptar!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Shqipetaret po humbasin identitetin,keshtu qe ata do humbasin dhe emrat e vet.E pabesushme te mos kuptosh qe kemi emrat me te bukur dhe me orgjinal ne bote.Besnik,Dritan, Dhurata, Florie, Mimoza, Gjeke, Kole, Arben, Petrit, Arjan,..
.
Krahasohini me emra francez : Pierr,Gi, Gijom, Astrid, Rremi, Vierri,Ale,...

Bashke me ujin e qelbur nuk duhet te hedhim dhe femijen e porsalindur.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Kam pare dhe ne emision tek top show qe prekte kete temen ketu dhe kam krijuar qe atehere nje mendim te cilin po e shpreh ketu. Jam shume dakort me hapesin e temes kur thote se emrat shqiptare jane te bukur, por jam shume kunder kur imponohen njerezit te vendosin per femijen e tyre emrin qe duan. Pra e thene shqip ne se femijen tim dua ta quaj xhoni, sepse me pelqen ta quaj keshtu, do e bej dhe pike....
 

shuquri

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Po ti vëja emrin si të duash, se është e drejta e jote e patjetërsueshme, por që prindi duhet të imponohet për tu vënë emrat fëmijëve domosdo se do imponohet se fëmija kur lindet s´do ketë mundësi të zgjedh emrin e vet. Veç edhe prindërit kanë një detyrim moral që fëmijëve të vet tu gjejnë emra të bukur e të përkatësisë kombëtare. Jo, jo, secili vendos për fëmijën e vet dhe po tu teket i quajnë edhe me emra si... s´po ia përmendi se mund ta merrni me mend!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Asnjeri nuk ju pengon ti vini femijes emrin qe doni, qofte amerikan (Xhoni) qofte arab (Saimir)
Pse jo ne qofte se ai tingellon bukur.
Por emri vec tingellimit duhet te kete edhe nje domethenie.
Jam i sigurte qe emrat tane i ka zili gjithe bota.
 

klocari1

Primus registratum
Re: Pse Shqipetaret nuk kane me emra shqipetare....????

Eshte nje familje qe i kam komshinj ne te vertet i kam zili emrat qe kane si familje, Shqiperie, Flamur, Ilir dhe Celjeta, sa emra te bukur qe jane.


Jam krenar qe jam SHQIPETAR :wave:
 
Top