Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???
Une dua ta nis nga nje pyetje qe drejtoi Alinos, a ka patur ndonjehere cilesi muzika shqiptare?
Pyetja ne fakt nuk kerkon nje pergjigje po/jo ma ha mendja, sepse keshtu do te ishte shume e thjeshte.
Persa i perket muzikes folklorike, ka patur cilesi, sepse eshte burimore, pjese e nje kulture thelbesore te popullit. Ka ne fakt nje perzierje notash qe i gjen ne disa vende te Ballkanit dhe qe jo pak here nuk arrin t'u marresh vesh origjinen e paster. Nejse, per kete nuk bej dot specialistin, se nuk jam.
Hajduti thote se muzika gjate kohes se diktatures ishte skematike dhe nuk kishte cilesi. Une, ne fakt, e mendoj ndryshe. Brenda gjithe atij skematizmi, veglash muzikore te ndaluara dhe kufizimit te jashtezakonshem edhe ne tekstet e kenges (dihet qe lirizmi i fjales te jep shtyse per te kombinuar me bukur notat), kompozitoret e asaj kohe kane bere kenge shume te bukura. Ne ate kohe, kompozonin e merreshin me muzike njerez qe kishin nje nivel shkollimi specifik per kete dhe, rralle, njerez qe kishin nje talent shume te forte natyror. Jo me larg se para pak ditesh po degjoja albumin me disa nga kenget me te mira te Vace Zeles. Kushedi sesa te tjere i vijne pas me vlerat qe i kane dhene muzikes shqiptare. Pra, edhe pse brenda asaj kornize kaq te ngushte, ata qe ishin artiste ne shpirt arrinin te transmetonin emocione.
Pa te vijme te muzika e sotme, personalisht i them muzika e BBF-se. (shume pak mund te dallohen, por ekzistojne dhe nuk ka pse te mohohet) Vlerat? Pertoke.... Muzika e kopjuar dhe ne menyre te shemtuar madje. Kengetare..... (d.m.th njerez qe genjejne veten se dine te kendojne) qe ose e perdredhin zerin kot me kot, ose cirren me sa kane ne koke). Teknika ne te kenduar eshte zero. Te mos flasim pastaj per cupa qe tunden e shkunden perpara ekraneve gjysme te zhveshura... edhe meshkujt nuk rrine me mbrapa, vetem se marrin pak rolin e gangsterit me makine te bukur, duke ndjekur njeren qe i thote "ti nuk di as me ma lyp"
Mirepo, pas gjithe kesaj, duket se pjesa me e madhe e njerezve ndjehen shume mire me kete lloj muzike, gje qe me ben per te qare, edhe me oi madje :cry: , sepse kjo tregon nje mungese te madhe niveli. Njoh nje vajze qe ka ze shume te bukur, njihet si kengetare. E pyeta nje dite se c'lidhje kishte ajo me BBF-ne dhe pse levronte nje lloj muzike te tille, kur me zerin qe kishte mund te bente gjera shume te bukura. M'u pergjigj "eshte i vetmi televizion qe transmeton videot dhe kenget tona dhe kjo muzike eshte ajo qe blihet me shume, pra na duhen edhe parate". Edhe kjo eshte ceshtje me vete, tek pjesa e dyte e pergjigjes nuk vazhdova dot me tej.
Me kujtohet nje kenge qe e degjoja nga kalamajte e vegjel kohet e fundit, "Profesori" me duket. Nje dite, duke nderruar kanalet, rastisi qe BBF-ja po e transmetonte dhe une i thashe vetes "po, shikoje njehere, cfare te gjen"? "U ndava me pershtypjet me te bukura, te ngrohta dhe miqesore nga ajo kenge" /pf/images/graemlins/laugh.gif Cfare emocioni /pf/images/graemlins/laugh.gif :devil: