Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

Sapo jam kthyer nga nje vizite ne Shqiperi.

Kudo neper radio dhe televizion degjoja te reklamuara, dhe te vena, kenge te nje kualiteti jashtezakonisht te ulet, jo vetem nga ana muzikore, por gjithashtu edhe nga texti dhe aftesia e kengetareve.

Ju lutem mendimet tuaja mbi kete fenomen.

Po e filloj temen me kaq, por do te shtoj edhe disa pikepamje te tjera qe kam mbi temen.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

Se pari komercializimi i muzikes ka sjelle largimin e profesionisteve, nga skena. Muzika sot shihet me teper si nje mall tregu dhe jo si art.
Shqiperia ka pasur kompozitore mjaft te mire, por qe sot jane thuajse teresisht pasive, pasi artit te tyre nuk ia ve veshin kush.
Pritshmerite e publikut sot jane, ose per imitacione te muzikes se sotme komerciale ne bote (gje qe perseri nuk ka ndonje vlere artistike, por dhe qe eshte e pakokurueshme), ose per fshatarizma qe perdhunojne folklorin tone (qe eshte monument i pakrahasueshem artistik), me zhargonin e tyre te fshatarizimit, global. Kjo e fundit gjen shtrirjen e vet te kanali BBF, qe eshte bere sot "avanguarda" e kesaj mase amorfe qe nuk e shijon muziken si art, por qe e konsumon si nje mall "fast food", duke u terhequr me teper nga reklama, ku domosdoshmerisht duhet te kete si ambalazh, "ikona" femrash te zhveshura brutalisht, ku nuk ndjehet aspak problemi se shfaqin me trashesi edhe difektet e tyre fizike, qe ndoshta vijne si pasoje e sforcimit fizik neper arat e kooperativave bujqesore te dikurshme.

Besoj se Shqiperia sot eshte ne nje udhekryq, kulturor, dhe po ngaterrohet me kot neper labirinte, pa gjetur dot vetveten. Tranzicioni kulturor eshte edhe me problematik se cdo lloj aspekti tjeter i tranzicionit, dhe qe do shume me teper kohe per te arritur stabilitetin.
Sot shqiptaret jane kthyer ne qenie amorfe, qe vetem imitojne dhe rralle gjen elemete te afte per te deshmuar origjinalitet.
 

MLK

Primus registratum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

Kur ne perendim piratohen albumet, kenget e filmat, imagjinoni ne Shqiperi ça behet! Ne Shqiperi vjedhja fillon qe nga shtepia botuese, e vazhdon me rradhe e artisti ska se ku te fitoje para perveç dasmave qe te jetoje me punen e tij :rolleyes: keshtu qe cilesia e kengeve ka rene jashte mase pasi lufta per mbijetese ne kete fushe eshte teper e eger e duhet me ju pershat terrenit.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

pse mendohet se muzika shqiptare ka pasur kualitet? pse mendohet se plagjatura eshte fenomen i ri?
 

epiphany

Primus registratum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

kualitet per mendimin tim, hiq tek tuk ndonje kenge popullore se te pakten ka qene origjinale, nuk ka patur ndonjehere, por te pakten nuk ka qene kaq poshte sa tani.
 

Alanis

Primus registratum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

Pse mo, mua psh me pelqejne ata "supernova" qe ishin edhe te top festi.... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Guest
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

Mendoj qe muzika shqiptare,jo vetem ka pasur kualitet,por kryesorja,ka pasur Origjinalitet.
Origjinaliteti dhe prejardhja folklorike,jane rrenjet e muzikes,te cilat nuk kane munguar me pare..
Mund te permendim ,kenget popullore te cdo krahine dhe pse jo dhe polifoniket labe..
(edhe pse ne brezi i ri,mbyllnim radiot sa here fillonin)por dhe kenget e muzikes se lehte dhe te Femijeve.
Gjithcka ishte kualitative,pasi nuk ishte kthyer ne tregeti.Kengetari ish´i dale nga bankat e Liceut ose Institutit te arteve,ose nje talent nga konkurimet.
Ndersa sot,kemi tregeti amatoresh te pa kontrolluar,si ne cdo fush tjeter te Artit.(perkthime te rendomta,krijimtari pa vlera artistike..etj).Pra edhe muzika nuk kish´ si te shpetonte,pa lagur.
Te degjoje "Kenget e Shekullit",qe u organizuan kete vere ne Tirane,menjehere do te te binin ne sy,tingujt e vjeter,lene disi ne harrese,te cilet,vertetonin dhe nje here kualitetin.
Sot nder 100 Kenge,gjendet nje pa pershtatje nga muzika Greke apo Turke.
Humbje Origjinalitet,si rrjedhim,renie Kualiteti..
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

e ka bere alinos ate pytjen qe doja te beja dhe une.

ideja e pare qe zakonisht te vjen ndermend kur lexon titullin e kenges eshte ajo e mospatjes se kualitetit per muzike te lehte ose pop siç quhet sot. sa per folklor ate edhe e kemi patur. por muzika e lehte e mirfillte, ajo qe çdo vesh arrin ta shijoje, nuk di nese ka egzistuar ndonjehere ne shqiperi. diktatura ka imponuar tematikat e veta mbi koncertet e festivalet dhe rrjedhimisht ka mbytur idete origjinale qe kengetare e autore te ndryshem mund te kene patur.
e mira e artit eshte qe nuk vdes kurre, njeriu lind artist dhe lindin gjithnje njerez te tille, ne mos i mbijetojne diktaturave. ne fillimet e viteve '90 u vu re nje shperthim goxha i kendeshem kengesh te lehta dhe grupesh te rinjsh qe pak a shume i njohim.
e keqja e artit ama, ashtu siç e tha dhe gysi, eshte qe bie viktime e parase dhe degjenerohet ne nje pike qe vetem per art (kenge) nuk mund te flitet....per me teper mund te lexoni gysin seç ka shkruar.

arsyet se pse e qysh gjehen kudo, por per mendimin tim thelbesor eshte moda e ktyre 10-15 vjeteve te fundit e fitimit te parase ne nje kohe sa me te shkurter. mund te shihet fare lehte sesa fakira ja kane hedhur deri ne nje fare pike varferise duke kenduar llojfarsoj kengesh, mjafton qe te kete nje ritem daulleje.
 

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

Fakti qe me brengos shume mua si dashamires i mirefillte is muzikes shqipetare eshte se publiku vete nuk kerkon muzike me kualitet.

Pyesni veten ne keto momente, "Kush eshte kenga qe ju degjoni me shume ne radio???"

Pastaj Filloni zberthimin nje nga nje te elementeve kryesore te kenges, 1) Zeri i Kenetarit/es 2) Teksti, 3) Muzika

Keto tre elemente, krahasoini me te njejtet elemente por nga nje kenge e festivaleve te dikurshme (para 1997).

Krahasimet sipas pikepamjes sime.
1) Zeri i kengetarit/es (mesatar) eshte nen nivelet e pranueshme artistike.

2) Tekstit te kenges i mungon larmia, origjinaliteti dhe niveli intelektual.

3) Muzika eshte e mbithjeshtuar, e kopjuar dhe e thate(e thate per mendimin tim sipse e ndjen qe dicka i mungon, dhe per mua ajo dicka eshte gjenia e nje artisti te vertete).

Megjithese vetem keto 3 elementet e mesiperm mund ti trajtojme per vite, interesi im ne kete diskutim eshte se cilet jane faktoret social qe cojne ne perdhimin(thjeshtezimin), uljen e nivelit, deri edhe injorantizimin(shpika nje fjale te re) te muzikes ne sistemin kapitalist/"demokratik"???
 

Vals

Primus registratum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

Per te pare se si muzika eshte shnderruar ne tregti, krahasoni ju lutem dy albumet e Ardit Gjebreas. Ipari me pelqeu sepse vertet ishte bazuar me shme zgjuarsi ne ca ritme folklorike. I dyti my duk krejt "Made in Greece", s'kishte asgje shqiptare dhemu duk krejt i bastarduar. Edhe ate cope shprese qe kisha per Arditin si artist e humba krejt.

Me vjen per te qeshur kur kujtoj tituj albumesh/kengesh si: Ti nuk di as me ma lyp! Edhe ne popin/repin me bastard qe mund te degjosh ne USA, nuk gjen tituj te tille.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

Une dua ta nis nga nje pyetje qe drejtoi Alinos, a ka patur ndonjehere cilesi muzika shqiptare?

Pyetja ne fakt nuk kerkon nje pergjigje po/jo ma ha mendja, sepse keshtu do te ishte shume e thjeshte.

Persa i perket muzikes folklorike, ka patur cilesi, sepse eshte burimore, pjese e nje kulture thelbesore te popullit. Ka ne fakt nje perzierje notash qe i gjen ne disa vende te Ballkanit dhe qe jo pak here nuk arrin t'u marresh vesh origjinen e paster. Nejse, per kete nuk bej dot specialistin, se nuk jam.

Hajduti thote se muzika gjate kohes se diktatures ishte skematike dhe nuk kishte cilesi. Une, ne fakt, e mendoj ndryshe. Brenda gjithe atij skematizmi, veglash muzikore te ndaluara dhe kufizimit te jashtezakonshem edhe ne tekstet e kenges (dihet qe lirizmi i fjales te jep shtyse per te kombinuar me bukur notat), kompozitoret e asaj kohe kane bere kenge shume te bukura. Ne ate kohe, kompozonin e merreshin me muzike njerez qe kishin nje nivel shkollimi specifik per kete dhe, rralle, njerez qe kishin nje talent shume te forte natyror. Jo me larg se para pak ditesh po degjoja albumin me disa nga kenget me te mira te Vace Zeles. Kushedi sesa te tjere i vijne pas me vlerat qe i kane dhene muzikes shqiptare. Pra, edhe pse brenda asaj kornize kaq te ngushte, ata qe ishin artiste ne shpirt arrinin te transmetonin emocione.

Pa te vijme te muzika e sotme, personalisht i them muzika e BBF-se. (shume pak mund te dallohen, por ekzistojne dhe nuk ka pse te mohohet) Vlerat? Pertoke.... Muzika e kopjuar dhe ne menyre te shemtuar madje. Kengetare..... (d.m.th njerez qe genjejne veten se dine te kendojne) qe ose e perdredhin zerin kot me kot, ose cirren me sa kane ne koke). Teknika ne te kenduar eshte zero. Te mos flasim pastaj per cupa qe tunden e shkunden perpara ekraneve gjysme te zhveshura... edhe meshkujt nuk rrine me mbrapa, vetem se marrin pak rolin e gangsterit me makine te bukur, duke ndjekur njeren qe i thote "ti nuk di as me ma lyp" :eek:

Mirepo, pas gjithe kesaj, duket se pjesa me e madhe e njerezve ndjehen shume mire me kete lloj muzike, gje qe me ben per te qare, edhe me oi madje :cry: , sepse kjo tregon nje mungese te madhe niveli. Njoh nje vajze qe ka ze shume te bukur, njihet si kengetare. E pyeta nje dite se c'lidhje kishte ajo me BBF-ne dhe pse levronte nje lloj muzike te tille, kur me zerin qe kishte mund te bente gjera shume te bukura. M'u pergjigj "eshte i vetmi televizion qe transmeton videot dhe kenget tona dhe kjo muzike eshte ajo qe blihet me shume, pra na duhen edhe parate". Edhe kjo eshte ceshtje me vete, tek pjesa e dyte e pergjigjes nuk vazhdova dot me tej.

Me kujtohet nje kenge qe e degjoja nga kalamajte e vegjel kohet e fundit, "Profesori" me duket. Nje dite, duke nderruar kanalet, rastisi qe BBF-ja po e transmetonte dhe une i thashe vetes "po, shikoje njehere, cfare te gjen"? "U ndava me pershtypjet me te bukura, te ngrohta dhe miqesore nga ajo kenge" /pf/images/graemlins/laugh.gif Cfare emocioni /pf/images/graemlins/laugh.gif :devil:
 

Erka

Primus registratum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

C'eshte BBF?
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

:lol: :lol: eshte ai stacioni qe jep 25 ore ne dite arritjet me te reja te muzikes se sotme shqiptare /pf/images/graemlins/laugh.gif (Une per vete i them Babe e Bir nga Fieri) /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

Sonte më the: "Unë do vonohem.
Ti fli , por derën mos e mbyll."

Dhe unë të prita deri vonë
dhe shok u bëra me një yll.

Befas herët m'u hap dera,
hyre ti më the "Erdhi pranvera."

Ty edhe pranverën ju kam pritur
të më vini pa trokitur.

Ty edhe pranverën ju kam pritur
të më vini pa trokitur.

Si dy motra pranë më rrini;
ju të dyja veç një emër kini,

ndaj nga njëra tjetra s'ju ndaj unë;
s'di se kë dua më shumë.

Sot më solle ti edhe Pranvera
një lendinë të blertë tek dera...

Ty të shikoja dhe mendoja,
dhe zëri i zemrës si nje fllad më foli:
"Vertet kjo stinë ta dha emrin?!
Apo emrin ty ta mori?!"

Ty të shikoja dhe mendoja,
dhe zëri i zemrës si nje fllad më foli:
"Vertet kjo stinë ta dha emrin?!
Apo emrin ty ta mori?!"


Eshte gjynah qe njerezit nuk kane deshire ta perdorin trurin sado pak, dhe te shijojne kenge te tilla si kjo e mesipermja.

Per mua, kjo mbetet nje nga kenget gjeniale te kompozitoreve dhe kengetareve te talentuar shqipetar.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

pa dash me kriju debat per cilesine e kenges ne kohe diktature. jam dakort qe ngjallnin emocjon por ideja ishte e shtypjes dhe kanalzimit (siç do thoshte njona qe njof /pf/images/graemlins/laugh.gif ) se energjise se kenges dhe zerit te artistes drejt diçkaje tjeter qe nuk ishte art. prishje imazhi. meritat e kengetarve dhe autoreve te dikurshem qendrojne qe çke me te.

po me vinte per te qeshur nje dite me ate teorine amerikane te te fituarit para (qe e kam permendur dhe me siper dhe qe eshte bere mode kudo). sa me shume ne sa me pak kohe. dhe ky nuk eshte fenomen vetem shqiptar por kudo ne boten muzikor. po te vesh re, artistet qe ngjallin emocjon me kengen e tyre, dhe emocjoni qe ngjall kenga e tyre nuk fashitet ne nje hark kohor prej 3 muajsh ose diçka me shume, jane gati te panjohur per shume e shume njerez. dihet qe seicili pelqen nje muzike te caktuar, nje ritem e kshu me rradhe. por behet fjale per ate qe tha dhe masterermali, ai miksi tekst, kompozim, mesazh i kenges, orekstrim e kshu me rradhe, qe dikush qe do ta shijoje deri ne fund kengen i ve re. dhe te tille artiste ka me te vertet pak sot per sot, qe nuk njihen per shkak te shtypjes qe i ben kenga moderne, ajo qe nuk do shume per tu kuptuar, qe ka tekst parafabrikat e qe shitet me lehte....it's all about the money thot nje nga kto kenget e tilla.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

kulmin muzika shqiptare e ka arrit me operan MRIKA te preng jakoves, eshte nje truly exceptional masterpiece, sipas dickut

gojet e liga thon se ka pas ca kopjime nga pucini po un do thosha fyrmezuar nga muzika e pucinit

kush ka ndonji qe ma gjen se kam kohe qe se kam degju

edhe i gjo tjeter, jam kurioz ato te hoxhallarve shkruhen ne pentagram?
 

Vdeksh

Primus registratum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

Kualiteti i muzikes se nje vendi ka te bej nga zotesia e personave qe "kujdesen" per kete,ketu ne Shqiperi(per fat te keq) personat qe e bejne nje gje te tille numerohen me kokrra.Sic po e shofim dite per dite,po shtohen kengetaret Shqiptare qe mendojne se kane talent per muzik(sbesoj se ka nevoje te permend emra se ju vet i dini)dhe kerkojne sukses ne nje rruge qe per ta sduhet te ekzistoj fare.Muzika Shqiptare dite per dite po "bastardohet" ne menyrat me te "pameshirshme" dhe,eshte per te ardhur keq,askush spo del qe ta ndaloj kete gje.Te gjithe kane mendjen vec per nje gje:Leku dhe suksesi,por harrojne qe duke vajtur keshtu kjo pune,neser pasneser,sdo kete as leke as sukses,sepse ajo qe eshte me kryesorja:Ka per te rene,mos them qe ka rene,interesi i degjuesve,i atyre qe degjojne me te vertete muzik Shqiptare...
 

Dani83

Primus registratum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

"...miku im a ke bere ndonje mullar me bar.. po une sot jam bere kengetar..........."

kjo eshte muzika qe une do ta quaja te Shqiperise sime, qe ma mbush zemren:

http://muzika.albasoul.com/artist.php?id=366

keto te fundit turke-greke, mutacione psikopatike, me neverisin kur i degjoj.. nuk egzistojne ne cd apo kompiuterin tim.
 

a1

Primus registratum
Re: Pse Muzikes shqipetare i eshte ulur "jashtezakonisht" kualiteti???

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sapo jam kthyer nga nje vizite ne Shqiperi.

Kudo neper radio dhe televizion degjoja te reklamuara, dhe te vena, kenge te nje kualiteti jashtezakonisht te ulet, jo vetem nga ana muzikore, por gjithashtu edhe nga texti dhe aftesia e kengetareve.

Ju lutem mendimet tuaja mbi kete fenomen.

Po e filloj temen me kaq, por do te shtoj edhe disa pikepamje te tjera qe kam mbi temen.

[/ QUOTE ]

Per cfare kualiteti po flet ti o njeri !!!! Pse ka pasur kualitet muzika Shqiptare ndonjehere ? /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
Dhe vendi i 6 qe kapem ne eurovizion tregon qe eshte duke u ngritur kualitete.
 
Top