Re: PSE MESHKUJT NUK DËGJOJNË ASNJËHERË?
Une jam plotesisht dakort me "Sea-n" qe ka shkruar disa postime me pare.
Mendimi im ne 2 rreshta eshte:
Femra pergjithesisht ka nevoje te shprehet me shume se mashkulli. Le te themi ka pasur nje kontradikte midis tyre ne cift. Femra e ka te nevojshme te flase gjere e gjate, te sqaroje cdo detaj sepse vetem keshtu ajo ndjehet me mire. Nga ana tjeter mashkulli mund te mjaftohet me nje "me fal, e dashur" dhe keshtu ai e hedh mbrapa kraheve problemin dhe per te nuk ka me nevoje per sqarime te teperta.
Kjo nuk do te thote qe mashkulli dashuron me pak ne cift, kjo nuk do te thote qe femra eshte grindavece, keto jane thjesht menyra te ndryshme te zgjidhjeve te situatave, thjesht ceshtje hormonesh te ndryshme <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
Dhe dicka e fundit: Femra flet dhe ka nevoje te flase me shume per ndjenja dhe mashkulli do te flase me shume per interesat e tij. Kjo eshte e verteta ne shumicen e cifteve (fus ketu edhe eksperiencen tim personale). Lere partnerin te flase! Une per vete kur i dashuri im flet per gjera qe mua nuk me interesojne shume, por qe ai i ka shume per zemer si psh puna e tij, futbolli etj etj une e degjoj (por pa i kushtuar shume vemendje). <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> Dhe kur vjen rradha ime te flas per gjera qe me interesojne vetem mua, ai me degjon po jam e sigurte qe vetem nje vesh ka te hapur. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> Sidoqofte kjo menyre funksionon ne ciftin tone. Degjo po deshe te te degjojne! Vetem kjo eshte zgjidhja..
Thashe dy rreshta po e zgjata njecike. Nejse..