Pse mendoni se ka devalvuar muzika?

Universal

AnonymouS
Muzika sot eshte komercializuar tejmase, por mendoj se gjithmone eshte prodhuar muzike jo kualitative.
Pse mendoni se ka devalvuar muzika?
 

joetisti_

Locus omnem
'devalvoj', ka humbur vlerat do te thote?
Muzika mua me pelqen shume dhe kjo mbase ngaqe s'marr vesh shume nga muzika. Mbase ai qe ka vesh muzike di te bej diferencime. Une jo s'e i pelqej te gjitha por edhe ajo qe quajne komerciale me pelqen. Dhe, po qe se do te shprehesha pak per aq sa njohuri kam, di te them se muziken e keqe e diferencon vete audienca, s'ka nevoje te kete nje juri.
 

Airbourne

Papirus rex
https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=45re9YPPYmM

Nje ruse(femer pergjigjet).

Schrecklich. Bin selber aus Russland, Sibirien. In Russland wird jetzt genau so wie in Europa nur nackte haut, Alkohol usw gezeigt. Zur Sowjet Zeiten hat man wirklich die Kultur gelehrt, Volksmusik, Volkstanz, schöne russische Kleider usw. Die zeichentrickfilme lehrten vom Respekt, Mut, Bescheidenheit, schöne Sachen einfach. Meine Kinder sind hier in Europa geboren, sprechen drei Sprachen, russisch, deutsch und italienisch, und manchmal schauen wir uns solche Filme an, zum Teil aus Jahren 49, 50 sogar.

PS: ne troje e kane ....bythen e mire.

devalvoj.....
 

shefki

Papirus rex
Muzika sot eshte komercializuar tejmase, por mendoj se gjithmone eshte prodhuar muzike jo kualitative.
Pse mendoni se ka devalvuar muzika?

ashtu eshte muzika eshte mall gjithashtu fale teknologjise larmia muzikore eshte e pashmangshme
dhe zgjat procesin e seleksionimit per shijet individuale
personalisht lumturohem kur u fryj gjetheve te plepave
 

Artin

Papirus rex
Muzika, ashtu si letersia, eshte art, jo mall.
Ka gjithashtu art profesional, si dhe art amator, ose art rruge.
Puna eshte se, sot muzika e rruges i ka zene frymen asaj profesionale. Ne radio e televizor degjon vetem tallava e repe me tekste banale, nga amatore, te ashtuquajtur muzikante.
Nuk e zgjedhin njerezit muziken qe degjojne, por televizori dhe radioja. Nepermjet tyre edukohet me muzike veshi i publikut. Televizori dhe radiot japin gjithe diten muzike banale.
 

Airbourne

Papirus rex
Muzika, ashtu si letersia, eshte art, jo mall.
Ka gjithashtu art profesional, si dhe art amator, ose art rruge.
Puna eshte se, sot muzika e rruges i ka zene frymen asaj profesionale. Ne radio e televizor degjon vetem tallava e repe me tekste banale, nga amatore, te ashtuquajtur muzikante.
Nuk e zgjedhin njerezit muziken qe degjojne, por televizori dhe radioja. Nepermjet tyre edukohet me muzike veshi i publikut. Televizori dhe radiot japin gjithe diten muzike banale.
FIKS....
Apropo....kemi tipa armandos donates QYRRSIS,kopilis .
 

Airbourne

Papirus rex
Ket GRUPIN m.q-se i kane rene botes ANE e MBARE ....DESHIROJA ta kqyrja ne prizren,tetovo apo ne troje.
IRONS.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Muzika sot eshte komercializuar tejmase, por mendoj se gjithmone eshte prodhuar muzike jo kualitative.
Pse mendoni se ka devalvuar muzika?


Duhet te jesh ose njohes i muzikes ose kritik i saj per te ardhur ne nje konkluzion te tille. Ne qofte se me devalvim (mos vuan gje nga disleksia?) ti nuk kupton mungesen e valvave por degjenerim dhe perkeqesim te nivelit te kompozimit te muzikes une do te thoja, personalisht, se ajo kohe, kur muzika i jepej disa kokrrave te perzgjedhura te kompozitoreve me te fuqishem boteror, mbaroi kur metodolgjia "intensive ose thellesi" u zevendesua me ate "ekstensive ose gjeresi" qe do te thote se muzika u be prone e nje grupi shume, shume here me te madh njerezish ne te kater cepat e botes.

Variantet e muzikes duke marre parasysh se kemi te bejme me kombinimin e vetem shtate notave muzikore, (fa,la,do,mi,sol,si,re) jane gati te pafundme edhe pse perseritja e nje motivi ose nje kombinim i caktuar mund te ngreje akuza per vjedhje apo plegjiarizem.

Asnje gje jashte nesh nuk ndryshon. Ajo ecen drejt se ardhmes me hapa te sigurte. E vetmja gje qe ndryshon eshte shija personale e dikujt dhe kjo ne varesi te syzeve qe ai vesh.

Femijet me thone se e kane te pamundur te kuptojne kohen ne te cilen ne, prinderit e tyre, u rritem. Ne, megjithate e shikojme ate kohe me nostalgji.

Ne qofte se dikush vjen ne konkluzionin e degjenerimit te dickaje, kjo do te thote gjithashtu se kur arritet nje maje perfeksioni, shanset qe ajo do te barazohet ose tejkalohet, jane te rralla, gati jo ekzistuese.

Megjithate ka edhe nje remedy, kure apo terapi per kete lloj ngerci. Rinovimi, apo urbanizimi, riorkestrimi apo fuzioni i disa llojeve te muzikes jo vetem e rringjallin ate por e bejne edhe me te bukur, me te fuqishme dhe me dinamike.

Po jap nje shembull poshte.







Eleonore
 

TRIM

Primus registratum
Si shumë forma të tjera arti ashtu edhe muzika ka rënie drastike në cilësi dhe vlera.
Faktorët janë të shumllojshëm, por e para dhe më e përgjishmja është vetë epoka që po jetojmë, post-modernizmi. Kjo levizje/filozofi që po aplikohet në shoqëri dhe në të gjitha format, normalisht tek artet është me e dukshme, (sidomos tek figurativet).

Vetë koncepti i vlerave dhe vlerësimi i tyre është relativizuar. A meriton që diçka që pëlqehet masivisht, (tipit gam-gam style), të quhet art? A po prodhohet kryesisht për masat, sepse muzika është kthyer në biznes? Këto pyetje retorike janë tregues se pse muzika është në këtë gjëndje. Ndonëse prodhimi i muzikës është rritur, larmia e saj është në ulje.

Rritmet tingëllojnë njësoj, tingujt me sintetizatorë, efekte etj. Cila është arsyeja që kompozitoret prodhojnë muzikë? Sepse kanë diçka për të thënë, apo për famë. Nëse është e para, janë të talentuar dhe me vërte kanë diçka tyren origjinale, nuk do të dëgjohen/pëlqehen nga masat. E dyta, nëse është për famë, duhet ndjekur formula tashmë e njohur dhe të shpresosh tja dalësh në një det oportunistësh.

Kush e bën këtë ndarje? Kush i mban çelësat e industrisë? Kush janë këta mbretër modern të muzikës, që të ngrejnë në qiell nëse duan, ose të çojnë në ferr apo harresë. A po ushqehen masat me lugë si një bebe, që kjo është muzika që ju doni dhe duhet të pëlqeni. Ky është trendi që duhet pëlqyer, ndjekur dhe adhuruar. Cdo gjë tjetër nuk është për ju.
Pyes dhe veten, a do kisha këto gusto që kam sot, nëse nuk do kisha rënë në kontakt dhe më vonë të dëgjoja disa grupe që sot në mainstream nuk dalin fare? Me siguri jo!

Mund të marrim nja dy dekada si mostër për të bërë një analizë. Vitet 60-70 dhe 80-90. Çfarë kishin këto vite të veçanë që prodhuan aq shumë muzikë cilësore. E para mendoj se mbretërit e sotëm të industrisë nuk ekzisonin ende. Ose ishin më pak të fuqishëm. Prodhimi i muzikës ishte shumë më i vështirë. Regjistrimi në studio:
1-Duhet të dije ta luaje këngën tënde si fillim, në instrumentin tënd, pa gabime sepse nuk kishte copy-paste. Gjithashtu pjestarët e tjerë të grupit dhe kënga luhesh bashkë (pa gabime).
2-Prodhimi i albumit kishte kosto dhe donte kohë. Producentët duhet të zgjidhnin mirë grupet që fusnin në studio, dhe mos të dije të luaje këngën tënde nuk ishte opsion.
3-Konkurrenca. Kishte grupe të mira në treg, kështuqë të rinjtë duhet të synonin më lart e punonin fort.
4-I gjith ky talent ju prezantua masave, ju dha mundsia që masa ta dëgjonte dhe pëlqente,(diçka që sot nuk para ndodh)
5- Teknologjia. Nuk jam kundër saj, por si çdo gjë e re, sjell të mirat e të këqijat e veta. Teknologjia mundsojë që më shumë njerëz të krijojnë muzikë, por disa prej tyre nuk kanë punë fare me muzikën sipas meje.
6-Vlerat. Instrumentist apo jo? Virtuoz apo mediokër.
Po të ishte të qënurit muzikant një profesion, (siç duhet të jetë), atëhere le të çojmë të sëmurit tek kasapi dhe jo tek mjeku.
Këto janë disa mendime të mijat për temën. Falemderit!
 
Top