Si shumë forma të tjera arti ashtu edhe muzika ka rënie drastike në cilësi dhe vlera.
Faktorët janë të shumllojshëm, por e para dhe më e përgjishmja është vetë epoka që po jetojmë, post-modernizmi. Kjo levizje/filozofi që po aplikohet në shoqëri dhe në të gjitha format, normalisht tek artet është me e dukshme, (sidomos tek figurativet).
Vetë koncepti i vlerave dhe vlerësimi i tyre është relativizuar. A meriton që diçka që pëlqehet masivisht, (tipit gam-gam style), të quhet art? A po prodhohet kryesisht për masat, sepse muzika është kthyer në biznes? Këto pyetje retorike janë tregues se pse muzika është në këtë gjëndje. Ndonëse prodhimi i muzikës është rritur, larmia e saj është në ulje.
Rritmet tingëllojnë njësoj, tingujt me sintetizatorë, efekte etj. Cila është arsyeja që kompozitoret prodhojnë muzikë? Sepse kanë diçka për të thënë, apo për famë. Nëse është e para, janë të talentuar dhe me vërte kanë diçka tyren origjinale, nuk do të dëgjohen/pëlqehen nga masat. E dyta, nëse është për famë, duhet ndjekur formula tashmë e njohur dhe të shpresosh tja dalësh në një det oportunistësh.
Kush e bën këtë ndarje? Kush i mban çelësat e industrisë? Kush janë këta mbretër modern të muzikës, që të ngrejnë në qiell nëse duan, ose të çojnë në ferr apo harresë. A po ushqehen masat me lugë si një bebe, që kjo është muzika që ju doni dhe duhet të pëlqeni. Ky është trendi që duhet pëlqyer, ndjekur dhe adhuruar. Cdo gjë tjetër nuk është për ju.
Pyes dhe veten, a do kisha këto gusto që kam sot, nëse nuk do kisha rënë në kontakt dhe më vonë të dëgjoja disa grupe që sot në mainstream nuk dalin fare? Me siguri jo!
Mund të marrim nja dy dekada si mostër për të bërë një analizë. Vitet 60-70 dhe 80-90. Çfarë kishin këto vite të veçanë që prodhuan aq shumë muzikë cilësore. E para mendoj se mbretërit e sotëm të industrisë nuk ekzisonin ende. Ose ishin më pak të fuqishëm. Prodhimi i muzikës ishte shumë më i vështirë. Regjistrimi në studio:
1-Duhet të dije ta luaje këngën tënde si fillim, në instrumentin tënd, pa gabime sepse nuk kishte copy-paste. Gjithashtu pjestarët e tjerë të grupit dhe kënga luhesh bashkë (pa gabime).
2-Prodhimi i albumit kishte kosto dhe donte kohë. Producentët duhet të zgjidhnin mirë grupet që fusnin në studio, dhe mos të dije të luaje këngën tënde nuk ishte opsion.
3-Konkurrenca. Kishte grupe të mira në treg, kështuqë të rinjtë duhet të synonin më lart e punonin fort.
4-I gjith ky talent ju prezantua masave, ju dha mundsia që masa ta dëgjonte dhe pëlqente,(diçka që sot nuk para ndodh)
5- Teknologjia. Nuk jam kundër saj, por si çdo gjë e re, sjell të mirat e të këqijat e veta. Teknologjia mundsojë që më shumë njerëz të krijojnë muzikë, por disa prej tyre nuk kanë punë fare me muzikën sipas meje.
6-Vlerat. Instrumentist apo jo? Virtuoz apo mediokër.
Po të ishte të qënurit muzikant një profesion, (siç duhet të jetë), atëhere le të çojmë të sëmurit tek kasapi dhe jo tek mjeku.
Këto janë disa mendime të mijat për temën. Falemderit!