Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

bujana

Primus registratum
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

E dini pse ka shum poet/esha amator/e? Sepse ky popull eshte i djegur o vlla,per mos te then i perzhitur.
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Evald, te thashe dhe me lart por s'duket se me ke kuptuar, une mbyll tema edhe pse kjo acaron shume persona, sepse e shoh qe ka perseritje ose nuk sjellin asgje interesante, natyrisht jo per kenaqesine tende, ketu e ke kuptuar gabim.[/qb]
Shume mire e ben, ndonese edhe keshtu siç eshte ka shume shume tema qe perseriten. Te kuptoj nese nuk deshiron te mbyllesh tema qe pavarsisht qe jane perseritese kane pasur nje fare disktumi.

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]Ajo qe bej habi me ty, eshte se ti ne asnje rast nuk tregohesh aq interesant ne debate sa c'pretendon, vetem ankohesh.Une e kam qejf vete kriticizmin, por ajo mbetet vec e tille deri ne ate cast qe ti s'i jep nje shanc ndryshimit.C'me sugjeron, ose me mire cfare na sugjeron, cfare do sillte interes per ty? Keto me thuaj.[/qb]
Une nuk pretendoj asgje e dashur Kordele. Sa per ndryshimin, ti duhet ta mbash mend kur bera nje postim shume te gjate me gjithe temat qe jo vetem perseriteshin, por ishin krejtesisht jashte Letersise. Tani, une nuk kam as kohen as ngene t'i bej nje gje te tille per dite. Çfare sugjeroj? Duke e nis nga fillimi, une mendoj qe gjithe temat qe kane poezine si ide duhen futur ne nje (nen)Forum me vete. E gjithe Forumi i Letersise nga koka tek kembet duhet ripare, mbyllur tema qe nuk kane hapur asnje lloj diskutimi (perveç hapesit), fshirja e temave qe shume thjeshte mund te perfshihen ne nje, dhe pasi te gjitha keto te behen, mbajtja e atij rregulli.

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]Tani une e shoh qe amatorizmi ty te acaron, ahere cili je ti qe s'i duron dot amatoret!Tek Forumi Letersia me sa kam pare une dhe nga Forumet (shqiptare) e tjera apo edhe Filozofia apo edhe anekse te tjera, nuk ka forum sa ky qe te jete kaq i zgjeruar ne gjithesecilen prej ketyre anekseve qe permenda me lart.Me sill shembuj me te mire se ky dhe une terhiqem, ketu ka tema te mrekullueshme, ka pjesemarrje dinjitoze sikunder ka dhe nderhyrje skandaloze, epo Forum i hapur per te gjithe eshte.Tani mua keq me vjen qe s'na ka pare as Kadareja as Driteroi as Plasari apo Pango te na nderojne me pjesemarrjen e tyre.[/qb]
E ke gabim, une nuk kam acarohem aq lehte. Nga ana tjeter, siç e kam permendur me pare, une nuk mund ta quaj vetem me shume sesa amator. Po kalon, nga bisedim (ndonese i bere me pare) ne diskutim mbi personin tim. Nuk eshte hera e pare qe ka ndodhur dhe jo vetem mua, dhe ti e di shume mire. Kjo e fundit heq çfaredolloj deshire per te bere kritike te mire, te ve ne mbrojtje ne vend qe te te jape lirine te shprehesh, dhe te ben te mendosh se thjesht nuk ia vlen. Besoje ose jo, une nuk kam qejf te acarohem me njerezit, sidomos me njerez qe nuk arrijne te mbajne nivelin e bisedes, por kalojne ne diskutim mbi personin. E kam pare dhe ndjere shume here kete gje, mbase kjo eshte edhe arsyeja qe ka aq shume chit-chat.

Sigurisht qe ka tema qe jane shume te bukura dhe jam krejtesisht dakort me ty. Sa per shembuj te dhashe pergjigjen siper.

Shiko, ky eshte rreth vicioz. Une nuk mund te te them te ndalosh njerezit te postojne, sepse bie ne kundershtim me principet e mia. Nga ana tjeter, e kuptoj qe nuk mund te jesh prapa çdo personi qe vjen e do te beje chit-chat apo poston diçka qe nuk ka lidhje fare me Letersine (dhe ne AF ka SHUME te tille dhe ndonese eshte hapur nje Forum me emer te tille, si duket nuk u mjafton). Perpara, kur isha admin, une propozova qe ne disa Forume anetareve t'u hiqej e drejta per te hapur tema, por nese donin te hapnin nje teme per nje shkrimtar, liber, poezi qe ata me te vertete vleresojne, duhet te informonin moderatoret, te cilet mund te hapnin temen per ta me hapjen e anetarit. Kjo ka te keqiat dhe te mirat e veta, si dhenien e kontrollit mbi çfare ndodh dhe zvogelimin e amatorizmit. Te keqiat, kuptohen qe eshte heqja e nje pjese te lirise nga anetaret, por ne nje ane nxjerr ne pah cilet anetare jane vertete te dhene pas diçkaje.

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]Te shash duket me e lehte natyrisht.[/qb]
E dashur Kordele, une nuk shaj njeri! Te lutem me jep nje shembull kur kam share dike! Jo per gje, por te pakten t'i kerkoj falje personit. Nese doje te thoje qe te ankohesh eshte e lehte, atehere jam dakort me ty, ndonese une mendoj qe nje ankese me baze ndihmon shume, NESE merret parasysh.

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]I kthehem Forumit Filozofia, a nuk eshte elaborimi i mendimit i ideve thelbi i filozofise, a nuk eshte ky motorri levizes i saj?! Sa ke ndihmuar ti ne kete aspekt, c'teme ke hapur ti, c'drejtim ne tema ke ndryshuar ti per ta sjelle ne rrjedhen e duhur, asnje.Kur une shoh dicka interesnate shpreh mendimin tim,ta di sikur edhe nje person i vetem te kete shkallen e intelektit per te me kuptuar, as qe me intereson se dikush tjeter nuk me kupton, une shpreh mendimin tim.Nuk jam menefregiste ndaj nderhyrjeve pa vend, por nga ana tjeter kam kenaqesine te shpreh ate qe mendoj madje dhe te coj rrjedhen e bisedes ne drejtimin qe kam interes te zhvillohet.Ti sa here e ke bere kete?![/qb]
Kordele, hidhi nje sy Filozofise. Hidhi nje sy kritik dhe shiko sesa tema do dalin qe nuk kane vend aty.

Sa per vazhdimin e komentit, une jam krejtesisht dakort me ty, hiq faktin qe rralle kam pare ndonje gje qe mund te me kete terhequr vemendjen nga ana filozofike.

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]E shoh se diskutimi mori rrjedhe tjeter, ndoshta duhet zhvendosur ke sugjerimet se dhjetera here te tjera, por jo, kesaj here le te mbetet e hapur madje dhe ketu.Fundja kritika eshte pjesee letersise.[/qb]
Dakort me ty jam, por tani po me kujtohet shprehja: "Qente le te lehin, karvani le te eci perpara." Nese e sheh te aryeshme te rrije ketu, une nuk kam kundershtim.

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]Evald, mire ben te na nderosh me ndonje tregim apo krijim tendin, ajo do ish kritika me e mire ndaj "amatoreve" /pf/images/graemlins/wink.gif .Ti e di me mire sigurisht.[/qb]
Une kam postuar disa here me pare, ne ish-Forumin e AF-se. E forta eshte qe une nuk mund te te jap asnje pergjigje te prere, sepse pothuajse menjehere ne mendjen time del kundershembulli (matematika le gjurmet e veta) per hir te te cilit, une nuk mund te te them se çfare duhet apo nuk duhet bere.

Siç e thashe me pare, eshte nje rreth vicioz. Dhe, une humba nja 20 minuta te formuloj kete pergjigjen time. :)

Kalofsh mire gjithashtu!
 

voodoo

Primus registratum
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Me vjen keq qe me duhet t'i rikthehem perseri kesaj teme kisha, pothuajse, vendosur te mos shkruaja me. Per nje arsye qe mua me eshte e panjohur ajo qe shkruajme une dhe Glamdring merren si nje deshire e jona per te mos lejuar "amatoret" te mos shprehin talentin e tyre. Te pakten nga ana ime nuk eshte aspak kjo qe dua te them perkundrazi jam i pari qe do te insistoja qe ato te shkruanin. Ndonese personalisht do ta kisha te veshtire, sic e kam dhe tani, te lexoja shkrimet e tyre. Kjo eshte thjesht ndjenje dhe liria ime per te zgjedhur ke te lexoj dhe cilin te mos lexoj; dhe aq me pak ka te beje me gjithe ato arsye te pakuptima qe shkruhen ketu. Ajo c'a dua te them une, duke e perseritur per te disaten here, eshte qe nuk me pelqen te kaloj tek faqja 2,3,4... etj e Letersise per te gjetur ndonje teme qe te mos jete: Krijimet e mia, Poezite e mia te zemres, Une dhe Ti etj etj etj tema te personalizuara si keto. Pikerisht eshte kjo qe me "lodh"!
 

zog

Primus registratum
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Fillimisht postuar nga voodoo:
[qb] Per nje arsye qe mua me eshte e panjohur ajo qe shkruajme une dhe Glamdring merren si nje deshire e jona per te mos lejuar "amatoret" te mos shprehin talentin e tyre. Te pakten nga ana ime nuk eshte aspak kjo qe dua te them perkundrazi jam i pari qe do te insistoja qe ato te shkruanin. [/qb]
epo tani, ti si pelqen amatoret, por as je kondra tyre, perkundrazi, gjithashtu qahesh qe te tjeret s'te kuptojne, a s'te duket faji yt. pastaj deshirat e tua se çfare te pelqen (pa te pyt njeri) duhet ti thuash me ze te ulet, kur nuk mund ti thuash pa ze (permrendsh), mos e be si plakat qe perballe dyqanxhiut thone me ze te larte: ky mut-i ma futi here e shkuar, me dha dy pjeshka te kalbme.
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Sikur te kishe durimin e duhur per te lexuar deri ne fund pergjigjen e Voodoo, do e kuptoje idene e tij. Por me siguri shtypja e butonit "Pergjigju" dhe kapja pas fjaleve eshte me e thjeshte.

Ka nje fare ngjashmerie midis ketij rasti dhe rasteve te tjera. Edhe me pare, dikush ben nje ankim, une apo Voodoo i bashkohemi, Kordele jep nje pergjigje, une terhiqem, Kordele hidhet prape, pastaj une pergjigjem perseri, por kesaj rradhe me me kujdes dhe me shembuj. Pas kesaj te fundit vjen heshtja, asgje nuk ndryshon, deri sa ndonje tjetri t'i bjere ne sy e njejta gje...

Ç't'i bejme, gjithçka perseritet, kur i vjen cikli. Eshte e frikshme te mendosh qe gjithçka qe jeta jone permban mund te prezantohet dhe shpjegohet me matematike...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Evald a mund te me thuash shkurt, paster, bukur dhe me pika c'kerkon ti?!

M'i rreshto ketu...dhe kam dashur te te kthej pergjigje po s'kam qene ne "right mood"...por do e bej padyshim.

Ideja ime (e pashprehur ende)ka qene hapja e nje forumi vetem per krijimet personale dhe lenia e tij e lire per ata qe duan te shkruajne dhe ndarjen e tij nga Letersia e mirfillte, ka mbteur e parealizuar per arsye te tjera.

Po ashtu do "pushonit" ju thua :idea: dyshoj!
 

Ema

Goddes
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Valdi dhe Voodoo!
Ky eshte maksimumi qe mund te behet.Ju vete e keni vene re se me c'rreptesi jane mbyllur me 10-tema,Jane transferuar te tjera por ama ketu s'jemi ne diktature.Mendoj se probleme ka me disa tema po qe nuk jane imediate.

Kaq kisha edhe na cmenet! :idea:
 

ala

Forumium praecox
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Nuk e kuptoj se c'pune i prishin zjarrvenesit poezite apo shkrimet fillestare ose jo te te tjereve.Fundja secili mendon se poezite e veta e meritojne te qendrojne ne nje faqe forumi ose eshte thjesht deshire per tia shfaqur brendesine e shpirtit te tjereve.Mendoj se i takon moderatoreve te zgjedhin ndoshta nje faqe mepoezite me te mira e me te bukura,ose nje jurie me letrare te mirefillte.Faleminderit.
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Evald a mund te me thuash shkurt, paster, bukur dhe me pika c'kerkon ti?!

M'i rreshto ketu...dhe kam dashur te te kthej pergjigje po s'kam qene ne "right mood"...por do e bej padyshim.

Ideja ime (e pashprehur ende)ka qene hapja e nje forumi vetem per krijimet personale dhe lenia e tij e lire per ata qe duan te shkruajne dhe ndarjen e tij nga Letersia e mirfillte, ka mbteur e parealizuar per arsye te tjera.

Po ashtu do "pushonit" ju thua :idea: dyshoj! [/qb]
E dashur Kordele! Po te lexosh pergjigjen e gjate qe te dhashe ty me pare, mund te shikosh qarte te gjitha ndryshimet qe kam propuzuar. Nuk kam nder mend t'i shkruaj prape.

Nje nga ato ide, eshte e njejta me tenden dhe qe e kam permenduar ne ate postim: Hapja e nje (nen)Forumi vetem per krijimet letrare dhe mbajtja me ne rregull e Forumit te Letersise. Lexoje nje here ate dreq postimi, sepse edhe une apo Voodoo nuk ia fusim kot.

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]Valdi dhe Voodoo!
Ky eshte maksimumi qe mund te behet.Ju vete e keni vene re se me c'rreptesi jane mbyllur me 10-tema,Jane transferuar te tjera por ama ketu s'jemi ne diktature.Mendoj se probleme ka me disa tema po qe nuk jane imediate.

Kaq kisha edhe na cmenet![/qb]
O Ema, sa here e kemi bere kete muhabet? E mban mend çfare kam thene: Nese i japim shume dore anetareve do na hypin ne qafe dhe do jete e pamundur te vihet rregulli me pas. Ti e di shume mire sesa e vleresoj lirine e fjales, por edhe nje lemsh te tille nuk mund te imagjinohet. Tek Chit Chat ke aq shume FAQE ME TEMA, ndonese mua nuk me plas shume per ate Forum.

Pastaj temat qe nuk kthehen ne chit chat eshte e rralle. Une e kuptoj shume mire qe te besh chit chat eshte me e thjeshte, sepse nuk acarohesh me njeri, por ka njerez qe nuk kane aq shume interes ne chit chat. Dhe te dy e dime shume mire qe ideja e AF-se nuk ka qene chit chat!

Pastaj, kush ishte ai/ajo i bekuar qe bashkoi Artin me Muziken? Edhe ashtu siç ishin, ishin aq shume tema, sa te duhej te germoje te gjeje ndonje teme, aq sa edhe nese doje te shkruaje, te ikte deshira fare.

Nga ana tjeter, e kam vene re shume here qe postimet editohen krejtesisht dhe pastaj lihen ashtu siç jane. E njejta gje me temat e mbyllura. Per hir te estetikes, fshijini dhe dergojini nje mesazh personit qe te pakten edhe personi ta marr vesh idene. Dreqi e mori, AF ka edhe rregullore per keto gjera. Thjesht, zbatojeni!

Une po e mbyll me kaq. Nese doni te degjoni, mire per ju, nese jo, keq per ju. Ne u ankofsha une me, u befsha lemsh!!! Nuk kam nder mend as te acarohem, as te krijoj konflikte ketu. Krijova mjaftueshem ne AF e kaluar me njerez qe ne raste apo situate te tjera do kishim qene miq...

Gjithe te mirat!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Evald, jo vetem i kam lexuar postimet e tua, por e kam bere madje dy here, me "shpresen" mos gjeja ndonje gje te re mes rreshtave, ndersa ti nuk paske lexuar hic gje nga ato qe kam shkruar une.

kam shkruar qe jo vetem mbyllen temat, por edhe hidhen tek Koshi , jo vetem qe fshihen postime (krejtesisht pa lene as nje shenje) por edhe hidhen tek Koshi , per estetike edhe per forma qe zbatohen ketu.

Nuk i ke lexuar...hemmmmmm c'te bej une, ja po u them adminave te te japin akses tek Koshi dhe te shohesh se c'ka aty brenda, jane tema dhe ka tema mujore per fshirjen e mesazheve qe ne rast se ka ankesa nga postuesit te ruhen si "prova" per te argumentuar arsyet e mbylljes apo fshirjes.

E di si ehste puna Evald, une do te te citoj dhe me gjate, por per momentin po kufizohem te te them qe gjithesekush ka nje mide te tijen, dikush ankohet pse iu fshi, dikush perse nuk u fshi, dikush perse iu mbyll e dikush perse ia frekuentojne temen "e vet" se nuk ia gjen do me fillin faqeve.Mide mide kjo pune....
 

benif

Primus registratum
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Do te thoja na kenaqet me keto poezite e bukura qe shkruani.Ka disa qe sjane shume te aritura por me perpjekje me pune do te arrihet te behen edhe me te mira.Urimet me te mira per poetet e rinj
 

TDSH

Primus registratum
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Kam mendimin se deri diku ky forum eshte i lire, dhe njerezit mund te shprehin mendimet, boten e tyre, me ane te vargjeve poetike apo prozes. Ne mendjen e atij qe shkruan dhe arrin deri aty sa te postoje dicka, ajo poezi apo proze ja vlen te lexohet. Keto shkrime nuk botohen ne revista, gazeta, apo libra keshtu qe nuk mendoj se ka nevoje per editime. Mund te jene kalamanlleqe, qurravitje, fjale qe lidhen shkarazi me njera tjetren, apo gjera krejt pa vlere...dikush i ka shkrojtur dhe mendon se dikush mund ti lexoje. Smund te percaktojme se cfare eshte nje krijim qe ja vlen apo jo. Lereni popullin te shprehet...dhe po te doni lexoni.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Pyetjes do i pergjigjesha se nuk asht hera e pare ne historine e njerezimit qe ka "kaq" shume poete e poetesha fillestare. Ne cdo periudhe ata kane qene njerez me shpirt te madh dhe me nje perceptim te vecante te vetes dhe asaj qe i rrethon e per kete arsye kane dashur ta ndajne me te tjeret. Dikush ja ka arritur me mire, dikush ma pak. E rendesishme eshte se jane perpjekur te lene dicka prapa vetes nepermjet fjales, si edhe te gjejne qenie qe ndjejne njelloj neper bote...
Cdo kush pastaj ka te drejten e vet te pelqeje, ose jo, si edhe te injoroje, por te gjitheve u duhet dhene nje shans.
Forumi ja arrin, pra u jep nje shans, provojeni dhe ju skeptiket /pf/images/graemlins/wink.gif
 

voodoo

Primus registratum
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Fillimisht postuar nga tornado:
[qb] Do te thoja na kenaqet me keto poezite e bukura qe shkruani.Ka disa qe sjane shume te aritura por me perpjekje me pune do te arrihet te behen edhe me te mira.Urimet me te mira per poetet e rinj [/qb]
kjo e Tornados, qe te kujton fjalimet e xhaxhit ne kongrese dhe disa diskutime shabllon qe ndegjohen tani kur "perurohen" ndonje ure ose kur nisen ushtare per misione "paqeje", me mbyll cdo shteg, deshire dhe shprese qe te vazhdoj te shkruaj ne kete teme.

sa gjynah...!

ps
Edhe une jam i teorise qe cdo gje ne jete mund te perfaqesohet nga modele matematike...
 

mostro

Putraku
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

mua me pelqen te lexoje rralle ama,ndonje shkrim te bukur por keta poetet e rinj me duken tegjithe njelloj....kush shkruan per dashurin dashur pa dashur ne nje brime i bien qe te gjithe.kohet e fundit ne shkrimet e e te rinjeve ndihet nje fryme shume kritike,deprese,pa shprese,c'do gje duket e zez,bota e erret,vdekja shpetimi??? :cry:
pse re poete jane keta!!??krahasojne veten me jim morrison and c.o..duke harruar qe te shkruash ne ate lloj menyre duhet te jetosh po ne ate lloj menyre...po keta cuna e goca mami qe aventures dhe vuajtjes vetm emrat u njohin..rrine tere diten duke tymos dahon dhe kafe para ndonji konvikti dhe se pse per cudi cdo gje shnderrohet ne vdeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeekkkkkkkkkjjjjjjjjeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee /pf/images/graemlins/laugh.gif
Qefi i madh kur shkojne dhe i botojne dhe i prezantojne neper ato TV private,,,,,,,
ma dai ragazzi beni dicka per te qene /pf/images/graemlins/laugh.gif shkruani per fusha per lule,ndonje poezi te bukur per vellezerit motrat......
Pse nuk merrni shtytje nga poetet e rilindjes,qe dhe pse nen sundim shkruanin aq bukur natyres dhe shume faktoreve te tjere qe jeten e benin me te bukur dhe me te kendeshme.... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

nderhyrja me e mpreht ne ket teme. meriton vlersim. :thumbsup:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?

Putrako
po e more nga ai kendveshtrim, i bi qe as 2000 nga postimet e tua nuk duhet te jene neper forum sepse pervec ikonave nuk kane shume permbajtje /pf/images/graemlins/wink.gif

S'e kuptoj pse doni t'ua prisni hovin njehere?! Sinqerisht s'e kuptoj kritiken destruktive te tipit "me mire hic" :shrug:
Per mua koha dhe njerezit bejne perzgjedhjen perfundimtare!
 
Top