Re: Pse ka kaq shume poete, poetesha fillestare kudo?
Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Evald, te thashe dhe me lart por s'duket se me ke kuptuar, une mbyll tema edhe pse kjo acaron shume persona, sepse e shoh qe ka perseritje ose nuk sjellin asgje interesante, natyrisht jo per kenaqesine tende, ketu e ke kuptuar gabim.[/qb]
Shume mire e ben, ndonese edhe keshtu siç eshte ka shume shume tema qe perseriten. Te kuptoj nese nuk deshiron te mbyllesh tema qe pavarsisht qe jane perseritese kane pasur nje fare disktumi.
Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]Ajo qe bej habi me ty, eshte se ti ne asnje rast nuk tregohesh aq interesant ne debate sa c'pretendon, vetem ankohesh.Une e kam qejf vete kriticizmin, por ajo mbetet vec e tille deri ne ate cast qe ti s'i jep nje shanc ndryshimit.C'me sugjeron, ose me mire cfare na sugjeron, cfare do sillte interes per ty? Keto me thuaj.[/qb]
Une nuk pretendoj asgje e dashur Kordele. Sa per ndryshimin, ti duhet ta mbash mend kur bera nje postim shume te gjate me gjithe temat qe jo vetem perseriteshin, por ishin krejtesisht jashte Letersise. Tani, une nuk kam as kohen as ngene t'i bej nje gje te tille per dite. Çfare sugjeroj? Duke e nis nga fillimi, une mendoj qe gjithe temat qe kane poezine si ide duhen futur ne nje (nen)Forum me vete. E gjithe Forumi i Letersise nga koka tek kembet duhet ripare, mbyllur tema qe nuk kane hapur asnje lloj diskutimi (perveç hapesit), fshirja e temave qe shume thjeshte mund te perfshihen ne nje, dhe pasi te gjitha keto te behen, mbajtja e atij rregulli.
Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]Tani une e shoh qe amatorizmi ty te acaron, ahere cili je ti qe s'i duron dot amatoret!Tek Forumi Letersia me sa kam pare une dhe nga Forumet (shqiptare) e tjera apo edhe Filozofia apo edhe anekse te tjera, nuk ka forum sa ky qe te jete kaq i zgjeruar ne gjithesecilen prej ketyre anekseve qe permenda me lart.Me sill shembuj me te mire se ky dhe une terhiqem, ketu ka tema te mrekullueshme, ka pjesemarrje dinjitoze sikunder ka dhe nderhyrje skandaloze, epo Forum i hapur per te gjithe eshte.Tani mua keq me vjen qe s'na ka pare as Kadareja as Driteroi as Plasari apo Pango te na nderojne me pjesemarrjen e tyre.[/qb]
E ke gabim, une nuk kam acarohem aq lehte. Nga ana tjeter, siç e kam permendur me pare, une nuk mund ta quaj vetem me shume sesa amator. Po kalon, nga bisedim (ndonese i bere me pare) ne diskutim mbi personin tim. Nuk eshte hera e pare qe ka ndodhur dhe jo vetem mua, dhe ti e di shume mire. Kjo e fundit heq çfaredolloj deshire per te bere kritike te mire, te ve ne mbrojtje ne vend qe te te jape lirine te shprehesh, dhe te ben te mendosh se thjesht nuk ia vlen. Besoje ose jo, une nuk kam qejf te acarohem me njerezit, sidomos me njerez qe nuk arrijne te mbajne nivelin e bisedes, por kalojne ne diskutim mbi personin. E kam pare dhe ndjere shume here kete gje, mbase kjo eshte edhe arsyeja qe ka aq shume chit-chat.
Sigurisht qe ka tema qe jane shume te bukura dhe jam krejtesisht dakort me ty. Sa per shembuj te dhashe pergjigjen siper.
Shiko, ky eshte rreth vicioz. Une nuk mund te te them te ndalosh njerezit te postojne, sepse bie ne kundershtim me principet e mia. Nga ana tjeter, e kuptoj qe nuk mund te jesh prapa çdo personi qe vjen e do te beje chit-chat apo poston diçka qe nuk ka lidhje fare me Letersine (dhe ne AF ka SHUME te tille dhe ndonese eshte hapur nje Forum me emer te tille, si duket nuk u mjafton). Perpara, kur isha admin, une propozova qe ne disa Forume anetareve t'u hiqej e drejta per te hapur tema, por nese donin te hapnin nje teme per nje shkrimtar, liber, poezi qe ata me te vertete vleresojne, duhet te informonin moderatoret, te cilet mund te hapnin temen per ta me hapjen e anetarit. Kjo ka te keqiat dhe te mirat e veta, si dhenien e kontrollit mbi çfare ndodh dhe zvogelimin e amatorizmit. Te keqiat, kuptohen qe eshte heqja e nje pjese te lirise nga anetaret, por ne nje ane nxjerr ne pah cilet anetare jane vertete te dhene pas diçkaje.
Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]Te shash duket me e lehte natyrisht.[/qb]
E dashur Kordele, une nuk shaj njeri! Te lutem me jep nje shembull kur kam share dike! Jo per gje, por te pakten t'i kerkoj falje personit. Nese doje te thoje qe te ankohesh eshte e lehte, atehere jam dakort me ty, ndonese une mendoj qe nje ankese me baze ndihmon shume, NESE merret parasysh.
Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]I kthehem Forumit Filozofia, a nuk eshte elaborimi i mendimit i ideve thelbi i filozofise, a nuk eshte ky motorri levizes i saj?! Sa ke ndihmuar ti ne kete aspekt, c'teme ke hapur ti, c'drejtim ne tema ke ndryshuar ti per ta sjelle ne rrjedhen e duhur, asnje.Kur une shoh dicka interesnate shpreh mendimin tim,ta di sikur edhe nje person i vetem te kete shkallen e intelektit per te me kuptuar, as qe me intereson se dikush tjeter nuk me kupton, une shpreh mendimin tim.Nuk jam menefregiste ndaj nderhyrjeve pa vend, por nga ana tjeter kam kenaqesine te shpreh ate qe mendoj madje dhe te coj rrjedhen e bisedes ne drejtimin qe kam interes te zhvillohet.Ti sa here e ke bere kete?![/qb]
Kordele, hidhi nje sy Filozofise. Hidhi nje sy kritik dhe shiko sesa tema do dalin qe nuk kane vend aty.
Sa per vazhdimin e komentit, une jam krejtesisht dakort me ty, hiq faktin qe rralle kam pare ndonje gje qe mund te me kete terhequr vemendjen nga ana filozofike.
Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]E shoh se diskutimi mori rrjedhe tjeter, ndoshta duhet zhvendosur ke sugjerimet se dhjetera here te tjera, por jo, kesaj here le te mbetet e hapur madje dhe ketu.Fundja kritika eshte pjesee letersise.[/qb]
Dakort me ty jam, por tani po me kujtohet shprehja: "Qente le te lehin, karvani le te eci perpara." Nese e sheh te aryeshme te rrije ketu, une nuk kam kundershtim.
Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]Evald, mire ben te na nderosh me ndonje tregim apo krijim tendin, ajo do ish kritika me e mire ndaj "amatoreve" /pf/images/graemlins/wink.gif .Ti e di me mire sigurisht.[/qb]
Une kam postuar disa here me pare, ne ish-Forumin e AF-se. E forta eshte qe une nuk mund te te jap asnje pergjigje te prere, sepse pothuajse menjehere ne mendjen time del kundershembulli (matematika le gjurmet e veta) per hir te te cilit, une nuk mund te te them se çfare duhet apo nuk duhet bere.
Siç e thashe me pare, eshte nje rreth vicioz. Dhe, une humba nja 20 minuta te formuloj kete pergjigjen time.
Kalofsh mire gjithashtu!