pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Edhe keshtu, me sa shoh une, Nella na luan rolin e feminizmit. Moj e dashur, nuk e ke kuptuar qe une nuk bej aspak propagande per nje levizje te tille, por vetem them qe ju gocat shqiptare, hapni syte kater dhe bile katerdhjete para se te vendosni per t'i hedhur nje sy apo gjysme syri nje mjerani qe rri perpara jush duke lozur rolin aq te bukur dhe te perfeksionuar qe ne çunat e dime aq mire, rolin e mashtruesit. Gocat shqiptare nuk kane asnje faj, dhe vetem mendimi qe ato mund te kene nje faj me ben me dhimbje koke. E si mund te kemi faj nese deshirojme te bejme nje jete te gezuar me dike qe do te na kuptoje, qe nuk do te na lendoje, qe nuk do te na trajtoje si diçka te fituar njehere e pergjithmone ? E si mund te kemi faj kur thjesht deshirojme te ndjehemi ato qe jemi ne te vertete ? Fjalet e Bismarck nuk vlejne fare ketu, e dime shume mire qe ai ishte nje kryetar shteti mjaft i suksesshem, por fale çfare... ? Fale cinizmit i cili eshte nje aftesi per te pershkruar nje realitet ne menyren me mizore qe mund te jete, dmth duke mos futur as edhe nje fije ndjenje ne tere kete.
Kurse ketu qe po flasim, çeshtja eshte e jetes bashkeshortore ndermjet dy vetave prej mishi dhe mendje, dy vete qe ndjejne, qe nje fjale ashtu e hedhur kot, le vraga per tere jeten, dhe pastaj hajde dhe merru me arrnime...
Domosdo qe do te keni sukses prane çunave sepse kjo ju jep atyre te drejte te shfajesohen me idete e ndyra te tipit : "Une sillem keshtu me gruan time, sepse ajo nuk kundershton dhe kjo do te thote qe i pelqen"... Atyre nuk ju shkon aspak ndermend qe asaj i jane shkaterruar edhe forcat minimale te kundershtimit, qe ajo ka filluar te qortoje vetveten ne menyren me te ashper qe te jete, duke e bindur veten qe ne gjithe kete histori, ajo e ka fajin dhe jo ai, ai eshte BURRI dhe ai nuk kundershtohet !!

Zoteriu qe poston poshte jush eshte dakort me ju 107%. Sigurisht, ky 7% tregon qe ai do te donte edhe me shume, qe ai mendon akoma dhe me teper sesa ju qe ju keshtu e meritoni. Edhe pastaj shkruan ne firmen e tij : "Ti amo"... Shprehje e bukur apo jo ? Dhe statusi i tij eshte "Gentilman"... Edhe kjo shume e bukur, harmoni e plote me ate çka ai mendon te jete, pa e vrare mendjen aspak mbi ate çka do te duhej te ishte po qe se ulet pak me teper te degjoje zerin e brendshem te vetvetes ne lidhje me zerat qe klithin mbyturazi brenda shpirterave tuaj...
Ja keshtu, por e di qe kjo eshte shume e veshtire, pothuaj luftim i humbur qe me pare, sepse ne çunat shqiptare as qe na shkon mendja te mos e mendojme veten ne qender te botes. Ne duam qe gjithmone te jemi ne ato qe degjohen, nje fjale tjeter e ardhur nga nje shpirt tjeter eshte e tepert, ajo na prish qetesine e neveritshme qe ka gjetur aq strehe te bukur ne mendjet tona te semura...

Edhe keshtu goca, syte KATER !
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Ta kishe bo icik me te shkurter ndoshta edhe mund te gjenim ndonje pike perputhje po i paske ra aq gjate ... kshu qe e leme per nei dite tjeter.
 

Princesha

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Fillimisht postuar nga MALOKU YT:
[qb] Edhe keshtu, me sa shoh une, Nella na luan rolin e feminizmit. Moj e dashur, nuk e ke kuptuar qe une nuk bej aspak propagande per nje levizje te tille, por vetem them qe ju gocat shqiptare, hapni syte kater dhe bile katerdhjete para se te vendosni per t'i hedhur nje sy apo gjysme syri nje mjerani qe rri perpara jush duke lozur rolin aq te bukur dhe te perfeksionuar qe ne çunat e dime aq mire, rolin e mashtruesit. Gocat shqiptare nuk kane asnje faj, dhe vetem mendimi qe ato mund te kene nje faj me ben me dhimbje koke. E si mund te kemi faj nese deshirojme te bejme nje jete te gezuar me dike qe do te na kuptoje, qe nuk do te na lendoje, qe nuk do te na trajtoje si diçka te fituar njehere e pergjithmone ? E si mund te kemi faj kur thjesht deshirojme te ndjehemi ato qe jemi ne te vertete ? Fjalet e Bismarck nuk vlejne fare ketu, e dime shume mire qe ai ishte nje kryetar shteti mjaft i suksesshem, por fale çfare... ? Fale cinizmit i cili eshte nje aftesi per te pershkruar nje realitet ne menyren me mizore qe mund te jete, dmth duke mos futur as edhe nje fije ndjenje ne tere kete.
Kurse ketu qe po flasim, çeshtja eshte e jetes bashkeshortore ndermjet dy vetave prej mishi dhe mendje, dy vete qe ndjejne, qe nje fjale ashtu e hedhur kot, le vraga per tere jeten, dhe pastaj hajde dhe merru me arrnime...
Domosdo qe do te keni sukses prane çunave sepse kjo ju jep atyre te drejte te shfajesohen me idete e ndyra te tipit : "Une sillem keshtu me gruan time, sepse ajo nuk kundershton dhe kjo do te thote qe i pelqen"... Atyre nuk ju shkon aspak ndermend qe asaj i jane shkaterruar edhe forcat minimale te kundershtimit, qe ajo ka filluar te qortoje vetveten ne menyren me te ashper qe te jete, duke e bindur veten qe ne gjithe kete histori, ajo e ka fajin dhe jo ai, ai eshte BURRI dhe ai nuk kundershtohet !!

Zoteriu qe poston poshte jush eshte dakort me ju 107%. Sigurisht, ky 7% tregon qe ai do te donte edhe me shume, qe ai mendon akoma dhe me teper sesa ju qe ju keshtu e meritoni. Edhe pastaj shkruan ne firmen e tij : "Ti amo"... Shprehje e bukur apo jo ? Dhe statusi i tij eshte "Gentilman"... Edhe kjo shume e bukur, harmoni e plote me ate çka ai mendon te jete, pa e vrare mendjen aspak mbi ate çka do te duhej te ishte po qe se ulet pak me teper te degjoje zerin e brendshem te vetvetes ne lidhje me zerat qe klithin mbyturazi brenda shpirterave tuaj...
Ja keshtu, por e di qe kjo eshte shume e veshtire, pothuaj luftim i humbur qe me pare, sepse ne çunat shqiptare as qe na shkon mendja te mos e mendojme veten ne qender te botes. Ne duam qe gjithmone te jemi ne ato qe degjohen, nje fjale tjeter e ardhur nga nje shpirt tjeter eshte e tepert, ajo na prish qetesine e neveritshme qe ka gjetur aq strehe te bukur ne mendjet tona te semura...

Edhe keshtu goca, syte KATER ! [/qb]
Po mire po nqs nuk duam rracen tone, ke nje zgjidhje ti?
 

arun

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Fillimisht postuar nga Rozalina:
[qb]
Nuk e di me cfar eksperience flet, te ka rene ndonjehere rasti te flasesh me ndonje prej tyre? [/qb][/QUOTE]


po sigurisht qe kam folur , dhe njera prej tyre me ka bere pershtypje te madhe shume , sepse ne fillim e kishte futur ish i fejuari i saj ne rrugen e prostitucionit , por ne vone mbasi e kishin kthyer ne shqiperi (polizia italiane ne padova) , ajo nuk deshironte te jetonte ne shqiperi , dhe mbasi kishte mare nja 3 milion leke shqiptare borxhe kishte blere nje pale dokumenta dhe kishte ardhur perseri e itali dhe punonte si prostitute vetem pa tutor, te gjitha fitimet i merte vete, dhe kishte nderruar zone per te mos rene ne sy te polizise pra nuk punonte me ne zonen e padoves , por ishte vendosur ne zonen e bolognes ne emilia romagna, me kujtohet shume mire qe ishte nga fshatrat e durresit , dhe familja e saj e dinte qe ajo punonte si prostitute , (pervec babait te saj)

pra ne fillim e kishte futur ne kete rruge nje djale shqiptar mashtrues , por me vone ajo e vazhdonte e vetme kete pune sepse i pelqente ky lloj fitimi i majme, i afrova mundesine qe te largohej nga kjo pune por jo vetem qe nuk pranonte por edhe filloi te fliste me ironi duke me thene hapur ne fund fare se nuk kishte deshire te largohej per momentin nga ky profesion

biseda ka ndodhur ne stacionin e trenit ne modena te italise rreth ores 07 00 te mengjesit ne daten 25 dhjetor te vitit 2001
 

Princesha

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Fillimisht postuar nga arun:
[qb]
Fillimisht postuar nga Rozalina:
[qb]
Nuk e di me cfar eksperience flet, te ka rene ndonjehere rasti te flasesh me ndonje prej tyre? [/qb]
po sigurisht qe kam folur , dhe njera prej tyre me ka bere pershtypje te madhe shume , sepse ne fillim e kishte futur ish i fejuari i saj ne rrugen e prostitucionit , por ne vone mbasi e kishin kthyer ne shqiperi (polizia italiane ne padova) , ajo nuk deshironte te jetonte ne shqiperi , dhe mbasi kishte mare nja 3 milion leke shqiptare borxhe kishte blere nje pale dokumenta dhe kishte ardhur perseri e itali dhe punonte si prostitute vetem pa tutor, te gjitha fitimet i merte vete, dhe kishte nderruar zone per te mos rene ne sy te polizise pra nuk punonte me ne zonen e padoves , por ishte vendosur ne zonen e bolognes ne emilia romagna, me kujtohet shume mire qe ishte nga fshatrat e durresit , dhe familja e saj e dinte qe ajo punonte si prostitute , (pervec babait te saj)

pra ne fillim e kishte futur ne kete rruge nje djale shqiptar mashtrues , por me vone ajo e vazhdonte e vetme kete pune sepse i pelqente ky lloj fitimi i majme, i afrova mundesine qe te largohej nga kjo pune por jo vetem qe nuk pranonte por edhe filloi te fliste me ironi duke me thene hapur ne fund fare se nuk kishte deshire te largohej per momentin nga ky profesion

biseda ka ndodhur ne stacionin e trenit ne modena te italise rreth ores 07 00 te mengjesit ne daten 25 dhjetor te vitit 2001 [/qb][/QUOTE]

ok
ma mbylle gojen tash ti me kete?

Faji i mashkullit qe e ka futur ne kete rruge, pastaj nuk besoj qe te gjitha femrat e kane me deshire si kjo qe paske takuar ti.
 

arun

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Fillimisht postuar nga Rozalina:
[qb] ok
ma mbylle gojen tash ti me kete?

Faji i mashkullit qe e ka futur ne kete rruge, pastaj nuk besoj qe te gjitha femrat e kane me deshire si kjo qe paske takuar ti. [/qb]
une nuk kam deshire ti mbyll gojen askujt sepse eshte absurde ti mbyllesh gojen njeriut , por me duhet te kujtoj se shteti italian i jep mbrojtje dhe shume garanci te tjera femrave te futur ne kete rruge , por me kusht qe prostituta qe kerkon ndihme duhet te heqi dore vullnetarisht me deshiren e saj nga ky profesion ,dhe ketu calon pak puna sepse fitimet e nje pune normale ne krahasim me ato te nje prostitute kane nje dallim te madh ne shifra
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Wallsingham, e kam bere te gjate thoni ju ? Po sa kam lene pa folur, ju ka shkuar ndermend kjo ? Edhe nuk po kerkoj asnje lloj debati me ju apo me ndonje tjeter, sepse postimet telegrafike te llojit : "Mberrita mire. Kthehem neser.", nuk me kane krijuar ndonje lloj pershtypje se gjoja aty fshihet nje mendim i kulluar i kondensuar mire e mire ne ndonje mendje te ndritur qe merr mundimin te na hedhe syte neve, te vegjelve qe flasim shume, etj, etj...

Per Rozalinen, ju me pyesni ç'duhet bere nese nuk e duam rracen tone... Hmmm, e kam thene me lart, larg dhe larg ketyre lloj burrecave qe jua bejne mendjen çorap derisa te marrin ate "po-ne" tuaj te aq pritur, dhe pastaj çeshtja u mbyll... qarkulloni... ska asgje per t'u pare... kalojme ne diçka tjeter...
Dhe keto lloj burrecash qe e dine shume mire se ç'po bejne, dmth jane krejt te vetedijshem per kurthin qe ju kane ngritur, jane kaq te paskrupullt saqe po-ne tuaj e rreshtojne ne numrin e fitoreve dhe te lavdise se perjetshme per meritat mashtruese te tyre, duke qeshur dinakerisht me nenkuptimin : "te kapa tani, s'ke nga me shkon"...

Kurse per arunin, nuk ia vlen fare e fare te merresh me te, sepse me citate dhe anekdota sektesh apo stergjysherish, eshte e kote te flitet per fatin e motrave tona qe nuk duan asgje tjeter veçse te jene ajo qe jane dhe te respektohen ne ate çka ato jane deri ne fund te diteve te tyre...
Keshtu qe arun, me duket se je krejt anash problemit duke na cituar rastin e nje prostitute qe punoka me qejfin e saj !! Mos more ! Dhe pa pike turpi thua qe ajo ishte futur ne rrjetin e prostitucionit nga ish i fejuari i saj... Ç'eshte ky i fejuar more arun ? Nejse, perrallat e tua me vishna dhe krishna nuk jane sot as per te argetuar femijet... Por perseri te kam frike, sepse do te kete diku ne ndonje qoshe nje vajze e dlire qe ka bere aq e aq endrra per jeten e saj dhe qe fati i zi i saj e dergon tek tipa si puna jote... Ja keshtu, edhe ti do ta kesh nje dite "gostine" tende, "prene" tende aq te pafajshme qe do te mallkoje diten kur ka lindur... Dhe ti do te na buzeqeshesh djallezisht duke ngritur supet dhe duke thene : "Kjo eshte jeta, s'ke ç'i ben"...
Dhe pastaj preja jote do te dridhet dhe perpelitet duke menduar qe o Zot, shpresoj te jem ne nje enderr te keqe... por vone, teper vone, treni eshte nisur...
 

Nella

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

eh mer malok sa naiv qe je (mund te jesh edhe aktor gjenial xhanem). PO te ka faj lulka te ka faj? Ti thua: "Cupa, bejini syte kater" dhe pastaj me kujton sesi juve bukuroshet i shtini ne gracke keto "thellezat e buta". Po a nuk me doli gjuha mua se theni kete aman? Duke qene truthara, keto cupat kane rene dhe bien ne gracke tani e perhere, e ne jete te jeteve...amin! Uffff...po ne qenkemi me nje mendje bre byrazer, prandaj edhe une therras: "Cupa kujdes nga cunat"!!!!! (It sounds like passing a law to protect us against gravity!)

Edhe nje keshille nga Nella qe te do te miren: po vazhdove me kete mendje qe ke, ka rrezik qe keto "thellenxat" e tua te te shfarrosin fare si rrace. (nese ke probleme me kuptimin e kesaj te fundit, e marrim me te shtruar nje here tjeter. jo per gje por ca kolopuce ketu ne AF jane nen moshe dhe nuk u duhen thene ca gjera) <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

edhe kam pershtypjen se po flisnin per fanatizmin e meshkujve shqiptare, por tema paska qene per xhelozine. Hajde corrbe hajde! "Burrat shqiptare xheloze?" - thote tema. A ka ndonje burre te ma perktheje kete?

ps. per ate qe nuk kishe kuptuar, nuk ka rendesi. Sic duket kisha nder mend thikat per shpirtin tim...pse dreqin mu kujtua ajo thenia: "... everytime I scratch my nails down someone else's back I hope you feel it..." Gjithsesi, C'est la vie!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

A mendoni ju se ato femra qe dalin ne rruge me deshire te fejuarit te vet jane normale? Ku eshte pesonaliteti i ketyre femrave? Ato jane kafshe.
Persa i perket temes, xhelozise se burrave shqiptare.Mendoj se ne burrat shqiptare s'jemi aspak xheloz, ne jemi nga me tolerantet ne bote.
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Mire, Nella, ja dhe ne rame dakort... Ne fakt nuk jam aktor i mire, se po te ishte puna ashtu do ta kisha bere me kohe nje viktime te gjore...

Kurse sqarimet e naivitetit, kolopuçeve (ne lidhje me "racen" time ne shuarje e siper nga keto "thellenxat"), dhe thikave, do t'i mireprisja me kenaqesi, se me vertete po me duket vetja naiv i madh. E megjithate, vazhdoj per te menduar qe naiviteti nuk eshte krim por perfitimi qe dikush merr nga ky naivitet eshte krim dhe i rende bile. Te shkelesh besimin e dikujt qe te jepet me gjithe shpirt, me arsyen e vetme per tu ndjere zot i dikujt, ja kjo eshte poshtersia me e madhe, verja emrin si te duash.

Shiko moj Nella e dashur, shiko mendimet ne postimin poshte tendit. Shiko si trajtohet ajo femra qe del ne rruge nen detyrimin me dhune te gjoja "te fejuarit" te vet. Nuk gjendet emer tjeter, por : KAFSHE. Eh medet, dhe pastaj me thone qe ekzagjeroj...

Kurse tjetri edhe me poshte, nuk ka fjale tjeter per te thene perveçse "Pallavra"... Ajka e mendimit e mbledhur ne nje fjale, kulmi i persosmerise se mendimit... <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

Guest
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

burrat shqiptare xheloze???

burrat shqiptare perkundrazi shume liberale! madje kur vjen puna dhe nevoja i mesojne vet grate se si ta dredhin per perfitime.. etj...etj..

si puna e djallit ne shishe eshte edhe kjo puna e burrave shqiptare me grate e tyre
lol.gif
 

do vdes per ty

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

kush te do si femer si mashkull do kishte nje fije xhelozie ose dy <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Nella

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Fillimisht postuar nga MALOKU YT:
[qb] Kurse sqarimet e naivitetit, kolopuçeve (ne lidhje me "racen" time ne shuarje e siper nga keto "thellenxat"), dhe thikave, do t'i mireprisja me kenaqesi, se me vertete po me duket vetja naiv i madh. E megjithate, vazhdoj per te menduar qe naiviteti nuk eshte krim por perfitimi qe dikush merr nga ky naivitet eshte krim dhe i rende bile. Te shkelesh besimin e dikujt qe te jepet me gjithe shpirt, me arsyen e vetme per tu ndjere zot i dikujt, ja kjo eshte poshtersia me e madhe, verja emrin si te duash.[/qb]
Well, mbase u tregova ca si e serte ne postimet e meparshme, megjithese kam qene dhe jam e mendimit se ca gjera kane cmim shume te shtrenjte - dhimbjen - dhe kjo jo per shkak te egoizmit por per vete natyren e ketyre gjerave...gezimi dhe dhimbja derdhen nga i njejti burim, e nese dikush nuk eshte i zoti te gelltise njeren, nuk ka si te shijoje tjetren. Po e le me kaq per te mos i komplikuar gjerat.

Gjithashtu deshiroj te te kujtoj se nuk kam asgje kunder naivitetit (ne fakt e perdora ne kuptimin "romantik" te fjales qe eshte "classical purity"). Per besimin, ai nuk jepet, vetem fitohet. Dhe qe te fitosh besimin e dikujt, kjo kerkon shume, shume mundim. Tani te me falesh por, nuk besoj se jam kaq tyryfycke sa te te me dale shpirti te fitoj besimin e dikujt, e pastaj ta shkel me kembe. Sounds reasonable? <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />

Ike te ikim thuaj se mbetem tere diten duke bere llogje ne AF.
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Ok, Nella, por perseri me kete naivitetin tim te lindur dhe te fituar (?), nuk po kuptoj shume mire. Ne ate lidhjen gezim-dhimbje, ju me siguri e keni fjalen per dashurine, e cila si ndjenje eshte nga me te pashpjegueshmet. Ok, e pranoj, por ajo ku mbetem medyshas eshte qe ne po flasim per diçka qe vjen pasi dashuria eshte konsumuar (qe idealja do te ishte te mos vdiste kurre). Sepse burrat shqiptare kane njefare tendence te çuditshme qe dashurine e konceptojne deri ne diten e vulosjes se aktit te marteses ne gjendjen civile, dhe pastaj, o burra... le te kalojme ne diçka tjeter, ne rimodelimin e asaj qe kemi mashtruar pak me pare. Dhe ja ketu lind problemi. Sepse xhelozia e burrave shqiptare i kalon kufinjte e se mendueshmes, ajo sillet deri tek mendimet qe duhet te mendoje gruaja e perulur nga ai.

Tani kjo puna e besimit. Nese e kam kuptuar mire (te me falesh nese jam perseri naiv dhe menjane çeshtjes), ju beni aluzion ndaj çunave qe ne te vertete nuk lodhen shume per te fituar besimin e gocave sepse keto te fundit besojne shume lehte. Dakort, por kur djalli te vjen i veshur si engjell, kesaj eshte pak e veshtire t'i rezistosh apo jo ? Une nuk ia le fajin asaj çupes se mire dhe te paster qe ka thurur endrra gjithe jeten e vet, por atij djallit qe me vetedije te plote vesh petkat e engjellit dhe shkakton ngado ku ai kalon viktima, dhe bile viktima per kohe te gjata, derisa keto viktima te harrojne vetveten qe ekzistojne, qe dikur qeshnin krejt te lirshme, qe dikur thurnin endrra prane nje libri apo nje vallezimi. Ja keshtu e shoh une kete punen e fajit.

Por ama, qe gocat te mundohen te lexojne mire çfare fshihet aty tek cepi i buzeqeshjes, kjo duhet dhe shume bile. E per ato qe nuk do ta kene kete aftesi, duhet pritur nje dekade e humbur per te ardhur ne vete dhe tentuar diçka. Nejse, ju uroj fat juve dhe gjithe te tjerave <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Guest
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

epo kur u be edhe shqiptari te jete xheloz! po shqiptarit nuk ja var askush! asnje! epo prandaj behen xheloze ata tek e fundit

<span style="font-style: italic">Mos bastardo temen!</span>
 

arun

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Shumë filozofë mendojnë se xhelozia nuk ka gjë të përbashkët me dashurinë dhe se njeriu që është xheloz ndaj partnerit të tij nuk e dashuron me të vërtetë këtë.

Xhelozia sipas këtyre filozofëve është vetëm shprehje e ndjenjës së pronësisë ku njeriu e sheh partnerin si pronë të tij të cilën nuk don ta humbasë. Ata thonë se të dashurosh dikë është ta lesh atë lirë në rrugën e tij.
Por sipas studimeve më të fundit xhelozët nuk duhet të ndjejnë turp që janë të tillë. Profesori i psikologisë i Universitetit të Austin në Texas David Buss thotë se xhelozia nuk është diçka e padobishme si mund të mendojnë shumë vetë. Përkundrazi, përgjatë historisë së zhvillimit të njeriut, xhelozia, përkrah një marrëdhënie të ndërsjelltë me dashurinë, është zhvilluar në një mekanizëm mbrojtës të lidhjes bashkëshortore.
Xhelozia ka lindur si një mjet mbrojtës ndaj kanosjes së pabesnikërisë dhe lënies. Duke njohur këto kanosje njeriu fiton një zgjuarsi të ndjenjave që të mëson se si të sillesh.
Ndez pasionet
Sipas dijetarëve xhelozia mund të pasurojë lidhjen bashkëshortore dhe të ndezë pasionet. Mungesa e plotë e xhelozisë mund të mos tregojë gjë tjetër veç se marrjen fund të ndjenjave.
Psikologia gjermane Cora Besser-Sigmund është e mendimit se pak xhelozi është e nevojshme pasi tregon se gjithçka shkon mirë në lidhjen bashkëshortore. Është krejt normale dhe e llogjikshme që njeriu don ta mbajë pranë vetes atë që dashuron. Nëse nuk ndjen ndopak xhelozi, atëherë as lidhja nuk është lidhje dashurore.
Ndjenjat nuk duhen ndrydhur
Besser-Sigmund nuk është e mendimit që njeriu duhet të shtypë brenda tij xhelozinë dhe të mos ia shfaqë atë bashkëshortit të tij si ç´bëjnë shumë vetë.
Vetë përpjekja për të fshehur xhelozinë është e kotë pasi ajo shfaqet në një mënyrë apo tjetër.
Por xhelozia nuk duhet t´i shfaqet partnerit as në format e nxehjes, bërtitjes apo ngritjes së dorës.
Në vend të kësaj i duhet thënë bashkëshortit &quot;më fal, por unë jam bërë pak xheloz dhe nuk mund ta përmbaj këtë ndjenjë&quot;. Ky veprim do të ndihmonte për të kuptuar më mirë se çfarë është ajo që të bën xheloz dhe si ta heqësh këtë ndjenjë.
Por është e rrezikshme kur xhelozia e tejkalon masën. Kur njeriu është xheloz apo dyshon tërë kohës duke dashur ta ketë bashkëshortin gjithnjë nën kontroll dhe ia marrë kështu lirinë atij. Kjo do të sillte atë që asnjërit nuk do t´i mbetej ndonjë ndjenjë pozitive për tjetrin.

Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur në shënimet nga kurset e filozofisë dhe në materialin e revistës &quot;Für Sie&quot;
 
Top