pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

arun

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Xhelozia nuk është e njëanshme: Jo vetëm mashkulli por edhe femra është xheloze… Shpesh neve na është thënë ose kemi dëgjuar t’i thuhet dikujt ….Nuk më pëlqeu mënyra sesi të pa ai tipi… Mos e kthesh kokën as majtas as djathtas… Je veshur kështu që të biesh në sy: paske ndonjë variant sot… Duhet të qëndrosh në shtëpi dhe të merresh me fëmijët… Nuk më pëlqen të punosh aty sepse ka shumë meshkuj madje edhe …. Do të të vras nëse marr vesh gjë…. E vrava sepse më tradhtonte…

Përse mashkulli është xheloz në marrëdhënien me partneren?

Nëse partneri nuk është i sigurt në marrëdhënien e tij me partneren ka shumë mundësi që të ndihet i kërcënuar nga prania e meshkujve të tjerë në jetën e saj. Pasiguria për të ardhmen e lidhjes shkakton xhelozinë. Kjo formë e xhelozisë mund të jetë një ndër treguesit e periudhës së vështirë që kalon marrëdhënia. Në këto kushte xhelozia mjegullon pamjen dhe nuk të lejon të kuptosh atë që po ngjet realisht me të dy partnerët.

Xhelozia dhe përkushtimi i partneres

Nëse përkushtimi ndaj partnerit është në nivele të ulëta, ka shumë mundësi që ai të reagojë ndaj saj me xhelozi. Partneri cili merr pak vëmendje dhe dashuri do të vihet në kërkim të shkaqeve:

përse ajo nuk më do si më parë?

Përse ka ndryshuar?

Dhe në fakt mendja shkon për keq: Mund të jetë dikush tjetër është në jetën e saj. Një mendim i tillë mund të mjaftojë për të ‘’minuar’’ paqen shpirtërore dhe për t’i dhënë goditjen e parë lidhjes.

Xhelozia dhe tiparet e partneres


Nëse partnerja është miqësore, hyn shpejt në komunikim, tërheq vëmendjen e meshkujëve, partneri do të ndihet i kërcënuar. Ai e interpreton sjelljen e partneres si provokim dhe i sheh meshkujt e tjerë si rivalë të mundshëm të cilët mund të paraqesin interes për partneren e tij. Për shkak të frikës dhe inferioritetit, ai shfaq xhelozi për partneren në marrëdhëniet që ajo krijon dhe do të fitojë sa më shumë nga vëmendja e saj.

Xhelozia dhe historitë e mëparshme të partneres
Nëse partnerja nuk ka qënë e qëndrueshme në lidhjet e mëparshme, partneri priret të mendojë se ajo mund të jetë e paqëndrueshme edhe me të dhe mund ta lerë për dikë që mund t’i përgjigjet më mirë shijeve të saj.

Xhelozia dhe historitë e mëparshme të partnerit


Nëse edhe në marrëdhëniet e mëparshme mashkulli ka qënë xheloz ai do të vazhdojë të shfaqë xhelozi edhe në lidhjen në vazhdim. Në disa raste xhelozia mund të shkaktohet nga sjellja e partneres ose nga shkaqe të jashtme ndërsa në raste të tjera ajo është tipar i mashkullit dhe ka nevojë të trajtohet.

Xhelozia dhe dëshira për kontroll


Nëse partneri kërkon të ketë kontroll në jetën e partneres dhe ajo ka thënë “po” për çdo vendim që ai ka marrë për të. Ai do të tregohet xheloz nëse ai ka pak mundësi të kontrollojë atë që partnerja bën. Ai do të bëhet xheloz për shkak të mungesës së kontrollit.

Xhelozia dhe modelet në familje

Nëse partneri është rritur në një familje, ku babai ka reagur me xhelozi ndaj nënës dhe ai do të priret të imitojë modelin e babait në marrëdhënien e tij me partneren. Ndikimi i modelit prindëror vazhdon të jetë i pranishëm në jetën tonë edhe kur nuk jemi më fëmijë. Gjithashtu edhe modelet e shokëve apo të të afërmëve të tjerë ndikojnë në sjelljen tonë. Nëse miqtë e partnerit priren të jenë xhelozë me partneret e tyre kjo do të jetë një arsye më shumë që ai të jetë xheloz me partneren e tij.

Xhelozia dhe përfundimi i lidhjes

Nëse lidhja po shkon drejt fundit dhe partnerët nuk kanë forcën e duhur për t’i thënë gjërat në sy, për të qenë sa më të hapur dhe të drejtpërdrejtë ai do të nisë t’i nxijë jetën partneres me skena xhelozie, derisa ajo ose ai të thotë fjalën e fundit.

Ti dhe xhelozia: Si mund ta zbutësh xhelozinë?

-Mbrojtja më e mirë kundra xhelozisë është një ruajtja e marrëdhënies. Nëse dashuria mbahet gjallë, nëse partnerët janë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, nëse e kanë njëri-tjetrin në qendër të vëmendjes në lidhjen e tyre nuk ka vend për xhelozinë e sëmurë.
-Kontrollo mendimet dhe imagjinatën: me kë është ai? Çfarë është duke bërë? Ti mund të kuptosh që në disa raste disa “lojëra” mund të luhen nga partneri për të të bërë xheloze, që partneri mund të jetë shumë i dhënë pas vetes dhe në disa raste mund të mos tregojë ndaj teje kujdesin e duhur. Një episod, një mendim i vetëm mund të bëhet shkak për një “telenovelë” të një jete të dyfishtë të partnerit. Në këtë mënyrë ti i hedh benzinë zjarrit, shqetëson veten dhe partnerin.
-Mos e “përdorni” xhelozinë si tregues të dashurisë. Xhelozia e vazhdueshme nuk nënkupton dashuri të vazhdueshme. Xhelozia reflekton nevojat e tua, dëshirën për të ruajtur atë që ti e dëshiron për momentin dhe kërkesat për atë që do të sjellë e ardhmja. Xhelozia reflekton interesat personale dhe dashurinë për veten sesa dashurinë reciproke.
-Hidh një shikim pas në marrëdhëniet e tua: ke qënë xheloze edhe në marrëdhëniet e mëparshme apo vetëm në këtë marrëdhënie. Nëse për çdo partner je ndier xheloze duhet të jesh më e kujdesshmë për akuzat që bën: je ti që e paragjyon parnerin, je ti që sheh në sjelljen e tij e tij atë që pret të shohësh duke mos i dhënë rëndësinë e duhur aspekteve të tjera të sjelljes së tij.
-Mos u hidh në sulm nëse e sheh që partneri yt është duke flirtuar me dikë: Tregoi sesi u ndieve, tregoi sesa i rëndësishëm është ai për ty dhe që dëshiron të vazhdosh marrëdhënien në kohë. Mos u bë qaramane. Jo të gjithë meshkujt janë në gjendje t’i bëjnë ballë gruas në një situatë të tillë. Dhe si vetëmbrojtje zgjedhin “ngritjen e zërit” ose i kujtojnë asaj një histori të “vjetër”. Nëse ju nuk sulmoni do ta keni më të lehtë të komunikoni me partnerin tuaj. Ndërshmëria shpesh është mënyra më e mirë për të përballuar xhelozinë.
 

spartan00

Forumium praecox
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Pse burrat shqiptare jane shume xheloze?
Sepse jane shume injorante prandaj.
Kjo merr edhe gjinine femerore
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Per mos te qene xheloz, zgjidheni parterin ose partneren tuaj te shemtuar, kot fare, qe mos tia vare njeri, keshtu qe ju jeni te qete.
Cfare llogjike!
Edhte normale : sa me shume ta duash partnerin tend,sa me i(e) shtrenjte te jete ai(ajo), aq me shume ke frike se mos e humbasesh.
 

arun

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Fillimisht postuar nga YLLIS:
[qb]
Cfare llogjike!
Edhte normale : sa me shume ta duash partnerin tend,sa me i(e) shtrenjte te jete ai(ajo), aq me shume ke frike se mos e humbasesh. [/qb]
nese ti ke frike se mos e humbasesh do te thote se e konsideron partneren tende si objekt dhe jo si subjekt

dhe kjo eshte ajo qe nuk e kuptojne dot femrat dhe meshkujt shqiptare ne pergjithesi

ta duash partneren/in do te thote qe ta kuptosh dhe vetem partneret qe dashurohen jane te vetmit qe edhe kuptohen ....te tjeret vrapojne mbas iluzionit se gjoja jane te dashuruar dhe si pasoje edhe nuk kuptohen dhe pastaj e konsiderojne partnerin si prone dhe nuk duan kurrsesi ta humbasin dhe keshtu arrin ne skene te jetes ajo qe ne e quajme xhelozi
 

epiphany

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

ka disa lloje ndjenjash qe jane shume normale ne nje raport.eshte normale deri diku te jesh "xheloz" per kohen qe partneri mund te kaloj me persona te tjere e per ate sado pak qe ti mund te humbesh nga jeta e tij.ka pastaj xhelozi (qe ne fund te fundit nuk jane aspak te tilla) qe lindin ne ato raporte aspak te shendosha.ne meshkujt shqipetar shpesh here sheh nje lloj xhelozie te shemtuar qe lind thjeshte nga deshira per te komanduar, per t'u ndjere te rendesishem.
 

kitra_99

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

buurrat shqiptare nuk jan gjeloze edhe aq , shumica e shqiptareve them qe nuk kane shume te dashura , dhe nese ata mund ta bejne nje femer ata nuk e leshojne per gjithe jeten keshtu them une , them shumica???
 

laberia

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

ndoshta ne burrat shqiptar jemi xheloz[sipas teje] sepse ne vertet dashurojme fort dhe i perkushtojme gjithcka te dashurave.
ne qofte se ti ke nje cant me diamant a do te kujdeseshe per te kur te tjeret e shofin me mahni.
por ne qoft se ti keta diamant i mban mbyllur dhe nuk do ti shikoj askush atehere ti nuk je nje burr xheloz por nje idiot,
how is that 4 u?
 

MLK

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Burrat shqiptare ne pergjithesi kane nje xhelozi maladive e cila ne pjesen me te madhe te rasteve vjen nga posesiviteti i egzagjeruar. Ne Shqiperi ne pjesen me te madhe te rasteve gruaja quhej si prone, si objekt e ne te tilla kushte mashkulli gezonte gjithe te drejtat mbi "pronen". Sa here kemi degjuar gomarlliqe qe burri rrihte gruan e vellezerit e gruas mbyllnin gojen pasi ajo i perkiste burrit!
Po te shtojme dhe temperamentin dhe mentalitetin e mesdhetarit qe kemi ne shqiptaret, "moralin" e njeriut te ri komunist.. behet nje koktej qe zorr se e gjen ne vend tjeter. Pse shkoni larg, me shume se treçereku i meshkujve qe kam ber muhabet jasht ne fillim te thonin qe po ti beje sex fort parteneres nuk te linte me gjithe jeten e sta drudhte me njeri!!! Nuk eshte shaka po me te vertete mentaliteti i pjeses me te madhe te shqiptareve, po na eshte dash te dalim jashte qe te dinim kush ishim, se kur ishim aty kujtonim se Shqiperia ishte Tirana.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Une mendoj se eshte nje perzjerje midisi instiktit te posesivitetit dhe mentalitetit. Ideja qe femra eshte nderi shtepis dhe sjellja e saj c'nderon burrin dhe shtepine eshte teper e rende per mentalitetin shqiptar, gje qe rrit ne rrenj katrore dhe 'xhelozin', ose ta themi me sakt friken per te humbur nderin.
 

Eltoni_bkt

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Fillimisht postuar nga ceca:
[qb] per mendimin tim personal burrat ose me mire te themi meshkujt shqiptare jane shume xheloz sepse i tradhtojne te dashurat dhe keshtu qe mendojne se dhe e dashura e tyre mund te beje te njejten gje. [/qb]
CECA, ke te drejte se burrat shqiptare jane xheloze, por te lutem cmund te thoni se vajzat shqiptare nuk te tregoine sesa te dashur kene nderuar?

Rrofsh
Eltoni
 

pupi

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

[qb] Si jemi ne meshkujt shqiptare ???!!!

me te miret .

PER FEMNAT DAJAK dhe KEQTRAJTIM :rockband:

[/qb]
 

Princesha

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

kurse ti je me te fut ne burg, he si del manej prej aty si qingj <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

pupi

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Fillimisht postuar nga Rozalina :
kurse ti je me te fut ne burg, he si del manej prej aty si qingj
[qb]

car ti bosh sme futsin dot , kurse une jap dajak dhe keqtrajtim. sorry por kshu e ka jeta , nganbjehere eshte e padrejte[/qb]
 

Princesha

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

po mire sa te munesh (dajak e ca te dush) nqs te lejon kush.

...
 

epiphany

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Fillimisht postuar nga Alabak me Arm0ni:
[qb] [qb] Si jemi ne meshkujt shqiptare ???!!!

me te miret .

PER FEMNAT DAJAK dhe KEQTRAJTIM :rockband:

[/qb] [/qb]
po ti qenke alabak fare <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

I rroft Arm0ni <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Alanis

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

Sepse femrat shqiptare jane shume te lezetshme ose mbahen shume per tu bere te tilla dhe kjo i ben qe te jene terheqese dhe kjo e con mashkullin te perdore cdo menyre per te mbrojtur "pronen e vet". <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

do vdes per ty

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

sepse edhe grate jane xheloze <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

epiphany

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

thjeshte mungese sigurie dhe deshira per t'u ndjere i pushtetshem.
 

dollibash

Primus registratum
Re: pse burrat shqiptare jane shume xheloz?

sepse shqiptari dashuron fort <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 
Top