Protestat "Nano ik"

Martin Gora

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Je shifrat krahasuese te zhvillimit ekonomik nder vite qe dha sot ministria e Financave.

"Ministria e Financave publikoi sot te dhena krahasuese sipas viteve, mbi realizimin e te ardhurave ne buxhet. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Alban Beqa paraqiti sot ne nje konference shtypi, nje analize krahasimore te treguesve ekonomike dhe te te ardhurave te realizuara ne vite ne buxhetin e shtetit. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat në vitin 2003 arritën në 112 miliardë lëkë. Sipas ministrise se Financave, në vitin 2003 u mblodhën nga tatimet dhe doganat më shumë lekë, se sa janë mbledhur ne kater vite së bashku `93-'96. Në vitin 2004 parashikohet të mblidhen rreth 125 miliard lekë, ose më shumë se ne 4 vitet `94-`97 së bashku. Prodhimi i Brëndshëm Bruto, tha Beqa, sot është gjashtëfishuar në krahasim me vitin 1993 dhe është trefishuar në krahasim me vitin 1996, ku nga 631 USD për frymë ka arritur në rreth 1800 USD për frymë në fund të vitit 2003. Investimet në arsim nga buxheti i shtetit arriten në vitin 2003, sa në tre vitet se bashku '94 - `96, pa llogaritur ketu investimet e huaja, të cilat e rrisnin këtë shifër 2 herë. Në shëndetësi, investimet nga buxheti i shtetit arrijnë në vitin 2003, nivelin e 4 viteve se bashku 1994-1997, pa llogaritur këtu investimet e huaja, të cilat e cojnë këtë shifër në 2-fishin e kësaj periudhe. Në rritje te ndjeshme, theksuan burimet e ministrise se Financave, kane qene edhe investimet ne infrastrukturë dhe ujësjellesa"
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Ne se levizja "Nano ik" i ka te gjitha te zezat qe
qeveria Nano ka bere ne keto dy vjet, ne te kundert mund te thuhet se aleanca midis Shqiperise dhe USA eshte arritja me pozitive e kesaj qeverie.
Disa forumist me larte jane shprehur kunder shtimit te trupave shqiptare ne luften e Irakut, une do te thosha se ne se aleanca e kerkon kete
qeveria shqiptare duhet ta zbatoj.
Pse?
Se pari Shqiperia ka detyrime ndaj aleances, per mua largimi i trupave spanjolle ne nje fare menyre eshte nje lloj tradhetie qe i behet kesaj aleance.
Se dyti ushtaret shqiptare shkojne ne Irak ne baza vullnetare, dikush mund te thote kjo per anen ekonomike, ai qe shkon i meerre te gjitha parasysh!
Se treti,Per clirimin e Kosoves te pakten ne shqiptaret qe ishim ne ate kohe ne Amerike kerkuam nga qeveria Amerikane qe ajo te sulmonte
Jugosllavin e Milloshevicit, dhe sic dihet nga te
gjithe ishte nderhyrja e ushtrise Amerikane qe beri te mundur clirimin e Kosoves se te ishte per Francen ,Spanjen, Rusine e ndonje tjeter populli i Kosoves nuk do ishte sot ne trojet e veta.
Se katerti aleanca qe udhehiqet nga USA eshte nje aleance e fuqishme dhe ne te marrin pjese nje numer shume i madh vendesh nga e gjithe Bota, keshtu qe Shqiperia nuk eshte e vetme dhe ne kete kuader aspak servile, sic mundohet ndonje ta quaj!
Se pesti, une mendoj se nje nga arsyet tkurrjes se levizjes "Nano ik" eshte edhe zgjerimi i kesaj
aleance pro Amerikane te cilen Nano si firaun qe eshte ka ditur ta shfrytezoj per te forcuar poziten e tij.
Sic ka thene edhe Fan Noli:"Shiperi mos ki frike
se ke djemte ne Amerike"
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Protesta "Nano, ik!", në Vlorë, sjell panik tek kryeministri


KESH është shndërruar në një organizatë bazë të PS, e destinuar të zbatojë urdhërat e kryeministrit Nano për të penguar takimet dhe dialogun e opozitës me qytetarët. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe mbrëmë në qytetin e Vlorës, kur drejtues lokalë të PD të këtij qyteti e kanë pasur të pamundur që të komunikojnë përmes televizionit me qytetarët, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Drejtuesit e PD Vlorë ishin ftuar në televizionin lokal "Amantia" për të dhënë gjykimet e tyre lidhur me lëvizjen "Nano, ik!" si dhe për protestën e së shtunës në qytetin e Vlorës. Emisioni ishte paralajmëruar nga televizioni i sipërpërmendur për ditë me radhë dhe në momentin që pritej fillimi i këtij emisioni nga qytetarët e Vlorës, gjithçka është errësuar nga KESH, i cili ka prerë energjinë elektrike për studiot e këtij televizioni. Kjo ka bërë që emisioni të dështojë, ndërsa ka ekspozuar përpara syve të gjithë qytetarisë vlonjate edhe një herë shndërrimin e KESH në një organizatë politike të PS.

Por reagimi i KESH me urdhër të drejtpërdrejtë të kryeministrit tregon panikun që ka përfshirë kryeministrin në prag të protestës së Vlorës. Ai ka angazhuar edhe struktura të tilla si KESH që të bëjnë çdo gjë për dështimin e kësaj lëvizje. Në të vërtetë, kryeministri, me metodat bizantine që po përdor ndaj opozitës, po njolloset akoma më shumë në sytë e qytetarëve si një frikacak dhe një uzurpues i institucioneve, të cilat i ka shndërruar të gjitha në leva të qëllimeve të tij politike. Protesta e opozitës në Vlorë nuk do të mund të ndalet as nga KESh dhe as nga turli lesh institucionesh të mjera të një kryeministri të dështuar si Fatos Nano. Vlora, të shtunën, do të jetë e gjitha në shesh, duke i dhënë një paralajmërim të qartë kryeministrit Nano që të largohet nga pushteti dhe t'i hapë vendit rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb] une mendoj qe te derdhet gjak shqiptari ne Irak eshte e Pamoralshme, edhe kete ja vej fajin kesaj qeverije qe i ka cuar keta bij nenash ne ate vend si mish per top.
ky eshte nje motiv me shume( listen e gabimeve i ka te gjata) qe nano te IKi.

sa per :

------------------------------------------
Ti mendon se dikush duhet te marre EDHE nje tabele ne mitingun e ardhshem ku shkruhet - NDALONI LUFTEN NE IRAK - KTHENI USHTARET SHQIPETARE NE SHQIPERI - LUFTA ESHTE E PAMORALSHME - NANO BUSH, NJE ALEANCE KRIMINALE

????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
--------------------------------

kete propozim beja Sales qe ndoshta edhe mund ta pranoj.
ose mund tja cosh atyre te PS, kuptohet me gjithe modifiket e rastit. [/qb]
sa privilegje qe i lejon vetes ti leo!!!!!!!!
Nuk te pelqejne veprimet qe behen por nuk do te japesh nje mendim per to (a te kundershtohen apo jo) sepse ke frike. KY NUK ESHTE MENDIM

Po te dua te pyes salen e pyes ne vendin e duhur dhe jo ketu ne forum
une te pyeta ty

TI mendon se dikush duhet te marre EDHE nje tabele ne mitingun e ardhshem ku shkruhet - NDALONI LUFTEN NE IRAK - KTHENI USHTARET SHQIPETARE NE SHQIPERI - LUFTA ESHTE E PAMORALSHME - NANO BUSH, NJE ALEANCE KRIMINALE

????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

TI, a mendon se duhe te jene edhe keto pankarta (apo te ngjashme) ne protestat e berishes?????
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

alterantivat qe po propozohen keto dite jane

- konflikt i hapur me BE (greqia eshte vend i BE
cry.gif
)
- prishje te aleances me ameriken (per arsye morali
lol.gif
)

asnje alternative ne ekonomine shqipetare, vetem alternativa shkaterruese ne politiken e jashtme...

Berisha dhe aleatet e tij jane krejtesisht te paafte te qeverisen dhe kete kane treguar gjate kohes kur ishin ne pushtet dhe vazhdojne t'a tregojne tani.

"Nano ik" nuk pretendon te sjelle asgje pozitive per shqiperine por vetem per karrigexhinjte qe kane mbaruar parate e vjedhura me 92-97

Berishes i mungon edhe e drejta morale edhe aftesia per te kerkuar ardhjen e tij ne pushtet perseri.

Ka nga ata shqipetare qe kane interes ne kthimin e tij sepse shpresojne ne ndonje kocke, ne ndonje kthim te gomoneve, ne ndonje tjeter kontabande nafte me serbine (kesaj rradhe per tanket kunder kosoves), ne ndonje vend ne gjykate me 6 muaj kurs, ne kthimin e kjoskave shurrtore ne qender te tiranes, ne ndonje kobure ne brez e tesera te SHIK, ETJ ETJ ETJ (nuk kane te mbaruar)

"Nano ik" e berishes nuk po pretendon aspak ne largimin e nanos por vetem ne ndalimin e organizimit te shoqerise se pakenaqur (te pakenaqur nga nano) shqipetare larg paradiktatuares saliniste.

NUk mund te largohet stalini per te sjelle hitlerin dhe per te kthyer shqiperine ne epoken e gurit ku e vetmja lidhje me perendimin do te jene perseri gomonet.
 

the hitman

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga ***Inesss***:
[qb] Protesta "Nano, ik!", në Vlorë, sjell panik tek kryeministri


KESH është shndërruar në një organizatë bazë të PS, e destinuar të zbatojë urdhërat e kryeministrit Nano për të penguar takimet dhe dialogun e opozitës me qytetarët. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe mbrëmë në qytetin e Vlorës, kur drejtues lokalë të PD të këtij qyteti e kanë pasur të pamundur që të komunikojnë përmes televizionit me qytetarët, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Drejtuesit e PD Vlorë ishin ftuar në televizionin lokal "Amantia" për të dhënë gjykimet e tyre lidhur me lëvizjen "Nano, ik!" si dhe për protestën e së shtunës në qytetin e Vlorës. Emisioni ishte paralajmëruar nga televizioni i sipërpërmendur për ditë me radhë dhe në momentin që pritej fillimi i këtij emisioni nga qytetarët e Vlorës, gjithçka është errësuar nga KESH, i cili ka prerë energjinë elektrike për studiot e këtij televizioni. Kjo ka bërë që emisioni të dështojë, ndërsa ka ekspozuar përpara syve të gjithë qytetarisë vlonjate edhe një herë shndërrimin e KESH në një organizatë politike të PS.

Por reagimi i KESH me urdhër të drejtpërdrejtë të kryeministrit tregon panikun që ka përfshirë kryeministrin në prag të protestës së Vlorës. Ai ka angazhuar edhe struktura të tilla si KESH që të bëjnë çdo gjë për dështimin e kësaj lëvizje. Në të vërtetë, kryeministri, me metodat bizantine që po përdor ndaj opozitës, po njolloset akoma më shumë në sytë e qytetarëve si një frikacak dhe një uzurpues i institucioneve, të cilat i ka shndërruar të gjitha në leva të qëllimeve të tij politike. Protesta e opozitës në Vlorë nuk do të mund të ndalet as nga KESh dhe as nga turli lesh institucionesh të mjera të një kryeministri të dështuar si Fatos Nano. Vlora, të shtunën, do të jetë e gjitha në shesh, duke i dhënë një paralajmërim të qartë kryeministrit Nano që të largohet nga pushteti dhe t'i hapë vendit rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit. [/qb]
Lere mos e pyet,Fatos Nano po dhi gjak,s'po di ku te perplaset,i ka hyre lepuri ne bark,s'di ku te kerkoje strehim politik,ka bere gati valixhet te ike nga syte kembet,te marre arratine ne Greqi,apo jo,si grek qe eshte! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .Sa femije budallenj qe jane keta hienat e tromaksura te psikopatit delirant Sali idiot Berisha.Ju besojne me gjithmend perrallave dhe mashtrimeve qe ju punon materia cerebrale e konsumuar! Me kete fantazi kaq pjellore duhet te punojne te teatri i kukllave.

Pa qene nevoja te perseris parafolsin gene me lart,do shtoja qe nganjehere mendoj se shqiptaret e meritojne Malokun,'97,nenzhvillimin,diktaturen,Arabine mesjetare.Me keto tru "te fresket" qe shpalosen ne kete faqe virtuale eshte me e pakta qe mund te thuhet!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Ja se cfar thote raporti i EU per Shqiperine,i permbledhur me pak rreshta.


1)Qeveria

Konfliktet brenda PS-së, frenuan reformat

2)Administrata

Korrupsioni pengesë për shërbimin civil

3)Pushteti vendor

Qeveria fuqizon enkas krahun e saj, prefektët

4)Sistemi i drejtësisë

Korrupsioni në të gjithë sistemin gjyqësor

5)Shteti ligjor

Korrupsioni po ndikon negativisht

6)Korrupsioni

Asnjë rezultat në luftën kundër korrupsionit

7)Protestat

Policia më e përmbajtur gjatë tubimeve

8)Liria e mediave

Qeveria ushtron presion mbi mediat

9)Gjendja ekonomike

Reformat dhe energjia, rrezik potencial

10)Papunësia

Shifrat e qeverisë për papunësinë, të manipuluara

11)Tregu i brendshëm

Zbatimi i ligjit, pengesë për zhvillimin e tregut


12)Prokurimet publike

Mungon transparenca dhe konkurrenca



13)Industria

Sektori më i dobët në Shqipëri

14)Pastrimi i parave

Legjislacioni për këtë qëllim nuk zbatohet

15)Lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

Edhe pse duhet të jetë prioritet, nuk ka progres


A nuk duhet qe kryetari i qeverise te jap dorheqje,pas ketij rraporti???
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Duhet qe shqipetaret te mos e votjne me kryetarin (dhe jo vetem ate) nese vleresojne se ky rraport eshte relativisht negativ. (relativisht dmth - duke e krahasuar me vitet e meparshme dhe/ose me alternativat e verteta qe ofrohen - nese lejohen te ofrohen)

Pra, duhet qe shqipetaret te vleresojne me racionalitet alternativat qe u ofrohen dhe te ndihmojne lindjen e alternativave te reja.
"nano ik" po pengon lindjen e ketyre alternativave sepse po perpiqet te mbaje status quone nano-berisha berisha-nano.

Ka alternativa me te mira se nano, por nuk eshte berisha apo aleatet e tij (qe edhe po pengojne me kete rast (eshte e drejte e tyre te pengojne dhe eshte e drejta jone t'a kuptojme) alternativat)


Mua nuk me pelqen status quo BERISHA - NANO
NANO-BERISHA
dhe, rrjedhimisht nuk mendoj se duhet mbeshtetur "nano ik" e berishes
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga harley davidson:
[qb]
Fillimisht postuar nga ***Inesss***:
[qb] Protesta "Nano, ik!", në Vlorë, sjell panik tek kryeministri


KESH është shndërruar në një organizatë bazë të PS, e destinuar të zbatojë urdhërat e kryeministrit Nano për të penguar takimet dhe dialogun e opozitës me qytetarët. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe mbrëmë në qytetin e Vlorës, kur drejtues lokalë të PD të këtij qyteti e kanë pasur të pamundur që të komunikojnë përmes televizionit me qytetarët, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Drejtuesit e PD Vlorë ishin ftuar në televizionin lokal "Amantia" për të dhënë gjykimet e tyre lidhur me lëvizjen "Nano, ik!" si dhe për protestën e së shtunës në qytetin e Vlorës. Emisioni ishte paralajmëruar nga televizioni i sipërpërmendur për ditë me radhë dhe në momentin që pritej fillimi i këtij emisioni nga qytetarët e Vlorës, gjithçka është errësuar nga KESH, i cili ka prerë energjinë elektrike për studiot e këtij televizioni. Kjo ka bërë që emisioni të dështojë, ndërsa ka ekspozuar përpara syve të gjithë qytetarisë vlonjate edhe një herë shndërrimin e KESH në një organizatë politike të PS.

Por reagimi i KESH me urdhër të drejtpërdrejtë të kryeministrit tregon panikun që ka përfshirë kryeministrin në prag të protestës së Vlorës. Ai ka angazhuar edhe struktura të tilla si KESH që të bëjnë çdo gjë për dështimin e kësaj lëvizje. Në të vërtetë, kryeministri, me metodat bizantine që po përdor ndaj opozitës, po njolloset akoma më shumë në sytë e qytetarëve si një frikacak dhe një uzurpues i institucioneve, të cilat i ka shndërruar të gjitha në leva të qëllimeve të tij politike. Protesta e opozitës në Vlorë nuk do të mund të ndalet as nga KESh dhe as nga turli lesh institucionesh të mjera të një kryeministri të dështuar si Fatos Nano. Vlora, të shtunën, do të jetë e gjitha në shesh, duke i dhënë një paralajmërim të qartë kryeministrit Nano që të largohet nga pushteti dhe t'i hapë vendit rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit. [/qb]
Lere mos e pyet,Fatos Nano po dhi gjak,s'po di ku te perplaset,i ka hyre lepuri ne bark,s'di ku te kerkoje strehim politik,ka bere gati valixhet te ike nga syte kembet,te marre arratine ne Greqi,apo jo,si grek qe eshte! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .Sa femije budallenj qe jane keta hienat e tromaksura te psikopatit delirant Sali idiot Berisha.Ju besojne me gjithmend perrallave dhe mashtrimeve qe ju punon materia cerebrale e konsumuar! Me kete fantazi kaq pjellore duhet te punojne te teatri i kukllave.

...[/qb]
personalisht do te te kisha hequr nga postimi te gjithe ofendimet ndaj mbeshtetesve te berishes, qofte militanteve (qe mbase edhe i meritojne) e qofte simapatizanteve te thjeshte.

Nuk mendoj se ka nevoje te biem ne kete forum ne te njejtin nivel me berishen
 

liria1971

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Eshte me te vertete per te vene duart ne koke qe te &quot;kulturuarit&quot; si harley,cdo gje qe qe eshte ne oponence me AL KAPONEN NANO..e lidhin me nje tjeter te deshtuar dhe katastrofik si BERISHA eshte ajo fryme urrejtje qe perpiqen te ndellin mes shqiptareve qe nuk i le te shohin pas hundes se vet!SHQIPTARET sot(VAZHDOJNE) te vdesin ne OTRANTO..te vidhen ne menyre te paturpshme nga &quot;shteti&quot; NANOIST. te vuajne apo te &quot;shijojne&quot; te mirat e shtetit ligjor qe ky pervers politik u premtoi ne 97,rinia shqiptare te vetmen menyre per te pare nje dite te bardhe sheh emigrimin, dhe sa e sa plage te tjera do numeronte dikush ketu,e megjithate sheh me keqardhje qe keto nuk prekin njerez si HARLEY E MARTINI!!Eshte te pakten <span style="font-weight: bold">TURP!!</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Personalisht qe prej 93 nuk kam asnje lloj respekti per Berishen.Dhe sipas ksaj llogjike u dashka te mbaj ne kembe perbindshin Nano &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .Kjo eshte stragjia e fundit e deshperimit e socialisteve qe e trumbetojne disa ktu.Pra perbindshi qe premtonte hakmarrje ne letrat e tij nga burgu te qendroje deri sa te gjendet engjelli nga parajsa qe do te vihet ne krye te opozites.Edhe kta dashje pa dashje i pranojne &lt;&lt;meritat&gt;&gt;e Nanos po kur dikush ju thot te hiqet qajne
cry.gif
bertasin jo thone se do te kthehemi ne 97 e harrojne se kush i liroi caushet nga burgu i perjetshem per llogari te tyre kush(ish deputete e prefekte) i pinte gjakun trupave te funksionareve te shtetit qe po jepnin shpirt.Nje hipokrizi e tille ka kaluar ne ADN pas 50 vjet krimesh e justifikimesh dhe nga mungesa e dhenies se pergjegjesis.(Avni Rustemeve)Ecin akoma me shprehjen <span style="font-weight: bold">S'ka kala qe s'marrin komunistet</span> mendojne qe jane te Zgjedhurit e Zotit per te sunduar mbi Shqiptaret(Po te shfetoni shkrimet e disa zombie ktu gjeni argumenta te pakundershtushem).Nuk ka problem akuzat nga do qe te vijne çfare do na bejne ????Nje autokritik si ne Kohen e Xhaxhit dhe o burra nga fitorja ne fitorje
thumbsup.gif
Po kta krymba ktu ne AF nuk kuptojne me thelbesoren se e vetmja menyre per te mbajtur pushtetin Nano eshte izolimi i metejshem i Shqiperise jo me kot nga EU po vjen alarmi se po behen hapa prapa çdo dite.Si do te mund te siguronte Enver Hoxha nje pushtet te tille sikur te mos izolonte vendin ne ate menyre.Edhe bijte e tij po bejne te njejten gje po ne menyra me te sofistikuara.
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Tushi, edhe une e kam pasur idhull Berishen , por mbas vitit 94 (pas rrezimit te projekt kushtetutes Berishjane) fillova te ftohem , deri sa ne 97 fillova te urrej e ta quaj armik te shqiptareve (ndoshta e kam dhe gabim).
Megjithate jam qe kjo qeveri e qelbur socialiste
te largohet sa me pare nga drejtimi i Shqiperise
edhe per ato te keqia qe i ka sjell dhe po i sjell vendit, por nga ana tjeter nuk mund te pranoj qe Shqiperine ta drejtoj nje opozit si
kjo e sotmja dhe per me keq qe udhehiqet nga nje i deshtuar si Berisha.
Dikush thote , te iki Nano nje here pa dhe sikur Berisha le te vij!
Per mua kjo do te thote te ikim nga shiu dhe te bjem ne bresher.
Opozita e sotme kurre nuk ka paraqitur alternativa, ajo vetem di te kundershtoj, ne te shumeten e rasteve te pengoj zhvillimin dhe ecjen
perpara dhe kjo ka vetem nje qellim , ne pushtet te vi perseri Berisha.
Kete,pervec militantve te PD dhe disa te deshtuarve e te pa aftve qe i servilosen Berishes per te marre nje cop sa me te majme,askush nuk do e desheronte,por ne se opozita do e fitonte pushtetin me voten e ndershme te popullit shqiptar
atehere le ta gezonte perseri!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

DFV une Berishen e du per momentin vetem sa te japin kontributin e tij per rrezimin e Nanos.Ne zgjedhjet e ardhshme do te jem i pari(nqs jam atje dihet)qe nuk do ta votoj.Dhe jam i bindun se shumica e shqiptareve do t'veprojne keshtu.Por edhe sikur populli te votoje per opoziten asht vullneti i tij,une se kam paragjyku edhe kur votun per Nanon qe per mu asht shqipfolesi ma i poshter i shekullit.Po vetem te mendosh se kemi arrit deri ne ate gjendje sa çdo akuze qe mund te ngrihet kunder ktij personi nuk i ben pershtypje me kuj asht tragjedi komtare.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Nese vertet ke kete mendim tushi, atehere thjesht po gabon strategji

Berisha nuk mund te ndihmojoe ne largimin e nanos por vetem po ndihmon ate te qendroje ne pushtet.
Mbeshtetja e berishes mbyt lindjen e levizjeve vertet demkratike perparimtare te afta te kritikojne qeversjen e nanos e te vleresohen pa paragjykime nga elektorati (berisha me te drejte paragjykohet nga elektorati i cili disa here u zhgenjye prej tij - qofte ne pozite qofte ne opozite)

Mbeshtetja e berishes eshte mbeshtejte e nanos dhe jo ndihme ne largimin e tij

Dil nga orientimi NANO-BERISHA dhe do te shohesh se gjerat jane shume me te thjeshta se sa perpiqen te na i shesin keta dy te urryer te shqiperise. (me apo pa te drejte)
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Gene shiko se ky vleresim ndaj Berishes ka dal jashte mode.Ai nuk meriton te hipe me ne pushtet po nuk i ka ato qe i veshin socialistet.Qellimi i tyre dihet diskretito burimin e akuzave dhe do te ulesh vleren e tyre.Nderkohe qe ai hedh akuza nga me monstruozet per pushtetaret ata mjaftohen me kunderpergjigjet i marre genjeshtar etj.Sepse kan arritur me eksperiencat e tyre te zeza 50 vjeçare ta diskretitojn gati plotesisht ate duke ba qe edhe nje pjese ketu qe mundohen te tregohen te paanshem dikush edhe me arsim perendimor mos ta marrin ne konsiderat si burim informacioni.
<span style="font-weight: bold">(berisha me te drejte paragjykohet nga elektorati i cili disa here u zhgenjye prej tij - qofte ne pozite qofte ne opozite)</span>

Ktu hyn edhe kjo qe thua ti.Une te shtroj nje pyetje tjeter :Sa rol ka patur e majta ne zhgenjimet e shqiptareve nga Berisha.Une te them nje rrol themelor nqs ke nevoje te permend dhe fakte si ne rastet kur ishte ne opozite si ne pozite.Po a eshte ky rroli i nje force politike.Pra te vere ne pune energjite e saj ne shkaterrimin e kundershtarit politik duke shkaterru edhe stabilitetin e vendit me qellim ardhjen ne pushtet ose forcimin e pushtetit.Me kete nuk i mohoj vete pergjegjesit e Berishes dhe e perseris per mua ai nuk e meriton te vije me pushtet.

A po e pengon Berisha lindjen e levizjeve demokratike???A e pengoi Berisha levizjen Mjaft dhe mos harro se ishin ata te paret qe dolen me idene e Nano ik per tragjedine e 9 janarit.sipas teje cili duhet te jete roli i nje opozite ne kushtet kur organizata joqeveritare mbeshteten nga populli deri ne kerkesen e tyre per Nano ik.Pra ne njefare menyre po bejne punen e opozites qe ka marre votat e popullit per kete qellim.Qe Nano te ike duhet qe i gjithe komuniteti shqiptar perfshi ktu Opoziten perfshi ktu Berishen te bashkohet.Perjashtimet frymzohen dhe ideohen nga Nano me te vetmim qelllim perjetesimin e pushtetit te tij.Shpesh kjo justifikohet me idene se i duhet nje force e re vendit qe te beje te mundur rrezimin e Nanos duke i dhene me shume kohe ktij te fundit per te pregatitur mbrojtjen dhe pse jo te shtrije ndikimin e vet mbi keto pseudolevizje(ne rast se krijohen)

<span style="font-weight: bold">Mbeshtetja e berishes eshte mbeshtejte e nanos dhe jo ndihme ne largimin e tij</span>

Te me falni po mua me duket vertete qesharake.Me sa di une nje politikan nga populli i vet mbeshtetet vetem nepermjet votes.Kurse per tu kontestuar ka forma nga me te ndryshmet.Nje nder te cilat eshte edhe Nano Ik.Asnjeri ktu nuk po diskuton a te votohet Berisha apo jo.Kete e ka populli ne dore ne zgjedhjet e ardhshme dhe pervoja boterore ka treguar se edhe lider si Winston Churchill(krahaso Berishen me te
lol.gif
) edhe pse kane dhene nje kontribut te rrenjesor ne mundjen e fashizmit kane humbur ne zgjedhjet e para te pas lufte.Nuk ka nevoje te jepen alternativa ne lidhje me rrezimin e Nanos.Ai duhet te jete prioriteti i gjithe shqiptareve ndersa alternativat te jepen nga ata qe pretendojne te marrin pushtetin zgjedhjet e ardhshme.Jam i bindur se opozita do te kenaqej edhe me nje qeveri nga dikush tjeter(mundesisht jo pjetar i monopoleve) qe te arrij te siguroj mosbllokimin e reformave dhe zgjedhje te lira.Po dihet qe PS nuk eshte ne gjendje te garantoje kete per arsye te kontrollit qe ushtron Nano nepermjet dosjeve te korrupsionit te anetareve te tij qe me aq kujdes ka pergatitur.Keshtu e vetmja mundesi mbetet nje qeveri mbarkombetare(pse jo edhe jopolitike) deri ne zgjedhjet e arshme.Ateher eshte sovrani qe vlereson alternativat dhe jo disa zgjebarake si ne(qesh)
lol.gif
lol.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Mendoja se vertet nuk te interesonte fitoja e berishes ne zgjedhjet e ardhshme

Kerkoj falje per keqkuptimin.

persa i perket diskutimit

Une mendoj se eshte absurde te pretendosh te vleresosh nje qeversje ne menyre absolute dhe, mbi te gjitha, te mos shohesh me larg se rrezimi i nje qeverie (te mos shohesh alternativat qe vijne)

Une mendoj se eshte shume e rendesishme ne keto momente lindja (dhe zhvillimi) i alternativave te vlefshme me te cilat mund te krahasohet qeverisja e Ps dhe nga te cilat mund te zevendesohet (qofshin edhe altenativa te PD)

Une mendoj se nano po arrin ne fund dhe se ka ardhur koha qe ai te nderrohet normalisht.(me zgjedhje)
Problemi eshte se, persa kohe alterantiva e vetme qe paraqitet eshte Berisha, votuseit e nanos nuk do te nderrojne mendje.

Une mendoj se &quot;nano ik&quot; (megjithese e ligjshme) po pengon lindjen e alternativave qeverisese dhe po perforcon pushtetin e nanos.

(eshte si puna e vaksines qe perforecon sistemin imunitar)
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Gene , per mendimin tim Nano duhet ti lej te gjitha, dmth. edhe partin, sidomos pas ati kongresi alla enverist qe ishte pikenisja e te gjitha te keqijave jo vetem per PS, por edhe per Shqiperine e popullin shqiptare.
Pse them pikerishte kongresi, sepse te gjithe ne shqiptaret qe e mbajme veten si idealist(Nuk e di ne se jam gabim kur shprehem keshtu?) ne fillim shpresuam se Nano ishte nje socialist liberal,te pakten para 3 vjetesh keshtu menduam.
Si i till menduam se do organizonte nje parti socialiste large enverizmit, te hapur per te gjithe,ku ne te kundern e PD se Berishes qe ka kohe qe ka perqafuar dhe zbaton enverizmin duke e share enverin,do lulezonin idet dhe alternativat e social demokracis perndimore te cilat sapo kishin filluar te shfaqen tek PS(kujto levizjen per katarsis e tje.)
Ajo qe vulosi PS te pa ndashem nga enverizmi ishte menyra se si u zgjodhen delegatet dhe me keq akoma se si u zhvillua ai kongrese qe me te drejte u quajt nga Edi Rama &quot;Kongresi i bukes se gojes&quot;
Eshte kjo arsyea qe une e vlersoj Fatos Nanon si pergjegjes per shkatrrimin e PS, si organizator te komploteve (bashke me Rucin, Pellumbin, Doklen e shume te tjere) brenda PS, te cilet shuan , duke perdorur te gjitha menyrat nga me te ndyrat,
mendimin ndryshe, idet e alternativat dhe konkurencen ne PS.
Kongresi enverist i PS, pasuar nga qeverisja e molepsur me korrupsionin e pa shembullet,varferia masive qe krijoj kjo qeveri, shtoj me teper urrejtjen masive te popullit e cila u shfaq nepermjet levizjeve &quot;Mjaft&quot; dhe &quot;Nano ik&quot;.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Jam krejtesisht dakort me ate qe thua dhe mendoj se jane dakort edhe zgjedhesit e PS apo te opozites apo ata qe nuk votojne fare.
Pikerisht per keto arsye mendoj se nanos i ka ardhur fundi dhe nuk do te jene me ne pushtet pas zgjedhjeve te ardhshme.

Ne keto momente shqipetaret nuk kane aspak nevoje per nje paradikator si berisha per te luftuar nanon (e thame me lart qe i ka ardhur fundi vete).

Une mendoj se zgjedhjet e ardhshme jane momenti me i pershtatshem per shqiperine qe te shpetoje perfundimisht nga rrethi vicioz NANO-BERISHA.

Cdo mbeshtejte qe i behet berishes ne keto momente shkon kunder ketij qellimi qe, per mua, eshte paresor.
Asnje kredi politike per berishen per asnje arsye.
Asnje justifikim mbeshtetsve te PS qe te mos i vene shkelmin Nanos (berisha eshte nje justifikim i mire per ta).

Nanos i ka ardhur fundi
&quot;Nano ik&quot; e berishes sherben vetem per te rigjalleruar rrethin vicioz NANO-BERISHA
&quot;nano ik&quot; i sherben berishes per te rimarre bajrakun e luftes kunder nanos dhe te mos lejoje alterantiva te reja te lindin ne keto momente te pershtatshme kur shqipetaret i kane kuptuar rendesine.
&quot;nano ik&quot; bllokon punen e shoqerise civile dhe per kete arsye nuk duhet mbeshtetur

&quot;Nano ik&quot; rigjeneron berishen dhe per kete arsye nuk duhet mbeshtetur.
&quot;nano ik&quot; rigjeneron mbeshtetjen ndaj nanos nga ata qe nuk duan berishen dhe per kete arsye nuk duhet mbeshtetur.
Cmimin e paguan, si gjithmone, populli shqipetar dhe per kete arsye protestat e berishes nuk duhen mbeshtur

Ashtu si nje liber nuk gjykohet nga kopertina, ashtu edhe nje proteste nuk gjykohet nga emri qe i vene
&quot;Nano ik&quot; eshte thjesht nje seri e re e protestave te vazhdueshme te berishes per te rimarre pushtetin.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga -gene-:

Jam krejtesisht dakort me ate qe thua dhe mendoj se jane dakort edhe zgjedhesit e PS apo te opozites apo ata qe nuk votojne fare.
Pikerisht per keto arsye mendoj se nanos i ka ardhur fundi dhe nuk do te jene me ne pushtet pas zgjedhjeve te ardhshme.


E ke gabim o gene.

Ne qofte se Shqiperia shkon ne zgjedhjet e 2005 me kete qeveri,ateher Fatos Nano jo vetem qe fiton ( vjedh ) zgjedhjet,por ne Parlament nuk do kete me asnje socialist qe te guxoj te kete mendim te vetin.

Parlamenti do jete 70% zara te Nanos dhe 30% te ndryshem.

Nuk behet fjale per &quot;Nano ik&quot; dhe &quot;Eja Berishe&quot;
por &quot;Nano ik&quot; qe te kete cdo shqiptare te drejten themeltare per te zgjedhur e per tu zgjedhur.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

newton

Une nuk di nese kane arritur te tallen aq thelle me ty apo ti kerkon te tallesh aq thelle me ne

si mund nxjerresh nga goja qe nuk eshte &quot;berisha hajde&quot;
Nderkohe qe nuk ka asnje alternative tjeter ne shiperi (nuk ka edhe per faj te berishes qe monopolizon e degjeneron arenen poltike duke e bere jo tereheqese per alternativa te reja) pretendohet qe te shkaterrohet kundershtari i berishes dhe nga protesutes te drejtuar nga vete berisha. Dhe pretedohet qe dikush te besoje se &quot;nano ik&quot; nuk do te thote &quot;berisha hajde&quot;!!!!!!!!!!!!!!

Nuk jemi ketu as te ardhur nga ndonje shpelle as nga ndonje kooperative bujqesore ne mbledhje te partise ku dine vetem te duartrokasin.
I kemi ky pare mend ne koke dhe mund te kuptojme fare mire qe drejtuesit e nje proteste qe tenton te shkatrroje kundershtaret e tyre politike jane kandidate automatike per t'i zevendesuar

Te lutem shume, mos i beso keto dengla qe perpiqen te shiten tek selia e Pd .
&quot;Nano ik&quot; tenton te mbaje berishen ne pozicionin e kundershtarit te vetem te nanos dhe zevendesuesin e tij natyral.

Ne nuk kemi nevoje per berishen ne te ardhmen tone

Cdo mbeshtetje per cdo proteste te drejtuar nga berisha eshte nje mbeshtejte per kthimin e tij ne pushtet.
&quot;nano ik&quot; eshte nje proteste qe sjell vetem efekte negative ne jeten e shqiperise

- mbshtetje per berishen ne rrugen e kthimit ne epoken e gurit (dhe te gjithe e dine se berisha do te na kthente ne epoken e gurit - per kete arsye PD kerkon te na shese tezen se &quot;nano ik&quot; nuk eshte mbeshtetje per berishen)
- radikalizim i pozicioneve NANO_BERISHA dhe zgjatje te jetes politike te ketyre te dyve
- shtypje e lindjes se alternativave te reja
- shtypje e levizjeve civile moderne
- perforcim i status quo te politikes aktuale ne shqiperi (NANO lart berisha poshte e anasjelltas deri ne pafundesi)

&quot;nano ik&quot; eshte nje proteste e ligjshme dhe do t'i sjelle perfitime berishes dhe aleateve e militanteve te tij.
Vleresimi negativ i saj eshte i ligjshem gjithashtu dhe do t'i sjelle perfitime te ardhmes shqipetare sepse do te na lejoje te dalim nga rrethi vicioz pa alternativa.
 
Top