Re: Protesta te dhunshme ne France
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ta shpjegoj un ate që do me thon Zogu? Shpresoj ta kem kuptu si duhet.
Arabët që parsa arrijnë në Francë e kanë të qartë që nuk do të jenë të barabartë me francezët dhe për këtë arsye (ndër të tjera) edhe i mbahen traditave të tyre. Ndërsa fëmijët e tyre, ata që lindin e rriten në Francë (apo diku tjetër) e shohin veten e tyre njësoj si francezët (pasi të tillë janë) si dhe identifikohen si francezë, pra kanë ndjenjën e përkatësisë ndaj Francës. Mirëpo duke qenë se francezët me prejardhje arabe krijojnë një minoritet të dukshëm (ngjyra, flokët, etj.) ata heqin në kurriz gjunahet e prindërve të tyre të cilët e kanë fituar jetesën me mënyra te ndryshme. Ky është edhe diskriminimi për të cilin bëhet fjalë dhe të cilin e ndjejnë pikërisht ata të cilët janë francezë të mirëfilltë (pasi kanë jetuar gjithë jetën e tyre në Francë). Për këtë diskriminim ata fajësojnë me njëfarë të drejte shtetin dhe po për këtë arsye ata janë pre të lehta për fanatikët islamistë apo për krimin e organizuar. Kjo pjesë e popullsisë kërkon një identitet të cilin nuk e gjen (i mohohet) tek francezët dhe prandaj është viktimë e rrethanave.
[/ QUOTE ]
shiko, juve me duket se nuk po kuptoni, ASKUSH nuk po heq ne kurriz ASGJE, kjo pseudo revolte filloi gjoja nga nje shprehje e ministrit Sarkozy i cili tha "je vais passer les cités au karcher" ( do ti kaloj lagjet e keqia ne lavazh => me kuptimin do i pastroj nga bandat, shitesit e droges, perdhunimet ne grup, vjedhjet, agresionet etc etc etc)dhe tani keta te rinj qe i perbejne keto banda per tu revoltuar edhe gjoja per te treguar se shiko ti zoti minister dhe ju zoterinj polica, qe neve e bejme ligjin ne lagjet tona dhe jo ju, filluan shkaterrimet edhe djegjet...
ndaj hiqeni nga menja qe po lajne gjynahet e prinderve, ska te bej fare.
keta te rinj, qe bejne pjese ne banda, nuk jan viktima te shoqeris. ose te frymes islamike ose te ndonje diskriminimi, jan te rinj te cilet duan gjithshka, menjehere, falas, dhe mendojne qe kjo i lejon ata te bejne si/ça te duan, i ben ata te mendojne se mund te sfidojne ligjet e shtetit dhe policinë.
hej...ata e kan gjet identifikimin qe kerkonin, e vendosen qe te ishin te fortet e lagjes te cilet policia i ka gjithmon nen shinjester gjoja per faktin qe ata jan me origjine magrebin, eshte e vertet qe policia i ka nen shinjester por aman jo sepse jan me origjina arab, por sepse shesin drog posht pallatit, edhe vjedhin dhe shkaterrojne, prandaj.
ndaj edhe per kete qe ata jan viktima, hiqe menjen se nuk eshte keshtu. /pf/images/graemlins/shrug.gif