Probleme.

Noe

Primus registratum
Re: Probleme.

PROBLEM 9
Dy makina nisen ne te njejtin kah dhe nga i njejti qytet me dy ore diference njera nga tjetra. E para ben ne çdo ore 36 km, kurse e dyta 48 km. Pas sa oresh makina e dyte e arrin te paren?
 

Noe

Primus registratum
Re: Probleme.

PROBLEM 10

Per ngjyrosjen e nje faqeje te kubit duhen 5 sekonda. Ç’kohe minimale duhet qe 3 veta te ngjyrosin 188 kube (dy veta nuk ngjyrosin njekohesisht te njejtin kub) ?

P.s. Te lumte Jack. :thumbsup:
 

it's me

Primus registratum
Re: Probleme.

problemi 10
1890 sec ose 31 minuta e gjysem
Nuk jam ndonje shpjeguese e mire por po e provoje njehere. Problemi kerkon te dije se sa eshte koha minimale qe keta tre veta duke punuar njekohesisht te lyejne 188 kuba.
numri nuk plotepjestohet me 3 keshtu qe njeri prej tyre te lyeje nje kub me pak. Ka me shume se nje menyre per ta zgjidhur. por une po jap vetem njeren . Heqim ne fillim dy kuba (per ti shtuar me vone) per te bere te barabarte punen midis personave.
188-2=186
shumezojme me faqet e kubit per te gjetur se sa faqe kemi gjithsej 186 x 6 =1116
kete e shumezojme me pese(sec) per ta ditur se sa kohe duhet per te lyer 186 kuba ose 1116 faqe
pra
1116 x 5 = 5580 sec por kjo shume do te ishte e vertete sikur ata mos te punonin ne te njejten kohe. Meqenese ata punojne njekohesisht e pjestojme per tre
5580 : 3 = 1860 sec
per 1860 sec lyhen 186 kuba po ne kemi 188 keshtu qe do shtojme edhe kohen e ngrene per dy kubet e tjere. Per kete do punojne vetem dy persona
per nje kub koha eshte 5 x 6 = 30 sec. secili nga ata lyen kubin e vet, keshtu qe nuk ka nevoje ta shumezojme per dy se puna eshte e njekoheshme
si perfundim 1860 + 30 = 1890 sec ose 31.5 min. Me falni per zgjatjen dhe ne se nuk eshte shume e kuptueshme
 

Noe

Primus registratum
Re: Probleme.

It's me!
N.q.s. do te provosh dhe njehere do te shikosh se mund te fitosh dhe disa sekonda. Vlen te te falenderoj pasi ke shtjelluar zgjidhjen.

P.s. Rastesisht tek Gazeta Prestigjioze Shekulli e dates 8.06.03 pashe nje nga problemat e mia te mesiperme "ate te vajzes". Ate qe e ka shkruajtur a botuar e ftoj per bashkepunim te ndershem.
 

Noe

Primus registratum
Re: Probleme.

PROBLEM 11

Treni e pershkon rrugen nga A ne B per 3 ore e 36 min. Ne qofte se shpejtesia e trenit do te ishte 5 km ne ore me e vogel ai do te arrinte ne B, 1 ore e 12 min me vone. Sa eshte largesia nga A ne B? Po shpejtesia e trenit?

P.s. Akoma nuk eshte zgjidhur sakte Prob. 10.
 

Noe

Primus registratum
Re: Probleme.

PROBLEM 12

Midis qyteteve A dhe B jane dy rruge te ndryshme . Njera rruge eshte 6 km me e gjate se tjetra. Makina qe ecen ne rrugen e pare e pershkon ate per 3 e ¼ ore, kurse makina qe ecen ne rrugen e dyte e pershkon ate per 2 e ½ ore. Ç’shpejtesi ka secila makine kur shpejtesia e te pares eshte 12 km ne ore me e vogel se shpejtesia e te dytes?

P.s. Akoma nuk eshte dhene nje pergjigje e sakte per Prob. 10.
 

Noe

Primus registratum
Re: Probleme.

PROBLEM 13

Shuma e dy numrave natyrore eshte 474. Njeri prej tyre mbaron me shifren 1. Ne qofte se kete shifer e shuani, atehere merret numri i dyte. Gjeni keta numra.

P.s. Nuk eshte zgjidhur akoma 10 dhe 12.
 

Noe

Primus registratum
Re: Probleme.

Po jap zgjidhjen e Problemes 10.

1890 sek. A eshte kjo koha minimale? Meqe njeri rri pa pune kur ngjyrosen dy kubet e fundit, kjo do te thote dhe na ben te mendojme qe koha minimale duhet te jete me e vogel se 1890 s. Pra shtrohet pyetja se si duhet ndare pune qe te tre te punojne pa nderprerje? Kjo kerkon qe ne fund te mbeten tre kube me numer te njejte faqesh te pangjyrosura. Per kete supozojme qe secili do te lyeje nga 61 kube. Dmth 61x65=1830 s. Per pese kubet e mbetura, puna do te organizohej ne kete menyre: dy veta ngjyrosin nga nje kub, kurse i treti ngjyros nga 2 faqe ne tre kubet e ngelura (secili ngjyros nga 6 faqe) dhe mbeten 3 kube me nga 4 faqe te pangjyrosura. Pra koha e secilit per te ngjyrosur 6+4=10 faqe, eshte 50 sek. Perfundimisht kubet ngjyrosen per 1830+50=1880 S.
Fituam 10 s nga pergjigja e dhene. :thumbsup:
 

Noe

Primus registratum
Re: Probleme.

Para se te vazhdoj me problemet tjera mendova qe t'ju kujtoj se akoma nuk jane zgjidhur prob.12 dhe 13.
Meqenese tani ka filluar sezoni i plazhit dhe i pushimeve dhe une mendoj qe te jem me i kujdesshem, e mendoj qe te jap me te lehtet, te veshtiret t'i leme pas gushtit. :thumbsup:
 

Noe

Primus registratum
Re: Probleme.

PROBLEM 14

Ne nje gare, çdo qites shtie 10 here. Per çdo goditje ne tabele qitesit i jepen 5 pike dhe per çdo mosgoditje i zbritet nje pike. Fiton ai qe grumbullon jo me pak se 30 pike. Sa here duhet te qelloje qitesi tabelen qe te futet ne grupin e fituesve te gares?
 

jack owar II

Primus registratum
Re: Probleme.

Fillimisht postuar nga Shpetimtari:
[qb] PROBLEM 11

Treni e pershkon rrugen nga A ne B per 3 ore e 36 min. Ne qofte se shpejtesia e trenit do te ishte 5 km ne ore me e vogel ai do te arrinte ne B, 1 ore e 12 min me vone. Sa eshte largesia nga A ne B? Po shpejtesia e trenit?

P.s. Akoma nuk eshte zgjidhur sakte Prob. 10. [/qb]
44 km/h, 32 km/h

einstein-tongue.jpg
 

Noe

Primus registratum
Re: Probleme.

Nuk qenka zgjidhur akoma problemi 14. Tani do te vazhdoj me te tjere problema pak me te nderlikuar. Kush ka kohe ti hedhe nje sy eshte i lutur te pergjigjet. Faleminderit.
 

jack owar II

Primus registratum
Re: Probleme.

Fillimisht postuar nga Shpetimtari:
PROBLEM 14

Ne nje gare, çdo qites shtie 10 here. Per çdo goditje ne tabele qitesit i jepen 5 pike dhe per çdo mosgoditje i zbritet nje pike. Fiton ai qe grumbullon jo me pak se 30 pike. Sa here duhet te qelloje qitesi tabelen qe te futet ne grupin e fituesve te gares?
nese lejohet abstenimi, at'here 6 x (dmth, ai nuk gjuen 4 x tjera, dmth nuk i zbriten piket)...
nese nuk lejohet abstenimi, at'here 7 x...
 

Boby

Primus registratum
Re: Probleme.

Ok njerez.Nje problem nga Einsteini

Jane 5 shtepi ne te cilat jetojne 5 njerez me nacionalitete te ndryshme.Cdo njeri ka nga nje kafshe te ndryshme,pijne pije te ndryshme dhe tymosin cigare te ndryshme.Kush e ka akuariumin???

Te dhenat:
Nacionalitet jane:Gjerman,Anglez,Danez,Suedez dhe Norvegjez.
Anglezi jeton ne shtepin e kuqe.
Suedezi ka nje qen.
Danezi pi caj.
Shtepia jeshile ndodhet ne te majte te shtepise se bardhe.
Njeriu i shtepise jeshile pi kafe.
Njeriu qe tymos Philip Morris ka nje pule.
Njeriu i shtepise se mesit pi qumesht.
Njeriu i shtepise se verdhe tymos Dunhill.
Norvegjezi jeton ne shtepine e pare.
Njeriu qe tymos Marlboro jeton prane njeriut qe ka nje mace.
Njeriu qe ka nje kal jeton prane njeriut qe tymos Dunhill.
Njeriu qe tymos Wienfield pi birr.
Norvegjezi jeton prane shtepise blu.
Gjermani tymos Rothmans.
Njeriu qe tymos Marlboro jeton prane njeriut qe pi uje.

Ok Popull.Bofshit qef.Einsteini ka thene qe vetem 2% mund ta zgjidhin.Une ja dola mbane pas shume shume minutash /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

deti jon

Primus registratum
Re: Probleme.

:confused: lexova problemin numer 6 dhe u çudita me shpetimtarin qe eshte edhe treguesi i ketij problemi qe ishte dakort me pergjigjen e ximit.Une mendoj se pergjigje e sakte eshte:
miser 150 ha
oriz 270 ha (pra 120 ha me shume se miser)
grure 540 ha (pra 2 here me shume se oriz)
:thumbsup:
 
Top