Probleme logjike

AmarildoJustMyself

Primus registratum
I
Probleme logjike

Logjika matematike.


Në një kuti kemi një numër goglash me tre ngjyra; të kuq, të zinj e të bardhë.
Sa prej tyre duhet te nxjerrim si minimum për të patur të paktën dy të së njëjtës ngjyrë?
A - 4
B - 6
C - 3
D - Të gjitha.
E - për t’u përgjigjur duhet të dish numrin e tësaktë të goglave.


Një rrobaqepëse qep nje kostum në çdo dy javë.
Sa rrobaqepëse duhen për të qepur 3 kostume në javë?
A – 2
B – 3
C – 6
D – 10


Problem logjik.

E dhëna është:
“Kush zotëron një kompiuter mund të futet në internet”.

Nëse çfarë thuhet më lart është e vërtetë, cili nga përfundimet e mëposhtme është i drejtë:

A – Kush zotëron një kompiuter futet në internet.
B – Kush futet në internet zotëron një kompiuter.
C – Kush nuk futet në internet nuk zotëron një kompiuter.
D – Kush nuk zotëron një kompiuter, nuk futet në internet.
bi
 
Top