Probleme logjike

atman

Forumium maestatis
Probleme logjike

Logjika matematike.


Në një kuti kemi një numër goglash me tre ngjyra; të kuq, të zinj e të bardhë.
Sa prej tyre duhet te nxjerrim si minimum për të patur të paktën dy të së njëjtës ngjyrë?
A - 4
B - 6
C - 3
D - Të gjitha.
E - për t’u përgjigjur duhet të dish numrin e tësaktë të goglave.


Një rrobaqepëse qep nje kostum në çdo dy javë.
Sa rrobaqepëse duhen për të qepur 3 kostume në javë?
A – 2
B – 3
C – 6
D – 10


Problem logjik.

E dhëna është:
“Kush zotëron një kompiuter mund të futet në internet”.

Nëse çfarë thuhet më lart është e vërtetë, cili nga përfundimet e mëposhtme është i drejtë:

A – Kush zotëron një kompiuter futet në internet.
B – Kush futet në internet zotëron një kompiuter.
C – Kush nuk futet në internet nuk zotëron një kompiuter.
D – Kush nuk zotëron një kompiuter, nuk futet në internet.
 

merc

Forumium praecox
Re: Probleme logjike

Problemi pare
PERGJIGJA F - 2 gogla minimum
Problemi dyte
PERGJIGJA C - 6
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Probleme logjike

Problemi 3 nuk ka zgjidhje llogjikore.

Per arsye se nuk tregon se vetem kush ka kompjuter futet ne internet.

Nqs formulimi do ishte:

"Vetem nqs ke kompjuter,futesh ne internet" (me kuptimin se po deshe futesh po s'deshe nuk futesh ne internet)

Evenimenti 1: Futesh ne internet
Evenimenti 2: Ke kompjuter

'Nqs 1 atehere 2' eshte i drejte, atehere llogjikisht 'Nqs jo 2 atehere jo 1' eshte inversi i kesaj dhe i drejte. Pra B dhe D ose jane te dyja te drejta, ose te gabuara.

B do ishte zgjidhja e saj sepse eshte formulim qe te jesh ne internet duhet te kesh kompjuter pra (Nqs 1 atehere 2).

D do ishte prape zgjidhje sepse nqs nuk ke kompjuter nuk mund te futesh ne internet (Nqs jo 2 atehere jo 1).
 

atman

Forumium maestatis
Re: Probleme logjike

Përgjigja e saktë e problemit të parë është: – (A)4 gogla
E problemit të dytë është: – (C)6
E problemit të tretë është: (B)
 

atman

Forumium maestatis
Re: Probleme logjike

Zana i thotë Dritanit: “Nëse të premten do të ndihem mirë, do të luaj ndeshjen e volejbollit. Nëse do të jetë mirë edhe Besa do ta sjell të lozë me mua”.
Të premten Dritani shkoi të shikojë ndeshjen dhe e pa Zanën në tribunë. Atëhere mendoi:

A – Zana ndihet mirë, por Besa jo.

B – Zana dhe Besa nuk ndihen mirë.

C – Zana ndihet mirë, Besa s’ka dashur të luajë ndeshjen me të.

D – Besa nuk ndihet mirë.

E – Zana nuk ndihet mirë.

Cili nga shkaqet qëndron?

* * *
Në Bankë janë në rradhë; një shtëpiake, një mësuese, një sekretare, një nëpunës dhe një avokat.
Shtëpiakja është përpara nëpunësit dhe mësueses. Kjo e fundit është pas sekretares por përpara avokatit.
Si janë vendosur të pestët në rradhë?

A – Shtëpiake – nëpunës – sekretare – mësuese – avokat.

B – Sekretare – mësuese – shtëpiake – nëpunës – avokat.

C – Sekretare – mësuese – avokati – nëpunës – shtëpiake.

D – Avokat – nëpunës – sekretare – mësuese – shtëpiake.

* * *


Çështje vëmendjeje.




Cila nga alternativat, ajo që përmban një seri shkronjash ose shenjash, është identike me të dhënën?

E dhëna:
WVVWVWWV

A – WVVWVWVVV
B – WVVWVWWV
C – WVVWVWVW
D – WVWVVWWV
E – WVVWWVWV


E dhëna:
§§$$§$§$§§$§$§

A - §$§$§$§$§§$§$§
B - §§$$§$§§§$§$$§
C - §§$§$$§$§§$§$§
D - §§$$§$§$§§$§$§
E - §§$$§$§$§§§$$§
 

besim231071

Primus registratum
Re: Probleme logjike

Per ato te vemendjes pergjigjet jane B e para dhe D e dyta.

Tek ajo e Zanes ,pergjigja eshte E
kurse tek radha ne banke pergjigja eshte A
 

Hellena

Primus registratum
Re: Probleme logjike

ajo e rradhes mund te jet dhe c
ajo e vemendjes e para eshte b
e dyta eshte d
ndersa ajo me zanen ngaterrohet me ate fjalen "tribune"
se di !
 
P

pyetje

Guest
Probleme logjike

Logjika matematike.

Në një kuti kemi një numër goglash me tre ngjyra; të kuq, të zinj e të bardhë.
Sa prej tyre duhet te nxjerrim si minimum për të patur të paktën dy të së njëjtës ngjyrë?
A - 4
B - 6
C - 3
D - Të gjitha.
E - për t’u përgjigjur duhet të dish numrin e tësaktë të goglave.

Një rrobaqepëse qep nje kostum në çdo dy javë.
Sa rrobaqepëse duhen për të qepur 3 kostume në javë?
A – 2
B – 3
C – 6
D – 10

Problem logjik.

E dhëna është:
“Kush zotëron një kompiuter mund të futet në internet”.

Nëse çfarë thuhet më lart është e vërtetë, cili nga përfundimet e mëposhtme është i drejtë:

A – Kush zotëron një kompiuter futet në internet.
B – Kush futet në internet zotëron një kompiuter.
C – Kush nuk futet në internet nuk zotëron një kompiuter.
D – Kush nuk zotëron një kompiuter, nuk futet në internet.
 

pikolo diavolo

Primus registratum
Sipas logjikes time ,ne pyetjen e pare ,duhet te pakten te nxjerrim 3 gogla ,ne te dyten duhen 3 rrobaqepese per te qepur 3 kostume ne jave ndersa ne te treten them se te trija jane te sakta
 

gurax

Pan ignoramus
Probleme logjike

Logjika matematike.

Në një kuti kemi një numër goglash me tre ngjyra; të kuq, të zinj e të bardhë.
Sa prej tyre duhet te nxjerrim si minimum për të patur të paktën dy të së njëjtës ngjyrë?
A - 4
B - 6
C - 3
D - Të gjitha.
E - për t’u përgjigjur duhet të dish numrin e tësaktë të goglave.
Pergjigja eshte (A), 4 gogla. Si minimum na duhen dy gogla per nje nga ngjyrat (kujdes, jo per *cdo* ngjyre.) Kemi gjithsej tre ngjyra, minimumi tre gogla. Do te duhet dhe nje gogel tjeter, me nje ngjyre cfaredo nga 3 te munshmet qe te behet te pakten dy gogla me nje ngjyre te caktuar. Dhe gjithsej jane 4 gogla.

Një rrobaqepëse qep nje kostum në çdo dy javë.
Sa rrobaqepëse duhen për të qepur 3 kostume në javë?
A – 2
B – 3
C – 6
D – 10
N = (vt)n [N - numri kostumeve, v - shpejetesia e qepjes, t - koha qe duhet per nje kostum, n - nr.rrobaqepseve]
1 = (0.5 x 2)x1 ; Kjo eshte e dhena.

n=N/(vt) ; N=3, t=1, v=0.5
n=3/(0.5 x 1)
n=6

Duhen 6 rrobaqepse.

Problem logjik.

E dhëna është:
“Kush zotëron një kompiuter mund të futet në internet”.

Nëse çfarë thuhet më lart është e vërtetë, cili nga përfundimet e mëposhtme është i drejtë:

A – Kush zotëron një kompiuter futet në internet.
B – Kush futet në internet zotëron një kompiuter.
C – Kush nuk futet në internet nuk zotëron një kompiuter.
D – Kush nuk zotëron një kompiuter, nuk futet në internet.
A (jo i vertete). E dhena thote qe kush zoteron nje kompjuter MUND te futet ne internet, por jo detyrimisht. Pohimi A nderkohe deklaron qe kush zoteron nje kompjuter detyrimisht futet ne internet.
B-1 (jo i vertete). E dhena flet per mundesine e futjes ne internet nga dikush qe zoteron nje kompjuter. Pohimi B deklaron qe kush futet ne internet zoteron nje kompjuter, por kjo nuk eshte e domosdoshme sepse psh dikush mund te futet ne internet me telefon celuar dhe nuk zoteron kompjuter.
B-2 (i vertete) Nese nuk merren parasysh mjete te tjere per tu futur ne internet pervec kompjuterit, atehere pohimi B sjell automatikisht qe nese dikush eshte futur ne internet, zoteron patjeter nje kompjuter, si menyra e vetme per tu futur ne internet.
C (jo i vertete). E dhena eshte shume e qarte qe fare mire mund te zoterosh nje kompjuter por te mos futesh ne intertet.
D (jo i vertete) E ngjashme me arsyetimin per B. Dikush mund te futet ne internet me celular megjithese nuk zoteron kompjuter. Ose mund te zoteroje kompjuter por ka zgjedhur te mos futet ne internet.
 

Bardhyli00

Forumium maestatis
tju them edhe une nje probleme logjike
Gjeni nje numer ,ku ndryshesa e tij te jete me e madhe se katrori i po ketij numri
 

Bardhyli00

Forumium maestatis
me fal ,ketu qendron problemi,sepse pjes tjeter eshte e lehte,mire pra do te te ndihmoj pak,ndryshesa e numrit a (psh) eshte
-a,pjesa tjeter te takon ty ta zgjidhesh
 

gurax

Pan ignoramus
Veshtiresia e nje problematike te dhene nuk duhet te qendroje ne paqartesine e kerkeses. Nuk quhet qe po ndihmon, por vetem po shpreh te qarte dicka qe te tjeret nuk e kuptojne ne formulimin fillestar i cili eshte i paplote.

Sidoqofte...
Sipas sqarimeve me te fundit, pyetja eshte qe cili numer e ka negatvin me te madh sesa katrorin e tij.

Matematikisht kjo shprehet:

-a > a*a

a*a + a < 0
a ( a + 1 ) < 0

Kjo: a(a+1)<0 eshte shprehja qe do te merret reference per zgjidhjen.

Ka dy rrenje fillestare per ta barazuar shprehjen me zero. Keto jane a=0 dhe a=(-1).

*) Per rrenjen e pare a = 0, kemi vlera negative per a < 0 dhe pozitive per a > 0.
*) Per rrenjen e dyte a =(-1), kemi vlera negative per a <(-1) dhe pozitive per a > (-1).
*) Per shprehjen e kombinuar me te dyja rrenjet, kemi:
vlera pozitive per a < (-1)
vlera negative per {a > (-1) } EDHE { a < 0}
vlera pozitive per a > 0.

Nga shprehja reference na interesojne vlerat me te vogla se zero, qe me lart u tregua se eshte pjesa e percaktuar nga intervali: ] -1; 0 [
Te gjithe numrat qe jane me te medhenj se -1 dhe me te vegjel sesa 0, jane zgjidhje per kerkesen e paraqitur.

Prova behet duke marre nje numer qe te jete pjese e ketij intervali, psh
a = -0.5
Sipas formules origjinale fillestare:
-a > a*a
0.5 > (-0.5) * (-0.5)
0.5 > 0.25

0.5 > 0.25 Kjo eshte e vertete.
 
Top