Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Vis Elbasani

Forumium praecox
Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Polemika ime me paperinen dhe te tjera probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi te gjuhes se madhe shqipe duhen mbartur e shtjelluar ne kete teme. Keshtu shmangen edhe tema e debate te tjera perseritese.

Per ta filluar, nje nga problemet e shumta te drejtshkrimit te gjuhes shqipe kam vene re se eshte perdorimi i shkronjave ë, rr, ll e dh. Gjithashtu, sic eshte trajtuar me pare, keqshqiptohen sidomos ne veri tingujt ç dhe q. Shembujt e mi po i ndertoj mbi dy ura: GABIM dhe DUHET:

Gabim: qun, qakall, çendër
Duhet: çun, çakall, qendër etj.
Gabim: llallë, kudhë, modhë
Duhet: Dhallë, kullë, mollë etj.

Persa i takon shkronjes ë, kjo nuk duhet sulmuar per mosperdorim ketu ne forum per arsye objektive(programi, tastiera). E rendesishme eshte qe cdokush nga ne te denoncoje(kallzoje) shkrimin dhe shqiptimin e gabuar te shkronjes ë neper shkrime te zakonshmne, gazeta, libra apo edhe ne shqiptimin ditor. E rendesishme eshte qe cdokush nga ne ta perdore shkronjen ë kur ka pune me Windows-in, ose kur shkruan me dore. Shembujt(mund te sillni edhe ju) jane:

Gabim: Vënd, Mëndje, enda(qejfi), Diplome
Duhet: Vend, Mendje, ënda, Diplomë, etj

SHENIM. TE DY GRUPSHEMBUJT E PARE(vend, mendje) DUHET PERDORUR GRAMATIKISHT SHKRONJA e PERPARA GRUPIT BASHKETINGELLOR nd. KETE MUND TA GJENI TE LIBRI Drejtshkrimi i gjuhes shqipe, botim i vitit 1974(nje liber i kuq), perpara se te hidhet ndonje e te dyshoje se ku i lexon visi keto. TE DY GRUPSHEMBUJT E DYTE, NUK DUHET LENE PAS DORE PERDORIMI I SHKRONJES ë NE SHKRIME TE CILAT SHTYPEN NE WINDOWS, KU SHKORNJA ë GJENDET DHE DUHET TE MBETET PJESE E ALFABETIT TE GJUHES SONE. MBRONI GJUHEN TUAJ!
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

mbartur apo mbajtur?

pS: "Polemika" ime me paperinen

Mos e quaj " Polemike" pls. Thjeshte debat /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Mbart eshte folja shqipe per folje e huaj transportoj. E kam perdorur per te treguar qe kush ka gje per te debatuar ne lidhje me probleme te drejtshkrimit pao drejtshqiptimit, le t'i mbarte(transportoje) ato ketu, ne kete teme, jo vend e pa vend...

Nje tjeter gabim DREJTSHKRIMI qe vihet re sidomos ne televizionet shqiptare(o zot sa i uurej keta palo-perkthyes), te titrat e perkthimeve te filmave, por edhe ne vende te tjera, eshte perdorimi i peremrit te pacaktuar çdo dhe te peremrit lidhes çka .

Sot eshte nje prirje(tendence) qe keto peremra te shkruhen me apostrof.... Ky eshte dhe krimi. Ne fakt, keta palo-perkthyes e palo-korrektore qe kane zene vend ne televizione e gazeta here me miqesi e here me ngritje fundesh, i ngaterrojne keto fjale me perdorimin e foljeve dua/do dhe kam/ka, te shoqeruara me peremrin pyetes çfarë?.

Shembull: ...çdo dite eshte e bukur. Por disa injorante, per te cilet fola me lart shkruajne me plot lapsin ...ç'do dite eshte e bukur. Ky eshte gabim, sepse shprehja ç'do eshte e barabarte me çfarë do...

Gabim: 1.ç'do te diel ka futboll
Duhet: 2.çdo te diel ka futboll

Gabim: 3.ç'ka eshte imja eshte edhe jotja
Duhet: 4.çka eshte imja eshte edhe jotja

Vini re! Fjalia 4 mund te thuhej edhe Cfare ka eshte imja eshte edhe jotja, por nuk ka kuptim.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Visi, mua me pelqen si shkruan dhe mundohesh gjithmone per te mesuar ata, qe kane harruar (dhe jo Nuk dijne ) per me shume. Kjo te ben nder, por........

Shembull: "...çdo dite eshte e bukur". Por disa injorante, per te cilet fola me lart shkruajne me plot lapsin "...ç'do dite eshte e bukur". Ky eshte gabim, sepse shprehja "ç'do" eshte e barabarte me "çfarë do"...

Flas ne pergjithesi, pasi vete nuk e shkruaj ashtu nuk ju thuhet askujt Injorante
Kohet e fundit po ngaterrohesh. Mund te dish shume mire gramatiken e gjuhes shqipe, por ke harruar gjerat baze. Keto jane ofesa per gjithkend.


Gabim: 3."ç'ka eshte imja eshte edhe jotja"
Duhet: 4."çka eshte imja eshte edhe jotja"

Vini re! Fjalia 4 mund te thuhej edhe "Cfare ka eshte imja eshte edhe jotja", por nuk ka kuptim.


."çka eshte imja eshte edhe jotja" Ne rregull, pasi eshte ne dialekt dhe e perdorin edhe kosovaret.

Nuk e shoh te domosdoshme te vendosesh Cka

Mund te thuhet edhe:

Gjithçka qe eshte imja eshte dhe e jotja.
 

zog

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Nje nderhyrje te vogel nese me lejoni.

Drejt; DHALLE, jo drejt; LLALLE. Kete e ligjeson gramatika shqipe. Por une mendoj qe eshte krejt e kunderta. PERSE?

Sepse LLALLE (shqip) eshte origjina e LAC, LACTIS (lat), LATTE (it), LAIT (fr), LECHE (esp), LEITE (por) dhe kjo vjen nga LOPE dhe jo DHOPE.

pra ose do kemi LLALLE dhe LOPE, ose do kemi DHALLE dhe DHOPE. Kjo behet per qellime "natyre" e "grupi".

Tjeter, MBART, MBARTUR eshte e rregullt sepse vjen nga BARRE, BAR, por edhe BARK, BARKE. Kjo ka kuptimin NGRE mbi shpatulla, mbi shpine, mbi duar nje barre, nje ngarkese, nje peshe.
Ndersa MBAJ, MBAJTUR s'eshte fare e njejta gje, kjo ka kuptim me te gjere dhe s'do te thote vetem MBAJ ne kurriz diçka, por dhe ruaj diçka, kontolloj diçka, mbaj prane diçka, psh, mbaj femijen, mbaj qenin, mbaj delet. etj.

E para eshte me e thelle, me prane nesh, e dyta pak me larg me e lehte, me delikate.

Mendoj se ka vend per te dyja keto fjale.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Zog, etimologjikisht, te jap te drejte per "llallë", por gramatikisht, duhet perdorur "dhallë". Sepse, perndryshe, eshte e kote qe i thenkemi "Shqiperi" ketij vendi, kur mund t'i themi "Iliri", "Albani", apo "Epir"...

Kurse per "mbart", edhe une mendoj se eshte tjeter nga "mbaj", ndonese, sipas meje, me rrenje te njejte: "Ba"
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga amor3:
[qb] Visi, mua me pelqen si shkruan dhe mundohesh gjithmone per te mesuar ata, qe kane harruar (dhe jo Nuk dijne ) per me shume. Kjo te ben nder, por........

Shembull: "...çdo dite eshte e bukur". Por disa injorante, per te cilet fola me lart shkruajne me plot lapsin "...ç'do dite eshte e bukur". Ky eshte gabim, sepse shprehja "ç'do" eshte e barabarte me "çfarë do"...

Flas ne pergjithesi, pasi vete nuk e shkruaj ashtu nuk ju thuhet askujt Injorante
Kohet e fundit po ngaterrohesh. Mund te dish shume mire gramatiken e gjuhes shqipe, por ke harruar gjerat baze. Keto jane ofesa per gjithkend.


Gabim: 3."ç'ka eshte imja eshte edhe jotja"
Duhet: 4."çka eshte imja eshte edhe jotja"

Vini re! Fjalia 4 mund te thuhej edhe "Cfare ka eshte imja eshte edhe jotja", por nuk ka kuptim.


."çka eshte imja eshte edhe jotja" Ne rregull, pasi eshte ne dialekt dhe e perdorin edhe kosovaret.

Nuk e shoh te domosdoshme te vendosesh Cka

Mund te thuhet edhe:

Gjithçka qe eshte imja eshte dhe e jotja. [/qb]
Te cmoj per verejtjet. Fjalen e kam per injorantet publike , gazetaret dhe perkthyesit publike. Jam vete nje i tille dhe nuk me vjen mire qe "kolege" te mi ta perdorin shqipen si nje alternative te shtate, pas celulareve, makinave, kompjuterave apo femrave/meshkujve. Ketyre u them "injorante", jo postuesve ne kete forum.

Pastaj, vete fjala "injorant" nuk duhet te mbetet nje ofese(fyerje, me mire). "Injorant" eshte nje person qe nuk di, dhe, te dallosh nga turma injotantin, mendoj une, nuk kryen aspak fyerje, por i ben nje nder shoqerise, profesionit dhe kultures.

Per verejtjen e fundit, une nuk e mora si shembull fjalen "gjithçka", sepse kete nuk e keqshkruan njeri. E kunderta, sic e vura ne dukje, ndodh me shkurtimin e fjales "gjithçka", "çka" . Kjo deformohet ne "ç'ka", sepse ...te paditurit/injorantet kujtojne se apostrofi duhet futur here pas here, por vetem se nuk e dine se ku po, dhe ku jo.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Kjo ndodh, ne pergjithesi, sepse une jam plotesisht dakord me gramatiken. Ne fakt kam shume libra mbi drejtshkrimin ne shtepi. Daja im ka qene mesues i shquar ne Durres i gjuhes shqipe. Ne Durres e njohin te gjithe. Nxenesit e mi me shihnin me dyshim(sepse isha mesues anglishteje) kur u flisja per gjuhen shqipe, por e konfirmuan kur u pyesnin mesuesve te tyre te shqipes per fjale, shprehje apo etyde gramatikore e shkronjore qe une ua tregoja.

Nje tjeter gje, qe eshte postuar edhe ne nje teme te Blendit e qe ka lidhje me temen tone, eshte edhe nje shembull i perdorimit te gabuar te parashteses "ç". Me gramatike, prapashtesa "ç" perdoret para foljeve apo emrave qe fillojne me zanore(a, i, u, e), "l", "rr", "m", "n" dhe "nj".

Shembull: "aktivizoj - çaktivizoj",
"liroj - çliroj"
"minoj - çminoj"
"rrënjos - çrrënjos"

Eshte nje postim imi te tema e Blendit per permiresimin e forumit, ku duhet perdorur folja "çaktivizoj" dhe duhet drejtshkruar "çaktivizoj", dhe jo "ç'aktivizoj".

E perseris: "Fjala "ç" e shoqeruar me apostrof "'" nuk eshte gje tjeter pervecse fjala/peremri pyetes "çfarë?"

Kurse parashtesa "ç-" nuk kerkon apostrof, por i bashkangjitet fjales: "çlirim", "çarmatim", etj.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Çka the Gjithshka nuk janë e njëjta gjë:
Ajo çka dua unë të qartësoj nuk është gjithshka do doja unë të ishte e qartë.

Përdorimi i ç dhe ë zgjidhet lehtë:

Start ==> Settings ==> Control Panel ==> Regional Settings ==> Input Locales ==> Add dhe këtu zgjidh
Albanian, e mandej kliko Apply. Dy prej tasteve të tastierës do të veprojnë si ë dhe ç. Se cilat taste, varet nga tastiera dhe gjenden lehtë në fund të fundit me një provë zë thjeshtë.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Sapo pashe dicka ketu, qe ka lidhje me temen dhe me Blendin: "Faleminderit per pjesëmarjen ". Kjo, amor3, nuk eshte thjesht nje padijeni. Miku im Blendi po ben nje pune per t'u admiruar, dhe me siguri qe i ka parasysh verejtjet tona te shumata per ndreqjen e forumit.

Problemi gjuhesor eshte se fjala "pjesëmarrje" vjen nga folja "marr". Ne nuk themi "Unë mar", dhe as duhet thene "pjesëma r je", por themi "unë ma rr " dhe duhet thënë "pjesëma rr je".
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Pa më të voglin dyshim, Vis. Shënimi ishte për postimin rreth zëvendësimit të çka me gjithçka apo anasjelltas.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

PjesëmaRRje, keni te drejte.
Duhet te them se jemi munduar qe ta sjellim forumin ne Shqip per ju te gjithe, dhe une jam edhe vete i dashuruar pas gjuhes. Gabime bej sepse kam kohe qe me se shumti flas e shkruaj anglisht, megjithate mundohem.

Ajo vjen nga folja MARR prandaj kemi RR dhe jo R.

Do ju tregoj dicka disi per te qeshur. Ne fillim kur perktheja kutite e Mesazheve Vetjake. (Vetjake - do te hyje ne perdorim se shpejti, po mundohem mos ti shokojme antaret, por ti mekojme ngadale me shqipen)
pra po pektheja kutine e mesazheve qe vijne, dhe e vendosa si "Mesazhe te marra", me beri te qesh kur e pashe dy dite me vone, se si tingellonte si "mesazhe te çmendura", prandaj mu desh te zgjedh, "mesazhe te ardhura". /pf/images/graemlins/smile.gif

Ju faleminderit per perkushtimin, ju siguroj se jam gjithmone ketu per te lexuar cka shkruani mbi Shqipen.
 

kercinjkuqte

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

ne te vertete shqipja standarte shkon keshtu" marr
merr ...
mora (jo morri) mori ...
kam mare (jo kam marre) ...
pjesemarje eshte gramatikisht me e shendetshme se pjesemarrje -ka mare pjese (jo ka marre pjese)
WHEN IN ROME...
 

muku

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

E drejte ---- mora (jo morri) mori ...
Gabim --- kam mare (jo kam marre) ...
pjesemarje eshte gramatikisht me e shendetshme se E drejte ----- pjesemarrje -
Gabim ---- ka mare pjese
E drejte ---- ka marre pjese
Shiko kohet e foljeve - Gjuha Shqipe (klasa V) /pf/images/graemlins/smile.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

GJER apo DERI......

1) S'pati asnje lajm te ri DERI dje ne darke
2) Do te jem me sherbim GJER neser ne mengjez.

Cila nga te dyja format eshte e rregullt, neqoftese te dyja, kur mund te perdoret njera e kur tjetra.

Pak etimollogji; mendoj se GJER, GJERI; vjen nga GJËRË, gjeresi, pra tregon deri ku mund te shkojme larg, sa hapesire kemi per veprim.
Ndersa DER, DERI; vjen nga DAJ, NDAJ, pra kjo ne te kundert tregon deri sa mund te ndajme, na e lejon vendi kete gje.
E çuditshme jo! njera (gjer) shkon drejt +, ndersa tjetra (der) drejt -.
Mirepo ç'thot gramatika per kete, çfare rekomandon ajo?
 

muku

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] GJER apo DERI......

1) S'pati asnje lajm te ri DERI dje ne darke
2) Do te jem me sherbim GJER neser ne mengjez.

Cila nga te dyja format eshte e rregullt, neqoftese te dyja, kur mund te perdoret njera e kur tjetra.

Pak etimollogji; mendoj se GJER, GJERI; vjen nga GJËRË, gjeresi, pra tregon deri ku mund te shkojme larg, sa hapesire kemi per veprim.
Ndersa DER, DERI; vjen nga DAJ, NDAJ, pra kjo ne te kundert tregon deri sa mund te ndajme, na e lejon vendi kete gje.
E çuditshme jo! njera (gjer) shkon drejt +, ndersa tjetra (der) drejt -.
Mirepo ç'thot gramatika per kete, çfare rekomandon ajo? [/qb]
"Deri" eshte gramatikisht e rregullt. "Gjeri" eshte fjala me e rrahur ne gjuhen e perditshme
 

gjekec

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

ose gjeri (sendi) ruhet, kisha kohe pa e degjuar
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Lidhur me ë dhe ç duhet saktësuar diçka, të cilën e kuptova rastësisht dy ditët e fundit:

Kur bën instalimin e Windows-it, (flas për Windows 2000, por mund të jetë po e njëjta gjë edhe për versionet e tjerë), Shqipja nuk shfaqet si zë në Regional Option. Dhe kjo edhe mbase mund të ketë bërë ndonjërin të mos provojë më atë që shkruajta para pak ditësh.
Por zgjidhja është aty:

Hap "Regional Options"
Zgjidh "General", e mandej, tek "Language settings for the system", shenjo Central Europe.
(Me këtë mundësoni shfaqjen në menunë "Your locale" të Shqipes si Albanian.)
Zgjidhni Shqipen, dhe kryeni ç'ju këshillon më tej Windows.
 

Darien

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb]Start ==> Settings ==> Control Panel ==> Regional Settings ==> Input Locales ==> Add dhe këtu zgjidh
Albanian, e mandej kliko Apply. Dy prej tasteve të tastierës do të veprojnë si ë dhe ç. Se cilat taste, varet nga tastiera dhe gjenden lehtë në fund të fundit me një provë zë thjeshtë. [/qb]
Duke përdorur metodën e mësipërme ke disa vështirësi teknike. Kjo metodë i thotë kompjuterit që tastiera jote është ajo shqipe. Si rrjedhojë, shenjat e pikësimit ndryshojnë vendet, z dhe y këmbehen me njëra tjetrën, etj.

Unë kam modifikuar një skedar DLL të Windows 2000 që përdor tastierën standarte vetëm me ndryshimet e nevojshme për të shtypur shqip.

Kushdo që më ka lexuar këtu në forum ose në çat (chat) e ka vënë re që shkruaj gjithmonë me ë dhe ç sepse është shumë e lëhtë me këtë metodë. Si mendoni, ku është vendi më i përshtatshëm për t'i vënë udhëzimet që të fitojë përdorim të gjerë?

P.S. Meqenëse e përdora fjalën "çat" më lart, kemi gjetur ndonjë përkthim të mirë shqip për këtë, apo akoma jo? Disa i thonë "çet" po mua më kujton çetën partizane ajo, prandaj vazhdoj të preferoj çat (se nuk më kujton çatinë /pf/images/graemlins/smile.gif ).

P.P.S. Ndryshimin e mësipërm e kam bërë dhe për Windows XP dhe herët a vonë do shkruaj një program që ta bëj më të lehtë instalimin.

P.P.P.S. Këto ndryshime mund të bëhen edhe për tastiera të tjera (p.sh. italiane) por unë nuk kam kohë të bëj provat sepse nuk i kam këto tastiera. Kush ka dëshirë të bëjë diçka të tillë, të më kontaktojë me mesazh privat. Unë bëj ndryshimet, ata provojnë a punon si duhet, derisa t'i nxjerrim tamam. Synimi është ai që thashë më lart, përdorimi i tastierës që keni me sa më pak ndryshime që të jetë i natyrshëm shkrimi shqip kurdo që dëshiron.
 
Top