Re: Prinderit tane....HERONJ te sakrificave.
Ka raste, si tani, qe jam pak me e ndergjegjshme per historicitetin e gjerave. Po, prinderit tane kane sakrifikuar, mgjs jo te gjithe (ne fakt ne ate kohe per cfare te sakrifikoje me pare) dhe mendoj se duhen lejuar ata njerez qe kane merira me prinderit e tyre t'i kene. Prindi nuk eshte entitet statik. Nuk kane qene gjithmone prinderit njelloj, psh ka qene nje kohe e nje vend (dukuri shume e perhapur ne Francen e shek. 18&19 ku nenat nuk i ushqenin vete me gji foshnjet po i conin te gra te tjera). Nje shembull shqiptar eshte puna ideologjike e komunizmit ne formimin e familjes e te gruas se re shqiptare ne vije me mesimet e marksizem-leninizem-stalinizem-enverizmit. Citoj:
"Pse gruaja lot rolin kryesor ne familje? Pse duhet te mbeshtetemi shume te gruaja per te forcuar familjen tone te re?
Se pari, shoku Enver thekson rolin e gruas si nene, misionin e saj jetedhenes: 'Juve natyra ju ka caktuar te lindni femije,- thote shoku Enver,- pra te perterini jeten, t'i jepni atdheut femijet, dmth njerine. Ky eshte misioni me i madh qe mund te kete ne bote. Pa gruan nuk mund te kete jete'...
Se dyti, gruaja nuk eshte vetem bartesja natyrore e jetes, por edhe edukatorja natyrore e femijes, e brezit te ardhshem... Qe gruaja nene te mund te kontribuoje sa me shune ne plotesimin e funksionit edukues se familjes se re socialiste, duhet dashurine per femijet ta lidhe ngushte me kultivimin e edukates socialiste te brezit te ri. Dashuria e prinderve, e nenes dhe e babait per femijet eshte e natyrshme dhe e nevojshme. Por kjodashuri, sic e ka theksuar edhe shoku Enver, duhet te synoje ta ngreje lart, ta zhvilloje personalitetin e femijes ne perputhje me interesat e shoqerise socialiste, e te mos behet burim i perkedheljes se pamase te tyre, gje qe prish karakterin e femijeve, i ben te paafte te veprojne e te perballojne gjithe veshtiresite e problemet e jetes."
Nefo Myftiu, nje nga artikujt-kumtese ne 'Probleme te luftes per emancipimin e plote te gruas' ne nje sesion shkencor mbi kete teme ne 1968.
U zgjata ca si shume. Dua te them qe familja eshte patjeter institucion historik (edhe gjinia po te doni, po ky nuk eshte vendi per kete diskutim), qe marredheniet ne familje rregullohen gjithmone nga nje moral i pergjithshem, qofte ky fetar apo ideopolitik. Dua te them qe pervecse te mrekullueshem, prinderit tane mund te kene qene fare mire edhe duke zbatuar direktiva, rasti me siper eshte per nenat. Nuk po e denoj kete, thjesht po e verej.