Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

B

briiigi

Guest
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

GAbimisht Ky user,Bardhyli, me ka derguar mua Mesazhin qe donte te shkruante :
MEsazhi eshte si me poshte:

A user (Bardhyli at IP ****) has requested that you review the
following post by mistiku in a forum you moderate:

---------------------

Sikur të lavdërohej Pr. Rugova nga komunistet, atëherë isha bindur se nuk vlen.
Më të mirë se Rugova nuk kemi asnjë politikan në të gjitha trevat.
Qent lehin karavani kalon!

---------------------


The user's reason for this request is:

Mistiku, mendoj se jeni mjaft subjektiv në vlerësimet tuaja. Kur flitet për një
Kryetar siç po preferohet të thuhet Presidenti. Mendoj se; duhet të gjykohet mbi
bazën e realizimeve të detyrimeve që dalin nga vetë pozicioni i të qenit
President. Aq më shumë, kur ai udhëheqës pretendon të jetë në krye të një
populli të robëruar. Me logjikën tuaj Mistik-u, ne do të duhej të revidonim
Historin shembull brenda historisë sonë:- Skënderbeu të shpallej fajtorë për
çlirimin e Shqipërisë dhe të identifikoheshin si më meritorët për të mos thënë
Ballabanët ata që çdo ditë bartnin ujë në mullirin e Turkut.
E largova në kohë këtë Krahasim ngase, sejcili nga ne gjykon më drejt të
kaluarën e cila, në mënyrë direkte nuk prek ndërgjegjen për veprimet apo mos
veprimet personale. Secili nga ne pretendon të jetë edhe ai bartës i vlerave të
kohës. Kështu e ka vetëdija e njeriut. S'kemi ç't'i bëjmë!
Unë mendoj se I. Rugova është fatkeqësia më e madhe e gjithë historisë sonë që
ne njohjim.
- Rugovën breznitë do t'a definojnë si çoroditjen më të thellë në zhvillimin
tonë historik.
- Folklori shqiptar nuk do ta bartë në faqet e tija të vlerave.
- Ai do të shërbejë një shembull i mirë, ndër më të mirët në gjithë historin
Shqiptare, dhe shembull për gjithë popujt tjerë të robëruar, lëvizjet çlirimtare
të të cilëve mësojnë nga gabimet e të tjerëve. Një shembull i çoroditjes së të
kuptuarit të lirisë.
Topitja e secilës ndjenjë e cila prodhon angazhim veprues kundër pushtimit,
padyshim se përbën fajësin më të madhe që mund të ketë një njeri apo grup
shoqërorë. Tema - A është tradhtar I.Rugova besoj se nuk ka një relevancë për
Kosovën e sotme por, duam ne apo nuk duam opinioni Kosovar do të jetë i ngarkuar
gjatë kohë me këtë lloj padie dhe mbrojtjeje të thuash banale.
Ç'farë unë do të preferoja më shumë si brendi trajtese në gjithë këtë pa patur
nevojë të lakojmë emra:
a.- Ç'është në fakt institucioni i Kryetari (në këtë rast të shtetit)?
b.- Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e tija ndaj Kushtetutës së vendit?
c.- Betimi, akt solemn apo fillimi i përgjegjësisë.
ç.- Obligimet dhe përgjegjësitë në kohë lufte? (hidhni një sy kritik mbi këtë
bazë relitetit tonë veprues në dekadën e fundit).
d.- A nënkupton Të qenit Kryetar njëkohësisht edhe Komandant i forcave të
armatosura? Pse dhe ky post, dhe në ç'situatë i aplikieshëm?!!!
Po t'i analizosh gjithë këto dhe sa e sa obligime që dalin nga kushtetuta e
Kaçanikut dhe t'i bashkërendosh me veprimet a mos veprimet e pushtetarëve të
Kosovës veçanarisht në vitet '91- Qershor '99 edhe ti do të reflektosh me një
pyetje krejt të thjesht:
- A ishte i vetëdijshëm I.Rugova në momentin e zgjedhjes Kryetar për detyrat
dhe përgjegjësit?!!! Dhe në qoftë se PO, atëherë, veprimet apo mosveprimet e
tija janë antikushtetuese për kohë paqe ndërsa, hyjnë në përbërës të Tradhtisë
në kohë lufte.
 

iriqi

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Per Rugoven dhe disa te tjere si ai ka folur te dielen te Zeri i Amerikes, Ismail Kadare.
E njejta interviste eshte botuar te henen te "Shekulli". Terheq vemendjen shprehja e Kadarese se ka renegate shqiptare qe duan ta perçajne popullin shqiptar me dysh, qe thone se shqiptaret e Kosoves nuk jane si ata te Shqiperise etj. Kjo taktike e vjeter e armiqve te Shqiperise po vihet ne jete tani nga ata qe deshirojne qe Kosova te mos njohe simbolet kombetare si Flamurin kuq e zi, hymnin kombetar, madje edhe gjuhen e unifikuar shqipe. Theksohet se behet fjale per simbolet kombetare.
Renegat - emeri me i merituar apo jo per ate qe eshte takuar 3 here me Millosheviçin dhe ka 5 vjet qe nuk shkel ne Tirane.
 

olsen7

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

une as nje here se kam pelqyer ibrahim rugoven dhe ky eshte mendimi per te gjithe ne ne shqiperi.ai eshte nje njeri me 50 fytyra dhe qe e ka deshtuar kosoven si politikan i paafte,vazhdon te bej komente absurde rreth te ardhmes se kosoves dhe i ka ardhur koha te dali ne pension.kosoves i duhen politikane dhe gjak i ri si hashim thaci dhe bajram rexhepi e jo ibrahim rugova qe eshte lindur qe ne kohen e pordhes,dhe une se kuptoj si ka aq shume mbeshtetje dhe perkrahje ky individ populli kosovar ku ishte ai qe i dobesoi marredheniet me shqiperine ne vitet 90',ishte ai qe i dha doren miloshevicit ku mijera kosovar po pushkatoheshin dhe po mergonin nen terrorin serb,ishte ai qe kerkonte ta ndryshonte simbolin e flamurit per kosoven qe populli shqiptar e ka cmuar dhe ka derdhur gjak me shekuj.rugova nuk ka ndermend qe kosova te bashkohet me shqiperine por qe kosova te rrije e ndare dhe e pavarur.rrofte shqiperia e bashkuar dhe gjithe shqiptaret kudo qe jane...
 

olsen7

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

rugova eshte dhe ka qene gjithmone kundra ceshtjes shqiptare.ju nga kosova vazhdoni ta mbeshtesni ket politikan te paafte.kur do i hapni syte ju dhe ta shikoni se kush eshte ne te vertet ai qe e ka udhehequr kosoven ne menyre shume te gabuar.
 

illyricus

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Sido që t'jetë Rugova, nuk ësht' as përafërsisht ma i keq se Nanot, Majkot, Milot e tjerët që e sundojnë Shqipërinë e e qajnë Gjingjiqin.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Fillimisht postuar nga olsen7:
[qb] rugova eshte dhe ka qene gjithmone kundra ceshtjes shqiptare.ju nga kosova vazhdoni ta mbeshtesni ket politikan te paafte.kur do i hapni syte ju dhe ta shikoni se kush eshte ne te vertet ai qe e ka udhehequr kosoven ne menyre shume te gabuar. [/qb]
****************************************

Pershendetje
Po ashtu eshte per fat te keq qe ne kosovaret e kem votue ket te pa njeri,veq te tregoi nese se ke dit qe rreth 30% te votuesve kan qen analfabet qe e kan votue rrugovanin, qe nuk kan dit as shkrim as lexim,por kan votue tue edhan shenjat e gishtave,dhe dihet se kah ja kan imponue analfabetave te qoin gishtin!!!
 

illyricus

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Fillimisht postuar nga *Plisi*:
[qb] Pershendetje
Po ashtu eshte per fat te keq qe ne kosovaret e kem votue ket te pa njeri,veq te tregoi nese se ke dit qe rreth 30% te votuesve kan qen analfabet qe e kan votue rrugovanin, qe nuk kan dit as shkrim as lexim,por kan votue tue edhan shenjat e gishtave,dhe dihet se kah ja kan imponue analfabetave te qoin gishtin!!! [/qb]
Po ku i morre more burrë këto fakte? A po m'kallxon se veç me lshu ashtu fjalë pa temel burrat s'e kanë a?
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Lamtumirë mit
Rugova po përshëndetet me postin e kryetarit

Sipas një sondazhi të bërë nga Index Kosova, partnere e Gallup Inernational, sondazh
që po qarkullon nëpër kancelaritë e Kosovës nën shenjën 'private/konfidenciale',
janë shënuar ndryshime të ndjeshme në disponimin e popullatës kosovare
përkitazi me partitë poltike në Kosovë, të vogla e të mëdha. Sipas këtij sondazhi,
mund të konkludohet në mënyrë të pavarur se LDK-ja definitivisht e ka humbur primatin
e partisë që mund të vendosë diçka për Kosovën në të ardhmen.
LDK-ja tash për tash do t'i fitonte vetëm 39.1 për qind të votave të votuesve në
Kosovë.
LDK-ja ka pasur probleme serioze pas zgjedhjeve nacionale të nëntorit 2001.
Dr.Ibrahim Rugova, tri herë dështoi në Parlament që të zgjidhej kryetar i Kosovës.
Në mungesë të fuqisë së nevojshme parlamentare, ai u zgjodh në këtë post me tre
nënshkrime: me marrëveshjen ndërliderore të 28 shkurit 2002 në rezidencën e
z.Michael Steiner, marrëveshje që nga akademik Rexhep Qosja u quajt një gabim
historik.
Vetë Daci ishte zgjedhur në postin aktual me votat e Povratakut. Ndërkohë, kryesimi
i qeverisë LDK-së i doli nga dora atëbotë, sikurse edhe gjysma e ministrive që
drejtohen nga PDK dhe AAK, e dy tjera nga pakicat.
Këto dy nga tre parti kryesore, të afërta politikisht mes tyre, tashmë kanë fuqi sa vetë
LDK-ja, ndërsa bashkë me partitë tjera aleate shqiptare, e mundin sigurt LDK-në
dhe PSHDK-në e Mark Krasniqit, që sipas sondazhit më të fundit, është ndjeshëm
prapa fuqisë së, psh.LKÇK-së që ka 1.6 ndaj 1.3%.
Por, kjo tablo shifrash është vetëm për sivjet, e sivjet nuk ka zgjedhje nacionale.
Nëse deri në vjeshtën e ardhshme vazhdon vetëm me këtë ritëm të dobësohet LDKja,
ku mesatarisht për çdo vjet pas luftës po humb nga 7% të fuqisë në shkallë vendi,
e nga 10 për qind nga fuqia e brendshme, thënë thjesht, LDK-ja mund ta llogarisë
veten në opozitë, e lodhur dhe e rraskapitur keq nga barra e qeverisjes së këtillë çfarë
e karakterizon, me gjasa të përcopëtimit të mëtejmë. Kjo parti, e fuqizuar si lëvizje
popullore, si fuqi e vetme dominuese në kohërat e okupimit, nuk din të sillet nën
psikologjinë e opozitares.
Në anën tjetër, nuk ka asnjë shenjë të ripërtëritjeve në këtë parti, nuk ka asnjë
shpresë rimëkëmbëse brenda saj: nuk funksionon rregullisht asnjë organ i saj, ka
vetëm një zëdhënës, por nuk ka kryesi, dhe ai vështirë identifikohet se në emër të
kujt flet: personal, të këshillit të përgjithshëm që s'mblidhet kurrë, të kryesisë që nuk
ekziston, apo në emër të Rugovës, që formalisht ushtron edhe poste të tjera, përfshirë
atë të kryetarit të Kosovës.
Me një fjalë, dr.Rugova, nën kushtet e mjeteve të lira të informimit, fushatave publike,
sjelljeve që shihen nga të tjerët, ka humbur nëpër përralla të së kaluarës armën
çudibërëse, që trullos mendjet e njerëzve në rrezik: mitin. Kryetari tashmë është i
demitizuar dhe pa gjasë konkrete që të rikthehet në ndonjë faktor vendosës në emër
të Kosovës, aq më pak si kryetar i saj. Kjo, nën rrethanat me mjegull. Por, për më
keq se kaq, nëse hapet çështja e ndonjëfarë afereje të rëndë financiare, qoftë me
mjetet e vendit, qoftë me tregtira të ndryshme me regjimin e ish "homologut"
Millosheviq, që ishte një temë tabu në të kaluarën, s'është çudi që të përfundojë si
shumë "homologë" të tij anembanë botës. Dihet mirëfilli se ai për 15 vjet askujt nuk
i ka dhënë ndonjëherë ndonjë llogari financiare dhe kjo, s'është larg mendsh të jetë
një temë shumë brengosëse për të, qysh tash ose në të ardhmen e afërt. Puna e
demokracisë është e zorshme për njerëzit që s'dinë praktikën e llogaridhënies për
fonde publike. Etj.etj.
Edhe po të jetë gjithçka në rregull, ai më, matematikisht, nuk do të jetë kryetar i
Kosovës. Dhe, matematika, si lëndë që ai kurrë s'e ka kuptuar, i jep vulën e fundit
një periudhe që përmban fraza, fraza, fraza.
Rugova prapë kryetar? Kjo do të ishte e mundshme:
-Po të kishte fuqinë që të shtyente zgjedhjet, sikurse para luftës, e këtë fuqi më nuk
e ka dhe s'mund ta ketë kurrë askush në Kosovë, pos nëse bëhemi ndonjëherë në
të ardhmen republikë ku vendos presidenti veto;
-Po të merrte bekimin e heshtur nga Beogradi dhe të merrte votat e "Povratakut"
sikurse i mori Daci për postin e kryetarit të Kuvendit, por, nëse deri atëherë
Povrataku nuk i humb ato dhjetë votat plus që i takojnë me Kornizën Kushtetuese
në fuqi.
-Po t'u mbushej mendja Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt. Pas Vjenës, supozohet
të jetë vështirë se do të nënshkruajnë më ndonjë marrëveshje që Rugovën, apo
edhe Dacin, i lënë në pozitat e "nishit" dhe "dyshit" dhe ata nga ato pozita shkelin
mbi gjithë institucionet e vendit sikurse ngjau më 14 tetor 2003 me shkuarjen në
Vjenë.
Me një fjalë, LDK duhet të shtrëngojë rripat ose të pajtohet se pas kaq vjetësh, më
nuk paraqet faktor serioz për ta bërë Kosovën ashtu siç ka premtuar me vjet të tëra,
shtet të pavarur, ndërsa kryetarit të saj dhe gjithë të tjerëve, në vizat e huaja të vendosura
në pasaportë, përfshirë vizat e SHBA-ve, u shkruan: nacionaliteti- "Serbia
and Montenegro". Sa më shumë që kjo parti po kërkon "njohjen formale" (herë "të
Kosovës" e herë "të pavarësisë së Kosovës"), aq më shumë hija e Serbia and montenegro
po sillet si fantazmë nëpër dokumentet zyrtare në Kosovë dhe për Kosovën.
Zhgënjimi ndaj mashtruesve do të jetë i madh. Lamtumirë mit! Na pret bërja e
shtetit, pastaj "njohja formale". Deri atëherë, shumë nga ne jemi, e shumë nga ne
s'jemi. Por, mitet gjithsesi do t'i takojnë së kaluarës, pa nam, pa lavdi. (ER)
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

RUGOVA SFIDON FENË E SHUMICËS DHE FLAMURIN E GJITHË SHQIPTARËVE



Feja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, Islami, është sfiduar rëndë e papushim nga shumë anë. Edhe flamuri i shqiptarëve është sulmuar nga shumë armiq dhe madje deri nga njerëz brenda gjirit të shqiptarëve. Por sfida të tilla bëhen më të rënda kur vijnë nga prijatarë politikë e pushtetarë të lartë që këto ofiqe i mbajnë në emër të shqiptarëve dhe në saje të mbështetjes së shqiptarëve. Këto sfida kthehen gati në mallkim kombëtar kur vijnë deri nga persona me pozitën e kryetarit të shtetit, sikurse është për fat të keq rasti i tanishëm i sfidave të bëra nga vet presidenti i Kosovës.

Më 28 nëntor 2003 mbetëm si të shtangur kur lexuam në “Gazeta Shqiptare” një intervistë të Rugovës nën titullin “Ju tregoj flamurin e ri të Kosovës”. Shtangia nuk vinte nga një lajm i papritur, por nga një manovër e përsëritur me kokëfortësi nga Presidenti i Kosovës. Edhe në të kaluarën Ibrahim Rugova është treguar shumë këmbëngulës për të imponuar projektin e tij për një flamur të veçantë shtetëror për Kosovën që të ndryshojë nga ai që njihet si flamuri kombëtar i gjithë shqiptarëve, meqenëse ky është dhe flamuri shtetëror i Shqipërisë. Në fakt flamujt janë shtetërorë dhe kur për rrethana të caktuara shqiptarët e kanë pranuar flamurin më shumë nën emrin e simbolit kombëtar kjo e bën më të detyrueshëm ruajtjen se ndryshimin e tij.

Për këtë temë është polemizuar shumë në të kaluarën. Janë dhënë më shumë se sa duheshin argumente për të kundërshtuar projektet e Rugovës për të pasur më parë flamurin shtetëror se shtetin e njohur si subjekt të të drejtës ndërkombëtare ose, sikurse është thënë në mënyrë figurative, për të gjetur më parë “pajimet se kalin”. Janë kundërshtuar mjaftueshëm e arsyeshëm teorizimet e Rugovës se po bënte flamurin më parë pasi kështu do ta tërhiqte më lehtë diplomacinë ndërkombëtare në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, se shmangte pengesën që mund të dilte kur Kosova të pranohej në OKB etj. Pas shumë kundërshtimesh Rugova sikur e pat lënë në harresë projektin e flamurit që e nxorri përsëri tani. Edhe një herë vërtetohet se Rugova di të heshtë për planet e synimet e tij kur të tjerët nuk i kapërdijnë kollaj, por nuk di të heqë dorë edhe kur nuk gjen mbështetje.

Për këtë problem është e kotë të bëhet polemikë e stërzgjatur dhe e përsëritur. Rugova duket i vendosur t’i shkojë deri në fund këmbënguljes së tij fanatike për t’i bërë shqiptarët me shumë flamuj. Megjithëse kjo nismë do të sjellë pështjellimin e vet në rrugën e zgjidhjes përfundimtare të

çështjes kombëtare shqiptare le të bëhet dhe kjo provë e principatëzimit të trojeve etnike shqiptare që jo vetëm Rugova e ka qejf. Presidenti i Kosovës në mesazhin që u ka dërguar shqiptarëve për “Ditën e Flamurit të vitit 1912” e pohon se kjo “është dita më e ndritshme në historinë moderne të kombit shqiptar”. Por duket këtë e bën për të qenë në rregull me historinë e së shkuarës dhe nostalgjikët e sotëm, si dhe për ta paraqitur idenë e principatëzmit brendashqiptar si në përputhje me këtë histori.

Në intervistën e dhënë gazetës italiane “Korriere dela Sera” Rugova përveç “dhuratës” me flamurin e Dardanisë u ka bërë shqiptarëve dhe “surprizën” e pranimit në publik se praktikisht është konvertuar nga ateist me prejardhje myslimane në katolik, ose sikurse e shpall propaganda prozelite ndër shqiptarë në “fenë e të parëve”. Edhe për këtë tjetërsim fetar të tij shenjat kanë qenë dukshëm paralajmëruese me kohë, sidomos në faktin që mbante në zyrë fotografinë e Papës. Por, tashmë është Rugova që kur pyetet nga gazetari italian “kur do të pagëzoheni” përgjigjet : “Të shohim, tani për tani synimi im është mbi të gjitha politik” . Në këtë kontekst një shpjegim i tillë më shumë kuptohet si përkujdesje për të mos bërë pagëzimin formal për arsye politike, por konvertimi është tashmë punë e mbaruar. Zoti ia pranoftë dëshirën e tij, sepse tani ndërrimi i fesë nuk shihet më si herezi, por si e drejtë e njeriut.

Megjithatë kur lexon shkrimin e titulluar “President ktheu nga Kurani”, shkruar nga dy gazetarë të “Java” në Prishtinë dhe të ribotuar më 29 nëntor 2003 nga “Korrieri” në Tiranë të kap njëfarë trishtimi nga faktet e dëshmitë sesa shumë Rugova i paska cënuar në ndjenjat e tyre besimtarët myslimanë në Kosovë gjatë gjithë viteve të presidentllëkut të tij, kur nuk i ka bërë bashkësisë islame shqiptare atje as nderimet protokollare që i takojnë si kryetar i shtetit, i zgjedhur në saje të votuesve që gjithsesi janë në shumicën dërrmuese të besimit islam. Nuk mund të sjellë mbarësi për shqiptarët kryetari i tyre i shtetit ende i panjohur zyrtarisht nga bota të cilit shtetasit e vet i drejtohen me qortime “Nuk o kanë keq që Presidenti jonë me kthye najherë kah Kibla” dhe kur për më tepër theksohet se ky president për myslimanët shqiptarë në Kosovë përdorka termin pezhorativ “Musla”.

Të sfidosh kështu fenë e shumicës së shtetasve të shtetit ku quhesh president dhe “Flamurin Kombëtar”, simbolin e gjithë shqiptarëve, është punë që nuk mund të bëhet pa shkaktuar zhgënjim e dëshpërim.



30 Nëntor 2003 Abdi Baleta
 

redhat

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Fillimisht postuar nga *Plisi*:
[qb] Nga intervista e Vofgang Petriq

Në një intervistë të botuar në B92 Vofgang Petriq qartëson shumë gjëra .... [/qb]
Nje pytje:
Kush eshte ai i marre qe mendon se sjellja e nje artikulli te botuar ne gazeten e shkijenis,(alias serbis)do ta bind shqipetarin te besoj apo ta nderroj mendjen per shqiptarin!?

Plisi
disi nuk te shkojne shkronjat me emrin e nofkes ! ! ! :rolleyes:
 

redhat

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga *Plisi*:
Nga intervista e Vofgang Petriq

Në një intervistë të botuar në B92 Vofgang Petriq qartëson shumë gjëra ....
--------------------------------------------------------------------------------

Nje pytje:
Kush eshte ai i marre qe mendon se sjellja e nje artikulli te botuar ne gazeten e shkijenis,(alias serbis)do ta bind shqipetarin te besoj apo ta nderroj mendjen per shqiptarin!?

Plisi
disi nuk te shkojne shkronjat me emrin e nofkes ! ! !
 

redhat

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Presidenti Rugova propozohet senator nderi i Evropës


--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinë, 29 nëntor 2002 - Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka marrë këto ditë një letër nga Oto fon Habsburg me të cilën e njofton se është pranuar propozimi i tij që Dr. Rugova të emërohet vitin e ardhshëm, më 2003, Senator Nderi i Evropës.

Dr. Oto fon Habsburg, kryetar i Unionit Ndërkombëtar Paneovropian, shkruan në letër se në Antverpen ekziston një Senat evropian Nderi nën kryesimin e udhëheqësit të njohur të demokristianëve dhe ish-kryeministrit belg Tindemans.

Presidenti i këtij Senati, zoti Kunnen, i ka kërkuar zotit Habsburg që të pyesë Presidentin Rugova nëse e pranon emërimin me titull Senator Nderi i Evropës.

Në një letër dërguar zotit Hasburg, Presidenti Rugova njofton se e pranon me kënaqësi këtë titull, duke shtuar se është nder që i bëhet atij vetë dhe Kosovës.

Ndarja e këtij titulli nderi bëhet çdo herë në fillim të shkurtit në Antverpen, njofton Zyra e Presidentit të Kosovës.
 

redhat

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

PRISHTINE (29 Janar 2004) -
Presidenti Rugova sot mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Saharov sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan.

Ibrahim Rugova po ashtu është një nga laureatët e këtij Çmimi prestigjioz të Parlamentit Evropian. Gjatë një kokteji që shtroi kryetari i Parlamentit Evropian Pat Koks me rastin e dorëzimit të këtij çmimi, mori pjesë edhe Presidenti Rugova, i cili me këtë rast pati takime të shkurta me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Kofin Anan, shefin e politikës së jashtme të BE-së Havier Solana dhe me komesionerin evropian Kris Paten.

Gjithashtu Presidenti Rugova me këtë rast takoi edhe bashkëshorten e Serzho de Melos së ndjerë, të cilës i shprehu ngushëllime. Gjithashtu Presidenti Rugova ishte në drekën që shtroi Havier Solana për nder të Kofi Ananit, pas ceremonisë së dhënies së Çmimit Saharov. Presidenti Rugova nesër do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Lui Mishel.

Ndërkaq, të dielën më 1 shkurt, në një ceremoni që do të zhvillohet në orën 11.00 në qytetin Atverpen të Belgjikës, Prsidenti Ibrahim Rugova do të shpallet Senatori Nderi i Evropës.

bm/bm (QIK/BalkanWeb)
 

redhat

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:
(Vetëm deri në vitin 2000)

Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.

Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.
 

redhat

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Presidenti Ibrahim Rugova në Atverpen të Belgjikës u shpall Senator Nderi i Evropës


Fon Habsburg: Rugova punoi që liria e popullit të Kosovës të realizohet nëpërmjet Evropës së bashkuar

Atverpen/Bruksel, 2 shkurt - Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar dje pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më ememinte të skenës politike të evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.
Në traditën 43-vjeçare me këtë titull janë nderuar personalitete si ish-kryeministra apo ish-presidentë, ish-ministra. Ndërkaq, kësaj radhe me këtë titull u nderuan ish-kryeministri belg Zhan-Lyk Dean, gazetari francez David Geta, ish-presidenti i Komisionit Evropian Gaston Tom dhe Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.
Duke prezentuar Presidentin e Kosovës, deputeti shumëvjeçar evropian Oto fon Habsburg, tha se e di se sa e vështirë ka qenë për Ibrahim Rugovën që të kryejë misionin e tij, sepse shumë nga personalitetet politike perëndimore nuk e kuptonin atë dhe nuk e kuptonin as mesazhin e tij. Madje ata e kanë trajtuar shpesh si lypës të padurueshëm kur ai kërkonte në emër të popullit të Kosovës lirinë, tha Habsburg. Pastaj ai dha shembuj nga tmerret e regjimit të Beogradit që ka ushtruar mbi popullin e Kosovës, duke theksuar se këto tmerre njihen shumë pak dhe se në atë kohë Presidenti Rugova kërkonte t'u jipej fund këtyre tmerreve. "Dhe ai kishte të drejtë. Ai vazhdoi që të përfaqësonte me dinjitet patriotët e Kosovës deri në atë pikë sa personat që e njihnin dhe që ishin marrë me Kosovën e quanin 'Gandi i Evropës", Tha Oto fon Habsburg.
Duke folur më tutje për figurën e Ibrahim Rugovës, zoti Habsburg tha se ai vazhdon të punojë dhe të mbështesë lëvizjen evropiane, pas mendonte se liria e popullit të tij, do të ishte e mundur vetëm nëpërmjet krijimit të një Evrope të bashkuar. "Ka shumë që nuk e kanë kuptuar, apo e kanë keqintepretuar, duke u ndalur thjesht te fakti që Rugova është mysliman. Por ai që në fillim përfaqësoi një nga idetë
më të vështira për t'u realizuar në një pjesë të globit, që është doktrina e Evropës së bashkuar", tha z. Habsburg dhe vazhdoi: "Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".
"Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjeherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet", tha ai.
Në fund të fjalimit të tij, Oto fon Habsburg tha: "Mesazhi është që në një zonë nga më kritikët në Evropë, ne kemi një njeri tek i cili kemi besim. Sakrifica e gjithë jetës së tij nuk ka shkuar huq. Zoti e ka krijuar njeriun me imazhin e tij dhe duke ndjekur parimin e feve tona monoteiste, ne do të arrijmë që të ndërtojmë një Evropë të bashkuar, vëllazërore dhe tolerante, duke jetuar në paqe".
Në fund të fjalimit të zotit Babsburg për figurën dhe personalitetin e Ibrahim Rugovës, në sallën e mbushur me personalite evropiane shpërthyen duartrokitje të gjata, ku kishte edhe shumë shqiptarë, të cilët ngritën flamurin shqiptar, duke e shoqëruar Senatorin shqiptar të nderuar të Evropës edhe në dalje të Pallatit të kongreseve të Atverpenit.

Ibrahim Rugova: Kosovës i është hapur perspektiva e një kombi të lirë për integrime perëndimore
Presidenti Rugova, i shoqëruar me duartroktije të gjata nga të pranishmit, duke u falenderuar për titullin që iu dha nga Senati Evropian, tha se ky është një nderim i madh për të, për Kosovën dhe për popullin e saj. Në vazhdim ai foli për rrugën që kaloi Kosova në historinë më të re të saj, sidomos për vitet '90, kur u themelua lëvizja për liri, pavarësi e demokraci. Bartëse kryesore ishte Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK, 1989) si parti e parë demokratike në botën shqiptare dhe në këtë pjesë të Evropës e të botës, kur filloi rënia e komunizmit dhe në kohën e shembjes së Murit të Berlinit, tha Presidenti Rugova, duke theksuar se "kjo lëvizje u krijua në kohën kur Kosova ishte në sulm të egër të Beogradit për ta dominuar dhe për ta shkatërruar kombin shumicë të saj shqiptarët". Në vazhdim të fjalës së tij, Presidenti Rugova tha:
"Ne ndërtuam këtë lëvizje paqësore për liri, pavarësi e demokraci për të mbrojtur ekzistencën tonë nacionale, vlerat tona dhe vlerat njerëzore të një populli. Në ndërkohë ne ndërtuam edhe strukturën shtetërore të Kosovës, përmes akteve madhore, siç ishin Deklarata e Pavarësisë (korrik '90), Kushtetuta e Republikës së Kosovës (shtator '90) si dhe Referendumi për Pavarësinë e Kosovës (shtator '91). Në vitin 1992 ne i organizuam zgjedhjet e para të lira presidenciale e parlamentare me qëllim të funksionimit demokratik të institucioneve tona. Kështu shteti ynë filloi të funksionojë në të gjitha fushat e jetës. Në botë ky shtet filloi të njihet si 'shtet i shqiptarëve të Kosovës', 'shtet paralel' i Kosovës. Ky është kontributi ynë në lëvizjet e popujve për liri e pavarësi", nënvizoi Dr. Rugova.
- Në vitin 1998, kur lëvizja jonë u forcua dhe shteti ynë afirmohej gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare, - tha Presidenti Rugova - Beogradi vendosi ta shkatërrojë me sulm të armatosur, duke shkaktuar masakra e shkatërrime masive. Mirëpo, tha ai, bashkësia ndërkombëtare, doli në mbrojtje të popullit të Kosovës, në radhë të parë SHBA dhe BE. Dhe me ndërhyrjen e NATO-s u ndërpre dhuna, masakrat, gjenocidi dhe eksodi ndaj popullit të Kosovës dhe Kosova u bë e lirë më 12 qershor 1999.
Duke folur për Kosovën e pasluftës, Presidenti Rugova tha se
"për katër vjet e gjysmë në liri Kosova ka bërë një progres të madh në të gjitha fushat e jetës". "Ishin këto vite të forcimit të lirisë, të sigurisë, të ekonomisë dhe të demokracisë. Institucionet e Kosovës të themeluara në bazë të zgjedhjeve nacionale të vitit 2001 funksionojnë me sukses".
Ndërkaq, duke folur për objektivat e institucioneve të Kosovës, Dr. Rugova veçoi zhvillimin ekonomik, privatizimin, sigurinë për investime dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë si dhe integrimin dhe mbrojtjen e grupeve etnike, apo minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës. Ai veçoi progresin e arritur në fushën e ekonomisë, ku siç tha, sektori privat është mjaft i gjallë dhe dinamik. "Kosovarët kanë një shpirt ndërmarrës dhe ndërtues për jetën dhe vendin e vet", nënvizoi Presidenti Rugova.
Në vazhdim të fjalës së tij Presidenti i Kosovës, tha se ai
punon dhe insiston për njohjen formale e më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës. "Pavarësia do t'i përshpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do të qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës si dhe popullin e Kosovës", tha Dr. Rugova, duke nënvizizuar se "një Kosovë e pavarur, demokratike e paqësore e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA, është vullneti politik i popullit dhe i qytetarëve të vendit tim". Po ashtu tha se do të punohet që Kosova të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.
Në këtë proces të progresit të Kosovës, ai tha se institucionet vendore po punojnë me UNMIK-un për bartjen e kompetencave tek institucionet shtetërore të Kosovës, që ato të jenë më efektive. Në vazhdim Presidenti Rugova tha:
"Në këtë ceremoni solemne dëshiroj të theksoj se ne gjithnjë duhet të bëjmë përpjekje që problemet t'i zgjidhim me mjete paqësore e politike, por kur kjo nuk është e mundur, atëherë lufta apo intervenimi në emër të paqes e të vlerave njerëzore e demokratike është çështje e drejtë. Shembulli i vendit tim e tregon këtë më së miri. Kështu sot, pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosovës i është hapur perspektiva e brendshme dhe perspektiva e një kombi të lirë për integrime europiane e perëndimore. Po ashtu dëshiroj të them se perspektiva e Evropës është respektimi i të gjithëve dhe integrimi i të gjithëve në një bashkësi të kombeve të lira duke përfshirë edhe vendin tim Kosovën", theksoi Dr. Rugova dhe përkujtoi me këtë rast bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë gjatë një dekade, Profesor Fehmi Aganin, si dhe shumë aktivistë të tjerë që u vranë, të cilët i cilsoi "burra të çmuar të lëvizjes sonë për liri, pavarësi, paqe e demokraci të Kosovës".
Duke i falenderuar edhe njëherë senatorët e pranishëm evropianë për titullin e akorduar, Presidenti Rugova tha se kjo "është mirënjohje për mua dhe për vendin tim".
"Le të jetë shenjë pozitive se vendi im së shpejti si vend i pavarur do të gjendet edhe formalisht në familjen e madhe evropiane, aty ku e kishte vendin gjithmonë, sepse Kosova e sotme është Dardania centrale antike iliro-shqiptare, pra, Dardania e Justinianit, vend i një civilizimi që qëndron në themelet e civilizimit modern evropian e perëndimor".
Ndërkaq, në fund të fjalës së tij, Presidenti Rugova tha:

"Duke pranuar titullin Senator Nderi i Evropës, Ju premtoj se do të punoj me të gjitha fuqitë e mia në të mirën e vendit tim, në të mirën e popujve evropianë dhe në të mirë të miqësisë me SHBA dhe me popujt e tjerë të botës dhe për forcimin e paqes dhe të lirisë në botë".
 

redhat

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

rugova_senator_nderi_evropes01022004.jpg


"'Gandi i Evropës", Tha Oto fon Habsburg.
 
Top