Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

*Plisi*

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

start.jpg
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Nese dikush nuk e posedon; Microsoftword dhe nuk mundet te sheh vet se si e "rrespekton" Prof. dr. Rugova institucionin e presidentit (formal) te Kosoves nen Serbi&Mal te zi!?
___________________________________________________
Special guests:

Piet Bukman, former EPP Chairman
Valérie Giscard d’Estaing, President Convention
Helmut Kohl, former leader CDU DE
H.A. Lücker, former Chairman of the EPP-ED Group
Jacques Santer, former EPP Chairman

Pier Ferdinando Casini, Vice president CDI Italy
Mario David, Deputy Executive Secretary CDI Portugal

Mr Barisa Colak, Chairman HDZ, Bosnia & Herzeg.
Saban Disli, Director Int’l affairs AKP Turkey
Recep Tayyip Erdogan, Prime Minister/President AKP Turkey
Levan Gachechiladze, President NRPG Georgia
Nikola Gruevski, President VMRO-DPMNE FYROM
Abdullah Gül, Minister Foreign Affairs Turkey
Paruyr Hayrikyan, President USD Armenia
Josef Homeyer, Bishop of Hildesheim, President COMECE
John Howard, Prime Minister and IDU President Australia
Michael Howard, Conservative Party i UK
Mladen Ivanic, Min Foreign Affairs, President PDP Bosnia & Herzeg
Kasza Jozsef, President AVH Serbia & Mont.
Mr Jaroslav Kalinowski, Chairman Polish People’s Party Poland
Anatoly Lebedko, UCP President Belarus
Vazha Lordkipanidze, President CDUG Georgia
Etibar Mammadov, President NIPA Azerbaijan
Boris Jefimovich Nemtsov, President SPS Russia
Iurie Rosca, President PPCD Moldova


Ibrahim Rugova, President LDK Serbia & Mont


Irina Sarishvili-Chanturia, President NDPG Georgia
Sergey Schoigu, President UR Russia
Vitali Shelest, Chairman Union of Christian Democrats Russia
Cyril Svodoba, Deputy Prime Minister Czechia
Sulejman Tihic, member of State presidency, President SDA Bosnia & Herzeg
Noel Treanor, Sec Gen COMECE
Vincuk Viacorka, President BNF Belarus Belarus
Slobodan Vuksanovic, President NDS Serbia & Mont.
Victor Yushenko, Opposition Leader Ukraine


www.epp-ed.org/Activities/pday04/day018_en.asp

dhe pastaj shkoni ne fund te faqes dhe klikoni aty ku shkruan;

Annex2:XVI EPP Congres - List of Invited Persons.
 

redhat

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Plisi,Lui-z,Gentil,Robert...........etj etj etj :tipsy:
qe sillesh neper forume i "sjellun"per qellime te ndyra duke sjell dhe stimulu politiken serbe dhe perqarese ne mjediset tona
te them :rockband:
dhe do te them
se shpirtin e paguar nuk e vlereson askush
qofshin edhe 700 faqe te tjera tujat te mbushuna me
Paint Shop Pro...KOT E KE :rockband:


Kemi nje president
qe paraqet kombin tone kudo si nje popull me kulture,tradite dhe moral.

Krenohemi :thumbsup:
dhe,tek e fundja, populli eshte ai qe gjykon me se miri,
ia ndau voten
dhe do t`ia ndan gjithhere...
:wave:
E ti, :devil: kot e ke
vazhdo shkarravit ketu perkthime serbije...
 

redhat

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Presidenti Rugova:

"Shumë miq më thanë: mirë se erdhe në Evropë"!


Prishtinë, 5 shkurt - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u kthye sot nga Brukseli në Prishtinë, ku qëndroi në një vizitë disaditëshe në kryeqytetin belg.
Presidentin Rugova në aereportin e Prishtinës kishin dalë për ta pritur zyrtarë të lartë të LDK-së, deputetë e ministra, udhëheqës të komunës së Prishtinës dhe personalitete të tjera.

"Po kthehem nga një vizitë e rëndësishme në Bruksel, ku mora pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Saharov në Parlamentin Evropian, me ftesë të kryetarit Pat Koks, që sivjet laureat ishte sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan", tha Presidenti Rugova në një prononcim para mediave të shumta.
Pastaj Presidenti Rugova theksoi një takim të rëndësishëm që ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Lui Mishel, për të cilin tha se është një mik i Kosovës dhe i cili kishte premtuar përkrahje për Kosovën


Një moment tjetër të rëndësishëm të vizitës së tij në Bruksel, Presidenti e veçoi ceremoninë solemne të marrjen së titullit Senator Nderi i Evropës, që e vlerësoi si një mirënjohje për të, për Kosovën dhe për popullin tonë. Me këtë rast ai falenderoi zotin Oto fon Habsburg, i cili ka dhënë arsyetimin për këtë çmim.
Gjithashtu Presidenti Rugova foli edhe për pjesëmarrjen e tij në Kongresin e Partive Popullore të Evropës, të cilat, siç tha, po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Evropian. "Dëshirojmë që së shpejti edhe Kosova të hyjë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian", u shpreh Presidenti Rugova, duke shtuar se të gjitha këto ishin momente të rëndësishme - momente solemne e gëzimi...
Ndërkaq, duke folur për takimet që ka pasur, ai tha se bashkëbiseduesit i kishte njoftuar me progresin e arritur në Kosovë. Të gjithë bashkëbiseduesit, tha Presidenti Rugova, e përshëndesin këtë progres të shënuar. Njëherit ai tha se kishte insistuar që sa më parë të bëhet edhe njohja formale e pavërsisë së Kosovës, që do të ishte një vend i integruar në BE në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.

"Shumë miq më thanë: mirë se erdhe në Evropë! Edhe kjo do të bëhet sa më shpejt", u shpreh Presidenti Rugova, në fund të deklaratës së tij për media, me të arritur sot në aereportin e Prishtinës
:wave:
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

REDHAT

VEQ KY KRIMINEL SHOKU I KRYETRADHTARIT PO I MUNGOIKA NE PRITJE NE AEROPORT:
3693242413cd17443016ac649390673.jpg
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Presidenti Kosoves Ibrahim Rugova

Kthimi i prijesit ne qilim te kuq
Sado te kete elemente komike, fushata e dr.Rugoves tashme ka filluar

Nga Veton Surroi

1.

Prijesi niset me 9 shkurt. Ne informatat kryesore per popullaten, ky eshte lajmi kryesor. Kur prijesi niset ne rruge duhet te sjelle dicka mbrapa, ai nuk niset kot. Popullata dhe bashkepunetoret e afert dalin ta percjellin ne kete rruge.

Prijesi kthehet prej rruges, dy jave me pas. Ne informatat kryesore per popullaten, ka dite qe ky eshte lajm kryesor. Prijesi duhet te jete kthyer me dicka prej rruges, ai nuk udhetoi atje kot. Popullata dhe bashkepunetoret dalin ta presin kthimin e tij.

E shikoj kete skeme te vjeter te kohes se filmit bardh e zi, dhe me saktesisht te kohes se komunizmit, te kohes kur udhetimi ishte ngjarje e madhe, e ende me e madhe ne komunizem ngase udhetimi donte te thoshte privilegj i rralle. E shikoj ne mbremje ne ciklin e shkelqyeshem te emisionit "Opinion" kushtuar Enver Hoxhes. Pak me vone, ne lajmet e mbremjes, e shikoj edhe ne pamje filmike me ngjyra, keso here kushtuar ardhjes se kryetarit te Kosoves, Ibrahim Rugova nga Brukseli. Ne pamjet bardh e zi, ne portin e Durresit, kishin dalur ta prisnin Enver Hoxhen nomenklatura komuniste e asaj kohe, dhe punetoret e qytetaret e privilegjuar. Ne pamjet kolor, kishin dalur ta prisnin Rugoven nomenklatura e LDK-se.

2.

Ekziston nje sharm komik ne nevojen e dr.Rugoves per te ndertuar imazhin e burrit te shtetit. Qeshja e pavend, fjalite papermbajtje dhe te parregullta, tere lista e cmimeve dhe shperblimeve qe i ka shpikur ne cilesine e Presidentit te Kosoves...Ne tere kete arsenal, nje vend kyc ka pasur gjithnje udhetimi apo takimi me te huajt. Ne fillim te viteve nentedhjete, dr. Rugova edhe kur takohej me diplomate te rinj, te rangut me te ulet, gjithnje cekte se ky eshte takim me rendesi "per marredheniet dypaleshe mes Kosoves ..." dhe shtetit prej nga vinte diplomati. Keshtu edhe shpallej, ne faqen e pare te gazetes se LDK-se, ne fakt te vetmes ditore shqipe, "Bujku" me titullin "Presidenti Rugova priti Andersonin", per shembull, e Andersoni kishte qelluar te ishte sekretari i trete i Ambasades Australiane.

Me te njejten korrektese, "Bujku" do te na informonte se brenda tri javeve te turneut te tij neper Evrope, dr.Rugova ishte takuar me ate aktivist, kete senator belg dhe ate eurodeputet. Ne Kosoven e okupuar, edhe ky ishte lajm.

Por, ne Kosoven e lire, pamja e dr.Rugoves me perkthyesin e tij (tashme keshilltarin) Skenderin, se si ecin neper qilim te kuq ne aeroportin e Prishtines, e pershendeten me nomenklaturen e LDK-se, nuk me zgjoi me asociacionin e pamjeve bardh e zi te emisionit "Opinion". Me shume, te "Ditarit te stupcave", nje emision satirik kosovar.

3.

Nomenklatura e LDK-se , ne fakt, kishte kopjuar dicka nga emisioni "Opinion". Ata kishin dale ta prisnin prijesin, sepse ckado te kete qene arsyeja e udhetimit te tij, nuk do te kete qene udhetim i kote. Pa marre parasysh se sot jemi ne eren e globalizimit, ku mund te udhetoje cdokush, dhe ku udhetimi nuk eshte me ngjarje e madhe, eshte pjese e perditshmerise se punes.

Por, nga Brukseli, dr.Rugova u kthye me dy emertime te reja. Pos Presidentit te Kosoves, kryetarit te LDK-se, dhe ish-kryetarit te Lidhjes se Shkrimtareve, ai ne Bruksel u shpall Senator nderi dhe Mysafir Nderi.

Senator nderi e shpallen disa ish-politikane evropiane, ndersa Mysafir Nderi tubimi i Partive popullore evropiane (ish Internacionalja Kristian-Demokrate, gjegjesisht konservatore). Kjo ishte e mjaftueshme per nomenklaturen e LDK-se, andaj dolen ne aeroport. Asnjeri prej tyre nuk morri me shume interesim informaten se ne Bashkimin Evropian nuk ekziston Senati, pra edhe nuk mund te behesh senator. Titullin e Senatorit te nderit e jep nje organizate joqeveritare.

E mysafir nderi ne tubimet e Partive popullore, si edhe ato socialiste, jane te gjithe mysafiret partite e te cileve ende nuk jane anetaresuar ne keto internacionale. Se bashku me Rugoven, ne Bruksel mysafir nderi ishin edhe Koshtunica e Drashkovici nga Serbia, e rang pak me te larte ishin Berisha dhe Pollo nga Shqiperia.

4.

Sado te kete elemente komike, fushata zgjedhore e dr.Rugoves tashme ka filluar, dhe po merr hov. Njeri prej hapave te tij te pashmangshem, te ardhshem, do te jete edhe nje vizite Amerikes, mundesisht me fotografi te nje takimi me ndonje personalitet te larte amerikan. Kjo duhet te jete deshmia pamore e perkrahjes.

Permbajtjen komike dr.Rugova, me te drejte e anashkalon. Pervoja ne Kosove e ka mesuar se kujtesa e qytetarit te rendomte nuk perqendrohet ne fjalet e permbajtjen e tyre. Perqendrohet ne pamjen e te priturit ne aeroport, ne skemen e vjeter te prijesit qe shkoi atje dikund, ku vendoset, dhe u kthye me dicka ne dore. Pos rrobave, qe i mbante Skenderi.
 
Top