Re: Preservativat!
Fillimisht postuar nga paperina:
[qb] Besoj se shumiza e djemve nuk kane deshire ti perdorin fare. Duke pare edhe temat e tjera dhe menyra si shprehen.
Besoj, se perdorimi i tyre sjell shendet.
Sa i perdorni dhe sa mendoni ne ju ndihmojne o jo?
Nje vajze ka turp te shkoj ne farmazi dhe ti blej? [/qb]
Une i perdor gjithmone! Nese vertete nuk dua t'i perdor, marr te dashuren per dore dhe shkojme e testohemi te dy (per te gjitha)... Dhe kjo e fundit behet kur kemi ndejtur te pakten nja 3 muaj bashke!
Sinqerisht, une nuk i kam bezdi, sidomos kur filloj e mendoj sesa rreziqe mund te vine nga mos perdorimi i tyre. Mund te permend tani ne vend nje duzine semundjesh qe mund te marresh dhe ketu nuk po perfshij te rendat fare, sepse ato jane muhabet me vete, po te ra fati i keq. Une do keshilloja te gjithe meshkujt t'i perdorin dhe te mos neglizhojne kete gje, sepse luajne me jeten e tyre dhe me ate te vajzes (apo djalit).
Turp?!? Turp te mbrosh veten dhe partnerin?!? Çdo vajze ne Finlande i mban me vete nja dy, dhe po ashtu meshkujt (mbase me shume) dhe kjo nuk ka lidhje fare me sa aktivitetin e tyre seksual. Eshte thjesht nje edukate qe nuk te ben keq.
Ne lidhjen me bezdine, une nuk arrij t'ju kuptoj. Nese di t'i perdoresh dhe blen madhesine qe te shkon, pas 5 minutash nuk do ndjesh me gje dhe do harrosh qe e ke vene.
Me aq sa kam lexuar nga postimet tuaja, njerezit vazhdojne akoma te kene turp (?!?), bezdi (?!?) dhe frike (?!?) t'i perdorin apo te marrin informacion. Le te mos themi, qe po te pyesesh djemte ketu, une vej bast qe as gjysma nuk dine sesi vihen korrektesisht nje kondom apo çfare duhet te besh kur mbaron...
Ne jetojne ne kohera te tilla ku te besh shaka me diçka te tille eshte thjesht idiotesi dhe injorance. Megjithate, eshte jeta juaj dhe ju jeni te vetmit qe jeni pergjegjes!
PS: Postimi im i pare ne Eros. 99% e temave ketu te bejne per te vjelle nga vulgariteti dhe mungesa totale e erotizmit.