Re: Premiership kampionati me defryes.....
Si duket paske problem me dialektin tem. Se nuk ma merr mendja se krejt ato 'keqkuptime' vijnë prej kryetrashësisë tande. Nuk e kupton atë, s'e merr vesh këtë......Po, po, me siguri dialekti jem i randë i zhvilluem tuj e ruejtë bagëtinë e i kultivuem bashkë me bujqësinë po t'pengon ty me kuptu çka po thom une.
Edhe nji herë po e thom:
fundi fundit, osht punë shijeje e mendimi, e nëse ti ki problem si njerëzit mendojnë e pëlqejnë sende që ti s'mendon e s'pëlqen, ai problem osht i yti. Pra, nëse mu m'pëlqen nji fitore e City-t prej 3-1 ndaj United-it, dy muj para se mu bo United kampion ma shumë se nji derbi Inter - Milan që m'shtin n'gjumë (gati, se kur u pat përjashtu Montero u bo interesant loja... /pf/images/graemlins/laugh.gif ), ai osht mendimi jem edhe osht problemi yt nëse ty s'ta merr mendja ashtu.
(Goll, goll, goll, goll.....ky interval i fjalëve osht për ty nga zemra prej meje /pf/images/graemlins/laugh.gif )
Tash edhe nji herë po e thom edhe nji tjetër send (ishalla këtë herë e merr vesh):
nashta Serie A osht ma e fortë (që e argumenton shumë mirë numri i madh i emnave t'lojtarëve t'mëdhej - kush ka pare, e blen këdo; pse Maradona nuk ka lujtë për Juven a Milanin, po për Napolin? Se i kanë dhanë ma shumë pare; këtu s'ka kundërshtim, je ma i pasun, e blen krejt ekipin komplet si ai rusi Avramovich), po ajo s'do t'thotë se osht ma e bukur, ma e shikueshme, ma tërheqëse! Nëse ty PERSONALISHT t'pëlqen nji lojë pasive ku protagonista jonë qendëmbrojtësat, mirë për ty; unë bre vlla kom qef me pa GOLLA ashtu me atë çobanllakun tem jom msu veç me pa GOLLA, se zakonisht ato e fitojnë lojën.
Hmh...s'e di tash a je tifoz i Juves apo i naj tjetër ekipi...se qysh po flet për lojën Juve - Real, si duket jo. Hajde tash, këtu bile pajtohesh me mu apo: lojtari bindshëm ma i mirë i asaj loje, i Juves n'atë lojë e i Juves n'përgjithësi osht Nedvedi a po? Skandal!!! Nji mesfushor ofanziv!!!!
E..masi hymë te gjysfinalja e finalja...je i vetmi po m'doket deri tash si e krahason finalen e kalume me tjerat (e çdo finale sidomos). Nji Bayer Leverkusen i pshurrtë ka tregu lojë ma t'mirë (edhe atë kundër Real Madridit bile!) n'2002-tën se dyjat Juve e Milani bashkë këtë vit; edhe nëse e kundërshton këtë, besën po ta jap (a ka randsi tash besa atje te ju ku jee ti?) se nuk do t'shkruj ma! Po ta lë ty!
Sa për atë punën e emnit e t'penalltive....as s'po hi ma se po bohem si gratë tuj i njekë fjalët.
(GOLL, GOLL, GOLL, GOLL, GOLL, GOLL, GOLL, GOLL /pf/images/graemlins/laugh.gif ).
Tung.