Premiership kampionati me defryes.....

ruud

Primus registratum
Premiership kampionati me defryes.....

ok....serie A teams dmth jane shume efikase dhe shume te suksesshem por per Spektakel asnje sja merr THE PREMIERSHIP.....

personalisht merzitem kur shoh ndeshje nga Serie A, mezi pres te mbaroje.....shume difensive.

come on guys give your opinions.....
 

illyricus

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

Premiership edhe La Liga jonë ma atraktivet. Serie A ma çon gërdinë, sikurse edhe finalja e sivjetme e Ligës s'Kampionëve.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

C'fare premiership-e thoni ju perpara SERIE A. ke kenaqeni duke pare West Ham-in apo West Brom-in.
Sa ndeshje interesante ka ne Angli thoni ju !!??
Pervec Manchester - Arsenal ose ndoshta dhe Liverpool tjerat jane ekipe kot.
Loja me gola shume behet vetem ne liga te dobeta sic jane Gjermania dhe Anglia.
Ne Itali ke c'do vit 5-6 pretendente per titull
dhe pothuaj c'do vit fati i kampionatit vendoset ne diten e fundit dhe ne minuten e fundit.
Ne Angli vetem Man Utd dhe Arsenal kane fituar ne 15 vitet e fundit
pra vetem 2 ekipe ne lufte per titull dhe ti thua qe premiership-a jote qenka spektakel.
Per spektakel shko ne ndonje park 'lulishte' dhe kenaqu duke bere gola me shoket e tu.
Spanja eshte mire por kurre si Italia.
ok.
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

a e pate golin e o'shea??????COOL!!!!!pra ne ndeshjen m.utd-wolves 1-0 ne pjesen e pare!
 

Alesio

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

a e pate golin e o'shea??????COOL!!!!!pra ne ndeshjen m.utd-wolves 1-0 ne pjesen e pare!

C'fare ndeshje kot ishte
wolves lecka bani ligjin ne fushe por ishte e pa fat dhe ai goli ishte gol qe rralle here e shikon ndonje te tille pra gol kot.
nganjehere futbolli eshte me ja sha nanen atij qe e ka shpik.
 

illyricus

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

Fillimisht postuar nga Alesio:
[qb] C'fare premiership-e thoni ju perpara SERIE A. ke kenaqeni duke pare West Ham-in apo West Brom-in.
Sa ndeshje interesante ka ne Angli thoni ju !!??
Pervec Manchester - Arsenal ose ndoshta dhe Liverpool tjerat jane ekipe kot.
Loja me gola shume behet vetem ne liga te dobeta sic jane Gjermania dhe Anglia.
Ne Itali ke c'do vit 5-6 pretendente per titull
dhe pothuaj c'do vit fati i kampionatit vendoset ne diten e fundit dhe ne minuten e fundit.
Ne Angli vetem Man Utd dhe Arsenal kane fituar ne 15 vitet e fundit
pra vetem 2 ekipe ne lufte per titull dhe ti thua qe premiership-a jote qenka spektakel.
Per spektakel shko ne ndonje park 'lulishte' dhe kenaqu duke bere gola me shoket e tu.
Spanja eshte mire por kurre si Italia.
ok. [/qb]
Pretendentë për kampionë ka shumë n'Itali nashta, po ajo s'do t'thotë se loja osht ma atraktive e ma e bukur. Ti i përmend West Hamin e West Bromin. T'dytë jonë ekipe nji klasë ma t' mira se Empoli a Lecce e tjera si këto. Jo që po pajtohem se veç Man U e Arsenali jonë konkurrentë për kampionë ashtu e kshtu. Ti as s'e paske përcjellë kampionatin anglez: derisa Juve e pat vendosë fitoren 3-4 lojë para përfundimit, Man U s'e ka pasë titullin e sigurtë deri nji javë para fundit.

Loja me gola shumë paska veç n'liga t'dobëta a? Pfahhhh....kurrë s'pasna ndigju. Pse s'po e fut edhe Spanjën aty? S'po m'han për Bundesligën, po Premiershipi e sidomos La Primera Liga jonë shumë ma t'shikueshme se Serie A, ku duhet me pritë me u vendosë fituesi me penallti t'karit.

Serie A mundet me kanë ma e forta (nji ndoshta e madhe), po jo ma atraktivja, ma e bukura. Merri krejt rivalitetet e ekipeve t'mdha italiane, bani bashkë, e asnji s'mund t'paraqesin lojëra ma t'mira (pavarësisht randsia e tyne) se sa derbit si Man U - Man City e Man U - Liverpool e ksifare tjera.

E mos t'ia nisi për Spanjën....
 

Alesio

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

Me sa po shoh qenke i semure pas futbollit Anglez i cili vetem ne vitet 70-80 ishte ne nivelin e duhur.
SI TA DISH TI BUKUROSH ANGLIA KA 11 VITE QE I KA NDERRUAR EMRIN KAMPIONATIT,
NE FILLIM 'FIRST DIVIZION'
TANI 'PREMIERSHIP'
Dhe kete premiership e ka fituar 8 here Manchester-i
2 here Arsenal-i
dhe nje here rastesisht Blackburn-i

Dhe ti beson se ka rivalitet me shume Anglia se Italia sepse thua qe JUVE u shpall kampione 3 jave para perfundimit.
ok
Desha te te pyes : para 1 viti , para 2 vitesh ,para 3 vitesh dhe para 4 vitesh si mbyllej kampionati Italian dhe si mbyllej ai Anglez ?? pastaj fol me mua dhe mos shiko kete vit sepse ishte rastesi se ne SERIE A nuk ndodh shume here nje gje e tille.

Dhe sa per ndeshjet 'DERBI' Ti ja fut kot dhe me krahason
(man utd - man city) me (milan - inter) apo (lazio - roma)
Ik o njeri !
Dhe here tjeter me shume KULTUR dhe mos u be banal i ndyre se ka njerez te te gjitha moshave ne forum.

dhe gati sa harrova me t'thane se merre kete sendin qe shpreh ''t'***** '' fute ne goje dhe tremb njerezine me te.
 

illyricus

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

1.Sa për kulturë, po shihet kush e ka. Unë e përdora atë fjalë pa e ofendu askë, e as ty. Nëse e kom ofendu faktin se penalltitë n'futboll nuk jonë tërheqëse, iu kërkoj falje penalltive. Aq për atë. Se une s'e kom ndërmend me ra n'nivel tandin.

2.Nuk mundesh mi paramendu sa shumë qesharak je. Me fakte si ndërrimi i emnit t'ligës angleze po don me tregu se e din e e njeh futbollin anglez a ? E kuj po i tregon se? Shikoje shkrimin tem t'parë n'këtë temë: qysh i referohem ligës angleze une? Po le se po m'vjen marre me folë për muhalife t'tilla....

3.Fundi fundit, osht çështje shijeje e mendimi. Prandaj, nëse dikush e shpreh shijen e mendimin e vet hapur, ky osht vendi bash për atë punë. Nëse ty s't'pëlqen, problemi yt. Për mu shumë ma interesante osht nji lojë ndërmjet Man U e Man City (qe p.sh. kampionatin e kalumë fiton City 3-1, e United e fiton kampionatin mas 2 mujve) se sa nji ndërmjet dy klubeve t'Milanos që duhet me iu lutë Zotit për nji goll.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

illyricus
Me ty qenka e veshtire te merresh vesh.
O 'hu' si nuk ke turp qe me krahason derbin e Manchesterit me ate te Milanit.
C'fare lesh njeri je ti!!!!!!!
Derbi i Milanit eshte nje nder derbet me te medhaja ne bote dhe ti thua per derbin e Manchesterit i cili as ne Angli nuk zen vend.
Te shikosh ndeshjen e Milanos pa asnje gol eshte kenaqesi shume me e madhe sesa te shikosh 20 ne premieren tende.
Golat e shumte tregojne edhe nivelin e kampionatit duke filluar
Gjerman
Anglez
Spanjoll
dhe i fundit , dhe i pari nga c'do pikepamje ITALIANI.

Vitin e kaluar champions league JUVENTUS - REAL kush doli i fituari :JUVE apo Reali!
pra Juve doli sepse kishte mbrojtjen me te mire dhe harroji mesfushoret apo sulmuesit , SUPERSTARAT e Realit se nuk do kush t'ja dije.
Kur te shenosh gol perse shfaqet gjithe ai gezim!
Me ate gol te shenuar duhet te ndjesh se je fitues dhe te mbrohesh me c'do kusht dhe luaj kundersulmin te cilet me shume se askush e luajne Italianet dhe si te tille kane dale 23 here ne finalen e champions league-es kurse Anglezet 11 here dhe kane gati 20 vite qe vetem 1 here kane dale ne finale , ne 1999 Manchester utd.

Dhe mos harro se kush ka luajtur ne Itali duke filluar te MARADONA , PLATINI , BAGGIO e tjer qe duhet ne dispozicion kohe e gjate per ti permendur te gjithe.

Ne Milan derbi ndezet 'San Siro' dhe ta shkerdhen ate 'man derbin' tend o 'kopuk'
dhe shikoje se ne javen e peste eshte MILAN - INTER dhe atehere flasim bashke o qoban lopesh.

Thua me lart se '''''iu kerkoj falje penalltive''!!!!!!!!!!
dhe nuk kam idene se c'do te thuash me kete
ose je budall 'idiot' ose ben vete ,vetem qobanlleku yt e di.

Nuk ta tregova nderrimin e emrit per tu dukur i zgjuar por per te treguar se nuk ka rivalitet , per ate thashe se 8 here Man utd eshte fitues o i vuajtur per mende.

Thua
(qe p.sh. kampionatin e kalumë fiton City 3-1, e United e fiton kampionatin mas 2 mujve)

dhe prape nuk kam ide se c'fare do te thuash ,
se c,domethenie ka kjo!!
se ku tregon ndonje magji !!
vetem ti tifozi i manchesterave e di.

Sa per finalen e champions league-es :
ne asnje finale nuk behet futboll i bukur sepse eshte loje e mbyllur se nje gabim te kushton shtrenjte.

Prandaj ti djale i mire , mundesisht edhe shpirt mire me keto mend qe ke ti do perfundosh tere jeten me bageti e bujqesi.

Dhe zakonisht quhet GOL dhe jo GOLL.

Tngjatjeta Dardan gjaknxehtë !!
 

illyricus

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

Si duket paske problem me dialektin tem. Se nuk ma merr mendja se krejt ato 'keqkuptime' vijnë prej kryetrashësisë tande. Nuk e kupton atë, s'e merr vesh këtë......Po, po, me siguri dialekti jem i randë i zhvilluem tuj e ruejtë bagëtinë e i kultivuem bashkë me bujqësinë po t'pengon ty me kuptu çka po thom une.

Edhe nji herë po e thom: fundi fundit, osht punë shijeje e mendimi, e nëse ti ki problem si njerëzit mendojnë e pëlqejnë sende që ti s'mendon e s'pëlqen, ai problem osht i yti. Pra, nëse mu m'pëlqen nji fitore e City-t prej 3-1 ndaj United-it, dy muj para se mu bo United kampion ma shumë se nji derbi Inter - Milan që m'shtin n'gjumë (gati, se kur u pat përjashtu Montero u bo interesant loja... /pf/images/graemlins/laugh.gif ), ai osht mendimi jem edhe osht problemi yt nëse ty s'ta merr mendja ashtu.

(Goll, goll, goll, goll.....ky interval i fjalëve osht për ty nga zemra prej meje /pf/images/graemlins/laugh.gif )

Tash edhe nji herë po e thom edhe nji tjetër send (ishalla këtë herë e merr vesh):nashta Serie A osht ma e fortë (që e argumenton shumë mirë numri i madh i emnave t'lojtarëve t'mëdhej - kush ka pare, e blen këdo; pse Maradona nuk ka lujtë për Juven a Milanin, po për Napolin? Se i kanë dhanë ma shumë pare; këtu s'ka kundërshtim, je ma i pasun, e blen krejt ekipin komplet si ai rusi Avramovich), po ajo s'do t'thotë se osht ma e bukur, ma e shikueshme, ma tërheqëse! Nëse ty PERSONALISHT t'pëlqen nji lojë pasive ku protagonista jonë qendëmbrojtësat, mirë për ty; unë bre vlla kom qef me pa GOLLA ashtu me atë çobanllakun tem jom msu veç me pa GOLLA, se zakonisht ato e fitojnë lojën.

Hmh...s'e di tash a je tifoz i Juves apo i naj tjetër ekipi...se qysh po flet për lojën Juve - Real, si duket jo. Hajde tash, këtu bile pajtohesh me mu apo: lojtari bindshëm ma i mirë i asaj loje, i Juves n'atë lojë e i Juves n'përgjithësi osht Nedvedi a po? Skandal!!! Nji mesfushor ofanziv!!!! :eek:

E..masi hymë te gjysfinalja e finalja...je i vetmi po m'doket deri tash si e krahason finalen e kalume me tjerat (e çdo finale sidomos). Nji Bayer Leverkusen i pshurrtë ka tregu lojë ma t'mirë (edhe atë kundër Real Madridit bile!) n'2002-tën se dyjat Juve e Milani bashkë këtë vit; edhe nëse e kundërshton këtë, besën po ta jap (a ka randsi tash besa atje te ju ku jee ti?) se nuk do t'shkruj ma! Po ta lë ty!

Sa për atë punën e emnit e t'penalltive....as s'po hi ma se po bohem si gratë tuj i njekë fjalët.

(GOLL, GOLL, GOLL, GOLL, GOLL, GOLL, GOLL, GOLL /pf/images/graemlins/laugh.gif ).


Tung.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

Te flasesh per ndonje 'derbi' tjeter hahet ne nje fare menyre por ti kembengul ne dicka qe askush nuk e ka degjuar kurre per ndeshje te madhe ''man utd - man city'.!!!!!!!!!!!!!!
Futbolli i c'do shteti ka menyren e vecante te lojes 'Italianet pak me difensive' se tjeret por kjo nuk do te thote se nuk eshte nr 1.
Nuk e di nese per ty eshte me mire te jesh kampion apo te humbesh 'ME KRENARI' sepse ke shenuar shume golla.

Gjithsesi flasim mbas derbiot MILAN - INTER.
 

illyricus

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

Shiko...une e morra si shembull City - United, se n'fillim e pata përmendë edhe United - Liverpool, e kjo osht pak ma e njohur a po? Mandej, krejt polemika ime bazohet n'nji fakt: se futbolli n'Angli osht ma i bukur për sy, ma tërheqës, pa marrë parasysh ekipet e ndeshjet. Prandaj edhe ma parë e shikoj nji ndeshje ku ekipi jem humb 3-2 po osht ndeshje fenomenale (shembull: dy ndeshjet ndërmjet Realit e Man United-it këtë vit) se sa nji ndeshje si finalja e sivjetme, edhepse fitoi ekipi që e simpatizova une.

Qysh e shoh une, për tifozët nuk osht krejt për fitore, po edhe për kënaqësinë që e jep nji ndeshje e mirë, pa marrë parasysh rezultatin. Për lojtarët osht ndryshe.....
 

Alesio

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

Une nuk e kam vetem per argetim futbollin por shume me shume qe te me duket njelloj humbja dhe fitorja vetem te shikoj nje ndeshje te bukur futbolli.
Ekipi qe sipatizoj une nese humb e ndiej keq veten dhe nese ka bere 10 gola dhe 100 shtylla sepse nuk e shikoj futbollin vetem per te kaluar kohen por si nder gjerat me te rendesishme.
Nese je tifoz dhe e do futbollin duhet te jete gjithmone shume i rendesishem rezultati.
Sa per ndeshjet 'derbi' man utd dhe liverpul nuk jane nga i njejti qytet se vetem si te tille plotesojne ate c'fare nenkupton ndeshje derbi te vertete.
 

illyricus

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

Para se me kanë adhurues i nji lojtari a i nji ekipi a i nji kombëtareje, unë jom adhurues i lojës. Lojtarët shkojnë e vijnë, e besa edhe disa ekipe, po loja mbetet. E une s'muj me thanë si e kisha sakrifiku gjithë kualitetin e lojës veç që ekipi jem me fitu, pa marrë parasysh lojën që e tregon ai ekip. Normalisht që qefi jem osht me fitu ekipi jem edhe normalisht që humbja e fitorja nuk jonë njëjtë për mu, po une jom adhurues i futbollit n'radhë t'parë. Nji ngjyrë a nji emën nuk vjen para lojës vetë. Me qenë ashtu i kisha përcjellë veç ndeshjet e Man United-it.

Sa për derbin.....une e mendova atë veç si rivalitet...as prej fillimit s'e kom mendu atë si veç derbi i nji qyteti. S'do me thanë se veç rivalitetet e ekipeve t'nji qyteti e tregojnë kualitetin e ligës n'përgjithësi. Interi e Milani jonë ekipe t'pasuna e t'mdhaja e rivaliteti ish kanë i njëjtë edhe nëse njona ish kanë prej ndonji tjetër qyteti.
 
Re: Premiership kampionati me defryes.....

Cuna vazhdojeni debatin pa ofendime! Nuk kam censuruar asgje nga theniet (ofezat) e mesiperme per te mos trazuar me shume ujrat,por po vazhduat keshtu do detyrohem tju cesuroj!
 

illyricus

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

Mu m'doket si këto dy shkrimet e fundit ofendimet nuk kenë prezente, a? Po nejse, se jemi marrë vesh privatisht....e tash veç po diskutojmë. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Premiership kampionati me defryes.....

Po e vura re se keto dy postimet e fundit nuk kishin (ofeza),per ket shkak nuk editova se mendova se do ishit sqaruar!
Ok /pf/images/graemlins/laugh.gif
Forza Liverpool!
 

vllaznia 2001

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

ARSENAL EKIPI ME I MIR NE ANGLI DHE NDER ME TE MIRET NE EUROPE.THIERRY HENRY MERR TOPIN E ARTE KET VIT.
 

xhoni

Primus registratum
Re: Premiership kampionati me defryes.....

ahuuu cja fusni pordhes dhe ju tashti.topin e arte e ka prenotu Adriano.Mos flisni me tifozllik dhe me inat.Me shume se Alieni nuk e meriton asnje.
 
Top