PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Sekretariati

Primus registratum
PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

TIRANE, 15 TETOR 2003
PREMIERE!
Filmi i fundit shqiptar
"LULE TE KUQE LULE TE ZEZA"
Millenium 1+2

Per hollesi shih: www.zigzagfilm.com

Achtung:
Mund te mbetesh i cuditur, por jo i zhgenjyer.
 

EGO

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

A e pa nanjoni nga ju qe jeni ne Shqipni ket filmin me? Si osht?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

E pashe une dhe shkak qe Drini se kurre nuk do kisha shkuar ta shihja /pf/images/graemlins/laugh.gif

Film gri dhe shume abstrakt :confused: tipik realizim i pas-nentedhjetes, kolona zanore e bukur, Yllka Mujo nuk me pelqeu fare /pf/images/graemlins/frown.gif

Nje batute mbaj mend nga filmi dhe dy skena, te tjerat pa rendesi, kur te kem kohe do u bej nje permbledhje.
 

EGO

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Ca gazeta qe kam pa kan qen shum pozitive, po mesa duket, meqe eshte film "abstrakt",nuk eshte per publikun e gjere, qe s'merr vesh, qe fatkeqesisht i do gjerat konkrete, action, sex/love scenes, happy-ending... Po te jete per kshu, bo Hollivudi plot, po ama filma, art te mirefillte bejne indipendentet, jo Hollividi, qe ka gjithe ato para dhe i harxho per efekte speciale, jo per art. Po te jete per efekte dhe action, me mire video games!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Qenka dita jote sot, e ne fakt duhet te shoh per ndonje S&M te me beje te larmishme jeten /pf/images/graemlins/wink.gif

Nuk ishte art i pazakonte, ishte gri, dhe me la te njejten shije si Bolero pao Porta Eva apo ku di une, kete thashe, thashe qe me la shije te keqe, informacion i ngjeshur problematik, shume real dhe mbi te gjitha pesimist, mralin e mora vesh po zgjidhje ne destine nuk perceptova dot.

Ja kshu per sonte, me teper neser Kalifornian /pf/images/graemlins/wink.gif
 

EGO

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Po pse nga filmi prisje zgjidhje ti sweety per jeten, per realitetin (meqe mesa kuptoj qenka realiteti qe te ka lene shije te keqe, jo filmi) :eek: ? Filmat te tregojne ty dhe mua, spektatorit dmth, vetem copeza te jeteve, qe mund te jene shume te ngjashme ose shume te ndryshme nga tonat dhe ne pastaj i interpretojme si te duam, bazuar mbi pervojat tona do e mos. Mesa duket fati dhe jeta e personazheve te ketyre filmave te eshte dukur me e dhimbshme dhe me e trishtur se e jotja dhe kjo ta ka prish rehatin, te ka konfrontu me gjona qe do t'i mbash larg dhe as qe do t'i mendosh. Po kjo eshte jeta hun! Per shume njerez. Kjo eshte /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Boby

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Me vjen keq qe sarrita ta shoh ne tirane kete film,pasi Kledi Kapexhiu eshte nje nga shoket e mi me te mire.Si aktor teatri eshte mjaft i mire,ne kinematografi,pervec se ne Stola Ne Park dhe Tela Per Violine, se kam pare ndonjehere tjeter.Per filmin ne tirane degjova fjale pozitive.Shpresoj te morri Kledi nai Oscar
:smash:
 

Guest
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Fillimisht postuar nga EGO:
[qb] Po pse nga filmi prisje zgjidhje ti sweety per jeten, per realitetin (meqe mesa kuptoj qenka realiteti qe te ka lene shije te keqe, jo filmi) :eek: ? Filmat te tregojne ty dhe mua, spektatorit dmth, vetem copeza te jeteve, qe mund te jene shume te ngjashme ose shume te ndryshme nga tonat dhe ne pastaj i interpretojme si te duam, bazuar mbi pervojat tona do e mos. Mesa duket fati dhe jeta e personazheve te ketyre filmave te eshte dukur me e dhimbshme dhe me e trishtur se e jotja dhe kjo ta ka prish rehatin, te ka konfrontu me gjona qe do t'i mbash larg dhe as qe do t'i mendosh. Po kjo eshte jeta hun! Per shume njerez. Kjo eshte /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
cu mallengjeva /pf/images/graemlins/laugh.gif :rolleyes:
 

EGO

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Ti e ke pa gjo filmin per veten tate e?
 

EGO

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Apo dhe ti kshu tralala. S'merr vesh fare. Vetem ata te Hollivodot te pelqejne. Ose vetem porno /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe S&M
 

Guest
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

porn porn me pelqen mua vetem hihihi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

SkinArt

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Une se pashe por sot disa miqt e mi, pasi u kthyen nga kinemaja me thane se ishte kot fare sic duket nga komentet dhe ketu spaska qene ndonje gje, me kete rast po kursej leket dhe spo iki ta shof.
 

EGO

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Kurse mua me kane thene qe eshte film i mire, shume i vecante, interesant, me te papritura dhe trondites.
 

Dua

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Filmi eshte shfaqur ne Kosove para 2 muajsh apo me shume ne mos gabofsha. Kosovaret kane pritur me shume nga ky film dhe dukeshin te zhgenjyer disi. Une diskutova me disa profesionaliste filmi gjate pemieres ne kinema dhe ne pergjithesi nuk ishin te kenaqur me te arriturat e filmit Shqiptar. Per syrin tim filmi ishte jo i keq.


D.
 

Sekretariati

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

LULET E SE KEQES TE NJE NJE MALI TE GURTE

"Shenime per filmin : "Lule te kuqe, lule te zeza")

Vath Koreshi

1.

Nje komunitet njerezor pa gjeografi dhe identitet, vije ndarese midis gjendjes primitive dhe qyteterimit, pamje te nje shkaterrimi te pergjithshem dhe makthi i asgjesimit te jetes, humbja dhe shpresa per ringjallje, perbejne metaforen e skajit te se keqes, si nje rrezik dhe paralajmerim per te mos arritur gjer atje. "Lule te kuqe lule te zeza" i Mevlan Shanajt, episod pas episodi, na fut ne meditimin per te shpjeguar nje shoqeri ne apokalips, si Shqiperia e vitit 1997, ku nje pjese e katastofes shpirterore shpjegohet me percarjen e pjeses se ndritur dhe pjeses se erret te njeriut. Kataklizmat e medha shoqerore jane nje perzjerje e trembeshme gjerash te mira dhe gjerash te keqija, ne mesin e te cilave fare thjesht mund ta humbesh orjentimin. Nje ka vital i mezikapshem nga burra te fuqishem qe e ndjekin, si metafore e shansit potencial ; nje ka i therur keq me hanxhare te shtrembet e thika te paprehura nga kasape qe s'e njohin zanatin, si metafore e shperdorimit te shansit potencial ; nje bashkeshort i tradhetuar nga e shoqja dhe qe zhduket pa lene gjurme, si metafore e shperberjes se familjes ; nje nene qe i meson te bijes te vetmen gje qe mund t'i mesohet ne gjendje shkaterrimi dhe coroditjeje totale, kurverine, si metafore e shthurjes morale dhe e shkaterrimit te personalitetit; nje kontraceptiv qe ka mbrritur ne kete fshat te gurte, si metafore e shterpezimit dhe i nderprerjes se cikleve te perteritjes ; e qara dhe zerat e femijeve ne sfond, si metafore e nje jete qe nuk perterihet ne kushtet e nje braktisje totale te jetes ; nje nene e nje vajze qe qellojne njera tjetren me gur ne nje peizazh druresh te djegur, si metafore e deshperimit te viktimes qe nuk e di nga i vjen e keqja ; nje vajza e re e vdekur, si metafore e dhunes se trafikimit ; shkalle te vjetra, te panumurta, te prishura e jofunksionale, si metafore e nje historie te lashte, por edhe e deshires per t'u ngjitur, per te rritur dinjitetin dhe prosperitetin njerezor ; nje pederast i huaj, nje nga funderinat qe perzjehen me misionaret e ndihmave, si metafore e rrezikut te importimit, krahas qyteterimit evropjan, edhe te se keqes ; nje trafikant i te gjitha llojeve, si metafore e mashtrimit, dhunes dhe shkaterrimit te jetes ; nje prift teper i dyshimte ne misionin te tij prej misionari, por me pretendimet e nje pastori, si metafore e shpreses per ringjallje ; nje mesuese dhe nje mesues, qe mbeten si nje Adam e si nje Eve ne nje fshat te braktisur, si metafore e pamundesise per ta ngjizuar jeten per shkak te degradimit te tyre fizik dhe shpirteror. Sic vihet re, e keqja eshte servirur per te na kujtuar shkaterriminn e cdo gjeje qe perben normalitetin e jetes dhe per kete arsye ne cdo kuader te ketij filmi ndjen dhimbjen qe bie degradimi, braktisja, deformii i jetes, humbja e shpresave, trafikimi, njerezit qe grabisin, qe kercenojne, qe vrasin. Njeriu me skelet si ne baladen e Kostandinit dhe Doruntises, si metafore e vijes ndarese midis jetes dhe vdekjes dhe, rrjedhimisht, mesazhi per t'iu ruajtur vetasgjesimit ne periudha te tilla te daljes se lumit te jetes nga shtrati.

2

"Lule te kuqe, lule te zeza", vec mesazheve te rendesishme, eshte nje arritje e menyres bashkohore dhe moderne e te te shprehurit. Arti dhe letersia, tashti edhe kinematografia jone me shembullin e ketij filmi, bejne perpjekje jo te pakta dhe serioze qe t'i perqasen, sic thote profesor A.Uci, platformave moderne edhe me ane te mjeteve te procedimit formal te struktures artistike, duke shmangur proliksitetin natyralist dhe duke aktivizuar karakterizimin simbolik te personazheve. Ne artin kinematografik kjo nuk ka qene e thjeshte te arrihej, mbasi semantika e filmit, per vete natyren e ngjashmerise me jeten dhe te mungeses se konvencioneve, eshte shume here me pak fleksible se ne gjithe artet e tjera. Por megjithate, edhe ne rrugen e simbolikes se filmit, eksperimentet nuk kane munguar dhe jo rralle eshte arritur qe, nga keto perpjekje per nje menyre te re te shprehuri, te realizohen vepra te nje niveli te larte artistik. Shembuj te tille nuk mungojne, ato i gjen dendur ne kinematografine boterore ne vepra te perfaqesuesve te medhenj te kerkimit te artit novator si Kurosava, Tarkovski etj., po ashtu edhe tek ne, nder te cilet do te thosha se "Lule te kuqe, lule te zeza" perben nje sukses ne kerkim te nje semantike te re te filmit.

3.

Mevlan Shanaj, tashme nje regjisor plotesisht i formuar, mbeshtetur ne nje skenar, ndoshta me te mirin te skenaristes se njohur Natasha Lako, na befason me guximin krijues dhe me realizimin e piksynimeve te tija artistike, per te na dhene, permjet filmit te tij, nje mesazh sa bashkekohor, aq edhe universal. Ky mesazh eshte te ruajme jeten, duke treguar se gjer ne cfare shkalle mund te shkoje shkaterrimi i saj dhe i njeriut ne nje gjendje kaotike. Ne kete rast, duke luajtur ne nje fushe jo edhe aq te thjeshte, sic eshte ajo e marrjes ne shqyrtim te nje periudhe mjaft te turbullt te historise sone, si ajo e tranzicionit dhe ngjarjeve te vitit "97, ka qene prane rreziku i renies ne ato lloj veprash te letersise dhe arteve tona, ku nevojen per te bere katarrsis dhe per te treguar nje realitet si yni permes analizes, kritikes dhe stigmatizimit te cdo gjeje negative, e kane zevendesuar me nje fryme denigrimi ndaj historise, dinjitetit tone njerezor dhe njeriut shqiptar, ndaj te cilit nuk jane kursyer percmimet, mallkimet, demonizimet dhe vetdemonizimet. Shanaj, perkundrazi, ne nje flim ku zor se gjen nje element pozitiv ne pamje te jashtme, kelthet me dhimbje per te ardhmen e vendit dhe te njerezve te tij, duke u treguar honin ku mund te arrihet ne cdo cast, nese nuk kuptojme thelbin e nevojes per ndryshim dhe rrugen e drejte te zhvillimit. Ne kushtet e mungeses se pergjithshme te rendit, te shthurjes se moralit dhe idealit njerezor te nje shoqerie te sunduar nga kaosi, regjisori tregon me renkim shpirteror se cfare dramash dhe tragjedish e presin njeriun nese humb orjentimin dhe sensin e jetes. Me teper se nje realitet, filmi i tij eshte nje metafore pikerisht e kesaj klithme dhe dhimbjeje qe bie shkaterrimi, thirrje per te hequr dore nga epidemia e braktisjes dh shkretimit, nje mesazh shprese per rend shpirteror, moral e shoqeror ne kete tranzicion te rremujshem dhe jashtezakonisht te lodhshem.

4.

Me vjen keq qe zhurma politike, kaq e ndezur dhe shurdhuese keto dite per shkak te nje prapambetjeje bizantino-anadollake te saj dhe te mjaft politikaneve ne kuptimin e demokracise, te nje etheje per pushtet dhe padurimi per te zene sa me pare karriget, nuk le te degjohet ajo cfare na thote ky film ! Nuk le te vije ne ndergjegjen e gjithsecilit zeri i mencur dhe brritma e shpirtit te artististeve, te cilet, si sizmografe qe ndjejne edhe lekundjen me te vogel, tmerrohen para marrezise qe perfshin gjithcka ne nje shoqeri, se ciles i mungon orjentimi ne rrugen e veshtire te zhvillimit dhe te aderimit te saj ne shoqeri europjane. Aty jane fshatrat e gurte, peizazhet e vendeve me bukuri te mahniteshme te maleve e te luginave, aty eshte nje histori e vjeter, e fiksuar ne dhjetra monumente, ne shkallet neper te cilat ky komb eshte ngjitur e ka zbritur kaq e kaq here, aty jane burrat dhe grate e deshperuara, vajzat dhe djemte qe u eshte erresuar perspektiva e jetes ne trojet e te pareve, aty jane te gjitha : e djeshmja, e sotmja, e nesermja me njerzit dhe me shpresat e tyre per nje jete me te mire, me deshiren per t'u kthyer tek shpresa, tek perteritja e prosperiteti, por qe te gjitha mund t'i perfshije eksodi biblik i braktisjes teresore ne rrugen e ecjes neper terr. Njeriu shqiptar eshte para vetes, para vendit dhe historise se tij, para prapambetjes per shkak te kesaj historie dhe deshires per zhvillim, para gjendjes se tij ballkanike dhe europjane, para botes se multientiteteve, multiideve, para nje shperfilljeje tradicionale te te medhenjeve ndaj me te vegjelve, para nje komuniteti europjan e boteror qe kerkon ta ndihmoje dhe e ndihmon te zhvillohet, por edhe para recidiveve shoviniste, raciale, para sherreve ndernacionale e nderetnike, para enderrave per prerandori ekonomike, per perandori kulturore, pse jo, edhe per per perandori ushtarake, pra para shume hartave gjeopolitike, para vetvetes ne proceset farmuese e transformuese te botkuptimeve, psikologjise, etikes, moralit qe lidhen me jeten, me familjen, me pronen. Ky njeri eshte i braktisur, ne kurrizin e ketij njeriu bien shume shqota te nje jete qe tallazitet, ate e shkundin baticat dhe sbaticat e nje rendjeje te coroditur, brritmat politike e corjentojne edhe me shume dhe ai nuk ndjen qetesi, nuk mund te mbledh kockat nga lodhja rraskapitese, i helmohet shpirti ne nje jete qe i merzitet dhe ne kete menyre vjen e cvleftesohet gjithcka tek ai, qe nga dashuria per vendin dhe per njerezit e tij e gjer tek virtyti e morali, qe i duken tashme si sende pa vlere dhe qe mund t'i kembeje me cdo lloj vesi dhe cdo lloj negacioni. Per kete ben thirrje filmi : kuptojeni dhe ndihmojeni kete njeri !

5.

Kjo dendesi idesh, emocionesh, perjetimesh e persiatjesh filozofike eshte dhene artistikisht me nje shkalle te larte realizimi permes figurave te realizuara nga nje trup elitare aktoresh, duke filluar nga me e reja dhe nga me e pershendetura Elia Zaharia, Yllka Mujo, Enver Petrovci, Bujar Lako, Kastiot Caushi, Petrit Malaj etj., nje fotografi padyshim nga me te arriturat e kinematografise sone dhe e krahasueshme me nivelet euroipjane si ajo e Afrim Spahiut, me muzike te njerit prej mjeshtrave me te spikatur te muzikes se filmit Kujtim Laro dhe me githe grupin e teknicieneve profesionalisht mjaft te kenaqshem. Filmi e mberthen spektatorin per 100 minuta para ekranit te madh ne nje dialog te dyfishte : me ate cka vjen e te kumtohet nga figura qe projektohet dhe me ate cka nis e bisedon me vetveten secili shikues, si refleks i rezonimit brenda tij te mesazheve te tij. Nje skenar padyshim nga me te veshtiret per t'u konceptuar, por qe skenaristja Natasha Lako, njekohesisht nje poeteshe e shquar, ka mundur ta organizoje si nje kompleks harmonik nje lende mjaft origjinale per film, te cilen Mevlan Shanaj e ka misheruar si nje mjeshter i vertete i artit kinematografik. Mbasi pash premieren dhe nje interviste te regjisorit Shanaj ne TV Teuta, ku shpjegonte se ne c'kushte shume te veshtira dhe brenda 42 diteve kishte realizuar nje film te tille, kuptoja fare mire se cfare i eshte dashur te kaperceje, per realizimin e nje vepre te tille kinematografike, grupit te kineasteve e te teknicieneve te mbyllur ne nje fshat te gurte te Gjirokastres. Si kineast i pershendes dyfish koleget, per arsyen se vec talentit, kane deshmuar qytetarine dhe dashurine ndaj kinematografise sone, ne keto kushte veshtiresish te medha qe po kalon ajo. Nuk duhet ta braktisim filmin, ne kuptimin qe duhet ta duam, ta ndihmojme dhe ta vlersojme si vete ne, ashtu edhe strukturat shteterore, qe duhet t'i rrijne me prane atij dhe t'i kuptojne me mire nevojen, shqetesimet dhe kerkesat e kineasteve. I pershendes edhe nje here realizuesit e ketij filmi per artin, talentin, sakrificen dhe dashurine e tyre per kinemane.
 

babi

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Filmin nuk e kam pare, vetem se te njohurit e mi me thane qe nuk ia vlen ta shikosh.

Eshte nje gje, qe puna si grup artistik duhet vleresuar sepse ata sigurisht jane nisur te bejne nje gje te mire, por jeta dhe truri i shqiptareve ka aq shume dramacitet sa ngjarjet qe i jeton perdite nuk i bejne shume pershtypje te shprehura artistikisht nepermjet skenareve qe duan te mbartin brenda dhe te verteta dhe drame dhe zgjidhje e ku di une.

Jane gjera qe ne i kemi ezauruar por une nuk kuptoj se pse vazhdojne artistet te krijojne akoma te tilla gjera, me shume te prekur se jemi nuk kemi ku shkojme me.

Ndoshta do te na bente mire ndonje krijim qe jep nje vizion pak me optimist per jeten ne pergjithesi.

:book: per me teper ndoshta kur te biere rasti ta shikoj
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

Marre nga Spektri.

Lule të kuqe, lule të zeza, Një skup i madh dramatik

Nga Mirela Struga

Janë dashur vetëm 41 ditë xhirime nga një staf profesional kineastësh që mban emrat kryesorë të realizimit, Mevlan Shanajt regji dhe skenar të Natasha Lakos. Dy bashkëshortë modernë që nuk rreshtin drejt synimit të një suksesi të përbashkët nga ku duket se është arritur ajo çfarë ata kanë kërkuar në një bashkëpunim të frytshëm. Në filmin "Lule të kuqe, lule të zeza" shënohet një etapë e re e krijimtarisë epike e ndikuar nga ngjarjet e vitit '97. Është një etje për të lënë një dëshmi të gjallë kur gjithë bota, jo vetëm Shqipëria, po priret rreth shoqërive retrospektive. E gjithë kjo... "vjen nga dëshira për restaurime rendesh të mëparshme të cilat sado të duam nuk mund të sillen si më parë. Ne jetojmë në këto vija jete paralele, kur njerëzit kanë restauruar edhe hakmarrjen" - kështu shprehen ato të dy, artistët bashkëshortë që mbajnë suksesin më të madh të këtij filmi. Kjo frymë Retro duket se i ka shoqëruar jo pak ata deri sa qëllimi i tyre është finalizuar në këtë film. Tek "Lule të kuqe, lule të zeza", simptomat e përgjithshme restauruese duket se kanë depërtuar edhe më thellë. Nuk flitet më për restaurime sociale, por për ato shpirtërore, madje si për absurd, për restaurime dashurish. Filmi ka skena të jashtëzakonshme dhe shumë të fuqishme. Kësaj rradhe krahas aktorëve Bujar Lako dhe Katriot Çaushit, vjen edhe Yllka Mujo. Tek "Lule të kuqe, lule të zeza" vjen edhe kamera profesionale e një vëzhgimi të madh artistik të Afrim Spahiut dhe muzika e mrekullueshme e Kujtim Laros, i cili është kompozitor i më shumë se 30 filmave artistikë. Elia Zaharia, e quajtur si një zbulim, një yll i ri në kinematografinë shqiptare, është protagoniste kryesore ku luan rolin e Anës, një vajzë e re që përcjell një dramë të fuqishme. Por frymës Retro nuk i kanë shpëtuar edhe vetë autorët e filmit, të cilët kanë marrë përsipër të zhbirojnë këtë temë në mes të ikjeve dhe largimeve shqiptare, kur faktikisht rrëzohet një sistem i tërë shoqëror, në një pikë mikroskopike të Evropës Lindore, siç janë rrëzuar qytetërime dhe sisteme të tëra gjatë gjithë kohërave. Shfaqja e këtij filmi starton për herë të parë në Tiranë me 14 Tetor, pas një premiere tepër të suksesshme në Prishtinë. Pas kësaj pritet që filmi të shfaqet edhe në kinematë e vogla në rrethe të ndryshme të vendit. E gjithë kjo - siç do të shprehej edhe vetë Shanaj - për një sensibilizim sa më të thellë të shoqërisë shqiptare. Një film ky që materializon përpjekjet e kësaj shoqërie si një shenjë e parë e ndërgjegjes që thërret.
Një angazhim total familjar që çojnë drejt një suksesi të padiskutueshëm. Joni Shanaj, i cili ka punuar në këtë film si asistent regjisor dhe montazhier, po udhëton në festivale të ndryshme ndërkombëtare me filmin e tij dokumentar "Ivi Tirana Pank". Në përcjellje e sipër, gjithë preokupimi i familjes, veçanërisht i Erës, trashëgimtares së talentuar të familjes Shanaj, e cila është kthyer në një supervizore për krijimtarinë, është të justifikojë një skenë të filmit të xhiruar me aktorin kosovar Zeqir Duraku, në një monolog të tij para një qeni të varur. Era dhe Joni dëshirojnë të sqarohet se skena është e improvizuar dhe nuk janë kineastët që kanë provokuar përçudnimin e një kafshe të pafajshme. Sidoqoftë, ky qen i përçudnuar dhe i maskuar nga njerëzit gjendet në ekranin shpërthyes të filmit "Lule të kuqe, lule të zeza". Edhe shumë gjëra të tjera mund të gjejë secili te ky film me dimensione të hapura, ashtu si edhe gjithë jeta e tyre krijuese.


Yllka Mujo: Uroj të mos jem unë etaloni për bijën time

Elia Zaharia, protagonistja që mbart dhe rolin kryesor të këtij filmi, sapo është kthyer nga Franca (nga ku ndjek studimet e larta në degën e aktrimit), pikërisht për këtë premierë. Një pozicion i ri ku ajo rishfaqet para publikut tashmë jo me artin e këngës, por në atë të kinemasë. Duket se një rastësi e bukur por edhe një dëshirë e kuptimtë e ka çuar drejt këtij roli. Kohë më parë, kur ajo ka shfaqur këtë dëshirë në një intervistë për të luajtur përkrah nënës së saj, aktores së madhe Yllka Mujo, ka tërhequr vëmëndjen e regjisorit Shanaj, i cili pa patur nevojën e një kinoprove i ka besuar asaj rolin e protagonistes kryesore. "Qysh në momentin e parë që kam lexuar skenarin, kam ëndërruar ta kem këtë rol, sepse aty gjeta që në fillim një pjesë të vetes sime". Një eksperiencë e re në kinema, por në tërësinë e një arti të plotë kjo ka dominuar vazhdimisht në jetën e artistes së re. "Jam rritur në oborrin e Teatrit"- shprehet vetë Elia, tashmë pas një sigurie të marrë nga ky film. - "Duke bashkëpunuar përkrah kolegëve të mamasë, artistë të mëdhenj të skenës shqiptare, ka qenë më e lehtë të kapërcej pengesat që shpesh ngjajnë të padukshme në kërkim të realizimit të parë. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme...". Të qënit në kontakt të vazhdueshëm me provat, shfaqjet, ambiente artistësh dhe e rritur në një atmosferë ndryshe, padyshim që do t'i ushqente vetes një dëshirë dhe pasion të tillë. Skenat më të bukura duket se i ka ndjerë me dialogjet me mamanë e saj duke i krijuar ndjesinë e vërtetë të marrëdhënieve shumë familjare. Ndërsa vështirësitë janë kapërcyer në një harmoni të përcjellë me një organizim të përbashkët . "...Dhe roli erdhi gradualisht duke u bërë pjesë e imja. Tani pas një pune vërtetë të përkushtuar, them se jam e kënaqur për atë çfarë kam realizuar"- shprehet Elia.
Shkëputja me këngën duket se është e përkohshme. Studimet dhe angazhimin në kinema i ka patur vazhdimisht qëllim në vetvete e ndoshta kënga apo edhe piktura, që flenë si një tërësi për të realizuar artisten brenda saj, do ta ndihmojnë në rrugën e nisur, për të qenë më e sigurt dhe më e kompletuar në ato çfarë synon.
Në këtë film ka patur ndjesinë e veçantë për të luajtur përkrah nënës së saj, aktores së madhe shqiptare që veç të tjerash, i ka dhënë një peshë shumë të madhe emocionale skenës së këtij filmi. Ajo vetë e konsideron si një shkollë. "Kemi qenë gjithnjë shoqe të mira, dhe kjo më ka ndihmuar të rritem si artiste" - tregon me emocion Elia. Tani për tani ka vendosur t'i përkushtohet vetëm shkollës. Sapo ka filluar studimet në Bordo, përmes tyre synon të realizojë ëndrrën e saj të madhe, aktrimin, që të mund të vazhdojë sërish të luajë përkrah mamasë së saj, e që më pas "...të kthehem sërish, këtu ku nisën sukseset e mia të para duke shpresuar se kushtet do të ndryshojnë e artistët të vlerësohen më shumë..." Ndërsa vetë aktorja e madhe, Yllka Mujo tregon se ka patur një kënaqësi të jashtëzakonshme duke patur në krah të bijën e saj të talentuar, e cila i ka treguar asaj një pjekuri të thellë profesionale, për figurën, rolin dhe prezantimin e saj me shumë dinjitet. Dhe është kjo ndjesi e mrekullueshme që e ka pushtuar për momentin duke e konsideruar prezantimin e Elias si një sukses më vete. "Kjo hyn në gjërat e mia më të bukura dhe që më bëjnë të ndjehem shumë e lumtur. Elia në këtë film ka një bazament jashtëzakonshit të mirë. Kam një kënaqësi të trefishtë, si nënë, si shoqe, si kolege... Uroj të mos jem unë etaloni për të. Ajo do të mund të arrijë më shumë me synimet dhe ambicjet e saj prej artisteje duke përqafuar dhe mundësitë që sjellin tashmë kohët moderne. Më ka ngrohur ky film dhe them me siguri se më ka pëlqyer. Është një film me atmosferë shumë interesante. I zhveshur nga zbukurimet e realitetit ... është e vërteta jonë e pamohueshme... një skup shumë i madh dramatik".
Dhe mjafton veç të kthehemi në një kohë Retro, për një tjetër arsye tashmë, për të kujtuar "I teti në Bronx" kur Yllka Mujo do të triumfonte në skenën shqiptare qysh në rolin e saj të parë. Sipas saj, roli i Anës që sillet nga Elia vjen me përmasa shumë më të realizuara, gjë që do të thotë se "Portat për Elian janë tashmë të hapura nga ajo vetë".
 

recoil

Primus registratum
Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA

dini gje nese do te shfaqet edhe ne ndonje festival neper europe? ne paris, me saktesisht?
 
Top