Re: PREMIERE: LULE TE KUQE LULE TE ZEZA
LULET E SE KEQES TE NJE NJE MALI TE GURTE
"Shenime per filmin : "Lule te kuqe, lule te zeza")
Vath Koreshi
1.
Nje komunitet njerezor pa gjeografi dhe identitet, vije ndarese midis gjendjes primitive dhe qyteterimit, pamje te nje shkaterrimi te pergjithshem dhe makthi i asgjesimit te jetes, humbja dhe shpresa per ringjallje, perbejne metaforen e skajit te se keqes, si nje rrezik dhe paralajmerim per te mos arritur gjer atje. "Lule te kuqe lule te zeza" i Mevlan Shanajt, episod pas episodi, na fut ne meditimin per te shpjeguar nje shoqeri ne apokalips, si Shqiperia e vitit 1997, ku nje pjese e katastofes shpirterore shpjegohet me percarjen e pjeses se ndritur dhe pjeses se erret te njeriut. Kataklizmat e medha shoqerore jane nje perzjerje e trembeshme gjerash te mira dhe gjerash te keqija, ne mesin e te cilave fare thjesht mund ta humbesh orjentimin. Nje ka vital i mezikapshem nga burra te fuqishem qe e ndjekin, si metafore e shansit potencial ; nje ka i therur keq me hanxhare te shtrembet e thika te paprehura nga kasape qe s'e njohin zanatin, si metafore e shperdorimit te shansit potencial ; nje bashkeshort i tradhetuar nga e shoqja dhe qe zhduket pa lene gjurme, si metafore e shperberjes se familjes ; nje nene qe i meson te bijes te vetmen gje qe mund t'i mesohet ne gjendje shkaterrimi dhe coroditjeje totale, kurverine, si metafore e shthurjes morale dhe e shkaterrimit te personalitetit; nje kontraceptiv qe ka mbrritur ne kete fshat te gurte, si metafore e shterpezimit dhe i nderprerjes se cikleve te perteritjes ; e qara dhe zerat e femijeve ne sfond, si metafore e nje jete qe nuk perterihet ne kushtet e nje braktisje totale te jetes ; nje nene e nje vajze qe qellojne njera tjetren me gur ne nje peizazh druresh te djegur, si metafore e deshperimit te viktimes qe nuk e di nga i vjen e keqja ; nje vajza e re e vdekur, si metafore e dhunes se trafikimit ; shkalle te vjetra, te panumurta, te prishura e jofunksionale, si metafore e nje historie te lashte, por edhe e deshires per t'u ngjitur, per te rritur dinjitetin dhe prosperitetin njerezor ; nje pederast i huaj, nje nga funderinat qe perzjehen me misionaret e ndihmave, si metafore e rrezikut te importimit, krahas qyteterimit evropjan, edhe te se keqes ; nje trafikant i te gjitha llojeve, si metafore e mashtrimit, dhunes dhe shkaterrimit te jetes ; nje prift teper i dyshimte ne misionin te tij prej misionari, por me pretendimet e nje pastori, si metafore e shpreses per ringjallje ; nje mesuese dhe nje mesues, qe mbeten si nje Adam e si nje Eve ne nje fshat te braktisur, si metafore e pamundesise per ta ngjizuar jeten per shkak te degradimit te tyre fizik dhe shpirteror. Sic vihet re, e keqja eshte servirur per te na kujtuar shkaterriminn e cdo gjeje qe perben normalitetin e jetes dhe per kete arsye ne cdo kuader te ketij filmi ndjen dhimbjen qe bie degradimi, braktisja, deformii i jetes, humbja e shpresave, trafikimi, njerezit qe grabisin, qe kercenojne, qe vrasin. Njeriu me skelet si ne baladen e Kostandinit dhe Doruntises, si metafore e vijes ndarese midis jetes dhe vdekjes dhe, rrjedhimisht, mesazhi per t'iu ruajtur vetasgjesimit ne periudha te tilla te daljes se lumit te jetes nga shtrati.
2
"Lule te kuqe, lule te zeza", vec mesazheve te rendesishme, eshte nje arritje e menyres bashkohore dhe moderne e te te shprehurit. Arti dhe letersia, tashti edhe kinematografia jone me shembullin e ketij filmi, bejne perpjekje jo te pakta dhe serioze qe t'i perqasen, sic thote profesor A.Uci, platformave moderne edhe me ane te mjeteve te procedimit formal te struktures artistike, duke shmangur proliksitetin natyralist dhe duke aktivizuar karakterizimin simbolik te personazheve. Ne artin kinematografik kjo nuk ka qene e thjeshte te arrihej, mbasi semantika e filmit, per vete natyren e ngjashmerise me jeten dhe te mungeses se konvencioneve, eshte shume here me pak fleksible se ne gjithe artet e tjera. Por megjithate, edhe ne rrugen e simbolikes se filmit, eksperimentet nuk kane munguar dhe jo rralle eshte arritur qe, nga keto perpjekje per nje menyre te re te shprehuri, te realizohen vepra te nje niveli te larte artistik. Shembuj te tille nuk mungojne, ato i gjen dendur ne kinematografine boterore ne vepra te perfaqesuesve te medhenj te kerkimit te artit novator si Kurosava, Tarkovski etj., po ashtu edhe tek ne, nder te cilet do te thosha se "Lule te kuqe, lule te zeza" perben nje sukses ne kerkim te nje semantike te re te filmit.
3.
Mevlan Shanaj, tashme nje regjisor plotesisht i formuar, mbeshtetur ne nje skenar, ndoshta me te mirin te skenaristes se njohur Natasha Lako, na befason me guximin krijues dhe me realizimin e piksynimeve te tija artistike, per te na dhene, permjet filmit te tij, nje mesazh sa bashkekohor, aq edhe universal. Ky mesazh eshte te ruajme jeten, duke treguar se gjer ne cfare shkalle mund te shkoje shkaterrimi i saj dhe i njeriut ne nje gjendje kaotike. Ne kete rast, duke luajtur ne nje fushe jo edhe aq te thjeshte, sic eshte ajo e marrjes ne shqyrtim te nje periudhe mjaft te turbullt te historise sone, si ajo e tranzicionit dhe ngjarjeve te vitit "97, ka qene prane rreziku i renies ne ato lloj veprash te letersise dhe arteve tona, ku nevojen per te bere katarrsis dhe per te treguar nje realitet si yni permes analizes, kritikes dhe stigmatizimit te cdo gjeje negative, e kane zevendesuar me nje fryme denigrimi ndaj historise, dinjitetit tone njerezor dhe njeriut shqiptar, ndaj te cilit nuk jane kursyer percmimet, mallkimet, demonizimet dhe vetdemonizimet. Shanaj, perkundrazi, ne nje flim ku zor se gjen nje element pozitiv ne pamje te jashtme, kelthet me dhimbje per te ardhmen e vendit dhe te njerezve te tij, duke u treguar honin ku mund te arrihet ne cdo cast, nese nuk kuptojme thelbin e nevojes per ndryshim dhe rrugen e drejte te zhvillimit. Ne kushtet e mungeses se pergjithshme te rendit, te shthurjes se moralit dhe idealit njerezor te nje shoqerie te sunduar nga kaosi, regjisori tregon me renkim shpirteror se cfare dramash dhe tragjedish e presin njeriun nese humb orjentimin dhe sensin e jetes. Me teper se nje realitet, filmi i tij eshte nje metafore pikerisht e kesaj klithme dhe dhimbjeje qe bie shkaterrimi, thirrje per te hequr dore nga epidemia e braktisjes dh shkretimit, nje mesazh shprese per rend shpirteror, moral e shoqeror ne kete tranzicion te rremujshem dhe jashtezakonisht te lodhshem.
4.
Me vjen keq qe zhurma politike, kaq e ndezur dhe shurdhuese keto dite per shkak te nje prapambetjeje bizantino-anadollake te saj dhe te mjaft politikaneve ne kuptimin e demokracise, te nje etheje per pushtet dhe padurimi per te zene sa me pare karriget, nuk le te degjohet ajo cfare na thote ky film ! Nuk le te vije ne ndergjegjen e gjithsecilit zeri i mencur dhe brritma e shpirtit te artististeve, te cilet, si sizmografe qe ndjejne edhe lekundjen me te vogel, tmerrohen para marrezise qe perfshin gjithcka ne nje shoqeri, se ciles i mungon orjentimi ne rrugen e veshtire te zhvillimit dhe te aderimit te saj ne shoqeri europjane. Aty jane fshatrat e gurte, peizazhet e vendeve me bukuri te mahniteshme te maleve e te luginave, aty eshte nje histori e vjeter, e fiksuar ne dhjetra monumente, ne shkallet neper te cilat ky komb eshte ngjitur e ka zbritur kaq e kaq here, aty jane burrat dhe grate e deshperuara, vajzat dhe djemte qe u eshte erresuar perspektiva e jetes ne trojet e te pareve, aty jane te gjitha : e djeshmja, e sotmja, e nesermja me njerzit dhe me shpresat e tyre per nje jete me te mire, me deshiren per t'u kthyer tek shpresa, tek perteritja e prosperiteti, por qe te gjitha mund t'i perfshije eksodi biblik i braktisjes teresore ne rrugen e ecjes neper terr. Njeriu shqiptar eshte para vetes, para vendit dhe historise se tij, para prapambetjes per shkak te kesaj historie dhe deshires per zhvillim, para gjendjes se tij ballkanike dhe europjane, para botes se multientiteteve, multiideve, para nje shperfilljeje tradicionale te te medhenjeve ndaj me te vegjelve, para nje komuniteti europjan e boteror qe kerkon ta ndihmoje dhe e ndihmon te zhvillohet, por edhe para recidiveve shoviniste, raciale, para sherreve ndernacionale e nderetnike, para enderrave per prerandori ekonomike, per perandori kulturore, pse jo, edhe per per perandori ushtarake, pra para shume hartave gjeopolitike, para vetvetes ne proceset farmuese e transformuese te botkuptimeve, psikologjise, etikes, moralit qe lidhen me jeten, me familjen, me pronen. Ky njeri eshte i braktisur, ne kurrizin e ketij njeriu bien shume shqota te nje jete qe tallazitet, ate e shkundin baticat dhe sbaticat e nje rendjeje te coroditur, brritmat politike e corjentojne edhe me shume dhe ai nuk ndjen qetesi, nuk mund te mbledh kockat nga lodhja rraskapitese, i helmohet shpirti ne nje jete qe i merzitet dhe ne kete menyre vjen e cvleftesohet gjithcka tek ai, qe nga dashuria per vendin dhe per njerezit e tij e gjer tek virtyti e morali, qe i duken tashme si sende pa vlere dhe qe mund t'i kembeje me cdo lloj vesi dhe cdo lloj negacioni. Per kete ben thirrje filmi : kuptojeni dhe ndihmojeni kete njeri !
5.
Kjo dendesi idesh, emocionesh, perjetimesh e persiatjesh filozofike eshte dhene artistikisht me nje shkalle te larte realizimi permes figurave te realizuara nga nje trup elitare aktoresh, duke filluar nga me e reja dhe nga me e pershendetura Elia Zaharia, Yllka Mujo, Enver Petrovci, Bujar Lako, Kastiot Caushi, Petrit Malaj etj., nje fotografi padyshim nga me te arriturat e kinematografise sone dhe e krahasueshme me nivelet euroipjane si ajo e Afrim Spahiut, me muzike te njerit prej mjeshtrave me te spikatur te muzikes se filmit Kujtim Laro dhe me githe grupin e teknicieneve profesionalisht mjaft te kenaqshem. Filmi e mberthen spektatorin per 100 minuta para ekranit te madh ne nje dialog te dyfishte : me ate cka vjen e te kumtohet nga figura qe projektohet dhe me ate cka nis e bisedon me vetveten secili shikues, si refleks i rezonimit brenda tij te mesazheve te tij. Nje skenar padyshim nga me te veshtiret per t'u konceptuar, por qe skenaristja Natasha Lako, njekohesisht nje poeteshe e shquar, ka mundur ta organizoje si nje kompleks harmonik nje lende mjaft origjinale per film, te cilen Mevlan Shanaj e ka misheruar si nje mjeshter i vertete i artit kinematografik. Mbasi pash premieren dhe nje interviste te regjisorit Shanaj ne TV Teuta, ku shpjegonte se ne c'kushte shume te veshtira dhe brenda 42 diteve kishte realizuar nje film te tille, kuptoja fare mire se cfare i eshte dashur te kaperceje, per realizimin e nje vepre te tille kinematografike, grupit te kineasteve e te teknicieneve te mbyllur ne nje fshat te gurte te Gjirokastres. Si kineast i pershendes dyfish koleget, per arsyen se vec talentit, kane deshmuar qytetarine dhe dashurine ndaj kinematografise sone, ne keto kushte veshtiresish te medha qe po kalon ajo. Nuk duhet ta braktisim filmin, ne kuptimin qe duhet ta duam, ta ndihmojme dhe ta vlersojme si vete ne, ashtu edhe strukturat shteterore, qe duhet t'i rrijne me prane atij dhe t'i kuptojne me mire nevojen, shqetesimet dhe kerkesat e kineasteve. I pershendes edhe nje here realizuesit e ketij filmi per artin, talentin, sakrificen dhe dashurine e tyre per kinemane.