Poezi nga vaso dushi
. ***
Tërë qyteti duket gri,
Era retë,merr me vete,
Rrugët zbrazur,pa njeri,
Drurët anash,si skelete...
Dhe më bën të ndihem keq,
Jetë e zymtë,ngjyrë hiri,
Ku çdo shpresë,si për dreq,
Shuhet,si flakë qiriri...
. ***
Një kaçurelse pata,
Dikur mike të vjetër,
Tani ne shtrat,më zë nata,
Me një kaçurelse tjetër..
Dhe shpesh,mendja më ngel..
Rastësi është apo çfarë?
Që ato flokë kaçurelë,
I kam dashur,si i marrë?!
Një kaçurelse pata,
Dikur ne zemrën time,
Tani,me tjetër ,më zë nata,
Me flokë,plot dallgëzime!
. ***
Ja,një çift, në të fshehtë,
Poshtë pemës,nën kurorë,
Seç bluajnë,ne sekret,
Të kapur,dorë më dorë!
Gjethet veshët hapin fort,
Të dëgjojnë,ndonjë fjalë,
Gënjeshtër,mashtrim i ndotë,
Apo dashuri është vallë?
Zogu këngën pret në mes,
Si me turp,si me faj...
Ajo vajzë,e pabesë,
Tradhtonte mikun e saj!
. ***
Ç'ditë e bukur,për çudi,
Pas shiut,mjegullës si tym,
Paqja nderet,si shami,
Ajri që të mbush me frymë..
Dhe ç'më ngjall një gaz ,një shpresë,
Jetë e ëmbël,paqësore...
Ndoshta ishe e pabesë,
Por tani ngjan një shenjtore!