poezia shqipe

Airbourne

Papirus rex
Jeta është lojë.

Harro kush tě harroi
Dhe duaj kě tě duash,
Jeta ěshtě njě lojě
Zgjidh me kě do luash!

Krijo ekipin těnd
Ose lěr tě t’ zgjedhin,
Por tě kesh nděrměnd
“Sa hapin e hedhin “.


Něse do gjithmonë
Me ngulm tě fitosh,
Pěr tě qěnĕ kampion
Duhet tě luftosh.

Něse do qetěsi
Tĕ shohěsh puněn těnde,
Nuk do strategji
Madje as shumě měndje.

Zěr njě vend ně turmě
Ně lojěn qě vazhdon,
Mos bëj fare zhurmě
Askush nuk tě shikon!

Mua mos mě pyet
Pěr rrugěn mě tě mirě,
Njeriu ěshtě njeri
Děshira ĕshtě děshirě!

Bledi Ylli.
 

guest17

Forumium maestatis
Vajza që vërshëllente

E dëgjoja,kur vërshëllente
Ajo,në oborr të shtëpisë
Një gaz të fshehtë,rrëfente
Një flakë të dashurisë!

Po kujt,vallë,i këndonte
Porsi zog,këngë dashurie?
Kush në gji,gëzim i zgjonte?
Kush i ngjallte ëndrra rinie?

Në këtë jetë, brenga shumë
Ajo vajzë,me vërshëllimë
Zgjoi shpresën dhe tek unë
I dha gaz,dhe shpirtit tim!

Vaso dushi
 
Last edited:

guest17

Forumium maestatis
Qerozi dhe tigri

Mendohej babai,i mërzitur
Mbështetur,mbi sofrën bosh
Rreth e qark,tre djem të rritur
Më i vogli,një qeroz..

Ngrihet më i madhi,në këmbë:
"baba,po shkoj për gjah
Ka dy ditë,barku më dhëmb
Kërcasin zorrët...dua të ha!

Por shpejt,kthehet në shtëpi
Me duart bosh,e pikë e vrer
Ngrihet i mesmi dhe me furi
Përjashta sulet menjëherë.

Por dhe i mesmi,s'vonoi shumë
Në shtëpi kthehet,i pikëlluar
"baba i dashur,po shkoj unë"
Tha qerozi,duke u çuar..

E pa i ati,me mosbesim:
"s'bënë gjë ata,do bësh gjë ti?"
E hapi portën,me nxitim
U zhduk qerozi si veri..!

Me hapa të lehtë,pa u ndjerë
Me shtizë në dorë,u fut në pyll
Por një tigër,rrugën i kish prerë
U bë qerozi,i verdhë dyllë!

Ia dha vrapit,u bë erë
Drejt shtëpisë,kthehet shpejt
U turr tigri menjëherë
Pas qerozit,si shigjetë!

Në prag të shtëpisë,u pengua
Qerozi përtokë u shtri
Tigri,gjithë vrull,dot s'u frenua
Drejt portës u hodh,hyri në shpi!

U ngit qerozi,me shpejtësi
Nga jashtë mbylli,portën e vjetër:
"rripeni këtë-thirr ai-
Derisa t'iu sjell një tjetër!!"

Vaso dushi
 

guest17

Forumium maestatis
Vite Që Shkuan
V-vite që më shkuan për hiç,
A-asgjë s'bëra,të hajrit,
S-sorollatem e dehem me miq,
O-o strukem e fle pranë zjarrit!

D-dashuri që ikën..vetmi!
U-u tha shpirti im,u shua,
Sh-shtirem akoma si një qejflli,
I-i them ndonjë vajze:të dua!
 

guest17

Forumium maestatis
çiftet Në Park
E thjeshtë,s'do shumë mënd,
Është ora,për takime,
Dhe parkun,kanë këtë vënd,
Si strofkë të fshehtë,intime!

Të heshtur,çiftet shkojnë,
Avash,pa rënë në sy,
Në park dashurojnë,
Ca ketu e ca aty...

Një vajzë,mori guxim,
Dashurinë e parë,
E la diku,si kujtim,
Atje përmbi bar!

Një tjetër,me "përvojë"
Hiç fare,nuk ka frikë,
Se dikush,për të do thojë:
"e sheh,ç'femër e ligë!"

Një tjetër,kur e ndesh,
Sytë ul,e turpëruar,
Dhe skuqet vesh më vesh:
Të shoqin ka tradhtuar!

Dhe në park përsëri,
Në segret do të vijnë,
Me ca bëjnë dashuri,
Cave faqen ua nxijnë..

Dhe vazhdon,kjo histori
Shumë vijnë për takime,
Ndonjë herë,kushedi!?
Do sjell fshehtas miken time!

V.dushi
 

guest17

Forumium maestatis
Ç'e dua,të tillë jetë
Pa gëzim e pa haré,
Ku mbi trishtimin det,
Si barkë lundroj atje?

Ç'i dua lulet, plot freski
Ti shikoj përmbi dhé?
Kur ndjenjat,mu bënë hi
Dhe nuk çel ndjenjë e re!

Ç'më duhet,se rrezaton
Diell i zjarrtë,çdo mëngjes
Kur trupin tim,gjë se zgjon
Edhe shpirti im po vdes?!

Por ç'më duhen,edhe gratë
Zemrën s'ma ndezin përsëri
Në dashuri,bëra mëkat
Tashmë më pret ferr i zi!

Vaso dushi
 
Last edited:

guest17

Forumium maestatis
Dashuria që vret..

Ti ndez një cigare,
Dhe në mendime rri.
Ku shkuan ato zjarre
Që mbaje në gji?

Pse ndjenjat të ftohen
Dhe gjaku,s'vlon më?
Kujtime që të zgjohen
Por s'të thonë asgjë!

Ti pi një cigare,
Dhe e trishtuar rri.
Kush ti vrau fare
Ti bëri ndjenjat hi?

Ecën jeta, vazhdon..
Ti e heshtur njëlloj,
Gjithë kohën mendon
Me cigare në gojë!

Dhe s'sheh ditë të bardhë,
Sa e zymtë,kjo jetë!
Të mbyt,zhgënjim i madh
Kur dashuria vret..!

V.dushi
 

guest17

Forumium maestatis
Vetmia

S'e mposhta dot vetminë,
Që shpirtin ma robëroi,
E urreva shoqërinë
Pa shokë,jeta më shkoi!

Më shoqëronte veç vetmia,
Mendimet qenë shokët e mi!
Një nga një,në radhë i vija,
I hidhja pastaj në poezi!

Grave unë ftohtë u rrija
Afër tyre,ndihesha në siklet
S'më ngjallte gjë dashuria
I vetëm,ndihesha si mbret!

Strukur,në mbretërinë time
Njerëzit i shihja si rrezik!
Zhytesha i tëri,në mendime
Bota jashtë,më fuste frikë!
 
Last edited:

guest17

Forumium maestatis
Ti ecën me trupin lastar..
Kush s'ta vërejti bukurinë?
Të ndjekin,me sy ziliqarë
Por ti s'e prish terezinë!

Ti rrugën vazhdon e qetë,
Llafe të hedh ndonjë djalë
Ti buzën në gaz,e vë lehtë:
"sa shpesh,ke dëgjuar ato fjalë!"

Sa herë,me të dashurin,je zënë
Pse djemtë,rrugës të ngacmojnë
Ti,askujt tjetër,si je dhënë
Xhelozitë,zemrën ta lëndojnë!

Indiferente,mban kokën drejt
Të vërshëllejnë,rehat s'të lënë
Takat me zhurmë,mbi rrugë troket:
"ah,këta djem,që mënd nuk vënë!"
 
Last edited:
Top