Poezi.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Eja, trishtim!
Bilal Xhaferri

Eja, trishtim,
eja me hapa fletësh që bien nga degët,
eja me hapa shiu që këputet nga fletët...
Eja, trishtim,
eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje,
eja me hapa zemrash që rrahin me dhimbje...
Eja, trishtim,
o prehër i ëmbël që nuk më braktise kurrë,
o strehë e qetësisë sime,
o ëndërrime të miat,
o gji i shpresës sime.
Eja, trishtim,
trishtim,
eja!

(Poezia e mbrëmjes)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Anabel Li

Shumë vite kanë kaluar,
Në një mbretëri të bukur plot magji.
Afër detit jetonte një vajzë e dashuruar
Me emrin e shtrenjtë, Anabel Li.
Jetonte ajo vetëm duke menduar,
Të më deshte dhe t'i shfaqja dashuri.
Ishte e freskët, e brishtë, e dashur,
Në këtë mbretëri plot magji.
Afër detit dhe unë isha i ri
Dashuria jonë, kalonte çdo dashuri.
Sa e desha vajzën time Anabel Li!
Engjëjt që rrinin në qiellin e kaltër,
Na shihnin të vrenjtur me zili.
Kaluan vite, ata që na kishin zili,
Në këtë mbretëri plot magji.
Afër detit dërguan një të zezë stuhi,
Që e ngriu, vajzën time, Anabel li.
U sulën engjëjt dhe zbritën në tokë,
E morën atë nga kjo jetë.
E varrosën, më mbytën në lotë,
Në këtë vend afër në det.
Engjëjt që nuk janë krejt të lumtur,
Na shihnin me smirë ne të dy
Oh! Kjo ishte arsyeja (çdokush e di)
Që në këtë mbretëri plot magji
Afër detit, tufani erdhi për ta shkulur
Për ta vrarë, vajzën e bukur, Anabel Li.
Dashuria jonë, qe më e fortë se çdo dashuri,
Që kanë ata që janë mbi ne
Që janë mtë ditur se ç'jemi ne. Prandaj dhe engjëlli që në qiell rri,
Dhe djalli që vështron me zili,
Shpirtin tim nuk e shkulin dot krejt
Nga e bukura ime, Anabel Li.
Hëna kur del, më mbush me ëndrra
Për engjëllin e bukur Anabel Li
Kur yjet janë në qiell më rreh zemra,
Ata flasin, për vajzën time, Anabel li.
Kur valët përplasen me furi, unë rri aty,
Mendoj për atë bukuri
Që e desha me aq dashuri.
Për nusen time, të varrosur te bregu në det,
Në varrin që dallgët e rrahin përjetë

Edgar Allen Poe
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nën flamujt e melankolisë

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
...dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.

|Migjeni|
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Shembja e nje nate dashurie:

Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe çfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
siç ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje.

|Xhevahir Spahiu|
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Vaje

Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë
Lotët që kam derdhur, s'më janë dhe tharë
Shumë vjetë u bënë sot u mbushen dhjete
Që kur më ke lënë dhe s'të shoh ne jete!


Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua?S'të vjen mallë për djalë ?
O ëngjëll I bukur mos meno në botë
Kthehu të të shomë të na mbeten lotë


S'rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve?
Motëmot që rrojtëm bashkë s'më urreve
Atje tek rri janë qipariz' e varre
Kthehu të të shomë mos na lër përfare


Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirë
Kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë
E ke lenë foshnje tani u bë burrë
S'arrite ta rritje s'të ka parë kurrë


Për ty shumë herë çoç do të më thotë
Por s'mund ti përgjigjem se më mbytin lotë
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë
Duke psherëtitur te zot' I vërtetë


O zot I vërtetë s'të erdhi keq për djalë
Kur i more mëmën dhe më le të gjallë
Të më keshe marrë do të qe më mirë
Dhe të rronte mëma të rriste të birë
Me se rrojnë foshnjat çi rrit çiliminjtë
Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë
Doje dritë o qiell more dritën time
dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime
Tani rroj pa shpresë ndaj s'dua të rroj
Se dhe perëndinë tani s'e besoj.

|Andon Z. Cajupi|


Perle!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Enderr e prere

1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.
Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.
2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.
Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...
3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.
4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.

|Dritero Agolli|
 

Balahk

Locus omnem
Anabel Li

Shumë vite kanë kaluar,
Në një mbretëri të bukur plot magji.
Afër detit jetonte një vajzë e dashuruar
Me emrin e shtrenjtë, Anabel Li.
Jetonte ajo vetëm duke menduar,
Të më deshte dhe t'i shfaqja dashuri.
Ishte e freskët, e brishtë, e dashur,
Në këtë mbretëri plot magji.
Afër detit dhe unë isha i ri
Dashuria jonë, kalonte çdo dashuri.
Sa e desha vajzën time Anabel Li!
Engjëjt që rrinin në qiellin e kaltër,
Na shihnin të vrenjtur me zili.
Kaluan vite, ata që na kishin zili,
Në këtë mbretëri plot magji.
Afër detit dërguan një të zezë stuhi,
Që e ngriu, vajzën time, Anabel li.
U sulën engjëjt dhe zbritën në tokë,
E morën atë nga kjo jetë.
E varrosën, më mbytën në lotë,
Në këtë vend afër në det.
Engjëjt që nuk janë krejt të lumtur,
Na shihnin me smirë ne të dy
Oh! Kjo ishte arsyeja (çdokush e di)
Që në këtë mbretëri plot magji
Afër detit, tufani erdhi për ta shkulur
Për ta vrarë, vajzën e bukur, Anabel Li.
Dashuria jonë, qe më e fortë se çdo dashuri,
Që kanë ata që janë mbi ne
Që janë mtë ditur se ç'jemi ne. Prandaj dhe engjëlli që në qiell rri,
Dhe djalli që vështron me zili,
Shpirtin tim nuk e shkulin dot krejt
Nga e bukura ime, Anabel Li.
Hëna kur del, më mbush me ëndrra
Për engjëllin e bukur Anabel Li
Kur yjet janë në qiell më rreh zemra,
Ata flasin, për vajzën time, Anabel li.
Kur valët përplasen me furi, unë rri aty,
Mendoj për atë bukuri
Që e desha me aq dashuri.
Për nusen time, të varrosur te bregu në det,
Në varrin që dallgët e rrahin përjetë

Edgar Allen Poe
Shuuuume e bukur:)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
NESE ME HARRON

Nese me harron,
ateherë
te dish nje gje.

E di si eshte:
kur veshtroj
henen e kristalte, degezen e kuqe
te vjeshtes kermill ne dritaren time,
ne se prane zjarrit
prek
hirin e shperbere
a trupin gervishtes te drurit,
gjithcka me sjell tek ti,
sikur gjithcka qe ekziston:
aromat, drita, metalet,
te ishin barka nisur drejt ishujve
te tu qe me presin.

Por,
nese pak nga pak s'do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.
nese papritur
me harron,
mos me kerko me,
sepse do te kem harruar menjehere.
Po tu duk e gjate dhe e marre
valvitja e flamujve te jetes sime,
dhe vendos te me harrosh
ne bregun e zemres
ku kam rrenjet,
dije se ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet
e rrenjet e mia
do kerkojne tjeter toke.

Por
nese cdo dite,
cdo ore,
ti ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite
nje lule cel ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja,
ne shpirtin tim asgje nuk shuhet, as harrohet,
dashuria ime ushqehet nga e jotja dashuri, e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
shtrenguar fort nga imja.


Pablo Neruda
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Pelegrin

Unë jam prej kohësh pelegrin
Udhëtar në vendin e shpresës së thyer
Jam ndarë padashur nga karvani im
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gërryer

kërkoj karvanin tim në rërë e në shpat
karvanin që e ka ndërruar drejtimin me kohë
Ndaj në udhë jam krejt i humbur, jam fillikat
Me shami të grisur lidhur në kokë

Për ujë buza ime u bë zhur
Dhe sytë më shpojnë nga shterrja e lotit
Me duhet të arrijë karvanin e tretur qëkur
Çapitur mes vapës, mes shiut e të ftohtit

Unë jam prej kohësh pelegrin
Shtegtar i karvanit të humbur
Dhe bart në kurriz një premtim
Të dhënë në hirin e gjyshërve të mundur.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
- Ora kaloi një -

Ora kaloi një e ti me gjasë ke rënë.
Udhë e qumshtit rrjedh si Oka e argjendtë.
S'do të nis të çmendur telegrame, s’dua
Të t'shqetësoj e të t’bezdis më gjatë.
Tani, siç thuhet, çështja jonë u mbyll.
Anija e dashurisë u përplas shkëmbit të jetës.
U lamë tashmë. Edhe fare pa keqardhje.
Le t’mos e kujtojmë trishtimin që lamë pas.
Pa shiko se ç’qetësi që ra mbi botë.
Madhështi me yje - nata e pamatë.
Në kohë të tilla ngrihesh dhe zëlartë
Iu flet Epokave, Historisë dhe gjithë Krijimit.


|Majakovski|
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Përfundimi

Asgjë s’do ta fshijë dashurinë,
as grindjet as kilometrat,
Është medituar provuar, kontrolluar.
Duke ngritur solemnisht vargjet,
gishta rreshtash,
betohem:
dua me një dashuri
të pandryshueshme e besnike.

|Majakovski|
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Dëgjo

Flakma në fytyrë fjalën e tmerrshme.
përse s’do të dëgjosh?
S’e kupton se çdo nerv yti i përdredhur
bërtet si një trombë qelqi
dashuria vdiq...
dashuria vdiq...
dëgjo përgjigjmu pa gënjyer...
si dy gropa në fytyrë të gërmohen sytë...
Tashmë unë e di se
është konsumuar dashuria. T
ani në më shumë se një shenjë,
unë njoh aty mërzinë.

|Majakovski|
 

gurax

Pan ignoramus
@hermetica
Une nuk e dija qe paska nje rryme letrare qe quhet poezia hermetike. Ka qe ne fillim te viteve 1900 qe ka marre karakteristikat e saj dalluese. Nje nga autoret me ze te kesaj eshte Giuseppe Ungaretti. Me pelqyen ato pak te parat qe lexova.
Te pershendes hermetica. :)


O Notte

Dall’ampia ansia dell’alba
Svelata alberatura.

Dolorosi risvegli.

Foglie, sorelle foglie,
Vi ascolto nel lamento.

Autunni,
Moribonde dolcezze.

O gioventú,
Passata è appena l’ora del distacco.

Cieli alti della gioventú,
Libero slancio.

E già sono deserto.

Perso in questa curva malinconia.

Ma la notte sperde le lontananze.

Oceanici silenzi,
Astrali nidi d’illusione,

O notte.​

--- Ungaretti, 1919
 

guest17

Forumium maestatis
Mjegulli I Dashurise

kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afer ikja larg
per dreq me trembte largesia
dhe afersija behej cark

as e kuptoja si te desha
nje mjegull pus nje cmenduri
si nje poet qe shkruan vjersha
dhe ndez nje shkrepse dhe i ben hi

dhe ndoshta kjo ish dashuria
e cakerdisur kuturu...........
per dreq me trembte largesia
dhe afersa gjithashtu
 
Top