Poezi.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit

(Leonid Afremov)

Andon Zako Çajupi
Dashuria
E mban mënd, moj Marë,
dashurin’ e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.
Unë pa ty s’rrojë,
vij’ e të kërkojë;
ti pa mua s’rroje,
vij’ e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr’ e grua
losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
perëndin’ a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
———
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua,ballëtë si diell,
faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë,
mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,
dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
——
Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le të fryjë er’ e ftohtë,
s’ka ç’më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor’ e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Migjeni

Dy buzë...
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m’i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Lasgush Poradeci

Dëgjimi i Zemrës
Kur të më kujtosh,
Kur të vish të shkosh,
Kur të shkosh këtejza pranë
Që të çmallërosh
Ç’po dëgjon kur shkon?
Kur vjen e përgjon?
Ç’përgjon zemra në kët’anë
Fund në këtë hon?
Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot në ç’mallërime
Zemra që s’fle dot
Seç të ndjen këtaj,
Seç të ndjen pastaj,
Seç dëgjon ndaj vetes s’ime
(Si ndaj vet’e saj):
Mall e vrer që mbaj
Qaj, moj zemër, qaj.
Vrer e mall që flas
Plas, moj zemër, plas.
Mitrush Kuteli
Sime shoqe
Kaq afër jemi, por kaqë larg
Të lutem mos më prit-
Na ndajnë terre rreth e qark
Dhe yll për mua s’ndrit.
Përse ta lidhësh fatin tënd
Me një pafat si unë,
Kur di se emri im u shëmb
Me dhunë e me përdhunë?
Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetës së gëzuar.
Dhe më harro këtu, në varr,
Të vdekur pa mbuluar.
Se unë pres, përças po pres
Një udhë fort të gjatë
Dhe një të martë, në mëngjes,
Do hidhem nëpër natë.
Nëpër një natë që s’ka mbarim
Po qetësi për jetë:
Pushim...harrim...pushim...pushim...
Në prehjen e vërtetë.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ismail Kadare

Ti ishe për mua
Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s’e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske
Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T’i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.
Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.

Pa ty


Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C’te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

Kristal

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
si të harroj unë dalëngadal
si vdes tek unë kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.
Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
një strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.
Në s’të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.
Në s’gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.
Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harrim ish ky a s’ish harrim.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Të mendohesh
Dritëro Agolli

Ka shumë mallkime
Për njerëz të liq,
Siç ka dhe urime për shokë dhe miq.

Po unë mallkimet aspak s´i kam dashur,
Veç shfryj
Rrallë-rrallë kur jam buzëplasur.

Kur kupa zë mbushet e s´kam nga t´ia mbaj,
Mërzitur-mërzitur me vete zë shaj.

I them mendjemadhit një llaf të florinjtë,
Të gjetur ne popull: Ah, mendja t´u rrittë!

Sa gjëra ke
Thënë, o popull i shtrenjtë,
Që duhet patjetër të rri të vras mendtë!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ndërsa pres
EMILY DICKINSON

Ndërsa pres
dhe lutem
koha kalon tepër shpejt
e pastaj tepër ngadalë
ndërsa qaj
lot pas loti,
ngashërim pas ngashërimi
dhe dënesa
njëri pas tjetrit, njëra pranë tjetrës
ngjeshur e kapluar fjalëve të mia
fjalëve që s’arrij t’i them
fjalëve që ngjizen në heshtje
në vetminë e trazuar të ditëve të hutuara e rrënuese,
ndërsa pres
një përshëndetje, një letër
një puthje,
dëgjoj boshin brenda meje.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Kanga e Dhimbës Krenare
MIGJENI

O dhimbë krenare e shpirtit që vuen
dhe shpërthen ndër vargjet e lira...
A deshte, vall, për t'u ngushlluem
tu' e stolisë botën me xhevahira?

O dhimbë krenare ndër vargjet e lira,
që kumbojnë me tinguj të sinqertë...
Vall, a do të prekish kënd ndër ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë?

O kangë e dejë e dhimbës krenare...
Mos pusho kurr! Por bashkë me vaje,
si dy binjakë këndoni mjerimin -
se koha do t'ju bijë ngushllimin.

(Poezia e mbrëmjes)
 

Alephh

Valoris scriptorum
Lasgush Poradeci

Dëgjimi i Zemrës
Kur të më kujtosh,
Kur të vish të shkosh,
Kur të shkosh këtejza pranë
Që të çmallërosh
Ç’po dëgjon kur shkon?
Kur vjen e përgjon?
Ç’përgjon zemra në kët’anë
Fund në këtë hon?
Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot në ç’mallërime
Zemra që s’fle dot
Seç të ndjen këtaj,
Seç të ndjen pastaj,
Seç dëgjon ndaj vetes s’ime
(Si ndaj vet’e saj):
Mall e vrer që mbaj
Qaj, moj zemër, qaj.
Vrer e mall që flas
Plas, moj zemër, plas.
Mitrush Kuteli
Sime shoqe
Kaq afër jemi, por kaqë larg
Të lutem mos më prit-
Na ndajnë terre rreth e qark
Dhe yll për mua s’ndrit.
Përse ta lidhësh fatin tënd
Me një pafat si unë,
Kur di se emri im u shëmb
Me dhunë e me përdhunë?
Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetës së gëzuar.
Dhe më harro këtu, në varr,
Të vdekur pa mbuluar.
Se unë pres, përças po pres
Një udhë fort të gjatë
Dhe një të martë, në mëngjes,
Do hidhem nëpër natë.
Nëpër një natë që s’ka mbarim
Po qetësi për jetë:
Pushim...harrim...pushim...pushim...
Në prehjen e vërtetë.
Baladë

I
Fryn veriu në Mal të Thatë,
Thotë vasha lele ngriva.

Duro vashë, të durojmë
Si duron mali dëborën.

Në të shtënça, moj, në dorë,
Do të ngroh si top dëborë.

II
Fryn një erë e shkundërmuar,
Thotë vasha çeli molla.

Çeli vashë, le të çelë,
Si çel malli mu në zemër.

Në ma dhënç, moj beln'e hollë,
Do ta thyej si mënjollë,
Do të shtrydh posi një mollë.

III
Vjen e bën një vap'e rëndë,
Thotë vasha bubu plasa.
Duro vashë, të durojmë,
Si duron kallir' і pjekur.

Në më ardhç,o moj, në hije,
Do t'і puth për dhemshurie,
Do t'і skuq t'і ndez qirie,
Do t'і nxi t'і bëj mavie,
Ato buzë gjak-qershie.

IV
Zun' e shkojnë dallëndyshet,
Thotë vasha po venitem.

Venitu, vashë, venitu,
Siç venitet zemra ime.

Në të marça moj, përherë,
Do të shtroj të parën herë,
Do të ngroh të dytën herë
Do të puth të tretën herë
Buzë e gushë e gjinë e mjerë
Dh'atë shtatin që mban erë
Posi luleja në verë
Gjersa gjumi të më zerë,
Të më zerë e të më flerë
Syr' і urtë si mëshqerrë.

V
Vate dimri, vate vera,
Vate vjeshta përngahera.

Trim, më more-edhe më shtrove,
Trim, më ngrove-e më pushtove,
Trim, më puthe-e më mbarove,
Trim, o trim, seç trimërove.

VI
Atje lart në Mal' të Thatë,
Zoti – Krisht bëke një kishë.

N’atë kishë ç’paske brënda:
Qënka trimi edhe vasha:

Trimi, ç’paske dhëndëruar,
Vasha ç’paske nusëruar,
Zotin ç’paskan lavdëruar,
Jetën ç’paskan trashëguar,
Shpirtin ç’paskan shënjtëruar.
 

Alephh

Valoris scriptorum
Të mendohesh
Dritëro Agolli

Ka shumë mallkime
Për njerëz të liq,
Siç ka dhe urime për shokë dhe miq.

Po unë mallkimet aspak s´i kam dashur,
Veç shfryj
Rrallë-rrallë kur jam buzëplasur.

Kur kupa zë mbushet e s´kam nga t´ia mbaj,
Mërzitur-mërzitur me vete zë shaj.

I them mendjemadhit një llaf të florinjtë,
Të gjetur ne popull: Ah, mendja t´u rrittë!

Sa gjëra ke
Thënë, o popull i shtrenjtë,
Që duhet patjetër të rri të vras mendtë!
Mjegulli I Dashurise

kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afer ikja larg
per dreq me trembte largesia
dhe afersija behej cark

as e kuptoja si te desha
nje mjegull pus nje cmenduri
si nje poet qe shkruan vjersha
dhe ndez nje shkrepse dhe i ben hi

dhe ndoshta kjo ish dashuria
e cakerdisur kuturu...........
per dreq me trembte largesia
dhe afersa gjithashtu
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
VECSE NJE ENDERR

Ja keshtu, ti erdhe, ndenje, ike
Dhe sikur ketu nuk ishe kurre
S'erdhe si e dashur, por si mike
Thjesht si vizitore tek nje burre.

Per takimin, tjeter enderr kisha,
Tjeter doli,sic u ndodh ne bote
Enderrova ne kulm te trendafilta
Si nje vere a trendafil ne gote.

Dhe megjithate them faleminderit
Ti me dhe nje fluturim mbi nje enderr
Neper porten hapur prej ylberit
Dhe s'ka gje se endrra ishte zhgjenderr.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Pulebardha

Pulbardhen ne reren e lagur e gjetem,
E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte.
E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem.
E kishin lene e askush nuk e priste.

Pulbardhen ne dhomen tone e shpume
E u mesua me ne si njeriu i shtepise.
Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
Dhe valen qe ngrihej mes shiut dhe stuhise

Jetoi pulbardha shume ne dhome
Po humnbi papritur nje dite,
Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome
Nje dite kur vinin stuhite..

Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur
Dhe era dhe rete renkonin
Dhe e gjetem pulbardhen te vdekur...

E pame!
Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome
E pame!
Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome...

(Kete poezi e dashuroj me gjithe forcen e qenies time , e ndjej kaq fort si pjese i imja , me rrenqeth mishin njekohesisht me ngjall ndjesi te papershkrueshme...teper , teper fantastike....)
 

Balahk

Locus omnem
Pulebardha

Pulbardhen ne reren e lagur e gjetem,
E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte.
E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem.
E kishin lene e askush nuk e priste.

Pulbardhen ne dhomen tone e shpume
E u mesua me ne si njeriu i shtepise.
Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
Dhe valen qe ngrihej mes shiut dhe stuhise

Jetoi pulbardha shume ne dhome
Po humnbi papritur nje dite,
Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome
Nje dite kur vinin stuhite..

Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur
Dhe era dhe rete renkonin
Dhe e gjetem pulbardhen te vdekur...

E pame!
Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome
E pame!
Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome...

(Kete poezi e dashuroj me gjithe forcen e qenies time , e ndjej kaq fort si pjese i imja , me rrenqeth mishin njekohesisht me ngjall ndjesi te papershkrueshme...teper , teper fantastike....)
Ne klasen e gjashte e kam pasur,me duket.

e preferuara ime qe atehere:)
 

Alephh

Valoris scriptorum
Robert Burns
Hiç


Ju jap dhe kalin, po të doni,
Pegasin tim dobiç,
Shpërblim për kalin mos dërgoni,
Shpërblim nuk dua hiç.

Shkujdesjen time prej poeti
Më falni ju, or miq,
Kjo mburrje dreqi prej qyteti
Për mua nuk vlen hiç!

Fitimi mendjen sjell vërdallë,
Floriri Zotin prish,
Po shpirti s'rri në vend pa dalë, -
Dhe ç'mbetet? S'mbetet hiç!

Zyrtari mat me hap sallonin
Dhe digjet për ofiq,
Në qafë e var dhe medalionin,
Po ç'ka medalja? Hiç!

Peshkopi mban në kokë mitrën
Dhe xhybe mban një prift.
E ç'ndosh pastaj? Të gjitha ikën,
Prej tyre del një hiç!

E do djaloshi vajzën shumë,
I sillet si ogiç,
Dhe dasmën shtron me prikë e zhurmë,
E ç'vjen prej dasmës? Hiç!

Rimon poeti rima-rima,
Çmon veten sigurisht,
Dhe merr kurora me dafina,
Më vonë e pret një hiç!

Rreh gjoksin rrugës mburraveci
Dhe shkrofëtin si viç,
Kërcen krekosur karkaleci, -
Krekosja pjell një hiç!

Me drojtje sillet ndaj poetit
Kjo çupkë buzka-fiq,
Kërkon çudira prej të shkretit
Dhe s'gjen çudira hiç!

Ia do poetit përkëdheljet
Vajzushka gjer në shpirt.
Nga përkëdheljet çfarë i mbetet?
I mbetet veç një hiç!

Kanos peshkopi heretikun,
Që mbledh pas tij të liq
Dhe botën prish e shton rrezikun,
Po bota s'ndreqet hiç!

Hajt, lamtumirë, e pres anijen
Me valët kalakiç.
Sikur të vdes e të përpihem,
S'ju dhëmb kjo vdekje hiç!

Shqipëruar nga Dritëro Agolli
 

katsune

cherry blossom
Shiu ne pishnaje - Gabriele D'Annunzio

(perktheu Islam Spahiu)


Hesht. Ne pragjet
e pyllit nuk degjoj
fjalet qe thuhen
njerezore; por degjoj
fjale me te reja
qe flasin pikeza e flete
te largeta.
Degjo. Bie shi
nga rete e shperndara.
Bie mbi marete
e kripura e te thara
bie mbi pisha
te kreshperta e te leskruara,
bie mbi mersinat
hyjnore,
mbi gjineshtrat xixelluese
me lule te tufezuara,
mbi dellinjat e shpesha
me kokrra t’erekendshme,
bie mbi fytyrat tona
pyjore,
bie mbi duart tona
cullake,
mbi veshjet tona
te lehta,
mbi mendimet e fresketa
qe çel shpirti
ne rrefime,
mbi perallen e bukur
qe dje
te mashtroi, qe sot te mashtron,
o Ermion.

***

Degjon? Shiu bie
mbi barishten
vetmitare
e nje frushellime qe rri
e leviz n’ajer
sipas degeve
me t’rralla, pak t’rralla
degjo. I pergjiet
vajtimit me kenge
gjinkalla
qe vaji i stuhise
s’e frikeson
as qielli i perhirte.
E pisha
ka nje tingull, e dellinja
tjeter tingull, e gjineshtra
tjeter akoma, vegla
te ndryshme
ner gishta te panumert.
Dhe te zhytur
ne jemi ne shpirtin pyjor,
frymore me jete te drunjte;
e fytyra e jote e dehur
eshte njomur nga shiu,
si nje gjethe,
e leshrat e tua
kundermojne sikur
gjineshtrat rrezore,
o krijese tokesore
qe e ke emrin
Ermione.

***

Degjo, degjo. Akordi
i gjinkallave ajrore
pak nga pak
me i shurdhet
behet nen vajtimin
qe rritet;
po nje kenge aty perzihet
me e ngjirrur
qe nga poshte ngrihet
nga e ujshmja hije e larget.
Me e shurdhet, me e mekur,
pakesohet, shuhet.
Vetem nje note
ende dridhet, shuhet,
rizgjohet, dridhet, shuhet
Nuk degjohet zeri i detit.
Tani degjohet mbi degen e tere
me shushurime
shiu i argjendte
qe kullon,
me shushurime qe nderron
sipas degeve
me t’plota, pak t’plota.
Degjo.
Bija e ajrit
ka heshtur; por bija
e lymit te larget,
bretkoca,
nen hijen me te thelle kendon,
kushedi ku, kushedi ku!
E bie shi mbi qerpiket e tu
Ermion.

***

Bie shi mbi qerpiket e tu te zinj
sa dukesh sikur qan
por nga kenaqesia; jo e bardhe
pothuajse gjelberoshe,
sikur te dilje nga levozhga.
Jeta e jone eshte e fresket
e erekendshme,
zemra ne gjoks eshte si pjeshka
e paprekur,
permes qepallave syte
si burime neper bar,
dhembet ne gezhoja
jane si bajamet e athta.
E shkojme nga driza ne drize,
-here ngjitas, here veças
(dhe bari fort i eger
na i lidh thembrat
ngaterron gjunjet)
kushedi ku, kushedi ku!
E bie shi mbi fytyrat tona
malore,
bie mbi duart tona
cullake,
mbi veshjet tona
te lehta,
mbi mendimet e fresketa
qe shpirti çel
ne rrefime,
mbi perallen e bukur
qe dje
me mashtroi, qe sot te mashtron
o Ermion.
 
Top