PO NA MARRIN LIRINE!
Metodat e sofistikuara te sencures dhe presionit qeveritar, nisen te aplikohen ne Shqiperi, sapo Kryeministri Nano u be Kryeminister, ne fund te vitit te shkuar. Keshtu, shantazhet direkte ndaj botuesve, por te fshehta, perpjekjet titanike per nderprerjen e burimeve te ligjshme financiare per gazetat, u bene moda e qeverise Nano-5. Kulmi i gjithe kesaj fushate arriti ne fakt dje. Bashkeshortja e Kryeministrit, Xhoana Nano depozitoi nje padi per shpifje ndaj publicistit te njohur, Fatos Lubonja.
Zonja Nano eshte fyer se Lubonja ka permendur nje fakt te njohur boterisht, qe ajo ka 25% te aksioneve ne nje televizion kombetar. Kete informacion, Lubonja e ka komentuar si nje ngushtim tjeter qe Nano po i ben hapesires se lirise se fjales. Keshtu qe, eshte e qarte se deri ketu nuk kemi te bejme me asnje shpifje, sajese, apo gje te pavertete.
Dhe duket krejt absurde se si zonja e pare, ka rendur drejt dyerve te prokurorise me kaq revan. Ndoshta kjo i vjen pershtat frymes se sotme te qeverise Nano, ku ne mbledhjen e fundit eshte predikuar nga Kryeministri qe te gjithe anetaret e qeverise qe ndjehen te fyer ose te goditur nga shpifje, te apelojne ne organet e drejtesise.
Mirepo, pavaresisht se Lubonja ne rastin konkret nuk ka shpifur e genjyer, serish ai rrezikon t'i nenshtrohet nje procedimi penal, per shkak se ka prishur humorin kryeqeveritar. Ne ditet e sotme, ky eshte nje sakrilegj me i madh se sa te fyesh e te shpifesh.
Dhe nuk eshte aspak cudi, qe packa se prishja e humorit te bashkeshortes se Kryeministrit s'eshte e parashikuar si veper penale ne Kodin Penal, perseri te gjendet nje mekanizem, nje prokuror, a hetues qe ta vere me shpatulla per muri zotin Lubonja.
Ky do te jete nje leksion per te gjitha ata qe do te guxojne serish neser....Por, kjo eufori ka nevoje te ndalohet. Eshte e vertete qe Kryeministri ka aq shume pushtet, sa te mbroje humorin e bashkeshortes se tij edhe me prokurore, por eshte po aq e vertete se cdo rrekje per te cenuar lirine e shprehjes se opinioneve eshte e deshtuar qe ne lindje. Sot, 12 vjet pas fillimit te pluralizmit, e vetmja gje qe vertete e kemi garantuar, eshte liria e fjales. Kesisoj, asnje nga ne, nuk do te lejoje qe aty te shkele Nano, apo zonja e tij. Koalicioni pro-lirise se fjales eshte shume me i gjere dhe i fuqishem se sa njesia qeveritare. Ne kete koalicion solidar rreshtohen pjesa me e madhe e shtypit, shoqeria civile, opozita etj. Keshtu qe, zoti Nano do te bente me mire ta keshillonte ndryshe zonjen e tij, jo ta dergonte ne Prokurori. Se, dashje pa dashje, duke qene rasti Lubonja, Xhoana na kujton Nexhmijen. Ne kohen e diktatures publicisti Lubonja u be viktime e zonjes se pare te asaj kohe. Sot, historia mund te perseritet. Xhoana zor se ka me pak pushtet se sa e veja e dikatorit kishte.
Mirepo, humori i saj i prishur, mund te rigjenerohej me shpejt. Prokuroria eshte rruga e gjate dhe e gabuar. Cdo gj` mund te ishte rregulluar nese Nano do t'i hipte helikopterit e te kalonte ndoca dite ne Greqi, sic ben rendom. Duke i hyre nje lufte me shtypin, cifti kryeministror vecse i ka hapur zallave krese.
<span style="font-style: italic">Marre nga 'Koha Jone'!</span>