PO NA MARRIN LIRINE!

PO NA MARRIN LIRINE!

Metodat e sofistikuara te sencures dhe presionit qeveritar, nisen te aplikohen ne Shqiperi, sapo Kryeministri Nano u be Kryeminister, ne fund te vitit te shkuar. Keshtu, shantazhet direkte ndaj botuesve, por te fshehta, perpjekjet titanike per nderprerjen e burimeve te ligjshme financiare per gazetat, u bene moda e qeverise Nano-5. Kulmi i gjithe kesaj fushate arriti ne fakt dje. Bashkeshortja e Kryeministrit, Xhoana Nano depozitoi nje padi per shpifje ndaj publicistit te njohur, Fatos Lubonja.

Zonja Nano eshte fyer se Lubonja ka permendur nje fakt te njohur boterisht, qe ajo ka 25% te aksioneve ne nje televizion kombetar. Kete informacion, Lubonja e ka komentuar si nje ngushtim tjeter qe Nano po i ben hapesires se lirise se fjales. Keshtu qe, eshte e qarte se deri ketu nuk kemi te bejme me asnje shpifje, sajese, apo gje te pavertete.

Dhe duket krejt absurde se si zonja e pare, ka rendur drejt dyerve te prokurorise me kaq revan. Ndoshta kjo i vjen pershtat frymes se sotme te qeverise Nano, ku ne mbledhjen e fundit eshte predikuar nga Kryeministri qe te gjithe anetaret e qeverise qe ndjehen te fyer ose te goditur nga shpifje, te apelojne ne organet e drejtesise.

Mirepo, pavaresisht se Lubonja ne rastin konkret nuk ka shpifur e genjyer, serish ai rrezikon t'i nenshtrohet nje procedimi penal, per shkak se ka prishur humorin kryeqeveritar. Ne ditet e sotme, ky eshte nje sakrilegj me i madh se sa te fyesh e te shpifesh.

Dhe nuk eshte aspak cudi, qe packa se prishja e humorit te bashkeshortes se Kryeministrit s'eshte e parashikuar si veper penale ne Kodin Penal, perseri te gjendet nje mekanizem, nje prokuror, a hetues qe ta vere me shpatulla per muri zotin Lubonja.

Ky do te jete nje leksion per te gjitha ata qe do te guxojne serish neser....Por, kjo eufori ka nevoje te ndalohet. Eshte e vertete qe Kryeministri ka aq shume pushtet, sa te mbroje humorin e bashkeshortes se tij edhe me prokurore, por eshte po aq e vertete se cdo rrekje per te cenuar lirine e shprehjes se opinioneve eshte e deshtuar qe ne lindje. Sot, 12 vjet pas fillimit te pluralizmit, e vetmja gje qe vertete e kemi garantuar, eshte liria e fjales. Kesisoj, asnje nga ne, nuk do te lejoje qe aty te shkele Nano, apo zonja e tij. Koalicioni pro-lirise se fjales eshte shume me i gjere dhe i fuqishem se sa njesia qeveritare. Ne kete koalicion solidar rreshtohen pjesa me e madhe e shtypit, shoqeria civile, opozita etj. Keshtu qe, zoti Nano do te bente me mire ta keshillonte ndryshe zonjen e tij, jo ta dergonte ne Prokurori. Se, dashje pa dashje, duke qene rasti Lubonja, Xhoana na kujton Nexhmijen. Ne kohen e diktatures publicisti Lubonja u be viktime e zonjes se pare te asaj kohe. Sot, historia mund te perseritet. Xhoana zor se ka me pak pushtet se sa e veja e dikatorit kishte.

Mirepo, humori i saj i prishur, mund te rigjenerohej me shpejt. Prokuroria eshte rruga e gjate dhe e gabuar. Cdo gj` mund te ishte rregulluar nese Nano do t'i hipte helikopterit e te kalonte ndoca dite ne Greqi, sic ben rendom. Duke i hyre nje lufte me shtypin, cifti kryeministror vecse i ka hapur zallave krese.

<span style="font-style: italic">Marre nga 'Koha Jone'!</span>
 

u74

Primus registratum
Re: PO NA MARRIN LIRINE!

Fillimisht postuar nga - Neo -:
[qb]
prishja e humorit te bashkeshortes se Kryeministrit s'eshte e parashikuar si veper penale ne Kodin Penal


[/qb]
Prishja e humorit te asnje personi (dhe jo vetem bashkeshordes se kryeministrit) nuk eshte parashikuar si veper penale ne Kodin Penal.
Megjithate shpifjet qe tentojne ose cojne ne denigrimin ose demetimin e figures se nje personi jane te parashikuara si vepra penale ne Kodin Penal.

Per rastin konkrete une do te thoja se rruga me e mire per znj.Nano do te kishte qene nje pergenjeshtrim i thjeshte ne shtyp.

Se gazetaret shqipetare jane te papergjegjshem shpeshhere kjo dihet mire dhe s'ka nevoje per komente.(Nuk dua te paragjykoj ne rastin e mesiperm as Xhoanen dhe as Lubonjen,sepse thjeshte nuk e di se si qendron e verteta.)

Me sa kam pare dhe degjuar ne demokracite perendimore,politikanet dhe personat VIP zakonishte nuk ngrene padi penale ndaj gazetareve apo personave te tjere qe shprehen publikisht kunder tyre qofshin keto shpifje apo hamendje.

Por kjo nuk do te thote se politikanet apo personat VIP nuk e kane te drejten te ngrene padi penale kur ata e ndiejne te nevojshme nje gje te tille!
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: PO NA MARRIN LIRINE!

Nuk e di pse titulli i temës e rriti një shkallë më lart rrezikun imagjinar të Nanos. Më saktë se &quot;Po na marrin lirinë!&quot; do ishte &quot;Po na marrin lirinë e shtypit?&quot;, për të vazhduar me censurën në vend të sencurës. Sa për nxemje këto.
Ajo që thotë Lubonja me gojën e tij është se ai asnjëherë, asnjëherë më parë askush nuk ka guxuar ti prekë ndonjë rresht në shkrimet e tij. E në 100 shkrime në vit për dhjetë vjet rresht despoti apo vetë Zoti (ai në qiell) Lubonja nuk ka gabuar asnjëherë në ato 1000 shkrimet e tij analitike për çdo gjë që ngroh dielli në Shqipëri dhe në botë. Për fat të keq Shekulli u tërhoq duke e botuar atë shkrimin nga nis kjo histori, duke i lënë shansin Lubonjës të tentojë në thyerrjen e rekordit botëror në mos censurim. Rekord që mbase mbahet nga Enveri, po ku i dihet dhe atij mbase i është dashur ndonjëherë Sofoja ti tregonte se duhej ndryshuar ndonjë rresht.
Nju Jork Tajmsi ka moton e tij në krye të faqes së parë një fjali që thotë &quot;Të gjitha lajmet që janë të përshtatshme të botohen&quot;, duke e bërë të qartë se ka dhe që nuk përshtaten dot. E që nuk përshtatet është dhe një që del më i gjatë se hapësira që i le gazeta, është dhe një që e ngre shkrimin mbi ato që thonë kolegët e tij nëpër botë, por dhe një shkrim i vonuar, kur për një çështje është folur përditë nga të tjerë, dhe kur midis dhjetë shkrimeve të kolegëve atij që i kanë varur këmborën duhet të zgjedhë njërin. Shkrimi i Lubonjës preket nga të gjitha këto, shtoji dhe faktin që si ai si të tjerët para tij nga mungesa e hyrjes në politikën botërore dhe mosndjekja e konfliktit nga afër e hap pas hapi nuk mund të ngrihen deri tek mesatari e jo të thonë më tepër për krizën e Irakut.
Është Lubonja dhe ata që i mbajnë ison për këtë rast (se kësaj here ju intereson) që bëjnë shantazh të hapur për një gazetë se çfarë duhet të botojë dhe çfarë jo. Të gjithë ata që i gjenden krah Lubonjës duhet të qartësohen se duhet mbrojtur pavarsia e shtypit, që nuk nënkupton pavarsinë e individit të shkruajë si të dojë, sa të dojë, kur të dojë, e kundër kujtdo që të dojë.
Do të pranoja që Shekulli ka censuruar sikur Lubonjës të mos i ishte botuar një shkrim që ai vetë ju pati premtuar lexuesve me fakte për vjedhjet e Edi Ramës po në faqet e Shekullit.
E sipas zakonit anal - itik shqiptar vazhdon tërkuza (litari), ai shkruan shkrim mbi shkrimin, të tjerët shkruajnë shkrim mbi shkrimin e shkrimit, e ne duhet të shkruajmë shkrim mbi shkrimin e shkrimit të shkrimit. Është një histori me Nastradinin që kur i shkoi për vizitë miku i mikut të mikut të mikut ai i nxorri një gotë ujë se ata më parë kishin ngrënë pulën , supën e pulës, dhe supën me lëngun e pulës. Pak halle ka Shqipëria që ne të merremi me lëng stërlengun e një shkrimi?
Po jo do thoni ju, këtu flitet për lirinë e shtypit. Po liria e individit ku mbeti. Edhe sikur vërtet Rexhina Nano të ketë blerë aksione në një media se i ka dashur qejfi Lubonja për të qënë në rregull me liritë duhet të kishte thënë &quot;sipas filan gazete ajo ka blerë...&quot;, e duke referuar burimin edhe përgjegjsia kalon tutje. E mendoj se sa është lumturuar kur ka dëgjuar se i kanë bërë padi, sikur është ripersekutuar sërish e kushedi me sa zell do hidhet në kundërsulm, për të cilin më duhet ti kujtoj atyre që do ti mbajnë ison se akuzuesja është gruaja e dytë e kryeministrit me më pak pushtet e kontroll që ka qeverisur ndonjëherë vendin.
Mbroni shenjtërinë e fjalës së lirë zonja dhe zotërinj mos mbroni pseudoshënjtorët!
 
Top