Re: Plazh - Topless?
1- dallimi eshte subjektiv dhe jo objektiv, sic tregojne dhe shembujt. Shfaqe seksuale apo dhe sjellje seksualisht ngacmuese dhe sidomos fjala "ngacmuese" jane subjektiive sepse jane te perceived ndryshe ne situata apo nga njerez te ndryshem.
akti seksual eshte me objektiv.
3- ne te njejten shkalle sa vreshtat me rrushe ndikojne ne pijanecet e rrugeve.
Pikerisht kjo tregon cfare shoqerie duam te ndertojme. Ne shoqerite moderne liberale ku lirite e individit balancohen me interesat e shoqerise gjerat nuk ndalohen apo denohen moralisht sepse thjesht kane potencialin te shkaktojne dem. Cdo gje ka potencial te shkaktoj dem apo korruptoj ( puna, lojrat, kompjuteri, veshjet, ushqimet librat, praktikisht cdo gje). Por denohen vetem ato qe shkaktojne dem apo rreziku qe ato shkaktojne dem eshte mjaft i madh. Edhe kur pranohet qe nje aktivitet jo vetem qe ka potencial te shkaktoj dem por aktualisht shkakton dem ne nje pjese te mjaft te vogel imorale atehere ai perseri balancohet me interesa te tjera per te nxjerre prioritetet. Kenaqesi me e madhe per nje numer me te madh apo burg per shumicen per t'u ruajtur nga nje pakice imorale?
Kurse denimi moral ne menyre arbitrare(blanket approach)eshte karakteristike e shoqerive bizantine totalitare qe mbyt lirine dhe krijimtarine njerezore.
5- normat nuk jane dhene njehere dhe pergjithmone
6- ti kujton se te ka zene gripi po ne fakt ti ke marre plevitine ne palc. Gerrmo icik me teper dhe gjej INDUSTRIALIZIMIN faktor, plus kritikoje nga perspektiva islame dhe mos merr per shakqe ato qe jane pasoja.
Tani po e ben terkuze muhabetin, duke e larguar fare nga thelbi i shkrimit tim te meparshem. Rifresko edhe njehere kujtesen ne lidhje me ato qe ke shkruar me pare. Me akuzove se, sipas teje, mendimi im te coka ne etiketimin si kurve te asaj femre qe kafshon buzen nga dhimbja e dhemballesduke shkaktuar pa dashje ereksion nga nje maniak i rastit. Dhe je ti ai qe aludon, ne menyre te gabuar sigurisht, lidhur me pikepamjet e mia kur shprehesh: “pra kur cdo here qe i ngrifet mashkullit do te thote se tjetra po kryen akt seksual?”
Ti vazhdon me indiferencen tende te shperfillesh shifrat dhe statistikat e frikshme te problemeve qe jane perhapur ne shoqerine e sotme, duke vazhduar te shprehesh me terma te tilla si, “nje pakice imorale”, apo “maniaket”. Nuk behet fjale aspak per pakica, por per nje shoqeri te tere (statistikat flasin per perqindje jo te vogla te shoqerise) qe po rreshqet dita-dites ne cekuilibrim, pasi shifrat sa vijne dhe shtohen nga viti ne vit. Dhe shoqeria e sotme (industrialiste thua ti, por me teper eshte e prirur te tentoje drejt te qenit konsumiste) nuk merr aspak masa ne kete drejtim, pasi eshte nje industri e tere me vete qe sjell fitime te majme e cila lidhet me seksualitetin, ndoshta industrine me fitimprurese te koheve te sotme.
Dhe e gjithe ajo qe sot predikohet si “liria dhe krijimtaria njerezore” nuk eshte gje tjeter vec nje rendje absurde pas trilleve pasionale nga me te cuditshmet dhe te larmishmet, duke e larguar gjithnje e me teper nga ndorgjegjja dhe pergjegjesia njerezore. Keshtu per te ngritur ne piedestal lirine dhe krijimtarine tende njerezore, ti duhet patjeter te krijosh imazhin e kunder me tone gri, “denimi moral ne menyre arbitrare” i cili sigurisht “eshte karakteristike e shoqerive bizantine totalitare”. Futja e togfjaleshit “denim moral” i pasuar menjehere me atributin e padeshiruar “arbitrare”, eshte nje menyre e mire per ta krijuar panoramen gri te mendimit te ndryshem (por jo domosdoshemerisht te kundert) me “lirine” tende, me te gjitha elementet e trishtuar dhe frikendjellese te grise se ftohte dhe te ashper. Ta kam thene shpesh, per ty dicka po nuk qe e bardhe, duhet te jete patjeter e zeze.
Kur flasim per vlera njerezore dhe shoqerore, te cilat nje shoqeri duhet t’i ruaje patjeter, ne qoftese nuk deshiron rrenimin e vet, kemi para sysh forcimin e nje ndergjegjeje te caktuar njerezore dhe shoqerore, te afte per te ruajtur vlerat e veta me te mira ne gjirin e shoqerise. Atehere ketu nevojitet domosdoshmerisht nje stimulim shoqeror, publik i atyre vetive, karakteristikave njerezore apo viryteve qe individet i afron me keto vlera, si dhe nje terheqjeje te vemendjes per rrezikun ndaj atyre sjelljeve, shmangieve, veseve apo fenomeneve qe kercenojne humbjen e ketyre vlerave, duke kercenuar keshtu vete ekzistencen e kesaj shoqerie.
Pra nuk eshte qellimi ketu per te denuar moralisht ndokend, por per te shtuar ndergjegjen shoqerore per vlerat e perbashketa qe i majne gjalle, pra me teper ketu behet fjale per reagim social, i cili eshte i domosdoshem qe nje shoqeri te vetkurohet ne raste shfaqjesh te “viruseve” te ndryshme.
Une jam dakort me shprehjen “kush eshte pa mekate te hedhe gurin e pare”, por kete nuk duhet t’a marrim qe heqim dore e te mos e hedhim gurin per te denuar te keqen. Pikerisht kjo duhet te na e forcoje ndjenjen e hedhjes se gurit ndaj te keqes, por duhet te na ndergjegjesoje se pari qe kete gure t’a hedhim kunder te keqes se vetes sone. Pra permiresimi i shoqerise fillon nga vetja. As qe behet fjale ketu per te toleruar te keqen, por pikerisht per te qene me te kujdesshem ndaj saj. Per t’e pasur ndezur vigjilencen per t’a luftuar ate gjithmone brenda nesh, sa here qe duam te gjykojme tjetrin. Keshtu fenomeni ketu eshte ne qender te shenjestres se “gurit” ndeshkues.
Per sa i perket industrializmit, eshte nje ceshtje qe e kam shume te qarte dhe mund te flas gjate per te. Pikerisht prandaj nuk kam dashur t’a hap. eshte e vertete qe shkak i kesaj lirie seksuale eshte industrializmi (por jo vetem ai), por ketu ne nuk po gjejme shkakun fillestar. Une them se nje nga shkaqet e rendesishme te ketyre nje mije e nje problemeve, eshte edhe liria seksuale (ku te zhveshurit perben nje prej elementeve karakteristike). Tjeter gje pastaj se pasoje e cilit shkak eshte ky fenomen, i koheve te sotme.
Por gjithsesi, sot jetojme ne nje epoke postindustriale, dhe keto fenomene po shtrihen ne permasa globale qe nuk prekin vetem qendrat e medha te industrializuara. Ajo qe eshte e rendesishme, dhe qe eshte pjese e debatit bashkohor ne lidhje me kete fenomen, eshte se si te mireadministohet kulturalisht gjithe ky transfomim, dhe jo t’a lejojme veten te kthehemi ne viktima te nje krijese qe e kemi ngritur me duart tona. Pra makina, industria duhet te kthehet ne sherbim te individit, dhe jo ne padron te tij.
Nejse ky eshte nje debat mjaft i gjate dhe nuk kam dashur te dal ne kete livadh.