Plazh - Topless?

109UV

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

fakti qe shumica e njerezve e ka te veshtire te permbahet dhe te mosndikohet nga terheqja seksuale, i ben te mos jene te lire.

ti nuk ke terheqje seksuale ndaj femrave? provo meshkujt njehere, ndoshta bie rehat.
 

109UV

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga INDULGENCE:
[qb] Ja, ketu kam dale andej nga mesi i Dhjetorit... I vetmi ndryshim me tani eshte qe me eshte zbehur pakez fare tan-i dhe i kam prere floket e shkurtra, very choppy and flipped up... /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
are u that sexy? mmmm, i think im gonna have to agree with you all the time. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga XTRMNTR:
[qb] "fakti qe shumica e njerezve e ka te veshtire te permbahet dhe te mosndikohet nga terheqja seksuale, i ben te mos jene te lire."

ti nuk ke terheqje seksuale ndaj femrave? provo meshkujt njehere, ndoshta bie rehat. [/qb]
Di te lexosh ti robo?
Mendohu njehere mire! Perpiqu t'a kuptosh! S'i dihet, ndoshta ia del mbane!
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga XTRMNTR:
[qb]
Fillimisht postuar nga INDULGENCE:
[qb] Ja, ketu kam dale andej nga mesi i Dhjetorit... I vetmi ndryshim me tani eshte qe me eshte zbehur pakez fare tan-i dhe i kam prere floket e shkurtra, very choppy and flipped up... /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
are u that sexy? mmmm, i think im gonna have to agree with you all the time. /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Ku ke humbur a i vrare! :kiss:

Heeee! heeeee! Si thua, u lajk?!!!

Tell the 2-3 morons here please, that you are just inspired, and delighted to be around "my" picture, but your bathing suit still fits you /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

1- dallimi eshte subjektiv dhe jo objektiv, sic tregojne dhe shembujt. Shfaqe seksuale apo dhe sjellje seksualisht ngacmuese dhe sidomos fjala "ngacmuese" jane subjektiive sepse jane te perceived ndryshe ne situata apo nga njerez te ndryshem.
akti seksual eshte me objektiv.

3- ne te njejten shkalle sa vreshtat me rrushe ndikojne ne pijanecet e rrugeve.
Pikerisht kjo tregon cfare shoqerie duam te ndertojme. Ne shoqerite moderne liberale ku lirite e individit balancohen me interesat e shoqerise gjerat nuk ndalohen apo denohen moralisht sepse thjesht kane potencialin te shkaktojne dem. Cdo gje ka potencial te shkaktoj dem apo korruptoj ( puna, lojrat, kompjuteri, veshjet, ushqimet librat, praktikisht cdo gje). Por denohen vetem ato qe shkaktojne dem apo rreziku qe ato shkaktojne dem eshte mjaft i madh. Edhe kur pranohet qe nje aktivitet jo vetem qe ka potencial te shkaktoj dem por aktualisht shkakton dem ne nje pjese te mjaft te vogel imorale atehere ai perseri balancohet me interesa te tjera per te nxjerre prioritetet. Kenaqesi me e madhe per nje numer me te madh apo burg per shumicen per t'u ruajtur nga nje pakice imorale?
Kurse denimi moral ne menyre arbitrare(blanket approach)eshte karakteristike e shoqerive bizantine totalitare qe mbyt lirine dhe krijimtarine njerezore.

5- normat nuk jane dhene njehere dhe pergjithmone
6- ti kujton se te ka zene gripi po ne fakt ti ke marre plevitine ne palc. Gerrmo icik me teper dhe gjej INDUSTRIALIZIMIN faktor, plus kritikoje nga perspektiva islame dhe mos merr per shakqe ato qe jane pasoja.
Tani po e ben terkuze muhabetin, duke e larguar fare nga thelbi i shkrimit tim te meparshem. Rifresko edhe njehere kujtesen ne lidhje me ato qe ke shkruar me pare. Me akuzove se, sipas teje, mendimi im te coka ne etiketimin si kurve te asaj femre qe kafshon buzen nga dhimbja e dhemballesduke shkaktuar pa dashje ereksion nga nje maniak i rastit. Dhe je ti ai qe aludon, ne menyre te gabuar sigurisht, lidhur me pikepamjet e mia kur shprehesh: “pra kur cdo here qe i ngrifet mashkullit do te thote se tjetra po kryen akt seksual?”


Ti vazhdon me indiferencen tende te shperfillesh shifrat dhe statistikat e frikshme te problemeve qe jane perhapur ne shoqerine e sotme, duke vazhduar te shprehesh me terma te tilla si, “nje pakice imorale”, apo “maniaket”. Nuk behet fjale aspak per pakica, por per nje shoqeri te tere (statistikat flasin per perqindje jo te vogla te shoqerise) qe po rreshqet dita-dites ne cekuilibrim, pasi shifrat sa vijne dhe shtohen nga viti ne vit. Dhe shoqeria e sotme (industrialiste thua ti, por me teper eshte e prirur te tentoje drejt te qenit konsumiste) nuk merr aspak masa ne kete drejtim, pasi eshte nje industri e tere me vete qe sjell fitime te majme e cila lidhet me seksualitetin, ndoshta industrine me fitimprurese te koheve te sotme.
Dhe e gjithe ajo qe sot predikohet si “liria dhe krijimtaria njerezore” nuk eshte gje tjeter vec nje rendje absurde pas trilleve pasionale nga me te cuditshmet dhe te larmishmet, duke e larguar gjithnje e me teper nga ndorgjegjja dhe pergjegjesia njerezore. Keshtu per te ngritur ne piedestal lirine dhe krijimtarine tende njerezore, ti duhet patjeter te krijosh imazhin e kunder me tone gri, “denimi moral ne menyre arbitrare” i cili sigurisht “eshte karakteristike e shoqerive bizantine totalitare”. Futja e togfjaleshit “denim moral” i pasuar menjehere me atributin e padeshiruar “arbitrare”, eshte nje menyre e mire per ta krijuar panoramen gri te mendimit te ndryshem (por jo domosdoshemerisht te kundert) me “lirine” tende, me te gjitha elementet e trishtuar dhe frikendjellese te grise se ftohte dhe te ashper. Ta kam thene shpesh, per ty dicka po nuk qe e bardhe, duhet te jete patjeter e zeze.
Kur flasim per vlera njerezore dhe shoqerore, te cilat nje shoqeri duhet t’i ruaje patjeter, ne qoftese nuk deshiron rrenimin e vet, kemi para sysh forcimin e nje ndergjegjeje te caktuar njerezore dhe shoqerore, te afte per te ruajtur vlerat e veta me te mira ne gjirin e shoqerise. Atehere ketu nevojitet domosdoshmerisht nje stimulim shoqeror, publik i atyre vetive, karakteristikave njerezore apo viryteve qe individet i afron me keto vlera, si dhe nje terheqjeje te vemendjes per rrezikun ndaj atyre sjelljeve, shmangieve, veseve apo fenomeneve qe kercenojne humbjen e ketyre vlerave, duke kercenuar keshtu vete ekzistencen e kesaj shoqerie.
Pra nuk eshte qellimi ketu per te denuar moralisht ndokend, por per te shtuar ndergjegjen shoqerore per vlerat e perbashketa qe i majne gjalle, pra me teper ketu behet fjale per reagim social, i cili eshte i domosdoshem qe nje shoqeri te vetkurohet ne raste shfaqjesh te “viruseve” te ndryshme.
Une jam dakort me shprehjen “kush eshte pa mekate te hedhe gurin e pare”, por kete nuk duhet t’a marrim qe heqim dore e te mos e hedhim gurin per te denuar te keqen. Pikerisht kjo duhet te na e forcoje ndjenjen e hedhjes se gurit ndaj te keqes, por duhet te na ndergjegjesoje se pari qe kete gure t’a hedhim kunder te keqes se vetes sone. Pra permiresimi i shoqerise fillon nga vetja. As qe behet fjale ketu per te toleruar te keqen, por pikerisht per te qene me te kujdesshem ndaj saj. Per t’e pasur ndezur vigjilencen per t’a luftuar ate gjithmone brenda nesh, sa here qe duam te gjykojme tjetrin. Keshtu fenomeni ketu eshte ne qender te shenjestres se “gurit” ndeshkues.

Per sa i perket industrializmit, eshte nje ceshtje qe e kam shume te qarte dhe mund te flas gjate per te. Pikerisht prandaj nuk kam dashur t’a hap. eshte e vertete qe shkak i kesaj lirie seksuale eshte industrializmi (por jo vetem ai), por ketu ne nuk po gjejme shkakun fillestar. Une them se nje nga shkaqet e rendesishme te ketyre nje mije e nje problemeve, eshte edhe liria seksuale (ku te zhveshurit perben nje prej elementeve karakteristike). Tjeter gje pastaj se pasoje e cilit shkak eshte ky fenomen, i koheve te sotme.
Por gjithsesi, sot jetojme ne nje epoke postindustriale, dhe keto fenomene po shtrihen ne permasa globale qe nuk prekin vetem qendrat e medha te industrializuara. Ajo qe eshte e rendesishme, dhe qe eshte pjese e debatit bashkohor ne lidhje me kete fenomen, eshte se si te mireadministohet kulturalisht gjithe ky transfomim, dhe jo t’a lejojme veten te kthehemi ne viktima te nje krijese qe e kemi ngritur me duart tona. Pra makina, industria duhet te kthehet ne sherbim te individit, dhe jo ne padron te tij.
Nejse ky eshte nje debat mjaft i gjate dhe nuk kam dashur te dal ne kete livadh.
 

109UV

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga INDULGENCE:
[qb] Tell the 2-3 morons here please, that you are just inspired, and delighted to be around "my" picture, but your bathing suit still fits you /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
patjeter, profili im ngelet...me nje cike bark, po na falet se jemi te moshuar /pf/images/graemlins/laugh.gif

i can't get it why the picture of a hot chick bothers Gysi...but then, beauty is in the eye of the beholder /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Ehhhh, duhet te kesh nge, dhe te lexosh nja 20 faqet e fundit te marresh vesh c'rreaksione te pakontrolluara fiziologjike iu ndodhin ca shpellareve ketu. Here is your 2 minutes crash-course: Ata 2-3, sigurisht, valevisin me dhune flamurin e moralit shoqeror qe u shkel e u ndy nga te perdalat topless..., te statistikave te llahtarshme qe rrezultojne nga toplesslleku ne France apo Karaibe dhe sigurisht nga shthurrja e botes se industrializuar/civilizuar... nderkohe qe motrat e tyre jane vetem duke bere zgjedhjen e tyre te lire dhe legjitime kur mbulohen koke e kembe me ferexhe...

So, B.S. basically, nuk ke humbur gje te madhe... Merre me long...waste of time...

You liked my picture... That's all that counts... Period... :cool:
 

arun

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga INDULGENCE:
[qb] Ehhhh, duhet te kesh nge, dhe te lexosh nja 20 faqet e fundit te marresh vesh c'rreaksione te pakontrolluara fiziologjike iu ndodhin ca shpellareve ketu. Here is your 2 minutes crash-course: Ata 2-3, sigurisht, valevisin me dhune flamurin e moralit shoqeror qe u shkel e u ndy nga te perdalat topless..., te statistikave te llahtarshme qe rrezultojne nga toplesslleku ne France apo Karaibe dhe sigurisht nga shthurrja e botes se industrializuar/civilizuar... nderkohe qe motrat e tyre jane vetem duke bere zgjedhjen e tyre te lire dhe legjitime kur mbulohen koke e kembe me ferexhe...

So, B.S. basically, nuk ke humbur gje te madhe... Merre me long...waste of time...

You liked my picture... That's all that counts... Period... :cool: [/qb]
cdo njeri eshte nje kozmos ose nje permbledhje deshirash ,emocionesh ,dhe idesh, kur keto jane te harmonizuara atehere ai person jeton mire dhe ka sukses ne jete, kur perkundrazi ato ngaterrojne vendin e tyre dhe fjala vjen emocioni behet drita dhe kur udheheqesi i veprimit ( si tek fanatiku) ose kur mendimi mundohet te behet nxehtesia dhe energjia per veprim (si tek intelektuali) atehere shkaterrimi i personalitetit te njeriut fillon dhe deshtimi i plote afrohet si nata e pandalshme, cdo e keqe buron nda disharmonia ne mes njeriut dhe njerzve te tjere, ose ne mes njeriut dhe vehtes se tij ....
morali i drejte eshte harmonia efektive e se teres, eshte e vertete se njeriu qe del nga vendi qe i perket natyrshem mundet perkohesisht te korre ndonje sukses ,por...nje mallkim e ndjek nga pas kudo qe shkon , furite i ndjekin kemba kembes planetet qe dalin jashte orbitave te tyre, cekici i tmerrshem i natyres se gjere i shtrengon te kthehen prape ne vendet perkatese veglat rebele dhe i detyron te lozin vetem rrolin qe u perket ne orkester .......

nuk ka asgje cuditerisht te re ne keto koncepte dhe kur meremi me filozofi-sociologji duhet te dyshojme fort dhe te druhemi nga ato doktrina qe mburren se kane bere gjera te reja.............
sepse e verteta nderron dendur veshjen e saj (si cdo zonje e bukur) por perbrenda saj eshte gjithmone po ajo ............................

ne ceshtjet e moralit nuk duhet te shpresojme shpikje te reja ,me gjithe aventurat terheqese,sepse te gjitha konceptet mbi moralin vertiten rreth se mires se pergjithshme
morali fillon me shoqerine dhe organizimin e njerzve rreth tyre, te jetuarit brenda ne shoqeri e obligon njeriun te heqe dore nga nje pjese e lirise se tij individuale per hir te rregullit te perbashket dhe me ne fund norma e sjelljes ne publik behet e mira e shoqerise , keshtu do natyra dhe vullneti i saj eshte gjithmone fjala e fundit

vetem shoqerite e bashkuara dhe te forta moralisht mbijetojne dhe vetem aty ne keto shoqeri anetaret jane te zote te bashkepunojne per qellimet e perbashketa te shoqerise
e cfare bashkepunimi mund te jete me i mire se ai ne te cilin cdo anetar ben ate qe mund te beje me se miri?

ky eshte qellimi i organizimit qe duhet te kerkoje cdo shoqeri, ne qoftese do te jetoje dhe te mbijetoje.....

morali thote platoni eshte HARMONIA EFEKTIVE E SE TERES
 

arun

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga arun:
[qb] arun, mjaft me filozofi lale. kjo eshte teme socjoligjie. [/qb]
o hajdut hurmash

sa e rende kjo fjala hajdut,

nese ti me gjen qofte edhe nje filozof qe nuk ka pranuar te flase ne filozofine vet per ceshtjet e moralit dhe shoqerise njerzore(sociologjise) une do te falenderoja shume dhe do ta dija per nder sepse mesova nje gje te re ne jeten time , qe nuk e kisha mesuar me pare ............
 

arun

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga INDULGENCE:
nderkohe qe motrat e tyre jane vetem duke bere zgjedhjen e tyre te lire dhe legjitime kur mbulohen koke e kembe me ferexhe...

une personalisht nuk kam moter dhe ketu ja ke fut kot kur i fut te gjithe me nje thes .....

por po te kisha moter ne jeten time para se gjithash do ti thoja te ishte e pergjegjshme ne jete dhe ne sjelljen e saj sidomos ne moshen kur njeriu fillon te mari pergjegjesi ne jeten e tij qe fillon aty rreth moshes 21 vjec ....dhe pastaj do ti thoja, ose me sakte do ti sugjeroja te vishej dhe te sillej si te donte ne mes te shoqerine .............
 

arun

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga INDULGENCE:
[qb] Ja t'iu shes ca mend une juve! :cool: :devil:

Ja, ketu kam dale andej nga mesi i Dhjetorit... I vetmi ndryshim me tani eshte qe me eshte zbehur pakez fare tan-i dhe i kam prere floket e shkurtra, very choppy and flipped up... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mos e besoni po deshet :goofy:
V235006.jpg


Aaaaaaaaaaaa... Girls! There's nothing better than NO bikini line and a natural heart tatoo on your tush :cool: [/qb]
NESE TI MENDON SE DUKE NXJERRE SISAT JASHTE TREGON SE JE FEMER INTELIGJENTE ,PO TE KUJTOJ SE SISA TE NXJERRA JASHTE KA EDHE DHIA...........
 

arun

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]


Arusho, edhe Kritiken e Kulluar te Kantit e ngaterrove ne meselene e cicave qe te vrasin syte?! Kanti e shume filozofe te tjere, edhe ata me te cilet kane abuzuar, nuk jane te "paragjykuar", flasin tjetersoj, po ti je skematik e normalisht edhe Kantin do e "keqtrajtosh".

[/qb]
NGA KANTI KALOJME TEK ARISTOTELI

Pikëpamjet sociale të Aristotelit themelohen në tezën se njeriu është për nga natyra qenie shoqërore. Pas analizës së hollësishme të formacioneve politike (monarkisë, oligarkisë, demokracisë e tjera), Aristoteli nxjerr përfundimin se rregullimi më i mirë është republika demokratike e matur. Në shqyrtimet e veta shoqërore ai e ruan në dimensionin të plotë , domethënë për pjesëtarët e qytetarëve të lirë. Ndërkaq, për Aristotelin, përsosuria e SHOQERISE nuk bazohet në aspektin teorik, por para së gjithash, në atë empirik. Me fjalë të tjera, ai konsideron se dëshmi e vërtetë për atë nëse shteti është rregulluar mirë qëndron, para së gjithash, në faktin se «individi me vullnetin e vet mbetet në këtë rregullim shoqeror», domethënë se nuk ka shpërthyer kurrfarë «kryengritjeje që meriton të përmendet» as nuk ka pasur keqpërdorim të pushtetit te lirise individuale.
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

INDULGENC uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
sa e mir keke :tipsy: :tipsy: :tipsy: :wink:
-----
m dukesh koprrace po sa me ngop syt OK /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga INDULGENCE:
Ja t'iu shes ca mend une juve! :cool: :devil:

Ja, ketu kam dale andej nga mesi i Dhjetorit... I vetmi ndryshim me tani eshte qe me eshte zbehur pakez fare tan-i dhe i kam prere floket e shkurtra, very choppy and flipped up... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mos e besoni po deshet ..... :goofy: JO JO JO un t beso t besoj :tipsy:
V235006.jpg

-------------------
AAHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHH QA DU ME KEN PESHQIRI JOT :eek:

NO bikini NO PARTY......
 

MLK

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Me vjen çudi me disa qe mundohen tu mbushin mendjen disa te tjereve qe te dalesh topless eshte diçka me e mire se sa te mos dalesh!
Jo te gjithe e pranojne kete fakt pasi secili ka mendjen e vet keshtu qe mos harxhoni frymen kot dikush qe eshte rritur me fanatizem, me "edukate" strikte ne shtepi dhe ka jetuar ne nje mjedis ku fanatizmi ka qene idhull i moral nuk mund te pranoje plazhin topless e per kete nuk eshte per te ardhur inat. Harroni qe dhe pse ne Tirone kur ishim ne gjimnaz jo gjithkush merrte pjese neper ditelindje apo "ambiente" qe organizoheshin neper shpia! Ka pas ne kete kategori dhe femra dhe meshkuj e kishte meshkuj qe jane rrit me kete kompleks e vazhdojne ta kene akoma sot e kesaj dite. Keshtu qe eshte normale qe nje pjese e ketyre tipave japin sot leksione mbi moralin dhe duke qene se keta tipa kane nje kendveshtrim strikt mbi moralin mundohen te imponojne moralin e tyre pjeses tjeter qe ka moralin e vet.
Mos harroni se asnje ne kete bote nuk ka as te drejten e as mendte tu bej moral te tjereve pasi çdo njeri ka jeten e vet dhe moralin e vet. Ne kete bote e shumta mund te flasesh per ligje po dhe ato jane krijuar nga njeriu keshtu qe dijet rezultati.
 

zog

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

me vjen keq qe kete teme interesante (siç mund te behen te gjitha te tjerat) e reduktuat vetem ne dialog moral midis arunit e jush (kryesisisht goca qe megjithese nuk e praktikojne vet kete sport, toplesen, behen megjithate tifoze te tij).

duke e vleresuar nje fenomen te tille si MBURRJE ose vleftesim nga shoqeria te asaj qe ne kemi me te mire, kush ja ka shtruar vetes pyetjen : po çuni a e tregon toplesen dhe ku.

une them tek vetura, psh mercedezi i ri eshte toplesa me e bukur e mashkullit, por mund te jete edhe nje ore e çmushme dore, nje pale kepuce te shtrenjta, etj.

pra gjithmone eshte nje OBJEKT. pse ?

perse psh nje çun nuk vazhdon (preferon) te mburret ne plazh duke treguar musklat e trupit prej atleti. psh siç bejne atletet e sprintit 100 metrash, te cilet zhveshin kanatjeren perballe kamerave per te impresionuar vezhguesit por edhe kundershtaret e tyre potenciele.

ngaqe mendoj qe nje OBJEKT eshte me i veshtire per tu fituar sesa muskulat e beshem te trupit, te cilat me pak paralele te fundi bahçes fitohen lehtesisht.

pra une konkludoj, te pakten per momentin qe dukuria e toplesit eshte ti tregosh botes diçka te mire, tenden, per te rritur interesin e te tjereve ndaj teje.

problemi vetem eshte qe femra per kete zgjedh rruget me te shkurtera. fizikun qe ja ka dhene natyra, pra rastesia. ajo pra tek syte e mashkullit kthehet ne nje OBJEKT, siç jane per te ora e shtrenjte e dores, kepucet e shtrenjta, ose mercedezi i bukur.

a e pate ! atje me siper, mjaftoi nje foto me lekure te bronzuar te nje çike, qe nje antarit ti rritej estima (por edhe deshira, pra interesi) per te. sa leht.

imagjino sa veshtire do te ishte per ate vajzen te zgjidhte rruge te tjera per ta rivleresuar veten e saj.

megjithate une mendoj se toplesi e mban femren femerore, i jep asaj NJE ROL TE DREJTE shoqeror, pikerisht ate per te cilin natyra (ose zoti) e ka krijuar.
 

arun

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

“Njerëzimi është një specie në tatëpjetë e poshtë; ai po kalon një metamorfozë dhe mu si një larvë fluture, është në rrezik për shkak të suksesit të vetë mjeshtërisë dhe arritjeve të tija”. Këto fjalë të shqiptuara para tridhjetë vjetësh tingëllojnë shumë aktuale ende sot.

Jemi të ndërgjegjshëm se njeriu i epokës sonë ka arritur një stad vërtet madhështor nga pikëpamja e zotërimit të lehtësive të jetës. Si rezultat i njohjes së tij të pandalshme me sekretet e natyrës - përmes zbulimesh mahnitëse e shpikjesh të panumërta për t’i vënë nën kontroll dhe shfrytëzuar forcat e saj - ai ka arritur pikën kulmore të mirëqenies materiale. Njeriu i sotëm e ka shndërruar mbarë globin në një oaz të mirëpajisur në shërbim të vet, çka i ka mundësuar atij një jetë të kënaqshme dhe sigurimin e lumturisë së shumë-ëndërruar.

Por sakaq, ai jeton në periferi të ekzistencës së tij, duke shpërfillur thelbin e natyrës njerëzore, plotësisht i papërqëndruar për të kuptuar tëhuajësimin që e ka kapluar. Njeriu bashkëkohor e ka fetishizuar dhe fryrë së tepërmi filosofinë e të pasurit shumë e më shumë, aq sa kjo e ka bërë atë një shtazë të pangopur, që merakoset ditë e natë vetëm se si të rrisë prodhimin e konsumin pa e vrarë mendjen për gjë tjetër, ai “i ka djegur duart në zjarrin që ka ndezur vetë, për të harruar se kush është në të vërtetë”.

Epoka jonë është ajo e një shoqërie të çoroditur nga histeria e shfrenuar e materializmit total i cili me interesimin e tepruar ndaj çështjeve ekonomike që ka sjellë, e ka shndërruar njeriun në një makinë. Ai është i preokupuar pareshtur vetëm me jetesën e vet apo gjetjen e rrugëve që do mund t’i siguronin një ekzistencë gjithnjë e më të rehatshme. Kjo dukuri është kaq mbizotëruese, saqë jeta e shumicës së njerëzve të sotëm është e privuar pothuajse fare nga çfarëdolloj përmbajtjeje tjetër me vlerë.
Njeriut i thuhet ditë e natë që ai nuk është gjë tjetër, veçse një kafshë ekonomike, homo economicus, dhe se pasuria e lulëzimi ekonomik janë kriteri i vetëm i lumturisë dhe e vetmja shenjë e progresit të një qytetërimi, kombi, a grupi. Veshëve të tij u trumbetohet papushim se paraja ka fuqi të mrekullueshme dhe se vetëm ajo mund t’i zgjidhi problemet.

Gjithmonë e gjithkund ka biseda për grumbuj parash të fituara lehtësisht, duke grabitur drejtpërdrejt ose tërthorazi qenie të tjera njerëzore; apo për para që shpenzohen për të kënaqur dëshirat më të ulëta e më shtazarake.
Në këtë shoqëri materialiste janë lënë mënjanë të gjitha virtytet e larta humane, aq sa madje edhe vetë vlerat gjykohen thjesht nga këndvështrimi material. Njeriu e ka flijuar dashurinë e tij të dikurshme për lirinë, fisnikërinë e virtytin duke u bërë skllav i prodhimit dhe konsumit, që i ka zënë vendin edhe vetë Zotit, të Cilin ai tashmë e ka dëbuar nga jeta e tij, duke ia mësyrë vulgaritetit dhe degjenerimit. Këto simptoma në një masë të madhe vlejnë edhe për vendin tonë, në të cilin kulti i individit është zëvendësuar me një shpejtësi marramendëse me kultin e parasë, duke sjellë një tatëpjetë lënduese të vlerave dhe moralit njerëzor.

As pjesëtarët e elitës intelektuale nga fushat e shkencës dhe teknikës; politikanët, shkrimtarët apo artistët, nuk bëjnë përjashtim nga kjo rregull. Joshjet materiale kanë molepsur madje edhe shumë nga ata që u përkushtohen çështjeve më të larta shpirtërore. Më së shpeshti puna e thirrësit në virtyt bëhet në shkëmbim të kushtëzuar të shpërblimeve financiare e kjo gjendje është pasojë e pashmangshme e botëkuptimeve materialiste që kanë kapluar kohët tona.

Kështu, një zbrazëtirë intelektuale dhe ideologjike po e shkëput gjithnjë e më shumë këtë qenie të trazuar nga përndijimi i realitetit duke e çuar atë drejt një vorbulle shthurjeje. Ne po dëshmojmë shumë nga energjitë krijuese të njeriut tek shpërdorohen, ndërkohë që ai i mbyll sytë përpara oqeanit të pasur dhe gufues të kulturës dhe mendimit , duke lejuar që jeta e tij intelektuale të therohet nga ideologjitë e botës moderne.

Sot, ide të ndryshme po i serviren brezit të etur dhe të hutuar të së sotmes të cilat burojnë nga nocione të ngutura e të mangëta filosofësh dhe mendimtarësh me horizonte të ngushta. Këto ide të cekëta pretendojnë t’u përgjigjen nevojave të këtij brezi, por ato nuk sugjerojnë kurrfarë kuptimi apo qëllimshmërie për jetën.
Mënyra një-përmasëshe e të menduarit që përshkon këto ide nuk është ushqim i përshtatshëm për mendjet e ndjeshme të epokës sonë dhe madje nuk ia vlen as të merret në shqyrtim në çdo mjedis ku intelekti dhe logjika ruajnë ende njëfarë ndikimi ndaj të ekzistuarit.
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Aruno! ti vetem kur perkthen qorrazi filozofite e te tjereve jep pershtypjen sikur ke nje fare bagazhi, megjithese qartesisht fraudilent... Por ama, kur flet me gjuhen dhe mendjen tende, je vetem vulgar...

Zog, analogjia qe ben me c'mund te konsiderohet "toplessi" i mashkullit ka nje fare vertetesie, por doja vetem te sqaroja qe vlen vetem kur topleslleku (i femrave) shnderrohet ne qellim ne vetevete, apo sic e quan ti ne OBJEKT... Jam dakord deri diku, sepse eshte fare e qarte qe shoqeria shqiptare nuk eshte gati ta pranoje kete fenomen masivisht dhe sigurisht, si nje pjese e mire e femrave topless po ashtu dhe nje pjese e mire e meshkujve qe i rrethojne do ekspozohen/shihen si objekte...

Por, ne shoqerite e tjera ku nje pjese e jona jeton ose plazhon, "topless" nuk shihet fare si OBJEKT, dhe eshte mese e moralshme te plazhosh si di e do vete, pa shqetesuar fare ata qe te rrethojne, ne rreth te ngushte apo te gjere...

Me shembullin e fotografise qe "pervetesova", nuk pata qellim te rris estimen time si personazh ne AF, doja thjesht ta beja biseden pakez me objektive :wave:
 

arun

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga INDULGENCE:
[qb] Aruno! ti vetem kur perkthen qorrazi filozofite e te tjereve jep pershtypjen sikur ke nje fare bagazhi, megjithese qartesisht fraudilent... Por ama, kur flet me gjuhen dhe mendjen tende, je vetem vulgar...

[/qb]
ajo qe ti e quan gjuhen time vulgare nuk eshte e imja por thjesht eshte thenja e sociologu te madh qe ka hedhur bazat e sociologjise,

nese do te dish per arunin e vertete po te them se nuk ja mban askujt te matet me mua me fjale argumenta sepse eshte e pamundur te tregohet forca ime e fjales dhe argumenteve qe sjell ne nje bisede apo teme te caktuar ..........


***********************

Njeriu është një qenie e pajisur me ndjenja të larta, e aftë për virtyt, e shtënë pas përjetësisë. Edhe në shpirtin e një njeriu në dukje si më i mjeri, madje, është e pranishme një klimë si ylber e formësuar prej idesë së pavdekësisë, pasionit për të bukurën dhe ndjenjës së virtytit, prandaj edhe lartësimi i tij gjer në arritjen e pavdekësisë varet prej zhvillimit dhe daljes në shesh të këtyre dhuntive në natyrën e tij.

***

Njerëzorja te njeriu duhet kërkuar jo në trupin e tij shtazor e të vdekshëm, por në shpirtin e tij të shtënë e të pasionuar pas të përjetshmes. Prandaj ka ndodhur që, kur njeriu është trajtuar vetëm si trup duke iu mohuar ana shpirtërore, dhe kurre nuk ka arritur të ngjitet në pikën e ngopjes dhe kurrë nuk ka mundur të kënaqet.

***

Njeriu më fatbardhë e i lumtur është njeriu me ndërgjegjen gjithënjë të dehur me dëshirën dhe ankthin për përtej. Ata që e kalojnë jetën në errësirën e kufizuar, të ngushtë e mbytëse të trupit, edhe nëse ndodhen në saraje, në fakt janë në errësirë...

***

Detyra e parë dhe numër një e çdo njeriu është ta zbulojë dhe njohë veten dhe, në saje të këtij zhvillimi cilësor, të orientohet kah Zoti i vet. Fatkeqët që nuk e njohin veten, pra, s’e dinë se ç’janë, për çka edhe nuk munden të krijojnë lidhje me Krijuesin e Lartë, jetojnë si hamallët që bartin, por nuk e dinë se ç’bartin dhe, po ashtu si ata, ikin nga kjo botë pa kuptuar gjë!

***

Eshtë e vërtetë se njeriu në vetvete është një qenie e dobët, por është gjithashtu e vërtetë se, në saje të mbështetjes te Fuqia e Pafundme, zotëron një pushtet të jashtëzakonshëm. Sigurisht, është në saje të kësaj mbështetjeje që njeriu është një pikë uji e bëhet përrua, është një molekulë e bëhet diell, është një lypës e bëhet mbret!..

***

Në atë masë që njeriu të bëhet i afërt me ekzistencën dhe librin e ndodhive e të njësohet me ta, në atë masë shfaqen në botën e tij të brendshme vezullimet e urtësisë. Për rrjedhojë, ai njeh esencën e vet, arrin aftësinë për ta njohur dhe ndjerë Zotin e, më tej, shkon e bashkohet me Të! Mjafton që kjo ecuri e ky udhëtim që kërkohet të realizohet në planin ideor, të mos jetë i varur nga mohimi dhe ateizmi!

***

Njerëzit e vërtetë, aktet e përbashkëta me kafshët, vazhdimin e llojit dhe brezit, i kryejnë dhe plotësojnë me vetëdijen e detyrës dhe brenda kufijve të domosdoshmërisë. Kurse ata që jepen pa masë pas kënaqësive trupore, e ngushtojnë distancën mes tyre e qenieve të tjera dhe i cënojnë kufijtë njerëzorë!
 

zog

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

une nuk thashe qe ti doje te rrisje estimen (megjithese insktivisht kjo eshte ajo çfare deshirojme e perpiqemi te gjithe ne, edhe aruni /pf/images/graemlins/laugh.gif , kuptohet me rruge secili te ndryshme e ne me te shumten e kohes te diktuara keto nga rastesia).

vetem vura re qe tek ai djali kjo u rrit me shpjejt e me thjesht sesa nga, ta zeme, postimet e tua teper te mençura, per te cilat mendoj ti duhet metevertet te estimohesh lart. /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top