Re: Plazh - Topless?
O Dik, ca te te them une kur ti nuk arrin te besh dallimin midis shfaqjes seksuale apo edhe sjelljes seksualisht ngacmuese, me aktin seksual. Te provokosh seksualisht dike nuk eshte akt seksual, por eshte nje sjellje me elemente te seksualitetit.
Ti me duket se ke qejf t’i marresh gjerat anapulla. Nuk tha njeri qe sa here qe mashkullit i ngrefet domethene qe femra eshte e perdale, ty p.sh. vertete mund te te ngrefet kur motra ime imagjinare kafshon buzen (pasi ti me duket se ke probleme ne kete drejtim, duke qene qe ngrifesh nga buza e jo nga topless-i), puna eshte qe ajo nuk ka nje faj ne kete mes. Fajin normalisht e ke ti. Por kur motra ime (e cila ne te vertete nuk ekziston) i nxjerr aletet ne shesh, kjo nuk mund te jete kurrsesi veprim i pavetedijshem, pasi ajo e ka te qarte qe nje pjese e mire e njerezve do terhiqen nga aletet e saj, dhe kjo eshte e pergjithshme (pervec rasteve si ty, qe ke tjeter menyre orientimi te terheqjes).
Jo te gjithe njerezit kane vullnetin e duhur per te ulur shikimin ne raste te tilla. Shumica e njerezve e leshojne veten nen efektin e tundimit nga shfaqja e dhuruar. Pune tjeter pastaj se kur rri 10 ore ne plazh fillon e mesohesh dhe nuk ke me ate shokimin e pare. Por gjithsesi, ne momente te caktuara, terheqja shfaqet perseri, pasi njeriu keshtu funksionon. Dhe duke qene se kjo loje vazhdon e perseritet vazhdimisht, njeriu ka tendencen t’a leshoje veten nen pushtetin e tundimit. Shpesh shume njerez bien pre e veseve, dhe sigurisht morali individual shtyhet gjithmone e me ne skaj te ndergjegjes. Per numrin marramendes te shtimit te njerezve me vese ka statistika tmerruese sot kryesisht ne vendet liberale ndaj seksualitetit. Dhe nuk mund te thuash qe tendenca e zhveshjes nuk ka ndikuar.
Pra sigurisht tek qellimi i aktit biem dakort te dy. Vetem se per mua duhet jo vetem qellimi por edhe shmangia e atyre elementeve qe shkaktojne tundimin e tjetrit. Pasi kemi te bejme me ambiente publike.
Te semuret perverse dhe perdhunues Dik ne pergjithesi jane per liri seksuale dhe nuk mund te jene kundra zhveshjes, ne cfaredo menyre qofte.
Puna eshte se une nuk them te diktojme morale, por te ruajme ato qe bota i ka trasheguar me mijera vjet, pasi eksperimentet e liberalizmit modern po deshmoje qe po shkaktojne me mijera probleme sociale shkaterruese per individin.
P.s. Giddensin e kam ne shtepi dhe nuk kam ndonje mall per t’a takuar. S’ma merr mendja qe Giddens-i do te te dilte ty ne mbrojtje, megjithese pergjithesisht eshte mjaft liberal dhe tipik i majte. Gjithsesi bota nuk ka vetem Giddens. Megjithate nje takim interesant mund te ishte mes Giddensit dhe Brzhezhinskit (i pari qe po me bie nder mend per momentin).