Re: Plazh - Topless?
Postuar nga Dik
citim:
Fillimisht postuar nga Gysi:
Por e mira eshte qe nganjehere liria individuale te sakrifikohet ne favor te se mires sociale.
Jam une ai i pari qe do te mebeshtesja per kete dhe besoj qe nuk ka njerez te arsyeshem qe do ta kundershtonin (jo sepse e pranoj une )
---------------------
Por qe te dicka te ndalohet apo cilesohet e pamoralshme dhe te sakrifikohet per hir te se mires sociale duhet sqaruar: cfare eshte e mire sociale? a gjykohet apo konceptohet njesoj nga te gjithe? a eshte fenomeni qe kerkojme te ndalojme Negativ? Pse eshte negativ? Cilat jane pasojat e mundeshme te tij?
Pikerisht kam pershtypjen se tani debati po merr rrjedhe normale, pasi tere kete kohe jemi marre me percaktimin e shkalles se degjenerimit dhe te provincialitetit te seciles pale.
Per mua problemi eshte krejtesisht parimor dhe ka te beje me vizionin qe kemi per shoqerine. Per mua ky eshte nje problem krejtesisht teorik, qe ka te beje me filozofi te ndryshme. Filozofite tradicionaliste perkrahin vlerat kulturore te trasheguara, dhe te ruajtura ne shoqerite tradicionale. Per ta keto shoqeri ishin me te qendrueshme, me koherente, me harmonike, njerezit ishin me te lidhur me njeri-tjetrin, ideja e bashkesise dhe identiteti i grupit ishte me i fuqishem, probemet sociale me te eleminuara etj...... Ndersa filozofite moderniste (e theksoj moderniste dhe jo moderne, pasi edhe filozofite tradicionaliste jane moderne, ky eshte nje debat qe ka marre fizionomine e vet me teper ne kohet e sotme), e shohine shoqerine tradicionale si te papershtatshme per kohen, si te tejkaluar, pasi sot shoqeria jeton ne “epoken” individualiste dhe normalisht vlerat shoqerre jane relativizuar (po e thjeshtoj se tepermi muhabetin pasi thelbi i debatit rreh tjeter kund, por gjithsesi po shkepus vetem aspektet qe na interesojne per temen, duke i pergjithesuar dhe perifrazuar sic i kuptoj une, per momentin). Gjithsesi duhet te bejme dallimin midis te jetuarit sot ne shoqerite moderne, dhe mendimit filozofik intelektual modernist. Edhe tek ata qe jane me moderniste normalisht disa vlera morale duhet te funksionojne dhe jane te domosdoshme. Sigurisht mjaft prej tyre nuk jane dakort me renien morale te sotme, dhe shpesh kemi alarme qe ngrhen nga studiues, mendimtare por edhe nga mjeke te ndryshem. Dhe duhet te jemi koshient qe morali sot ka pesuar goditje te fuqishme, ne saj te nje modeli hedonist te jeteses, sidomos nga roli i medias ne instalimin e ketij, modeli. Te mos hapim statistikat tani.
Ajo qe dua te theksoj tani, eshte se fenomenin topless une nuk e shikoj si te shkeputur nga ajo qe me lart e kam quajtur “kultura e te zhveshurit” dhe qe ka te beje me “lirine seksuale”. As qe do ta vriste njeri mendjen te diskutonte pse dikush paska qejf te heqe sytjenat. Nuk besoj se ka ngelur ketu problemi. Por ajo qe lidhet me kete eshte se sot ka nje shtrirje te gjere te ofrimit te ngacmimit seksual ne te gjithe hapesiren e jetes se perditshme te njeriut. Duke filluar qe nga reklamat, tek mediat, tek shiteset e dyqaneve, tek ambalazhet e produkteve te perdorimit te perditshem, tek filmat, tek veshjet e femrave...... Kjo eshte nje kulture e re, e perhapur kudo, qe ka te beje me lirine seksuale, e cila per mua ka sjelle mjaft probleme sociale, si prostitucioni, c’rregullimet seksulae, dobesimin deri ne shkaterrim te familjes, rritjen e shfrenuar te numrit te divorceve, ne njefare menrye dhunen ne familje, abuzimin seksual apo edhe shfrytezimin e grave seksualisht duke perdorur postin apo edhe mjete te tjera presioni, rritjen marramendese te numrit te aborteve, rritjen e numrit te femijeve pa prinder, apo me nje prid, ftohjen e jetes bashkeshortore etjjjjj. Per mua topless eshte vetem nje shfaqje e ketij modeli te ri per jetesen ku ne qener eshte seksualiteti. Dhe kur flas per fenomenin topless, flas duke e lidhur me nje teresi fenomenesh te tjera, me nje dukuri me te pergjithshme prej nga rrjedh.
Kaq per momentin.