Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
U perpoqa te fle ashtu sic me thane te gjithe te beja,por sa mbeshteta koken ne jastekun e ftohte me erdhi ne mendje buzeqeshja jote prej camarroku,me erdhi ne mendje kur me perkedhelje te gjithen,qeshje e me thoje se sot meritohesha te puthesha e te mos te ta vija re sepse sdo mundje te me lendoje dot kurre...
Sonte kam nje mall shume te madh per ty,me mungon gjithcka e jotja,me mungon ti.Per hir te te vertetes duhet te behem e forte,por smundem.Do doja te peshperisja vetem disa fjale,te vetmet fjale qe mund te te them,por ste kam.
Tashme,i dashuri im kam fillluar te mohoj veten,e di?!
A po vuan ti dhe keshtu sic po vuaj une ne kete ore te nates? Kush na mallkoi keshtu,pse u destinova serish te vuaj?
Ndihem e shkaterruar.Kam nje boshllik brenda vetes dhe dua vetem te vrapoj te ty sic kam bere cdo dite te ketyre viteve bashke.Dua te te perqafoj,kam nje mall shume te madh per te te perqafuar i dashuri im,kam nje mall te papershkrueshem.Jam bere kaq e vogel tani,me duket vetja femi dhe sdua te rritem sepse po u rrita te dua ty ne krah,te dua vetem ty ne krahun tim,por kam shume frike
,kam frike se per ne te dy do jete teper vone.Nuk kam me GUXIM.