Re: Pjese nga Ditari qe nuk mbaj...
Eh ta dish sa e kam ndjere mungesen tende,shume ...vertete shume.Shkruaj ne keto ore te nates ne kete vend ku te gjithe me lexojne dhe i vetmi qe mungon je ti.Vetem rastesia do te te sillte te une,sikunder rastesia te largoi prej meje.Nuk e di cfare ndodhi,ndoshta sdo ta di asnjehere cfare ndodhi qe ti sot sje prane meje.Une sdoja te te humbisja,as te te humbas por se di vertete se me cfare ajsbergu u perplasem qe gjithcka u fundos keshtu papritur.Ajo qe me teper me vret eshte fakti qe ste njoha vertete ,e ste kuptova asnjehere kush ishe dhe cfare ndjeje.Kete gje...ndoshta..sdo e marr vesh ndonjehere.Ndergjegjia me thote te zgjedh fundosjen midis nesh, kjo do ishte me e mire dhe me e duhura per te qene "te lumtur" ,kur shpirti : ai shpirt qe me fle perbrenda dhe pulson njesoj me dhimbjet deshiron thjesht nje fjale,asgje me teper vecse nje fjale qe ta qetesonte e ndoshta te perhumbej ne ate monotonine e vet ritmike.SInqerisht,e ndjej mungesen tende,kudo qofsh e me kedo qe do jesh une do doja te ishe i lumtur,por sot e ndjej mungesen tende.Me del ne enderr thuajse cdo nate,se di,kur hap syte me duket sikur te kam prane dhe qe me veshtron dhe me buzeqesh duke me perkedhelur faqen ,por papritur ti zhdukesh me rrezen e pare e diellit qe me bie nder sy.Uroj te jesh mire sepse sme ka ndodhur te fle e te ngrihem ne mengjes me ty,uroj te mos jene keto endrra ogur me i keq se largimi yne.Ja tani e ndjeva qe me hodhe siper nje pelhure...me mbulove... dhe ike..