Pioniere te Enverit...

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Prodigy!
Betohu qe babi jot nuk ishte Komunist I Enverit me Tester te Kuqe.
Betohu.
 

Guest
Re: Pioniere te Enverit...

Fillimisht postuar nga Bukuroshja:
[qb] Prodigy!
Betohu qe babi jot nuk ishte Komunist I Enverit me Tester te Kuqe.
Betohu. [/qb]
Po dhe ne qofte se kemi pas baballaret, o bukuroshe mjafton u hapen syte e atyre qe duhet me u hap.Nuk te pyet njeri si ke qene po si je??
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Pioniere te Enverit...

Për ata që kanë qenë pionierë të Enverit diktatura është shfaqur në të shumtën e rasteve vetëm nëpërmjet tollonave, rradhave dhe mungesave të ndryshme po që në atë kohë nuk ishin të paimagjinueshme. Këtu do të shtoja edhe urrejtjen e prindërve tanë që herë pas here i jepnin gojës më shumë dhe pastaj thonin se bënin shaka apo nuk e vinin re që "pionierët e Enverit" ishin aty.
Pra në njëfarë mënyre nga ajo kohë ne (edhe unë asaj periudhe i takoj) kemi marrë të mirat utopike të sistemit si barazia mes njerëzve (jemi relativisht njerëz socialë), idealizmi por edhe me një shkallë realizmi të cilin e fituam pas 90!
Kemi patur avantazhin të marrim pjesë në demonstratat për rrëzimin e pushtetit komunist megjithëse më shumë të shtyrë nga dëshira për të lënë mësimin e nga hovi i këtyre lëvizjeve se nga ideologjia. Më vonë, në valën e dytë të protestave (shkurt 92) ne "pionierët e Enverit" (jo të gjithë) kishim formuar tashmë një bazë ideologjike e cila vazhdoi duke u forcuar në vitet në vazhdim.
Ne jemi më shumë të prekur nga anti-revolucioni komunist i 97 (bëj dallimin mes kryengritjes popullore të 97 dhe manipulimit që iu bë asaj nga horrat e parlamentit) dhe prej këtej kanë lindur disa divergjenca në brendësi të brezit tonë. Këto divergjenca janë që shfaqen më shumë këtu në AFdhe që na bëjnë të prishim gojën në një mënyrë thellësisht tradicionale shqiptare!

Pra duke qenë se ne jemi brezi që i kemi kaluar këto periudha të rëndësishme të historisë së Shqipërisë por pa i përjetuar deri në fund ato (me gjithë fuqinë e pushtetin e këtyre periudhave përjashto 97) do të thoja që ne jemi ata që kemi fituar nga regjimi i Enverit më shumë se edhe vetë "Byroja"! Fatkeqësia është për ata që e jetuan ndryshe këtë periudhë tranzicioni, në shumicën e rasteve të indoktrinuar nga prindërit e tyre, dhe sot e kësaj dite janë me bindje komuniste!

Për t'i dhënë shkelmin të vjetrës! Kjo më ngjan me një nga parrullat e Enverit që ka mbetur në brendësinë tonë. E vjetra ka vendin e saj paralel me të renë. Historia tregon se duke i dhënë shkelmin të vjetrës aq më shumë kemi tendencë ta ribëjmë atë të vjetër. Evolucioni i një shoqërie duhet të kalojë nëpër të gjitha etapat përndryshe rrezikohet gjithmonë të zhvillohet një "njeri i ri" i cili i ka këmbët tek e vjetra dhe kokën tek etapa e re, pra është një shartim mes të resë dhe të vjetrës, me fjelë të tjera një mostër (Malja e di se për ça po flas /pf/images/graemlins/laugh.gif . Meqë është veteriner!)

P.S
Betohu qe babi jot nuk ishte Komunist I Enverit me Tester te Kuqe.
Për ideal t'Partisë që jo /pf/images/graemlins/laugh.gif !
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Fillimisht postuar nga Bukuroshja:
[qb] Prodigy!
Betohu qe babi jot nuk ishte Komunist I Enverit me Tester te Kuqe.
Betohu. [/qb]
Mu mbushte koka plot me morra qe nuk e kam pasur babin komunist. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Degjo, ti pleher, perpara se te zesh ne goje babain tim! Babai im mbaroi shkollen per inxhinjeri pas nje femijerie te pervuajtur ku i mungonin edhe gjerat me elementare si ushqimi e rrobat.

Pasi e mbaroi ket shkolle, partia e ka hedhur hidrocentral me hidrocentral, kur 90% te kohes ishte ne pune. Edhe sot e kesaj dite nqse ndez celesin e dritave, ka shume te ngjare qe elektriciteti te jete prodhuar ne nje nga hidrocentralet ku e derdhi djersen plaku im.

Pastaj e hodhen ne kombinatin metalurgjik ku kishte nevoje atdheu. Per 15 vjet rresht nga e hena deri te shtunen une nuk e shikoja babain. Ai ikte ne oren 5 te mengjesit kur une nuk isha zgjuar dhe vinte ne 11 te nates, kur kisha rene te flija. Per ca vite e bene drejtor uzine ku kishte rreth 2000 punetore qe punonin per te. Me e bukura eshte se babai paguhej 2000 leke te vjetra ne muaj si gjithe keta punetore te tjere. Diferenca ishte se shume vete shulleheshin ne diell nga ora 8-4 dhe ja mbathnin. Kurse mbi kete njeri binte mbi krye nje pergjegjesi e pabesueshme.

Te jesh CEO i nje kompanie me 2000 punetore ne boten perendimore fiton te pakten 1 milion dollare ne vit rroge!!! Kurse babait ju vodh djersa e mundi i nje jete te tere per dy bono te qelbura privatizimi.

Dhe prape se prape ky njeri nuk e shfryn kurre kundrejt asgjeje. Edhe sot punon rendshem per moshen e tij, e nuk thote qe ka pishman per punen qe ka kryer. Te pakten na shikon ne femijeve ne nje bote me te mire ku nuk do vleresohmi me 2000 lekesha, por me sa e kemi vleren e vertete ne kete bote.
 

Vals

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Prody, babi im dhe xhaja im kane punuar te dy ne metalurgjik nder te tjera. Babi im eshte marre me minierat dhe fabrikat e shkrirjes se bakrit. As une nuk mbaj mend ta shifja babin ne shtepi mbasditeve, ikte ne pike te mengjesit (pasi rrinte ne rradhe per qumesht per ne) dhe nuk kthehej deri vone. Plus rroges mizerable, i duhej dhe te merrej me lloj-lloj ministrash debile qe s'e kishin idene si beheshin gjerat e donin ti prodhonin gjerat nga hici vetem qe te realizohej plani i partise. Pa u ankuar asnjehere.
 

pippo

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

ore sa qaheni ju te gjithe femije intelektualesh , po femijet e karroxhiut ça duhet te thone me jahu,
po pse ketej prinderit kane kohe ti shikojne femijet gjate dites ???? (jashte temes)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Pioniere te Enverit...

Fillimisht postuar nga faithless:
[qb] ore sa qaheni ju te gjithe femije intelektualesh , po femijet e karroxhiut ça duhet te thone me jahu, [/qb]
Natyrisht qe do qaheshin te gjithe intelektuala e "karrocaxhinj" pasi sistemi i kaluar barazoi gjithcka. Njerezit vleresoheshin njelloj, dhe ky ishte deshtimi i sistemit. Pa ndarje klasore njeriu nuk jeton dot pasi humb ambicjen...
 

pippo

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Nuk ishte deshtim, ishte utopi, mos i ngataroni gjerat, se komunizmi i mirefillte eshte dhe ngelet nje nga idealet me te bukura qe egsistojne edhe pse eshte i paralizushem.........
Brezave te rinje ne te gjithe boten ne keto mente i mungojne ideale dhe ide per te ecur perpara.

ps. Barazi vari k@rin besoj se familja e klases puntore dhe ne kohen e komunizmit ka vuajtur shume me shume se nje familje intelektualesh dhe ne vuajte ka shume diferenze ..
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Fillimisht postuar nga faithless:
[qb] ore sa qaheni ju te gjithe femije intelektualesh , po femijet e karroxhiut ça duhet te thone me jahu,
po pse ketej prinderit kane kohe ti shikojne femijet gjate dites ???? (jashte temes) [/qb]
Ka pasur dy lloj karroxhinjsh. Ata qe i kishin denuar te benin pune te tille per te cilet me vjen shume keq, dhe sot shumica e tyre jane rikthyer ne shtresen intelektuale..

Ata qe ishin karroxhinj nga qefi, apo nga qe nuk kishin tru per shkolle, as me rruhet fare. Atyre njerezve nuk ju vjen keq as per vehten, as per femiet e tyre.

Te thashe edhe nje here mer daje eshte ndryshe te punosh ne boten perendimore e te shperblehesh, dhe ndryshe te punosh 70 ore ne jave per Rrepubliken Socialiste dhe te paguhesh njesoj me te gjithe 2000 punetoret qe ke nen drejtim. Kjo eshte anomali e papare, prandaj eshte per te vene kujen, jo ti hiqesh sikur nuk e kupton.

Ne evrope e kane bere javen e punes standart 35 ore ne jave kam degjuar!
 

pippo

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Ata qe ishin karroxhinj nga qefi, apo nga qe nuk kishin tru per shkolle, as me rruhet fare. Atyre njerezve nuk ju vjen keq as per vehten, as per femiet e tyre.


/pf/images/graemlins/frown.gif po e tepron me duket se te gjithe kane te drejte te jetojne......

Une dakort me ty jam po mos thoni qe ne shqiperi kishte barazi se nuk eshte e vertet.
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Prodigy* i pergjigjet Bukuroshes:

.......Degjo, ti pleher, perpara se te zesh ne goje babain tim! Babai im mbaroi shkollen per inxhinjeri pas nje femijerie te pervuajtur ku i mungonin edhe gjerat me elementare si ushqimi e rrobat....
-----------------------------------------

Prodygy!

God bless your father! (per sa kohe qe ay i ka duart te pastra nga pislliqet e atij sistemi komunist, ne te kundert .....!! ajo fjala pleher! i meriton yt ati. :wave: , vetem ne te kundert.)

Nuk ka arsye perse te humbasesh gjakftohtesine.
"Thuaj thjesht qe im ate nuk ishte komunist as ne tester as ne zemer"
Po se flasim per baballaret dhe per femijrine e tyre te pervuajtur apo edhe rinine ose Jeten vete te tyre ku i munguan edhe gjerat me elementare si ushqimi edhe rrobat.....!
Babai im ishte me tre diploma te Pedagogjikes dhe kater universitete. I merte me korespodence pasi i duhej te punonte
per te perballuar jetesen e familjes se tija e cila u nxor ne rruge, vet i teti, duke jetuar ne budrumin me balte dhe muret me gurre ku si mjet jetese i ishte dhene vetem nga nje strome dhe nga nje jorgan si pasoje e konfiskimit te edhe deri te rrobave te trupit.
Ishte me te vogla kishte dy motra me te medhenjte kishte dy vellezer edhe nje moter, nenen edhe gjyshin e tij, (keshilltarin e Zogut, Kryetarin e Gjykates se Shqiperise.)

Ish djali i bisnesmenit dhe pasanikut me te madh. Ish djali i familjes me te mire dhe me te paster.
Ishte femije kur ja burgosen te jatin dhe nuk i jepej as e drejta per triskat e bukes. Jetonin me caj te malit pa sheqer.
Te dridhen duart ti shkruash keto gjera por mendo sikur ti jetosh.
Punoi ne ferme per 17 vjet me shate dhe lopate.
Luajti futboll per ekipin e qytetit per te siguruar ushqimin dhe robat gjithashtu edhe nje roge suplementare ne menyre qe te blente librat e shkolles pasi rrogen e fermes e kishte per te ndihmuar familjen.
Si sportist pati admirimin e tifozave (Basketbollisti me i mire i Shqiperise)
Kjo e ndihmojti per te vazhduar studimet pasi pati shume oferta vetem se ishte sportist i talentuar.
(nuk fiton aftesia fizike por aftesia mendore) me thoshte kur shikonte me mua sportin ne televizor.

Shkollet i morte me provime. Hante buke me qepe dhe caj te malit pa sheqer dhe studjonte gjithe naten, punonte gjithe mengjesin dhe luante sport per qytetin ne kohen tjeter.
Edhe ne ushtri vec detyres si ushtar punoi per rrepartin ushtarak jasht oreve si shkembim ti jepej nje e drejte studimi.

Gjate ushtrimit te profesionit si Profesor i matematikes, fizikes, gjeografise, historise, biologjise dhe kimise, ay "armiku i klases" nxori ne jete qindra dhe mijra femije te "klases punetore", ju dha dije dhe njohuri, i mesoi dhe i nxiti dhe te gjithe nxenesit e tij mbaruan shkollat me rezultate te shkelqyera dhe i ishin mirenjohes vetem ketij Profesorit te tyre te paharuar ne jete.
U pushua nga arsimi si profesor dhe u dergua ne ferme me lopate perseri.
Vazhdoi studimet me korespodence ne Ekonomik per kater vjet. Ju hoq e drejta e dhenjes se diplomes ne perfundim te shkolles.
Perseri ne ferme dhe punetor i kategorise se pare ne zdrukthtari.
Ne burre me kater diploma universiteti dhe tre te Pedagogjikes. Qe ne cdo minute dhe sekonde ndiqej nga sigurimi i shtetitper tu gjendur qofte edhe ne gabimin me te vogel.
Ju dha e drejta e ushtrimit te profesionit si ekonomist me Vendim te Komitetit Qendror.

Njeriu me i nderuar dhe i respektuar. Njeriu me Fisnik.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Jo jo ty te mbetet fjala pleher!

Nuk e di si te erdhi percart qe me kerkove te betohem ne forum, dhe e pe vete qe menjeher filluan te tallen me ty per naivitetin tend. C'eshte ky betim ne forum?

Edhe babain e pac me shendet, jam i sigurte qe ka vuajtur po nuk paskam takat me lexu hartimin tend.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Pioniere te Enverit...

O Bukra hallall babit tat që mësoi qindra e mijëra studenta (nxënës) po ty si të ka lënë kaq pas dore :confused: ?
Mos e ke gjë sëmundje të gënjesh ti? 4 diploma universiteti dhe tre pedagogjikeje dhe ishte i persekutuar? Po vetë sa ka spiunuar ai babi jot që të marri të gjithë ato të drejtat e studimit? Apo kishte përkrahje nga ndonjë që e ka simpatizuar për arsye të vetat (ngaqë yt atë ishte njeri me kulturë, këmbëngulës, etj.)?

Për çështjen e karrocierëve:
Të dy ju të mësipërmit ia keni fut kot! Ka patur tre kategori karrocierësh:

1) Ata që i kishin dënuar të bënin punë të tillë

2) Ata që ishin karrocierë nga qefi

3) Ata karrocierë që u bënë ministra dhe anëtarë të KQ
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Kondrapedali!

Prandaj ka edhe kosh te plehrave!
Qe une te te hedh ty dhe te tjere si puna jote.
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Prodigy

ne se do te dish arsyen perse une nuk pertoj aspak.

Isha duke lexuar ne
www.digitalobjective.com
dhe te them te drejten nuk me pelqeu mendimi yt mbi Kerrin.

Sidoqofte faleminderit per "Plehren" por nuk e di ne se eshte ky nje kompliment i joti te cilin ju e perdorni pak si dendur.
Por do te doja te shtoj se sikur te ishin te gjitha "plehrat" si une! do te kishim nje bote perfekte.
Faleminderit!
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Prodigy!

edhe do te shtoja se ne se une jam "pleher" dhe me "plehra" si une bota do te ishte perfekte, atehere ngelet qe ne nje bote perfekte si ajo ti do ishe??? Mbeturine?!
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Prodigy!
dhe sa per hartimet e mija do beje mire te shikoje nje here ato citatet e tua te merzitshme te cilat jane shume me ta gjata se harimet e mija.
Por eshte e vertete se fisnikerija eshte rezultat gjenetik dhe jo kohor.
Kaq kisha une
Duke ju falenderuar per kohen qe i kushtuat postimeve te mia.
 

Guest
Re: Pioniere te Enverit...

O cuna e goca..
Me vjen shume keq, qe arrijme e zihemi ne kete fare menyre,por me verte qe ajo nostalgji Enveriste dhe mua ma ngacmon nervin ne kulm,prandaj Bukuroshe leri rehat, ata qe e kane kuptuar me te vertete cdo te thote komunizem dhe cdo te thote demokraci,cdo te thote i lire dhe cdo te thote i burgosur..ky eshte ndryshimi me dy fjale te vetme.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Pioniere te Enverit...

Fillimisht postuar nga Bukuroshja:
[qb] Prodigy

ne se do te dish arsyen perse une nuk pertoj aspak.

Isha duke lexuar ne
www.digitalobjective.com
dhe te them te drejten nuk me pelqeu mendimi yt mbi Kerrin.

Sidoqofte faleminderit per "Plehren" por nuk e di ne se eshte ky nje kompliment i joti te cilin ju e perdorni pak si dendur.
Por do te doja te shtoj se sikur te ishin te gjitha "plehrat" si une! do te kishim nje bote perfekte.
Faleminderit! [/qb]
Honey you are on Crack cocaine! I don't see how anybody in the right state of mind can make any relations to how I feel about Kerry, to my father's political inclination. And this conversation is way the f u c k out of topic. You know, you could have commented, the Kerry article, you could have sent me a private message if you cared but you decided to accuse my father publicly.

You know I would rip any man's (or woman) heart out if they mess with my old man!

Kerkoj falje qe jam prape jashte teme.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Pioniere te Enverit...

Jane vargjet qe here pas here me kthehen ne mend aq sa pyes veten nese do i shpetoje brezi yne hijes te se kaluares apo do rradhitemi dhe ne tek "brezat e djegur". A mendoni ju se dhe ne padashur jemi te prekur nga "semundja" qe nuk na le te shkojme perpara?!

Kam pershtypjen se jemi diku ne mes. Nuk mund te quhemi(ni) breza te djegur sepse adulthood po kalon ne demokraci, por gjithmone do kemi rrenjet tek prinderit qe jetuan kohen e diktatures. Pra, nuk ka si mund te jemi si nje brez i nje vendi qe ka qene gjithmone i lire, kur diktatura komuniste lexohet vetem ne libra, kurse tek ne jane ne memorje dhe bisedat me prinderit. Nga ana tjeter, shyqyr Zotit, jeta dhe shkollimi ne nje sistem te ri politik dhe hapja ndaj Botes ka bere qe te kemi trute/idete/deshirat e nje brezi qe jeton te sotmen.
 
Top