Peshqit e deteve tona

assassino26

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

Fillimisht postuar nga Leila:
[qb] Xhaxhi peshkatari, un dua te di per Barbunin ( i shijshem shume ) , po po gjete ndonje fig, please te jete cilesia e pare, nga nga ata vocraket :wave: [/qb]
Barbuni i afrohet bregut nga shtatori ne nentor.Pjesen tjeter te kohes rri ne thellesi.eshte peshk shume i shijshem.por seshte e thene te jete vocrrak,se shkon edhe ne mbi 500Gram.Megjitahte ai me i vockli eshtye me i shijshenm.Une vdes per koken e barbunit
barbuni.jpg

si ju duket ky
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Peshqit e deteve tona

Xhaxhi peshkatari fenk ju per Barbunin, po e marr qe tani ta pjek ne zgare dhe ta shoqeroj me nje gote vere :wave:
 

blendiys

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

Eshte nje lloj peshku qe ketu quhet "zee tong"
I perkthyer ne Shqip eshte "gjuhe deti",kam degjuar edhe per "gjuhezat" ,por nuk eshte ai lloj peshku.
Nese ky lloj peshku rritet ne brigjet tona,do kisha deshire te dija dicka me shume.
Faleminderit.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

Blendo,besoj se e ke llafin per kete peshkun ketu.Edhe ketij gjuhez i thone.Gjate dites futet ne rere dhe mbasdite dhe naten ushqehet.Arrin der 50 cm gjatesi,por me shume e gjen te 15-20 cm.Ushqehete me gaforre te vockla e kshu gjojnash,tip krostace.Kur eshte i madh shum e kullufit edhe nai peshk te vogel.Mishi i tij eshte shume i shijshem.Ne europen lindore edhe e kultivojne.
Po sqe ky me thuj.Ne vendin tone ka me shumice
Sogliola_-_Ricetta.jpg
 

Darien

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

Fillimisht postuar nga Blendi@:<br /> Eshte nje lloj peshku qe ketu quhet "zee tong"
... Nese ky lloj peshku rritet ne brigjet tona,do kisha deshire te dija dicka me shume.
Faleminderit.
ke ndonjë fotografi?
 

blendiys

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

Fillimisht postuar nga PESHKATARI27:
[QB] Blendo,besoj se e ke llafin per kete peshkun ketu.Edhe ketij gjuhez i thone.Gjate dites futet ne rere dhe mbasdite dhe naten ushqehet.Arrin der 50 cm gjatesi,por me shume e gjen te 15-20 cm.Ushqehete me gaforre te vockla e kshu gjojnash,tip krostace.Kur eshte i madh shum e kullufit edhe nai peshk te vogel.Mishi i tij eshte shume i shijshem.Ne europen lindore edhe e kultivojne.
Po sqe ky me thuj.Ne vendin tone ka me shumice
¨Nuk e kisha pare pergjigjen,ky eshte.
Per mua eshte peshku me mishin me te shijshem,nuk e di nese ne Shqiperi gatuhet.
Sikletin e ka vetem kur qerohet.
Gatuhet/skuqet ne gjalp,pasi eshte lyer me pare me miell,kjo eshte receta me e thjeshte,por edhe me e shijshme.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

Per ta qeruar nuk eshte siklet fare.nqs do ta pastrosh patjeter nga luspat,qe seshte fare e nevojshme atehere me mire e rrjep.E pret pak me thike poshte kokes i kap lekuren edhe rripet shume kollaj.Del vetem mishi i bardhe.Une te keshilloj qe nqs seshte shume i madh,mos e qero fare nga luspat.Provoje keshtu si them une. Eshte shume i shijshem dhe luspat e tij bejne shume mire per syte.
Une i skuq pa miell fare.Kur gatuhet peshku eshte gabim te perdoret mielli.theket pak dhe mmmmmmmm... me raki eshte fantastik fare.
 

Darien

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

jam dakort me peshkatarin, gjuhëz i themi edhe këtij peshku; unë zakonisht i kam rrjepur, pavarësisht nga madhësia, hiqen dhe luspat bashkë me lëkurën

për ta shijuar tamam peshkun, mielli duhet përdorur sa më pak, vetëm në rastet kur ke merak se ngjit në tigan kur e skuq (fërgon) dhe vetëm aq sa duhet për të ruajtur peshkun

ç'na i kujtoni mo aman se kam kaq vite pa ngrënë gjuhëz /pf/images/graemlins/smile.gif
 

blendiys

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

Me falni per mangesine ne shprehje.
Sigurisht qe nuk qerohet,por kur flet per peshk fjala me adapte eshte Qerim ,nejse,por edhe kur rripet mund ta krahasoj me sikletin e ngjales,duhet te besh shume kujdes qe bashke me lekuren mos te shkulesh edhe nje pjese te mire te mishit.
Mielli perdoret qe te mos ngjisi gjate skuqjes,dhe nuk besoj se mund te shtoje shijen,pervecese ngjyres se bukur.
Po ne Shqiperi si gatuhet?
Po dicka per midhjet?
(ne se mundeni)
Ju pershendes.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

P.S,Rakia nuk me duket pija e duhur,nje gote vere e bardhe i pershtatet te gjitha ushqimeve. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Guest
Re: Peshqit e deteve tona

PESHKATAR
Kam gjuajtur shume edhe une por ne qofte se ke mundesi nje foto te nje PESHKAQENI te lutem.




&lt;Do tua nxij jeten&gt;.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

duhet te besh shume kujdes qe bashke me lekuren mos te shkulesh edhe nje pjese te mire te mishit.

Ne rastin e ngjales ke te drejte,por tek gjuheza,ne rast se eshte e fresket,nuk eshte problem fare.Pastaj ndoshta mungon dhe mjeshteria ne te qeruarin e peshkut /pf/images/graemlins/laugh.gif

Peshkaqenet jane shume llojesh,qe nga me te parrezikshmit e der tek ata qe cilesohen shume te rrezikshem.Mqs ra llafi te peshkaqeni,kam degjuar qe e gatuajne shume.A di ndonjeri ndonje menyre,pasi une ze shpesh dhe ose i fal ose i leshoj prape.

squalo_bianco.jpg
 

Darien

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

Fillimisht postuar nga PESHKATARI27:
...
Mqs ra llafi te peshkaqeni,kam degjuar qe e gatuajne shume.A di ndonjeri ndonje menyre,pasi une ze shpesh dhe ose i fal ose i leshoj prape.
...
gatuar si shumica e llojeve të peshkut i kam bërë unë (fileto të blera këtu, jo të zëna vetë :shrug: ); i lashë filetot në lëng limoni që e kisha përzier me ca erëza për 20-30 minuta, pastaj e futa në furrë me pak gjalpë përsipër se nuk kishte dhjamë të vetin që të shkrinte; e di vetë vazhdimin ti; në zgarë kam ndërmend ta bëj ndonjë ditë, po s'i ka rënë radha akoma
 

blendiys

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

Peshkataro:jam vertete amator ne guzhine /pf/images/graemlins/wink.gif
Po dicka per midhjet nuk me the.!
Vazhdojne te serviren te skuqura me veze dhe miell?
Apo kane hyre edhe recetat e huaja?
 

assassino26

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

Fillimisht postuar nga Blendi@:<br />[qb] Peshkataro:jam vertete amator ne guzhine /pf/images/graemlins/wink.gif
Po dicka per midhjet nuk me the.!
Vazhdojne te serviren te skuqura me veze dhe miell?
Apo kane hyre edhe recetat e huaja? [/qb]
Te midhjet se di vlla...Une me teper i ha te gjalla,ose i perdor per karrem.S'para ja thek shume per te gatuar megjithse me pelqen shume te gatuaj,sidomos peshkun.Une kur jam i ngeshem i bej me makarona,ose kur smungon absolutisht ngeja ja coj 1 mikut tim spanjoll qe na i ben paedhja.
kanaliqet jane me te mirat.se di a i ke parasysh,nejse
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

Peshkataro zakonisht me makarona( tagliatelle-tagliateli)shoqerohet sumoni ndersa midhjet lezetin e kane vetem me frita dhe vere te bardhe kuptohet.

Ja si pergatiten:
Per te pergatitur midhjet duhen ca bishta preshi /pf/images/graemlins/laugh.gif ca karrota,qep te thata dhe te njoma dhe céleri(selino ne shqip me duket shif foton)
694.jpg


pasi priten ne copa te vogla fare i skuqim ne nji tenxhere me pak gjalp (madhesia e se ciles varet nga sasia e muleve). I leme te skuqen per rreth 10-15 min., pastaj i hidhet pak kripe,piper i zi dhe nji filxhan me vere te bardhe,mbas hedhjes se veres lihen akoma dhe nja 2-3 min.pastaj hedhim edhe midhjet (midhjet duhet te pastrohen me thike ne fillim) te cilat i perzjejme me perimet qe kemi ne tenxhere,pastaj tenxherja mbyllet dhe i leme rreth 15 min. derisa te jene hapur te gjitha midhjet.Pastaj hahen.

Une i ha shpesh vetem se te bezdis pastrimi.Edhe lengun e kane fantastik fare.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Peshqit e deteve tona

te midhjet une e kam problemin se me ngelen me rere,prandaj s'para i perdor.Ju e keni kollaj se merrni millje ne dyqan,pasi kan kohe qe rrine ato,e vjedhin te gjithe reren,kurse une i gatuaj te gjalla
 
Top