Pershendetje

Pershendetje

Po prezantohem me pare. Quhem Marin Mema , jam gazetar ne Top Channel. Jam rregjistruar ketu, per nje arsye shume te vecante, te kem debat sa me te drejperdrejte me te gjithe. Do te mireprisja cdo idee qe mund te me jepej per speciale apo reportazhe, te cdo natyre sociale apo investigative.Per cdo problem qe ju shqeteson apo ju ben pershtypje do prisja me qejf cdo ide.Per te goditur korrupsionin apo per te treguar nje realitet te hidhur dhe godites.
 

marinm25

Primus registratum
Re: Pershendetje

Klasa e re politike, dhe ajo intelektuale eshte shume e perkedhelur nga shoqeria prandaj shpesh i shohin gazetaret e rinj me skepticizem. Megjithate pranoj dicka qe gazetaria ne shqiperi nuk ka lidhje me profesionalizmin. Ne pergjithesi politikanet dhe intelektualet i respektojne gazetaret qe i pasqyrojne paster veprimtarite me te cilat merren, por duke qene se pjesa me e madhe e gazetareve jane te papergatitur me shume pak bagazh atehere cfare respekti duhet te presin. Ka shume gazetare pa eksperience dhe shume jashte profesionit te tyre.Nuk thellohen ne ate qe bejne dhe nuk lexojne informohen per ti percuar publikut nje gje sa me cilesore.
 

marinm25

Primus registratum
Re: Pershendetje

FALEMINDERIT TE GJITHEVE QE ME KANE MIREPRITUR NE KETE FORUM. FALENDEROJ EDHE MODERATORET.
 

marinm25

Primus registratum
Re: Pershendetje

SHIKO TOP CHANNEL KA KUSHTE TE JASHTEZAKONSHME NE KRAHASIM ME TV E TJERA. KETU ESHTE ME THENE TAMAM , ESHTE GJYNAF MOS ME PUNU.NE TOP CHANNEL NUK KA ABUZIME ME BURIMET E INFORMACIONIT,AS NE TV E TJERA ELITARE. NDERSA NE ATO MEDIA TE SHKRUARA APO ELEKTRONIKE TE DORES SE DYTE KA SHUME SHPESH ABUZIME
 
H

harap

Guest
Re: Pershendetje

Marin gjithsesi ti mos u merzit pasi edhe mund te dal ndonje filiz qe te nervozoje po keto ka te keqe bota e internetit /pf/images/graemlins/smile.gif
Kur te besh emisionin tjeter beje ketu ne forum /pf/images/graemlins/smile.gif
suksese.
 

Juela

Primus registratum
O Klani i Forumit

E para, o njerez te forumit, tjetri hyri u prezantua, kerkoi nje keshille, mendim, ndihme a ku di une dhe ju e bombarduat me pyetje, ngritet vetullat dhe rrudhet fytyrat skeptike a thua se Marini hapi temen "Kush do me jap mua 10 mije euro tia kthej mbas 10 viteve!". Prit o derezinj, ai kerkoi mendim duke qene se ky eshte nje forum i cili lexohet nga 10tra mijera njerez dhe ne keto mijera njerez ka disa qe njohin dike, kane nje histori per te treguar, mund te flasin per fshatin, qytetin e tyre, ndoshta ndihen te paragjykuar, apo kane qene deshmitare krimesh e trafikimi a ku e di une se po ja fus tani. Ai me sinqeritet u prezantua se edhe mund ti vidhte temat dhe ti perdorte si "burim i paidentifikuar" megjithate qe ta dini, gazetaret ku ta gjejne te permendin burimin e tyre sepse keshtu shtohet vertetesia e lajmit. Kur thuhet burim qe nuk do te identiikohet eshte thjesht nje Burim qe NUK DO TI DAL EMRI NE EKRAN. Kaq. Persa i perket pyetjes, nese duhet apo jo te japin te dhena, Marini nuk po jep asnje te dhene qe nuk shihet ne televizion. Nuk po thote filani eshte lidh me filanin brenda Topit, as se Filani eshte zene me filanin, apo filanin e hoqen nga puna, ai thjesht po thote nje GJE TE DUKSHME. DMTH, Jashte Bulevardit eshte zevendesuar me Eskluziv. Nese nuk e keni pare apo se keni idene cfare eshte, mos hyni kot tek ky forum dhe jepni mend se cfare duhet te bej Marini, se keni fillu dhe ju albforumi, sidomos ju mbi 2000 shkrime te ktheheni ne klan...hahaha...si ato femrat bjonde ne high schools amerikane...
Tani behuni kalamaj te mbare e jepni ca ide nese dini, lidhuni privat me Marinin, se tjetri po behet transparent dhe po kerkon mendimet tuaja sepse ne fund te fundit ju jeni shikuesat, qe me vone te mos thoni "po keta ngelen duke bo kronika vetem per unazen e Tiranes".
 

marinm25

Primus registratum
Re: O Klani i Forumit

Hallall parukierja. Ne kete moment me hoqi fjalet se e tha thjesht dhe qarte ate qe une ju kisha shprehur te gjithe antareve. Ju thoni pse gazetaret nuk jane trasparente, pse nuk bejne ate, pse nuk bejne ate
Une vete vij ketu dhe flas me ju, per te qene koherent me te gjithe, e per te marre idete e te gjitheve. Tamam qe neser te mos thoni , booboo keta gazetaret nuk bejne asgje per te dale jashte mermerit te bulevardit
 
H

harap

Guest
Re: O Klani i Forumit

Marin mendoj se je i vetmi qe more gjithe ato pergezime e pershendetje sepse vleresuan ate qe ke bere,po lere ca thote kjo qe rregullon floket.
 

marinm25

Primus registratum
Re: Pershendetje

Nuk eshte problemi vetem tek drejtuesit. Une mund te them thjeshte kam kater vjet qe punoj ne Top channel. 3 prej te cilave me Andi Bejten dhe rreth 6 muaj me Sokol Ballen , per mua te dy njesoj jane.Une perpiqem te bej punen time. Nuk kam preferenca, mjafton qe te punoj e te me jepet mundesia ta bej i lire dicka te tille. Mua s me interesojne emrat e drejtoreve me te dy kam shkuar dhe shkoj top fare. I respektoj dhe me respektojne kaq
 

Dolores

Primus registratum
Re: Pershendetje

....cudi se kosovaret jan fanatike te shqipes /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Pershendetje

Une mendova se do hidheshin ide per ndonje teme qe ngacmon dike e qe mundesisht mund te kthehet ne nje emision. Pse ka rendesi te merremi me njerez te pervetshem?

E kam fjalen se ve re qe temat e mediave perfundojne ne nivel thashethemesh alla "tabloid", kur media duhet kritikuar pikesepari si media.

Pse te mos themi per shembull se valet, ajrore apo dixhitalo-ajrore, apo edhe satelitore jane prone e perbashket e taksapaguesit shqiptar, qe i leshohet "me qera" per perdorim filan apo fistek operatori ne formen e licencave qe rinovohen. E drejta e transmetimit. Pra si "qiramarres i valeve" stacioni radiofonik apo Tv ka nje detyre morale te respektoje qiradhenesin. Si? Duke i pare hallet popullit (fiksi? edison ypi ne vizion+), perhapur te verteten ne lajme, duke zbuluar korrupsionin aty ku gjendet. Por kur genjen, tregon gjysme te verteta, je duke mosrrespektuar klientin dhe qiraxhiun tend njekohesisht. Dhe kjo eshte e papranueshme.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Pershendetje

Pershendetje Marin!
Per t'ju pergjigjur kerkeses tende ne postimin fillestar, dua te ngre nje problem shqetesues per mua dhe mendoj shume te rinj shqiptare jashte vendit.
Pra konkretisht, nje i afermi im, student shqiptar ne Amerike, shkoi ne vendin e tij per pushime dimri vetem per te mos patur me mundesi per t'u kthyer e mbaruar vitin e tij te fundit universitar. Flas per vizat e studentit; per ambasaden amerikane ne Shqiperi qe padrejtesisht nuk u jep rinovim vize studenteve legjit. C'ben qeveria jone per mbrojtjen e te drejtave te studenteve?
Eshte per te qeshur dhe per te qare po mendoj veten time para 8 vjetesh kur nuk me dhane vizen e studentit heren e pare me preteksin "You are a pretty girl; you'll get married and not come back".
 

marinm25

Primus registratum
per lolen

Nese mendon se kam ardhur ketu per te shfryre mllefe apo per te share pas kraheve njerin ose tjetrin e ka gabim. Nuk jam nga ata njerez. Per me teper une kam patur dhe kam mardhenje te shkelqyera me drejtuesit e mij. Qe nga Enkel Demi, te Andi Bejtja te aktuali Sokol Balla , te cilin e respektoj jashtezakonisht si njeri shume kerkues , dhe si nje nder analistet gazetare me te mire nbe vend. Se kam pakenaqesi per mbylljen e nje emisioni kjo nuk do te thote se kete shqetesim nuk ja kam bere te ditur drejtuesve te mij. Por vendimi i tyre do respektuar. Nuk jam as ketu as ne Top Channel per tu marre me thashetheme, apo llafe mbrapa kraheve. Po e perseris prape kam mardhenje shume te mira vlersimi e respekti edhe me drejtuesin aktual, dhe per kete me vjen mire se eshte nje kusht i rendesishem per t ju afruar sadopak profesionalizmit.Kaq
 

963

Primus registratum
Re: per lolen

Marin, nqs te kane pushuar, shiko te fillosh pune ne ndonje vend tjeter, pse tregon jeten tende ketu ne forum.
 

Blendi

Primus registratum
tema per emisione

Nuk po te akuzoj per thashetheme, dhe per asgje, thjesht po te keshilloj, mos u jep pergjigje pyetjeve personale, nuk jemi te interesuar, dhe po te vazhdosh tema nuk do jape ato rezultate qe prisje. Let's keep it profesional!
Cka ndodh ketu eshte qe shpesh keto tema degjenerojne ne nivel thashethemesh, jo kjo teme, por flas nga tema te hapura me pare. Pra thjesht injoro pyetjet per shefat dhe ish shefat, le te flasim per plaget e shoqerise.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: tema per emisione

Ti Blendi nuk e kupton se ndoshta qellimi i shume gazetareve ne Shqiperi, hiq kete Marinin dhe ndonje tjeter, eshte te diskutojne per njerezit, jo per fenomenet.
Shume mire bere qe i the mireseerdhe ne forumin tone.
Une do thoja edhe te lutem lexo sipas kategorive se ashtu mund te gjesh me shume tema. Gjithashtu do te thoja se mos ia ver veshin Parukieres, qe kritikon ato me 2000 poste e qe mund te te mesojne dicka, qofte edhe nje ide, te cilen me pas ti mund ta perpunosh ne menyre cilesore.

Ah, vetem dy gjera kini parasysh ti dhe gjithe ata qe merren me gazetari dhe nje dite duan ta meritojne emrin gazetar: Etiken profesionale dhe te drejten e autorit. Ndoshta ka ardhur koha te zhvilloni nje personalitet!!!
 
Top