Pershendetje

Pershendetje

Po prezantohem me pare. Quhem Marin Mema , jam gazetar ne Top Channel. Jam rregjistruar ketu, per nje arsye shume te vecante, te kem debat sa me te drejperdrejte me te gjithe. Do te mireprisja cdo idee qe mund te me jepej per speciale apo reportazhe, te cdo natyre sociale apo investigative.Per cdo problem qe ju shqeteson apo ju ben pershtypje do prisja me qejf cdo ide.Per te goditur korrupsionin apo per te treguar nje realitet te hidhur dhe godites.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Pershendetje

Dhenia e ideve eshte profesion dhe zakonisht blihet me para.

Pa dashur qe te kete keqkuptime, ne kemi nje nenforum mbi Median pak me poshte, ku nje kolegia juaj na ka pyetur se si e duam televizionin perfekt. Ndoshta aty gjeni ndonje gje qe ju hyn ne pune...
 

Ema

Goddes
Re: Pershendetje

O Zoti gazetar!
Ju lutem shume te shtrosh nje teme dhe populli te pergjigjet.Se populli keshtu ne hava nuk kupton mire,i do gjerat shqeto.
Po presim!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Pershendetje

Une nuk di ndonje gazetar te ndershem qe paguan per historite e veta. Gazetari i zbulon historite, kurre nuk i blen. Ne fakt eshte puna e gazetarit qe t'i mbaje veshet ngrehur, syte hapur dhe te mase pulsin e shoqerise. Cka eshte pikerisht ajo qe Marini po e ben ketu, mendoj eshte vlersim per AF qe te konsiderohet si burim hisorish e qe disi te beje pjesen e vet ne sherbim te shoqerise.
 

marinm25

Primus registratum
Re: Pershendetje

Shiko une nuk kam ardhur ketu per te vjedhur ide, absolutish.U rregjistrova dhe u prezantova.Sado qe ngrehur ti mbaj une syte, nuk mund te jem ne koherence te plote me cdo hall apo problem qe mund te kete cdo njeri. Kam levizur shume ne cdo treve te shqiperise edhe ne fshatra ku jo internet,por as energji, uje , drita e buke per te ngrene nuk kane. Ketu kam ardhur per te qene i hapur me cdo antar qe kerkon te shprehe nje shqetesim te tijin. Gjeja me e rendesishme eshte te jetosh me problemet e cdo individi, te pranosh kritikat, e te kerkosh te permiresoshesh. Gazetari nuk behet duke e mbajtur prapa.... ngjitur pas karriges ne zyre.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Pershendetje

Mesa di une ai/ajo qe ka pakenaqesi shkon tek ai/ajo qe i ka shkaktuar keto te fundit, e jo anasjelltas.

Megjithate ti duhet ta mendosh paraprakisht a do te te pelqente te bashkebisedoje nga pozita e nje 'profesionisti', pra personi publik, me persona anonime. Sa do ndikonte anonimati i tyre ne seriozitetin e bashkebisedimit? Sa indiferent do ishe ti ndaj faktit qe nderkohe qe ti ke marre persiper nje nisme relativisht "profesionale", rrjedhimisht "serioze", ketu jo gjithcka merret seriozisht dhe jo gjithkush eshte i prirur te sillet korrekt?

Do ish me mire te kaloje pak kohe ne af para se te ndermerrje nje nisme te tille, te ndryshme nga dinamika e deritanishme e ketij forumi. Megjithate nese vrojton me teper se shkruan ndoshta inisiativa jote do jete nje "start" i ri /pf/images/graemlins/smile.gif
 

marinm25

Primus registratum
Re: Pershendetje

Shiko eshte shume me e thjeshte. Nuk ka pse ta kem problem se po flas me persona anonime. Une po kerkoj vetem ate qe shqeteson cdo njerin prej jush, nje lloj debati. Mos harro qe shpesh njerezit e thjeshte, thone me shume te verteta sesa gazetaret.Dinamika e forumit eshte te diskutoje per median, edhe une ate po kerkoj, per median dhe problemet qe nuk jane pasqyruar e mund te pasqyrohen.
 

963

Primus registratum
Re: Pershendetje

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk ka pse ta kem problem se po flas me persona anonime.

[/ QUOTE ]

Detyra e gazetarit eshte te pasqyroje realitetin, e jo te luj rolin e Dr Allamudhit.
 

marinm25

Primus registratum
Re: Pershendetje

dhe ku ishte roli i dr allamudhit ketu? ju pergjigja geshtenjezes. C lidhje kishte dr allamudhi
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Pershendetje

<font color="brown"> E di si eshte problemi Marin? Se pari, hape te njejten teme tre here per t'u lexuar me patjeter. Nuk kishte nevoje meqe subjekti qe aty. Me tej, u ankove qe emisioni "Jashte bulevardit" ishte mbyllur pasi eshte nderruar drejtorlleku ne Top Channel. Per kete nuk bejme dot gje, se nuk i ndryshojme dot gjerat me nje te rene te shkopit e pa patur asnje lloj fuqie ketu. Kerkove ide ne menyre shume te pergjithshme, d.m.th, hallet, problemet, korrupsioni.
Shumica prej nesh vijne ketu per te gjetur nje argetim dhe per te bere diskutime serioze ose karagjoze.
Ajo qe tha nje admin me siper eshte e vertete. Jane marre shume ide nga ky forum dhe asnjehere nuk eshte cituar si burim informacioni, ose, me keq, eshte vene emri i nje burimi tjeter, apo eshte thene shprehja "burime te paidentifikuara..."

Megjithate, nese do te informohesh duhet te shikosh pak neper temat e nenforumeve qe te interesojne ose te arkiva dhe do gjesh shume.

Ndoshta edhe menyra e shtrimit te temes qe pak e gabuar. Ti si gazetar e di, qe kur ben nje interviste duhet te drejtosh pyetje ose te besh ngacmime qe te sjellin si reagim pergjigjen qe synon dhe jo ate te parashikueshmen. Ketu nuk e bere. Mund te kishe shtruar nje pyetje te terthorte qe do mblidhte shume anetare te te jepnin pergjigje.

Nejse, nese je pak me i qarte dhe na e thua se per cfare do te bisedosh, beje, por, te lutem, pa ato klishete "hallet e perditshme ose korrupsioni", se na vjen per te vjelle per aq here ne dite sa na serviren ne kete menyre nga mediat.

PS. Emisionin "Jashte bulevardit" e kam ndjekur dhe ishte shume interesant dhe me vjen keq qe eshte zevendesuar me "Exclusive" Ka me brume qe ne titull i pari. /pf/images/graemlins/wave.gif
</font>
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Pershendetje

ky Marini i jashte bulevardit eshte???

Ti Marin u more me emisionin mbi burgun e Spacit???
Po mire te te pyes une, as fjalite e tekstit te atyre te rinjve qe bene versionin e pare te dokumentarit nuk ndryshuat? Apo s'keni kohe ju te Topit se gazetarja eshte aq arrogante e krenare per faktin qe punon tek Topi, sa ne lajm thote "Burgu i Spacit ne Burrel" dhe tregon se s'eshte e afte as te degjoje, as te shikoje dhe as te lexoje.

Dil njehere rrugeve pa arrogance gazetari tiranas dhe pa badge-in e Topit, se ndoshta do kuptosh dhe do zbulosh ato ceshtje qe do ta benin emisionin tend te suksesshem.

Keshille miqesore kjo, e nje anonimi!!!
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Pershendetje

<font color="brown"> Simplo, ate punen e burgut te burrelit ne Spac apo ku di une se cfare nuk e ndryshojme dot, persa kohe gazetarja ka mendjen te merret me rimelin e modelin e flokeve ose per aq kohe sa edhe nje drejtor i caktuar eshte i prirur te gjeje ate "bomben" edhe ne lajmin me te thjeshte e telegrafik qe i vjen. Kjo vlen per te gjitha TV-te, se nuk eshte vetem Top-i qe i leshon keto thagma.
Per nivelin e ulet te formimit gazetaresk nuk kemi me c'te themi se jemi bere si fyelli i bariut ne pus. Megjithate, ai emision kishte perpjekje serioze dhe per kete duhet vleresuar. Nuk mund te behemi nihiliste, por, nga ana tjeter, as t'u themi bravo se e keni ndritur, se nuk eshte keshtu.
NJe miku im e i yti bashke, kur kishte marre vesh per dike qe ishte gazetar, i kishte thene : "Aaaaa, ama ti qenke qe me lodhke mua kur shkoj ne shtepi se me duhet t'i shpjegoj tim eti se cfare jeni duke folur eeeee? " /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Nejse, te fillosh e te flasesh per pune gazetarie na ze viti tjeter /pf/images/graemlins/laugh.gif.
</font>
 

marinm25

Primus registratum
Re: Pershendetje

Hapa tre tema te ndryshme jo sepse doja te lexohesha me cdo kusht por sepse nuk jam nje ejspert i fushes se forumeve. Eshte hera e pare qe rregjistrohem dhe shkruaj ne nje te tille. Per heqjen e jashte Bulevardit nuk u ankova, lexova ne disa rradhe te antareve te ndryshem qe kerkonin me shume emisione si ai, dhe u pergjigja, duke lene te kuptohet, qe sot ndjenja dhe trasmetimi i realitetit ja ka lene vendin anes komerciale, dhe kjo jo per faj tone si gazetare por shpesh per ate te drejtuesve. Une vete kam qene nga ata personazhe qe jane marre si me tema investigative qe zbulonin mashtrime apo korrupsion, por edhe me tema sociale, per kete nuk bera pyetja te qarta. Une ketu nuk vij si gazetar pavarsisht se u prezantova si i tille, ketu vij si nje njeri ne rradhe te pare, qe nuk e ka problem te mbaje vendin e punes, por qe kerkon te tregoje sa me paster realitetin, qofte edhe per te treguar ketu ne kete forum se ka gazetare qe mendojne e punojne edhe me ndjenje, qe u dridhet edhe zeri kur shohin shume gjera. Kaq
 

marinm25

Primus registratum
Re: Pershendetje

Shiko une kam bere nje jashte bulevardit per kampin e Spacit, 35 minuta. Se ku eshte Spaci e di shume mire kam qene 3 here. Persa i perket gafave te te tjereve nuk pergjigjem une. Sic thashe kam nje reportazh per Spacin qe u trasmetua ne Jashte Bulevrdit rreth 1 vit me pare. Me pas me nderrimin e drejtuesve Spaci u be serish ne eskluziv por jo nga une. OK. Une kam qene ne cdo cep te mundshem per reportazhe, vetem per te shkuar ne vende ku gjej dicka te bukur prekese nuk pertoj. Nga Kuksi kur u bllokua rruga nga debora vjet, ne patos marinze, ne kishen e lacit, ne bazen e pashalimanit, ne has te kuksit,nga Rrajca ne Librazhd per zakonet, ne Belsh, nga Zgjup Kodra nga Gramsh ne Tamare e Lepushe. Nuk jam nga ata qe hapen me bexhen e topit. Jam nga ata qe marrin kembet ne krahe e punojne, pa pordhe e pa asgje tjeter te tille. Perpiqem te pasqyroj gjithshka ashtu sic eshte ne realitet.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Pershendetje

<font color="brown"> Ti mund te jesh nje nga keta qe marrin kembet ne krahe dhe nuk e ve ne dyshim, por je nje pakice pakice, me pak se edhe kaq. E c'te duhet te lodhesh te pasqyrosh realitetin ti kur me nje firme e nje telefonate ai te vjen ashtu si refleksi ne ato pasqyrat qe shtremberojne imazhin? Ky reagim ketu te tregon se si perceptohet gazetaria nga ne "te vdekshmit e zakonshem" dhe kjo nga deshira per te pare nje gje qe nuk vret syte nga mungesa e profesionalizmit dhe nuk vret veshet nga budallalleqet qe as nuk arrijne te formulohen sic duhet.

Megjithate, ta thashe edhe me siper, shtro pyetje konkrete te marresh pergjigje konkrete, pa kesaj pune, po ta perseris, nuk i gjendet zgjidhja ketu. </font>
 

Blendi

Primus registratum
Re: Pershendetje

Marin, mireseerdhe ne Albforum, nuk e di sa kafe kane pire keto sot, lejeni cunin te hyje mire ne fillim, se e pertypet e tani po peshtyni kockat. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Tani, AF eshte faqe publike, nuk mund te ankohemi per vjedhje idesh, se se fundi idete nuk jane origjinale por lindin dhe sendertohen nga ide te meparshme te njerezve te tjere... pastaj, per ate qe nuk i referohen asnjehere burimit kur lexojne dicka ne forum keni te drejte.

Une kam nje sugjerim per ty, meqe je gazetar mos e merr per ters, por eshte dicka qe shqeteson shume vete si puna ime dhe ajo eshte cilesia e dobet e lajmit dhe gazetarise shqiptare ne pergjithsi, nisur nga gazeta 55 dhe duke perfunduar tek Top-Channel. Une jetoj jashte vendit dhe kam eksperienca me disa emra shume te degjuar (u pranova praktikant Janarin qe vjen tek CNN, Washington DC) prandaj me ben pershtypje se sa peshe KA NJE EMER ne shqiperi, kur tek The Boston Globe dhe NBC Boston ve re nje perkushtim, perulesi dhe respekt ndaj lajmit qe ne mediat shqiptareka humbur e rendesi i vihet vetem logos se nje kanali, qe ne rastin me te mire eshte ende disa dekada prapa mediave bashkekohore.
Duket sikur gazetaret e rinj shqiptare nuk gezojne ndonje fare respekti nga klasa e re intelektuale shqiptare? Ti si thua? Pse?
 
H

harap

Guest
Re: Pershendetje

Marin je gjithmone i mirepritur per debate te tilla.Meqenese Albforumi sot eshte Forumi me i madh dhe i vetem shqiptar prandaj edhe zgjedhja jote besoj se eshte e drejte.Do kesh ndihmen e stafit tone per mbajtjen e rregullit edhe respektimin e figures tende ne kete forum tek tema serioze.Duke qene te mirepritur te gjithe koleget e tua shpresojme qe idete tuaja te jene te dobishme per te dy anet.
Nje pyetje : Si shpjegohet qe Shumica e gazetareve te Top Channel jane te pakenaqur nga levizjet e bera ne stafin drejtues dhe jane te fjalemire per presidencen....
 

marinm25

Primus registratum
Re: Pershendetje

Shiko nuk eshte se jemi te pakenaqur nga stafi drejtues. Presidenca ka qene gjithmone superkorrekte sepse , ketu na jane plotesuar gjithmone te gjitha, jo vetem nga ana financiare por edhe nga ajo njerezore.
Persa i perket pjeses tjeter, ndryshimet gjithmone sjellin probleme, sepse cdo kush ka preferencat e tij. Sic duket qarte me pare egsistonte jashte bulevardit tani jo. Eshte tregues i qarte qe drejtuesit kur vijne ne nje tv te rendesishem kerkojne te tregojne me cdo kusht se ka ndryshim nga paraardhesi, nderkohe qe emisione te tipit jashte bulevardit jane pasuri per topin dhe nuk ka rendesi se kush ka firmen si drejtues. Kjo per te te treguar se cfare ndodh shpesh ne realitetin shqipetar kur ndryshohet hierarkia, jo vetem ne media por edhe ne administrate.
 
H

harap

Guest
Re: Pershendetje

Edhe une mendoj qe ka qene emision i realizuar.
Gjithsesi mendoj se stafi duhet ti vere gishtin kokes para se te krijoj nje krize totale.Pasi derisa Topi ka qene nje TV i suksesshem ska pse levizen emisione kot.
 
Top