PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Adonis

Primus registratum
PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Ja dhe aksidenti tragjik rrugor I rradhes ndodhi, 15 te vdekur dhe dhjetra te plagosur. Personalisht besoj se pervecse disa akuzave se kush e pat faj asgje ska per te ndryshur. Shoferet shqiptare akoma do te vazhdoje me te tyren, ku rripat e sigurimit nuk vihen se eshte turp dhe bezdisje per ti mbajtur, gjithomone ne rrudhe duhen te jene duke parakalur dike dhe pse rruget jane nje kalimshme, malore, te ngrira or te mbulur me debore. Duke mos harruar ketu qe shumica e konsiderojne veten te jene michael schumacher .

Mos valle akoma ekziston ajo thenja qe ne shqiptaret jemi trima e sy shqipoje qe skemi frike nga vdekja?
 

Arjola

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

u preka jasht mase nga ky lajm i fundit. Por shqiptaret duhet te kene konstruktim te rrugeve ne rradh te pare, dhe pastaj vjen rradha e te pasurit kujdes. Megjithate, tek shqipetaret qendron ajo kokeforrtesia dhe mentalitete negativ i te qenit i 'pavdekshem' dhe CUBA. Nuk i marrin seriozisht edhe pasi e dine nga fakte qe ndodhin qe p.sh. rrypi i sigurimit te shpeton jete, oje shpejtesia te vret. Por fundja edhe shume, shume faj nuk iu ve ngaqe kur paten ti mesojne ti respektojne rregullat kur shqiperine e ka mbytur korrupsioni dhe varferia. xx
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Ne vendet e tjera te te shohin pa rryp ha nje gjobe te mire, si shoferi apo dhe pasagjeri, ne Shqiperi ha gjobe per qefin e policit ska gje se ke rryp apo respekton rregullat..
Do doja te dija ka ndonje gje qe eshte ne rregull atje te ne? Me sa shoh JO. Sa keq!
 

xhoni

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Po nuk eshte puna ke rrypi i sigurimit.Problemi qendron gjetke.
Makinat ne Shqiperi nuk plotesojne kushtet minimale te sigurise.Kolaudimi behet me nje pes mij leksh ke dora.Kur frenat spunojne mire,domosdo qe makina do rreshqase apo do dale ne krah te kundert.Pastaj ne rruge nuk ka asnje lloj tabele paralajmeruese.
Mos flasim pastaj per shoferat qe pine nga dy dopje qy n'pik t'sabahut :shrug:
 

c'est moi

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Shqiptaret nuk kane edukate qarkullimi.
Rripi i sigurimit eshte e keqja me e vogel ne Shqiperi.
Te shikoni trafikun ne mengjes, si behen makinat kacurrel, dhe do kuptoni se ca do me thene te levizesh me makine neper Tirane.
Duhet te kalojne edhe nja dy breza te tjere, deri sa te vije dita, qe shoferi te llogarise se duhet ti lere rruge edhe makines tjeter te kaloje.
Hajt tung, se kemi kohe....do rregullohet edhe ketu.
 

Adonis

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Dhe si gjithmone ne si shqiptare qe jemi akuzojme qeverine qe nuk na i ka plocuar kushtet, dhe kjo per mua e ben kete ceshtje dhe me te cudicme. pra kur ti e di fare mire qe qeverija se ca k.... fare per ty dhe jeten tend,

ti si person pse nuk merr masat e duhura per tu kujdesur per jeten tende dhe te familjes qe ke pas dhe nje here me teper se sa cduhet. pra ta vej rripin rripin a sigurimit, mos pij nje liter raki para se te hipi ne makine dhe mos ja husi gazit sa te kete makina.

kaq te bezdisura kaq te panormalshme jane kete rregulla per tu zbatuar
 

blendiys

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Dikur kam pare nje dokumentar teper interesant te cilin e kishin pergatitur psikologe dhe analiste,ne fakt behej fjale menyrat e demonstrimit dhe protestes dhe nje pike tjeter e diskutimit ishte dhe zbatimi i rregullave te trafikut.
Ne Rusi psh,qytetaret dhe pse nuk kane ndonje impenjim me te madh se fqinjet e tyre,ne pikun e trafikut sulen si kamikaze mes vargut te makinave per te dale ne krahun tjeter te rruges.kurse disa kilometra me tutje,fqinjet Norvegjeze apo Finlande qytetari pret driten jeshile (dhe pse nuk ka trafik) te kaloje ne anen tjeter.
 

Gysi

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Po mire cfare presim ne qe qytetaret ne kembe te presin jeshilen e semaforit edhe kur rruga eshte bosh, kur ketu ne mes te dites, ne Tirane, vete makinat e policise, megjithese nuk jane me urgjence, ne me te shumten e hereve futen ne semafor me te kuqe. Cfare ngelet pastaj per njerezit?

Por nuk besoj dhe aq se ka te beje me rripat e sigurimit tragjedia ne fjale. Fundja ne autobus une nuk e di te mbahen rripa sigurimi. Problemi qendron tek gjendja e mjerueshme e rrugeve tona gje qe sjell edhe aksidentet e shumta ne ato pak rruge nacionale qe kemi. Ne rastin konkret p.sh. po te kishte nje bordure me te larte dhe te fortifikuar anash ajo rruge, besoj mund t'a kish mbajtur autobusin ne rruge dhe nuk do t'a kish len te perfundonte ne humnere.

puna eshte se edhe ato rruge qe shtrohen nuk plotesojne standartet e normave normale dhe sidomos rralle sheh mbikalime apo nenklaime gje qe e rrezikon jeten e udhetuesve, pasi rruget e shtruar lejojne kushtet per te shtuar gazin, por jo per te frenuar, ne shpejtesi te medha.

Keshtu aksidentet me te medha jane ne dy superstradat e reja si ajo "Durres-Lushnje" dhe "Tirane-Lezhe".
 

OROSHI

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Sic e tha edhe Xhoni primarja eshte KONTROLLI TEKNIK i makines,po te jete ne rregull makina atehere eshte gjysma e te keqes e eliminuar.Pastaj nuk diskutohet qe rruget,te qenit "shofer" dhe intuita ne drejtimin e makines jane shume te rendesishme.
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

nig'joni plakun ,se kam pak eksperienc n kto pun
s pari n albanin ton t dashtun t zhvillohen rreflekset,duhet nji fuoristrad,e saper tabelat nuk i gjen as n itali ,asht normale ,jasht shtetit ta dini se shqiptart jan shoferat ma t zot ,e ma t ditun persa i perket pjesve t makins PERSHNETJE :cool: :cool:
 

usta_Qima

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

ne cdo kod rrugor te botes thuhet se shkaset kryesore te aksidente rrugore jane ;
1 shoferi
2 mjeti
3 rruga
4 kushtet atmosferike.
ne radhe te 1 eshte shoferi sepse ai ka ne dore gjithcka,nqs mjeti nuk eshte ne rregull atehere ec ngadale ose mos u nis fare.nqs rruga ose kushtet atmosferike jane te keqia atehere merr masa.
respekte /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

blendiys

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Sigurisht qe rruget perbejne nje faktor kryesor te sigurise,por ketu nuk behet fjale per gara shpejteise.
Fillimisht kultura Shqiptare duhet te fuse ne vete fjalet "ligj" dhe "ndeshkim" dhe ti rrespektoje keto.
E verteta e hidhur eshte se te gjithe e dine qe ky ligj eshte shkruar diku dhe perseri duan te tregojne qe jane "macho" dhe per nje show me teper harrojne qe jane ne rruge nacionale apo perpara nje shkolle!
E keqja qendron tek mentaliteti dhe per ta ndryshuar kete duhet te nderhysh ashper.
Le te kete plot semafore dhe tabela drejtimi,ato kurre nuk kane per te ndihmuar deri sa te gjithe ne te ndergjegjesohemi.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Jane disa arsyet qe shoferet shqiptare shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

1. Kursi per te zoteruar nje patente automjeti te tipit "B" eshte 36 dite, nga nje ore cdo dite (shume pak per te pervetesuar nje profesion ne krahasim me vendet e BE)

2. Policia rrugore eshte shume "tolerante" per vete faktin se korruptohet shume shpejt, gje qe i lehteson shkeljet e shofereve gjate qarkullimit.

3. Rruget ne Republiken e Shqiperise jane cope-cope, mungojne tabelat, treguesit gje qe veshtireson shume shoferet ne udhetimet e tyre.

... pra jane nje sere faktoresh qe cojne ne mosrespektimin me apo pa dashje te rregullave. Mendoj se pergjegjesia kryesore dhe ne rastin ne fjale eshte kryesisht e shtetit.
 

Nadia81

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Nje shoku im vajti ne Shqiperi pas gati 6 vjetesh.Makinen e kishte mesuar ne Amerike.Atje mori nje makine dhe diten e pare mbeste pas te tjereve sepse nuk ishte mesuar te ngiste makinen ne menyre aq agresive.Aq ishte dita e pare se pastaj ja mori doren e filloi nga brrylat edhe ai /pf/images/graemlins/laugh.gif Ua kam llafin qe nuk u ve faj shume njerezve ne shqiperi per menyren sesi ngasin makinen,kur nuk ka as tabela,semaforet numerohen me gishta dhe rruget cope-cope.Njerezit ndergjegjesohen me kerbac dhe kjko s'vlen vetem per shqiptaret por kudo njesoj eshte.Amerika dha shembullin me te mire ne kete pike qe e ndoqi me pas dhe Italia.Patenta me pike,kur mbush piket hiqet patenta!
Inspektimi i automjetit eshte per te qare hallin vertet..
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Sepse ne Shqiperi akoma ekziston ligji i xhungles
Sepse ne Shqiperi kembesori respekton automjetin jo anasjelltas
Sepse ne Shqiperi semafori zevendesohet nga polici qe ha fara luledielli
Sepse ne Shqiperi Tabelen e shenjave e zevendeson nje fshatar rruges
Sepse ne Shqiperi gjoba eshte e zevendesuar nga nje 1000 per nje kafe
Sepse ne Shqiperi fjala "Qarkullim Rrugor" do te thote " Tabele qitje ndaj kembesoreve"
Vertet e mjerueshme......... :shrug:
 

DANA

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Sepse ketu 90% e atyre qe bejne kursin e makines, patenten e marrin me leke. 600.000 leke te vjetra ben patenta. O burra boni leket gati, se e merrni kur te doni
 

DANA

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

E dini ca i ndodhi nje shokut tim. E ndaloi polici mu tek Zogu Zi. Donte ti vinte gjobe se kishte vene rripin e sigurimit. I tha: "Ti cuno qe ke vene rripin ke ndonje hall. Do kesh qene patjeter me shpejtesi."
 

babyboy

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Vallaj, ne Shqiperi duhen ndaluar te gjithe filmat, programet, dhe show qe flasin per makina garash dhe shpejtesi.

Gjithmone, aksidented me te renda kane ndodhur gjate Formula 1.

lol.
 

EB

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

Sepse shumica nuk i dine rregullat, si fillim dhe si vazhdim, ka plot qe i kane marre patentat me mik. Si perfundim, ka durim shqiptari me prit tek Stop sign?
 

Renea88

Primus registratum
Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES

kon ra katunart n makina *lol*
para se ti japin makines i thone banakieres:
ne udhetojme neper rruge te keqija kurse juve ju dridhet dora per nje pike raki....mbushe more
 
Top