Per cfare te merr malli...

Per cfare te merr malli...

Sa here largohem nga Shqiperia,sa here takoj njerez nga vendi im,sa here degjoj nje kenge,me merr malli.
Me merr malli te degjoj shqip rrugeve,te kendoj shqip,te shkoj ne nje dasem e te kercej popullore sa te kenaqem,te qesh para tv me politikanet,te shoh filmat e vjedhur 3 muaj para premierave ne Tv...,te bredh rrugeve sopa-gropa...

Nje mall gri...
po ju?
 

makiavelo

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] Sa here largohem nga Shqiperia,sa here takoj njerez nga vendi im,sa here degjoj nje kenge,me merr malli.
Me merr malli te degjoj shqip rrugeve,te kendoj shqip,te shkoj ne nje dasem e te kercej popullore sa te kenaqem,te qesh para tv me politikanet,te shoh filmat e vjedhur 3 muaj para premierave ne Tv...,te bredh rrugeve sopa-gropa...

Nje mall gri...
po ju? [/qb]
...me merr malli per njerezit qe shkojne e vijne andej kendej neper shqiperi,... gjithmone kam meduar se atdheun tone e bejne njerezit jo malet kodrat, shqiptaret,... sigurisht familja,... jeta ne shqiperi... shoqeria,...,shakate e shokeve&shoqeve,... madje edhe per shikimin e trishtuar te shume shqiptarë/eve,... per juve.. pershendetje, eh shpresoj te kthehem ndonje dite,... (si skenderbeu,... se naimi nuk u kthye dot...)
 

ledia

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Fillimisht postuar nga TEO *:
[qb] e kam shkruar me pare por po e perseris prape........

Me ka marre malli per malet e shqiperise, lisat e gjate, fushat e gjera me lule....ah sa mire e kishte Naimi...dhe une i kujtoj dite e nate. Me ka marre malli per zerat e rrugeve ku kam lindur e ku kam bredhur. Me ka marre malli per femijerine time qe e kaloja me femijet e tjere me lojrat tona te femijerise, vrapin qe benim ne pluhur, lojen symbyllurazi, doce, me kopaca, me peta, me litar, kur hypnim maje pemeve e mblidhnim pisha, a vidhnim kumblla. Kur kaperxenim telat me gjemba te baceve e kepusnim trendafila te kuq te medhenj e ato roze e te vegjel qe t'ja jepnim nje shoqeje te zemres. Kur hypnim tek muret e pallateve dhe talleshim me ata qe ecnin kembadorazi. Kur mblidheshim tere kalamajte e luanim letra ose tavell e imitonim te rriturit. Kur luanim futboll me porta ne vogla ne reren e zeze e kur vinim ne shtepi me kembe te zeza e na fuste mami ne banjo e na bente ti krruanim kembet ne dyshemen e banjos ne pjeset ku ishte me e ashper. Kur na therriste gjyshja nga ballkoni e na gjemonte nga mbrapa me buke ne dore. Kur na jepte buke e vaj e kripe e na kullonte vaji neper duar e neper brryla e mundoheshin ta lepinim po qe e kote. Kur i thonim shokeve te katit te pare te na sillnin nje shishe me uje se ata e kishin shtepine me afer. Kur shkonim me gjyshin te blenim bostan e zihesha me vellain e vogel qe kush ta hante proven. Kur shkoja me gjyshin tek pallati i kultures dhe na blinte gjyshi ato pastat e mira 5 lekshe qe ishin tere krem e na beheshin hundet dhe buzet me krem e ziheshim se kush e kishte me te madhen. Kur shkonim ne shkolle e luanim futboll dhe mezi prisnin te zhgerryheshim tek fusha e zeze per te treguar sa mire luanim. Kur na sillnin nga jashte shtetit cumcakiz dhe e mbanim per dy tre jave e ngulnim tek komoja ne darke dhe e merrnim prape ne mengjes, kur na sillnin ndonje kanoce coca-cola dhe e mbanim mbi bufe si zbukurim. Kur shkoja tek rruga e elbasanit tek treni qe e kisha shume frike kur isha 5 vjec dhe me thoshte shoqja e ngushte qe "mos ki fike ti, se te mboj una". Kur binin fishekzjarret dhe vellai im ikte me vrap ne krevat e mbulonte koken e une qeshja me te madhe. Kur me kishin lene te ruaja vellain e vogel dhe ai kishte humbur dhe e gjetem tek ambasada turke qe e kishte gjetur nje familje aty dhe ai po rrinte aty gjithe qejf duke ngrene karrota dhe une i ziu nga frika kisha fjetur poshte krevatit te gjyshit mbi nje valixhe. Kur mblidheshim kur u rritem cik me teper me bicikleta dhe gjuanim per goca nga liqeni ose neper tetevjecare. Tani Demokracia: Kur linim shkollen e shkonim ne disko. Kur behej miss shkolla. E me pas ne gjimnaz kur linim oret e uleshim ne kafenera e merrnim nje kafe kur ishim per muhabet, nje dopjo konjak ose kacurrel kur ishim ne qejf ose nje gote caj me fruta kur ishte ftohte...ai me boronice ishte fantastik njehere. Kur mbaronte shkolla e ja fusnim ca here e kuqe e zeze. Ose bilardo. Kur kisha ditet e mbara ne bilardo une e me ecte qyli e ja fusja sa me hante krahu. Kur shanim bilardot se s'na pelqenin sfondet. Tani koha luftes. Kur merrja tavllen me vete e lija oren e mekanikes dhe shkoja luaja tavell me rojen e shkolles. e kur e lija te fitonte kastiles se nxefej shpejt. E kur na vinte drejtori na kapte te gjithe grup aty e kur bertiste Arjan Kapedani....."Ca u be ketu Bangladesh?" Kur linim shkollen e benim justifikime fallco e sillja dajen te mi justifikonte se e kisha grup. Kur ikja tek dyqani dajes e merrja akullore. Kur shkonim gjuanim per goca tek Petro Nini. Kur dilnim tek kodrat e liqenit e kapnim cifte ne flagrance. Kur shifnim mercedezat duke u tundur e i afroheshim e kur na dilte nje palle e na gjemonte me vrap. Me falni dola shume nga tema po me kete mall e nostalgji duhet te jetoj perdite dhe s'me shkeputen nga koka cfaredo qe te bej. Do thoni qe skip nga shkolla bejne te gjithe e per goca gjuajne te gjithe e plus qe jane konditat ekonomike qe jetonim ashtu. Prape une s'jam dakort me ate gje. Cdo gje kishte bukurine e vet. Dhe ato kondita une s'i gjej dot ne amerike dhe te dua. Ketu eshte nje jete monotone shkolle pune shtepi dhe mbase prandaj me mungojne aq shume. [/qb]
Aman more Teo sa bukur qe e paske thene...
 

Luminus

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Te shkuara e te harruara i thone llafit. Po ku harrohen kujtimet e diteve ne Shqiperi?
Me ka marr malli per i kafe dyqince qe e pijshim kur ishim keq nga leket, per te thithur 1 slims nga ata pa pulle, per i got fara luledielli, per byrek qe ca here ishin me mish krrici, per icik konjak me 99% alkool dhe 1% esence, per pluhr e balt, per dymijekaterqincin pa dokumenta, per keng gabelsh, per celularin 3310 qe gjith diten shtypsha 1*#, per etj etj
 

Guest
Re: Per cfare te merr malli...

Fillimisht postuar nga TEO *:
[qb] e kam shkruar me pare por po e perseris prape........

Me ka marre malli per malet e shqiperise, lisat e gjate, fushat e gjera me lule....ah sa mire e kishte Naimi...dhe une i kujtoj dite e nate. Me ka marre malli per zerat e rrugeve ku kam lindur e ku kam bredhur. Me ka marre malli per femijerine time qe e kaloja me femijet e tjere me lojrat tona te femijerise, vrapin qe benim ne pluhur, lojen symbyllurazi, doce, me kopaca, me peta, me litar, kur hypnim maje pemeve e mblidhnim pisha, a vidhnim kumblla. Kur kaperxenim telat me gjemba te baceve e kepusnim trendafila te kuq te medhenj e ato roze e te vegjel qe t'ja jepnim nje shoqeje te zemres. Kur hypnim tek muret e pallateve dhe talleshim me ata qe ecnin kembadorazi. Kur mblidheshim tere kalamajte e luanim letra ose tavell e imitonim te rriturit. Kur luanim futboll me porta ne vogla ne reren e zeze e kur vinim ne shtepi me kembe te zeza e na fuste mami ne banjo e na bente ti krruanim kembet ne dyshemen e banjos ne pjeset ku ishte me e ashper. Kur na therriste gjyshja nga ballkoni e na gjemonte nga mbrapa me buke ne dore. Kur na jepte buke e vaj e kripe e na kullonte vaji neper duar e neper brryla e mundoheshin ta lepinim po qe e kote. Kur i thonim shokeve te katit te pare te na sillnin nje shishe me uje se ata e kishin shtepine me afer. Kur shkonim me gjyshin te blenim bostan e zihesha me vellain e vogel qe kush ta hante proven. Kur shkoja me gjyshin tek pallati i kultures dhe na blinte gjyshi ato pastat e mira 5 lekshe qe ishin tere krem e na beheshin hundet dhe buzet me krem e ziheshim se kush e kishte me te madhen. Kur shkonim ne shkolle e luanim futboll dhe mezi prisnin te zhgerryheshim tek fusha e zeze per te treguar sa mire luanim. Kur na sillnin nga jashte shtetit cumcakiz dhe e mbanim per dy tre jave e ngulnim tek komoja ne darke dhe e merrnim prape ne mengjes, kur na sillnin ndonje kanoce coca-cola dhe e mbanim mbi bufe si zbukurim. Kur shkoja tek rruga e elbasanit tek treni qe e kisha shume frike kur isha 5 vjec dhe me thoshte shoqja e ngushte qe "mos ki fike ti, se te mboj una". Kur binin fishekzjarret dhe vellai im ikte me vrap ne krevat e mbulonte koken e une qeshja me te madhe. Kur me kishin lene te ruaja vellain e vogel dhe ai kishte humbur dhe e gjetem tek ambasada turke qe e kishte gjetur nje familje aty dhe ai po rrinte aty gjithe qejf duke ngrene karrota dhe une i ziu nga frika kisha fjetur poshte krevatit te gjyshit mbi nje valixhe. Kur mblidheshim kur u rritem cik me teper me bicikleta dhe gjuanim per goca nga liqeni ose neper tetevjecare. Tani Demokracia: Kur linim shkollen e shkonim ne disko. Kur behej miss shkolla. E me pas ne gjimnaz kur linim oret e uleshim ne kafenera e merrnim nje kafe kur ishim per muhabet, nje dopjo konjak ose kacurrel kur ishim ne qejf ose nje gote caj me fruta kur ishte ftohte...ai me boronice ishte fantastik njehere. Kur mbaronte shkolla e ja fusnim ca here e kuqe e zeze. Ose bilardo. Kur kisha ditet e mbara ne bilardo une e me ecte qyli e ja fusja sa me hante krahu. Kur shanim bilardot se s'na pelqenin sfondet. Tani koha luftes. Kur merrja tavllen me vete e lija oren e mekanikes dhe shkoja luaja tavell me rojen e shkolles. e kur e lija te fitonte kastiles se nxefej shpejt. E kur na vinte drejtori na kapte te gjithe grup aty e kur bertiste Arjan Kapedani....."Ca u be ketu Bangladesh?" Kur linim shkollen e benim justifikime fallco e sillja dajen te mi justifikonte se e kisha grup. Kur ikja tek dyqani dajes e merrja akullore. Kur shkonim gjuanim per goca tek Petro Nini. Kur dilnim tek kodrat e liqenit e kapnim cifte ne flagrance. Kur shifnim mercedezat duke u tundur e i afroheshim e kur na dilte nje palle e na gjemonte me vrap. Me falni dola shume nga tema po me kete mall e nostalgji duhet te jetoj perdite dhe s'me shkeputen nga koka cfaredo qe te bej. Do thoni qe skip nga shkolla bejne te gjithe e per goca gjuajne te gjithe e plus qe jane konditat ekonomike qe jetonim ashtu. Prape une s'jam dakort me ate gje. Cdo gje kishte bukurine e vet. Dhe ato kondita une s'i gjej dot ne amerike dhe te dua. Ketu eshte nje jete monotone shkolle pune shtepi dhe mbase prandaj me mungojne aq shume. [/qb]
help.gif
i dua serish te gjitha keto qe the ti!
help.gif
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Na u tha zemra per nje dore thashethem mor burre i dheut sigurisht e shoqeruar me nje kafe turke 150 lekshe...
Hajde kohe hajde
 

sonida

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Me ka marr malli shum me ke marr
ne dhomen time s,mbaje me kalendar
dhe ate qe kisha e bera cop e çik
kush i ka bere muajt me nga 30 dit /pf/images/graemlins/tongue.gif :confused:
me ka marre malli per çdo gje pa perjashti
po çti bej dua te qaj me te madheeeeeeeeeeeeeeeeeeeee :confused: :confused: /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

crazy

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Me merr malli per te gjitha dhe mos mi kujtoni se do filloj me te qare tani,aq shume me ka marre malli se kam 4 muaj pa vajtur ne Shqiperi. :cry:
 

lola

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

per ata qe thone se politika shqiptare i ben te ikin nga vendi: Nuk ka asnje vend ku politika eshte e mire...madje nja dy ne Evrope por te tjeret jane po aq te shpifur. Ketu ne ShBA psh, kemi nje debil qe e ka emrin "lesh" dhe eshte njeri i shpifur. Jo vetem luften ne Irak por cfare po na punon ne ketu eshte gje e shpifur.


Te kthehem tek tema--Me ka marre malli per eren e mengjesit ne shtepi kur ngrihesha nga gjumi per te shkuar ne shkolle. Ishte gjithmone ngrohte dhe babi ose mami na bente veze dhe sallamin e djathin per dreken e shkolles. Kur isha e vogel babi ngrinte zerin radios dhe une zgjohesha me "Gjimnastiken e mengjesit". Me ka marre malli kur prisnim rrushin me babin dhe vinte e gjithe familja ta shtypnin dhe te benim raki edhe vere. Me ka marre malli per xhiron, per shoqet dhe shoket kur uleshim para shkolles dhe diskutonim gjera me ze te larte. Kur uleshim para shkolles dhe shikonim studentat e Filologjikut dhe i tallnim. Kur linim shkollen per te shkuar ne disko, kur uleshim ne Kafe London per 7 ore rrjesht. etj etj

Se shpejti do filloj te kaloj gjysmen e vitit ne Shqiperi...gjysmen ne New York...pjesen tjeter ne Shqiperi... :goofy: :rockband: :rockband: :rockband: :rockband: :rockband: :rockband: :rockband:
 
Top