Per cfare te merr malli...

Per cfare te merr malli...

Sa here largohem nga Shqiperia,sa here takoj njerez nga vendi im,sa here degjoj nje kenge,me merr malli.
Me merr malli te degjoj shqip rrugeve,te kendoj shqip,te shkoj ne nje dasem e te kercej popullore sa te kenaqem,te qesh para tv me politikanet,te shoh filmat e vjedhur 3 muaj para premierave ne Tv...,te bredh rrugeve sopa-gropa...

Nje mall gri...
po ju?
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Fillimisht postuar nga Lenci:
[qb]vetem te shkoj ne nje (dasem) e te kercej.[/qb]
ohhh lencii...mos cme kujtove...
ahhhhh isha ne nje dasem para se te vija ketu. Sikur ta dija qe nuk do kerceja "nga ploni" per koh te gjate..mbeta ne kembe..
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

they_killed_kenny

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Me merr malli per te bere ca not ne liqenin e Ohrit, te ha nje pjate me koran ne nje restorant buze liqenit, te shetis me shoket dhe shoqet.
 

^SHIU^

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Fillimisht postuar nga Primavera:
[qb]Kur ju merr malli, pse nuk shkoni ne Shqiperi? :confused: Nuk besoj se eshte e veshtire per te shkuar apo jo? Une ju kuptoj pse ju merr malli por nuk e di midis shkrimeve duket sikur nuk do kete me mundesi te shkoni ne atdheun tuaj. /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
primavera malli na merr se jemi larg ja do shkojme ne shqiperi kuptohet por kur te kthehemi ketej perseri do na marr malli.ti do thuash pse nuk rrini atje pergjithmone.do doja te jetoja atje po si e ka katandisur politika shqiperine,korrupsioni ka hyre kudo.megjithese aty tani per tani nuk eshte nje vend ku mund te jetosh mire malli te merr se eshte vendlindja jote nuk e hedh dot poshte, madje sdua ta hedh jam krenar qe jam shqiptar :thumbsup:
 

erius

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Fillimisht postuar nga Primavera:
[qb]Kur ju merr malli, pse nuk shkoni ne Shqiperi? :confused: Nuk besoj se eshte e veshtire per te shkuar apo jo? Une ju kuptoj pse ju merr malli por nuk e di midis shkrimeve duket sikur nuk do kete me mundesi te shkoni ne atdheun tuaj. /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
e drejt esht nuk e shte e veshtir per te shku ne shqiperi, per disa esht shum e leht, un per vete kam 5 vjet qe nuk e kam pa familjen dhe vendin ku kam lind jo per neglizhim po se nuk kam mundesi qe te shkoj per arsye dokumentash. Me ka marr malli sa nuk e them dot sidomos per Tiranen, shoqerin e parkut rinia, xhiron gjat veres sidomos ke hotel rogner ku ka qku u mblidhshim shum e shum te tjera qe nuk mund ti kujtoj per momentin
 

Ema

Goddes
Re: Per cfare te merr malli...

Bebuthe ene per i salep mi! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

une kam ken vetem nji here qysh se jam largu nga shqiperia... hera e fundit ka ken ne 98. /pf/images/graemlins/frown.gif
me merr malli per gjithcka, edhe per ata kojshite llapazana qe ti qanin veshet...
me shum se per gjithcka me merr malli per femijerine...

TEO [/i] je i madh! me ke ba me kja /pf/images/graemlins/frown.gif
 

I love new york

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Fillimisht postuar nga BeBa:
[qb]per i kacurrel ene i kafe ! ... /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
hahahhahahahahbeba me shkrive
e kisha harruar shprehjen "kacurrel" /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Me merr malli per rruget, njerezit, qente e lagjes, liqenin, horrat e rruges deri tek jevgat e lagjes. Mergimi qenka virus i poshter te ben te te grryej perbrenda me keq sesa gurin. Ahh te rikthehej ajo kohe qe kam kaluar aty, kjo eshte arsyeja qe shkoj vit per vit dhe skam te ngopur.
Ku ka si vendi jot, gjuha jote , njerezit e tu.
Qe kur kam ardhur kendej e kam humbur nocionin e te qenit ne shtepi megjithse te tere ketu i kam me vete, eshte njesoj si ajo lulja qe e shkulin nga kercelli dhe e mbjellin ne nje saksi shume me te bukur nga bacja ku ishte por ce do vyshket se shpejti se seshte ne sojin e saj, balten e saj.

Fati yne i zi qe na beri te mergojme ne rini.... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Tironsja-Si-Shpirt

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Edhe mua me mungon cdo gje qe ka te bej me Shqiperine. Kur ulet ai avioni ne Rinas ndihem sikur jam complete, sikur sapo fitova nje ndjenje qe me mungonte. Jemi pjese e asaj Shqiperie te shkrete, me te mirat e te keqijat. Per mua eshte parajs. Ah cme nxore mallin e Fultzit mo Teo, ca viti ke mbaru ti? Mesiguri ke qene ne klase te gjith cuna, se permende Mekaniken. Vallai ca i kemi bo oreve te mesimit qe i linim e shkonim te Liu per sandwich ose te Ringeri. Ca sdo jepja per ta provuar dhe njehere ate ndjenje. Arjani vertet mer kote nonjeher po overall nuk eshte i keq. Imagjino cdo behej me ne po te mos ishte strikt ai?? Gjithe te mirat.
J...
 

brunilda dervishi

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

per cdo gje te merr malli , ne radhe te pare per familjen , shoket dhe shoqet e femijerise , ah per cdo gje
te them te verteten per te kercyer naploni :rockband:
 

rovena

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Mua me merr malli..per gjithcka..edhe per zdralen e famshme qe nje zot e din ca kam heke prej llacit kur shkoka ne shkolle.....
edhe per velipojen qe kur ke hi mu la...asht dasht me heke lekurat e bostanit...me dore..spo tham gja tjeter....
Me merr malli per gjirot darkave ..ne shiroke...ehehheehe e shume gjana qe ba mi kujtu filloj e qaj...por nje gja me largon pak merzine sepse shpejt do shkoj per vizite..edhe kam me e heke mallin
 

Arber

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

trotuaret me pellgje te tiranes. Tatpjeten nga Zogu i zi per ne qender qe te dilte fryma kur e ngjisje.
Me ka marr malli per kohet e gjimnazit.
Shoqerine
Shitsin e mini marketit ku shkoja blija gjithmone ,
hajd naten o njerez
 

oneo

Forumium praecox
Re: Per cfare te merr malli...

Per dike qe ka qene shume afer.
Endje mungesen tani qe nuk e kam me.

E hidhur kafja sot.
 

rudiuk

Primus registratum
Re: Per cfare te merr malli...

Mua me ka marre malli per Grace.... /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif .....
 
Top