Re: Per cfare te merr malli...
e kam shkruar me pare por po e perseris prape........
Me ka marre malli per malet e shqiperise, lisat e gjate, fushat e gjera me lule....ah sa mire e kishte Naimi...dhe une i kujtoj dite e nate. Me ka marre malli per zerat e rrugeve ku kam lindur e ku kam bredhur. Me ka marre malli per femijerine time qe e kaloja me femijet e tjere me lojrat tona te femijerise, vrapin qe benim ne pluhur, lojen symbyllurazi, doce, me kopaca, me peta, me litar, kur hypnim maje pemeve e mblidhnim pisha, a vidhnim kumblla. Kur kaperxenim telat me gjemba te baceve e kepusnim trendafila te kuq te medhenj e ato roze e te vegjel qe t'ja jepnim nje shoqeje te zemres. Kur hypnim tek muret e pallateve dhe talleshim me ata qe ecnin kembadorazi. Kur mblidheshim tere kalamajte e luanim letra ose tavell e imitonim te rriturit. Kur luanim futboll me porta ne vogla ne reren e zeze e kur vinim ne shtepi me kembe te zeza e na fuste mami ne banjo e na bente ti krruanim kembet ne dyshemen e banjos ne pjeset ku ishte me e ashper. Kur na therriste gjyshja nga ballkoni e na gjemonte nga mbrapa me buke ne dore. Kur na jepte buke e vaj e kripe e na kullonte vaji neper duar e neper brryla e mundoheshin ta lepinim po qe e kote. Kur i thonim shokeve te katit te pare te na sillnin nje shishe me uje se ata e kishin shtepine me afer. Kur shkonim me gjyshin te blenim bostan e zihesha me vellain e vogel qe kush ta hante proven. Kur shkoja me gjyshin tek pallati i kultures dhe na blinte gjyshi ato pastat e mira 5 lekshe qe ishin tere krem e na beheshin hundet dhe buzet me krem e ziheshim se kush e kishte me te madhen. Kur shkonim ne shkolle e luanim futboll dhe mezi prisnin te zhgerryheshim tek fusha e zeze per te treguar sa mire luanim. Kur na sillnin nga jashte shtetit cumcakiz dhe e mbanim per dy tre jave e ngulnim tek komoja ne darke dhe e merrnim prape ne mengjes, kur na sillnin ndonje kanoce coca-cola dhe e mbanim mbi bufe si zbukurim. Kur shkoja tek rruga e elbasanit tek treni qe e kisha shume frike kur isha 5 vjec dhe me thoshte shoqja e ngushte qe "mos ki fike ti, se te mboj una". Kur binin fishekzjarret dhe vellai im ikte me vrap ne krevat e mbulonte koken e une qeshja me te madhe. Kur me kishin lene te ruaja vellain e vogel dhe ai kishte humbur dhe e gjetem tek ambasada turke qe e kishte gjetur nje familje aty dhe ai po rrinte aty gjithe qejf duke ngrene karrota dhe une i ziu nga frika kisha fjetur poshte krevatit te gjyshit mbi nje valixhe. Kur mblidheshim kur u rritem cik me teper me bicikleta dhe gjuanim per goca nga liqeni ose neper tetevjecare. Tani Demokracia: Kur linim shkollen e shkonim ne disko. Kur behej miss shkolla. E me pas ne gjimnaz kur linim oret e uleshim ne kafenera e merrnim nje kafe kur ishim per muhabet, nje dopjo konjak ose kacurrel kur ishim ne qejf ose nje gote caj me fruta kur ishte ftohte...ai me boronice ishte fantastik njehere. Kur mbaronte shkolla e ja fusnim ca here e kuqe e zeze. Ose bilardo. Kur kisha ditet e mbara ne bilardo une e me ecte qyli e ja fusja sa me hante krahu. Kur shanim bilardot se s'na pelqenin sfondet. Tani koha luftes. Kur merrja tavllen me vete e lija oren e mekanikes dhe shkoja luaja tavell me rojen e shkolles. e kur e lija te fitonte kastiles se nxefej shpejt. E kur na vinte drejtori na kapte te gjithe grup aty e kur bertiste Arjan Kapedani....."Ca u be ketu Bangladesh?" Kur linim shkollen e benim justifikime fallco e sillja dajen te mi justifikonte se e kisha grup. Kur ikja tek dyqani dajes e merrja akullore. Kur shkonim gjuanim per goca tek Petro Nini. Kur dilnim tek kodrat e liqenit e kapnim cifte ne flagrance. Kur shifnim mercedezat duke u tundur e i afroheshim e kur na dilte nje palle e na gjemonte me vrap. Me falni dola shume nga tema po me kete mall e nostalgji duhet te jetoj perdite dhe s'me shkeputen nga koka cfaredo qe te bej. Do thoni qe skip nga shkolla bejne te gjithe e per goca gjuajne te gjithe e plus qe jane konditat ekonomike qe jetonim ashtu. Prape une s'jam dakort me ate gje. Cdo gje kishte bukurine e vet. Dhe ato kondita une s'i gjej dot ne amerike dhe te dua. Ketu eshte nje jete monotone shkolle pune shtepi dhe mbase prandaj me mungojne aq shume.