PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

RobertdeNiro

Primus registratum
PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

U be nje jave qe shqiptareve ju prezantua KOP ( Komiteti i Orientimit te Politikave) nga PD. U be nje jave qe forcat rregresiste ne Shqiperi kane drejtuar te gjithe baterite e artilerise propogandistike kunder ketij komiteti. Jo vetem personifikimi i imoralitetit shqiptar Fatos Nano, sa here qe del para kamerave sulmon kete komitet,por edhe nje sere "analistesh" neper gazetat shqiptare.

Shume antare te ketij komiteti jane njerez te shkolluar neper universitete prestigjoze perendimore. Kane vite pune dhe pervoje profesionale. Kane nje CV (sic thote Dr. Gramoz Pashko) per tu rrespektuar. Dhe cfare eshte me e kryesorja, nuk jane te infektuar nga asnje ves qe sot per sot mbizoteron ne politiken shqiptare.

Shume antare te ketij Komiteti kane 10-12 vjet qe pergatiten profesionalisht dhe qe se fundi vendosen qe diturite,aftesite e tyre ti vene ne sherbim te Shqiperise. Per ta nuk kishte rendesi se cila parti shqiptare, do i ftonte te jepnin kontributin e tyre per progresin e atdheut tone.
(Kete e mora vesh nga emisionin "Shqip" i gazetares Rudina Xhunga ne Top Channel, ku ishin ftuar 4 antare te ketij komiteti)

Per ta ishte e rendesishme, qe nje parti tu ofronte mundesine per te dhene kete kontribut.

A nuk eshte ky edhe qellimi i nje pjese te mire te shume shqiptareve qe kane studiuar ose po studiojne neper bote dhe qe momentalisht energjite e tyre i kane vene ne sherbim te vendit ne te cilin jetojne??? (pyetje retorike imja)

Fushaten per rekrutimin e ketyre njerezve, e paska startuar para nje viti, vetem njeri nga kryetaret e partive shqiptare. Vetem njeri, nga disa doktore te shkensave, qe jane kryetar partie.

Te tjeret ose fjeten gjume dhe nuk diten ta shfrytezonin kete rast,
ose
jane te mendimit (sic eshte rasti i halabakut kryeminister) se Shqiperise nuk i duhen njerez me formim dhe botkuptim perendimor,

por

medioker,inkopetent,te korruptuar,imoral,sahanlepires, puthadores si p.sh.
Anastas Angjei, Bashkim Fino, Agron Duka, Luan Memushi, Igli Toska, Andis Harasani apo Emin Barci.


Si e shihni ju kete Komitet???
Ndani edhe ju te njejtin mendim me mua per te, apo jam une shume euforik per keto ndryshime qe po ndodhin ne politiken shqiptare???


<img src="/pf/images/graemlins/cool.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/cool.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/cool.gif" alt="" />
 

After_dark

Primus registratum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

Une mendoj se ky komitet, eshte nje komitet i shquar, qe do e coj shqiperine para, ashtu sic ka bere gjithmone PD. Edhe nje gje tjeter eshte se ata nuk jane te infektuar me asnje lloj vesi,dhe per kete vendosim duart ne zjarr. Une akoma se di mire, ne keta u bashkuan dhe pastaj kerkuan nje parti ku te jepnin kontributin e tyre apo i ftoi PD dhe atje u bashkuan??
 

ados

Primus registratum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

Ndoshta ky komitet mund te kete njerez te shquar qe mund te ndihmojne vendin te shkoje perpara. Por a e dine keta njerez se kane ne krye nje trap si puna e Berishes..!!S'besoj se do ta kene te gjate, per sa kohe Berisha nuk largohet. Si Berisha dhe NAno duhet patjeter te eliminohen nga jeta politike, perndryshe njerez qe me te vertete duan te ndihmojne Shqiperine, nuk do gjejne nje dite te bardhe..!!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

38 emrat e rinj të Berishës

“Elementë të këtij komiteti do të jenë anëtarë të qeverisë së ardhshme të Partisë Demokratike”

Nevila Perndoj

TIRANE- Një vit më parë, në një nga mbledhjet rutinë të kryesisë së Partisë Demokratike, kryetari i saj Sali Berisha, bëri publike iniciativën e tij për ngritjen e Forumit të Orientimit të Politikave. Gjatë gjithë kësaj periudhe, shumëkush mendonte se deklarata e tij ishte thjesht një projekt politik në letër. Por dje, në “Hotel Tirana International”, pak muaj para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publike plot 38 emra intelektualësh, që së shpejti do të kenë përgjegjësinë e hartimit të programit të PD, por edhe të qeverisjes, në rast se partia më e madhe e opozitës do të fitojë zgjedhjet e 2005-ës. Secilin prej tyre, një e nga një, me ndonjë mungesë të vogël, Berisha e ka prezantuar para kamerave me qëllimin e vetëm “që ata të njiheshin nga kombi”.

Roli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpjegoi dje detyrat kryesore të forumit që në shumë raste do të drejtohet nga vetë ai. “Anëtarët e forumit dhe vetë forumi japin mendimet e tyre të lira e të pavaruara për të gjitha çështjet madhore, orientojnë Partinë Demokratike për qëndrimet, që ajo duhet të mbajë. Kjo në vetvete përfaqëson një ridimensionim të madh të komunikimit të botës së mendimit. Sot e tutje komunikimi i Partisë Demokratike me botën akademike dhe intelektuale, me shoqërinë civile, do të zgjerohet pa ndërprerë. Ky forum përbëhet nga personalitete të shquara, intelektualë dhe intelektuale, ekspertë të fushave nga më të ndryshmet, që kanë dy tipare të përbashkëta. Së pari ata janë ekspertë të shquar, janë njerëz të suksesit të faktuar. Unë gjatë jetës nuk kam takuar ndonjëherë një grup kaq të shumëanshëm. Së dyti anëtarët e këtij forumi janë njerëz me projekte të ndryshme, por të gjitha këto kanë një të përbashkët, ndryshimin e Shqipërisë”, tha Berisha. Sipas tij, ky grup përfaqëson globalizmin. “Ky forum përfaqëson ekspertë të suksesit në shkollimin dhe kualifikimin e tyre në universitetet e vendit dhe në ato më prestigjioze të botës si Harwardi, Tokio, Kolumbia, Oksfordi, Kembrixh, Brandeis, Staffordshir, Carlo Bo etj”,- shtoi ai.


Qeveria “hije”

Lideri i opozitës, Sali Berisha, nuk e ka mohuar faktin se disa prej anëtarëve të këtij forumi do të jenë edhe në përbërjen e qeverisë së PD, në rast se kjo e fundit fiton zgjedhjet. I pyetur nga gazeta “Shekulli” për këtë çështje, Berisha u përgjigj: “Po, padyshim. Elementë të këtij komiteti do të jenë anëtarë të qeverisë së ardhshme. Ky komitet ka një spektër të gjerë. Ka prej tyre me ambicje të qarta politike, të cilat unë do t’i respektoj dhe do t’i mbështes fuqishëm. Ka prej tyre, të cilët janë thjesht në kuadrin teknik dhe unë do t’i respektoj edhe ta. Mendoj se rëndësia madhore e këtij ekipi është se ky forum do të zgjerojë më tej rrethin e tij, do të ofrojë më tej specialistë të shquar, njerëz të suksesit dhe të reformave, në mënyrë që qeverisja e ardhshme të përballojë me shpejtësi sfidat me të cilat përballet”,- tha ai. Por Berisha dha të njëjtën përgjigje si një muaj më parë rreth pyetjes nëse do të ishte ai kryeministri i ardhshëm i qeverisjes së PD. “Këtë e vendos populli”,- u shpreh ai.


Alban Vokshi

Ka shërbyer në disa institucione ndërkombëtare. Sot punon në Afganistan në USAID.
Ka kryer një seri kualikimesh, përfshi një master në Kolumbia.


Elida Reçi

Drejtoreshë e Institututit të Studimeve të Financave Publike dhe Private. Diplomohet në ekonomi dhe përfundon studime dy vjeçare në Boston, ku ka mbrojtur edhe gradën shkencore. Instituti i saj është bërë një pikë reference për institucionet e huaja dhe të vendit.


Lindita Milo

Pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë. Ka mbrojtur doktoratën në shkencat ekonomike. Ka kryer një seri specializimesh në shumë vende të botës, nga Nebraska në Gjermani, dhe ka një numër të madh publikimesh prestigjizoë, brenda dhe jashtë vendit.


Majlinda Bregu

Është pedagoge në Shkencat Sociologjike. Ka mbaruar studimet pasuniversitare në Itali, për titullin “Doktor në sociologji të fenomeve kulturore dhe proçeseve normative” Ajo është një studiuese e problemeve sociale.


Tatiana Kongoli

Ekonomiste, e cila ka dhënë një kontribut të madh në reformat e vendit. Fillimisht në Institutin e Statistikave. Me pas ka punuar si asistente e Përfaqësuesit të FMN dhe më pas drejtoreshë e Doganave. Tani punon si konsulente në Bankën e Shtetit. Ajo ka kryer një seri kualifikimesh pasunivesitare, në fusha dhe vende të ndryshme


Teuta Baleta

Një nga specialistet më të mira në fushën e bankave. Ka drejtuar me sukses departamentin e kërkimeve pranë Bankës së Shqipërisë. Ajo ka kryer një seri specializimesh në Ushington dhe në vende të ndryshme. Drejtore e një reviste shumë prestigjoze. Ka vite dhe përvoje pune të gjatë në fushën e bankave dhe të financave.


Agron Tufa

Është një nga shkrimtarët, poetët, kritikët e vendit. Ai ka botime të shumta, romane, vepra. Është fitues i çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.


Albert Gajo

Ekonomist, ka qenë këshilltar i Qeverisë së Stabilitetit pranë zv/kryeministrit, dhe më vonë pranë kryeministrit në vitin 1997. Ka ndjekur një program masteri në ekonomi dhe zhvillim në Hagë. Gjatë këtij programi, ai është angazhuar si pedagog në Universitetin e Mastrihtit. Drejton një qendër e cila është bërë një pikë reference për institucionet kombëtare dhe ndërkombëtarë të vendit.


Aldo Bumçi

Ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Turqi. Që nga dhjetori i vitit 1999, punon në Institutin për Studime Ndërkombëtare. Ai jep mësim si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Shoqërore. Ka kryer një seri studimesh mbi zhvillimet rajonale.


Aleksandër Sallabanda

Mjek i njohur. Është njeriu që është marrë më shumë me reformën dhe organizimin e shëndetit publik. Ai ka botime dhe medalje të shumta, lidhur më kontributin e tij në luftën kundër epidemive etj..


Apollon Baçe

Doktor i Shkencave Filozofike. Eshtë anëtar i Institutit Gjerman, autor monografish dhe artikujsh historikë në shtypin ndërkombëtar dhe të vendit. Profesor i jashtëm në Universitetin e Tiranës. Analist i shtypit shqiptar.


Ardian Nuni

Është doktor i Shkencave Juridike. Ai është zv/dekan i Fakultetit të Drejtësisë. Eshtë autor i shumë teksteve dhe botimeve në fushën e të Drejtës Civile. Ka kryer një seri specializimesh në Britani të Madhe, Irlandë dhe vende të tjera.


Armando Bora

Regjisor i njohur. Ka realizuar një numër të madh premierash, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj si në Shkup dhe Bullgari. Ka shkruar pesë drama, katër prej të cilave janë në skenë.


Besnik Bisha

Një nga kineastët e Shqipërisë. Fitues i çmimeve ndërkombëtare.


Bardhi Kadilli

Paraqiti para disa ditësh, programin e PD për luftën kundër korrupsionit. Është një nga ekspertët e njohur në luftën kundër korrupsionit.


Besnik Aliaj

Shef i Departamentit të Urbanistikës. Drejtues i Institutit të COOPLAN, që ka projekte për urbanistikën dhe administrimin e territorit të Shqipërisë. Ai është një studiues. Ka mbrojtur tezën në Hollandë, ka bërë një seri kualifikimesh dhe specializimesh në SHBA, Danimarkë, Norvegji dhe Itali. Është Sekretar i Shoqatës së Arkitektëve dhe anëtar i Fondacionit të shoqërisë civile shqiptare. Ka përgatitur programin e PD për administrimin e territorit.


Elinor Bajraktari

Ka përfunduar studimet dy vjeçare në Harvard me rezultate të shkëlqyera, për makroekonomi. Për këto rezultate, atij i është kërkuar dhe ka dhënë mësim në këtë universitet. Ka punuar në Kosovë. Drejton një institut të shoqërisë civile.


Enkelejd Alibej

Jurist dhe ka përfunduar gjithashtu Shkollën e Magjistraturës me rezultate të larta.


Eris Hoxha

Ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Hollandë. Ai ka shërbyer në kompanitë e mëdha hollandeze si konsulent. Është kthyer para tre vitesh në Shqipëri. Ai është i specializuar në fushën e të Drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtës Europiane.


Ermal Hasimja

Ka mbaruar shkencat politike në Universitetin e Parisit. Është i përqendruar kryesisht në teoritë elektorale. Është marrë me një sërë projektesh të PNUD-it në Kosovë. Ai ka qenë pedagog i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.


Hervin Çuli

Regjisor dhe artist. Ideator i fushatave elektorale.


Florian Mima

Promotor i reformave të thella të viteve ‘92 dhe ‘96. Ekspert në fushën e politikave fiskale. Është i punësuar në një kompani konsulente amerikane, që zbaton projekte të financuara nga qeveria amerikane si projekti i rindërtimit ekonomik në Irak. Ka përgatitur alternativën fiskale të PD dhe në fillim të muajit tjetër, ajo do të bëhet publike. Ka kryer specializime në Uashington dhe Vjenë.


Genc Juka

Është diplomuar në fushën e mbrojtjes së bimëve. Ai drejtoi për disa vite Fondin Zhvillimit Rural, fond i ngritur nga Banka Botërore dhe disa institucione ndërkombëtare. Ai ka punuar në projekte të Komisionit Europian. Drejtues i Fondacionit “Drejt së Ardhmes”.


Hydajet Kopani

Ekspert në fushën e entit të rregullimit të telekomunikacionit. Sot ndodhet në Afganistan i huazuar nga OKB. Me mbarimin e kontratës, ai do të jetë njeriu kryesor në këtë fushë. Ka kryer një seri specializimesh në vende të ndryshme.


Hysen Çabej

Diplomat në Athinë. Ka dhënë një kontribut në bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e diplomacisë.


Kujtim Hashorva

Inxhinier, ekspert i njohur i fushës së telekomunikacioneve. Autor studimesh të ndryshme në këtë fushë.


Lulëzim Basha

Anëtar i Ekipit të Gjykatës së Hagës që përgatiti aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit. Aktualisht ka ndërprerë kontratën me UNMIK-un, për të dhënë kontributin e tij në programin e PD.


Maksim Cikuli

Ish-Ministër i Shëndetësisë, autor i shumë veprave, njeriu që vendosi bazat e reformës së shëndetësisë.


Mentor Petrela

Një nga mjekët më të njohur të neuorologjisë. Ai është anëtar i Shoqatave Ndërkombëtare të neurologjisë.


Myqerem Tafaj

Profesor në Shtutgart. Ka mbrojtur doktoraturën në Gjermani.


Ndoc Vasllia

Ekspert, i diplomuar në agronomi.


Selami Xhepa

Menaxher, specialist në fushën e investimeve. Ai është njohës i rregullave të tregtisë së lirë, pedagog i Universitetit të Tiranës. Punon pranë qëndrës shqiptare për tregtinë


Përparim Dervishi

Eshtë ekspert në çështjet e qeverisjes vendore dhe decentralizimit.


Taulant Bino

Njihet si një nga njerëzit më kompetentë të mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit. Ka mbaruar master në Francë.


Ylli Asllani

Ish-kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës. Ai është i angazhuar në drejtimin e disa fondacioneve ne Shqipëri.


Ylli Pango

Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale. Doktor i Shkencave Psikologjike, por fillimisht ai është diplomuar për matematikë. Ai është autor i 11 librave. Ka përfunduar një studim pasuniversitar në Boston.


Ylli Panariti

Inxhinier që ka kontribuar në zhvillimin e reformave gjatë viteve ‘92-‘96. Ka kryer disa kualifikime. Ka përfunduar një mastër në Kolumbia dhe ka kryer një stazh në universitetin e Tokios. Njohës tepër i mirë i makro-ekonomisë.


Ymer Balla

Ekspert në fushën e energjitikës. Punon në një fondacion të Zvicrës.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

bir Selman i nenes, ke te qaj me pare
cry.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] bir Selman i nenes, ke te qaj me pare
cry.gif
[/qb]
ik ore pirdhu
smash.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

ja! nivelin intelektual te tushit kane dhe te lartpermendurit... te gjithe me ngjajne si Beni nga Yrsheku. Shif njehere cfare emrash qe kane... tre te parafundit quhen Ylli.. si Ylli i Partise. A e imagjinoni dot se ne cilin batak do shkoje Shqiperia me keto yje!!!
 

rudi123

Primus registratum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

Do vije GOGOLI, XHAHILI, BAJRAKTARO-MESJETARI, Sale. DO vije degjenerimi, perversiteti i vlerave, mentaliteti barbar dhe kanunor i politikes se perjashtimit dhe hakmarrjes. Do vije mentaliteti i bingove, kafeneve, kioskave, malokerise, intolerances dhe konfliktit. DO vijne me pak fjale ata qe ishin ne 92-97, apo me mire llumi i tyre, ish-deputetet, ish-ministrat dhe ish-udheheqesit e shtetit te firmave piramidale, te zgjedhjeve te 96, te 5 km rruge, te hicit e te kotit. Te njetet njerez pa intelekt, koketrashe e injorante si Jemin Gjana me shoke. DO vije mallkimi i vertete per shqiperine, sic ishte mallkim per ne qeverisja e tyre qe na degjeneroi ne nje 97.

Do vine ata qe do na fusin prape ne konflikte krahinore, dhe kulturore, ata qe e kishin nje here pushtetin dhe na e hapen gropen 7 pashe me te thelle se Hoxha. Ata qe flasin vetem per urrejtje, gjak, vrases, armiq etj etj. Ata qe mbeten funeraleve dhe varrim-zhvarrimeve sepse jane te paafte te paraqesin alternativa zhvillimi, plane ekonomike, apo ti adresohen problemeve me te medhaja te shqiptareve. Ata qe per 5 vjet dhe me 2 miliarde dollare ndihma, nuk arriten asgje, nuk kishin asnje sukses, asnje arritje, qe shtruan vetem 5 km rruge, dhe lejuan qe shqiptareve tu vidhen parate ne mes te dites nga ata qe keta opozitare sot i quanin "dallendyshe te demokracise", qe rrahen, burgosen dhe persekutuan opoziten e atehershme ne menyren me barbare, qe rrahen gazetaret qe dogjen gazetat, qe na cuan ne arabi dhe na mbushen me terroriste arabe etj etj.

Zoti na ruajt.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] ja! nivelin intelektual te tushit kane dhe te lartpermendurit... . Shif njehere cfare emrash qe kane... tre te parafundit quhen Ylli.. si Ylli i Partise. A e imagjinoni dot se ne cilin batak do shkoje Shqiperia me keto yje!!! [/qb]
lol.gif

nuk e kam dit se kusht me ken antar apo simatizant i PS asht q1 t'jesh gomar.Mgjth shanc i madh per opoziten.
E para ai ishte nji fjalor shum i dashtun per ty se ta perdor idhulli jot Nano.E dyta shiko sa medioker ne vlersim kur thu
<span style="font-weight: bold">te gjithe me ngjajne si Beni nga Yrsheku </span>

q1 ti thush kto fjal duhet te pakten disave prej ktyne Yllave tju vish deri te ai shoku po edhe per at te duhet nji shkall dyshe
shrug.gif

Ne fund kur fillon e komenton emrat i ven vulen &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; asaj q1 tham un.
Bernd t'paska hi frika m'duket sikur jam tuj ni ish Martinin 1.
lol.gif
 

zog

Primus registratum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

me thon te drejten s'ka te zgjuar qe kthehet te punoje ne shqiperi. aq me teper me deshiren te qeverise vendin. te zgjuarit e vertete gjejn vend kudo ne bote bile akoma me LEHTESISHT sesa ne shqiperi.

ata qe kthehen jane TE DESHTUAR, e sidomos ata qe kthehen te punojne ne institucionet shteterore e qeverisese.

vijne vetem PER NJE THELE, te premtuar, e te kollajshme.

si dhe normal qe klika e atjeshme deri tek me te rinjte si satanaja me shoke frikesohen, ata jane NJESOJ, vendin e punen e mbajne nga te njejtat merita (diplloma koti te fituara andej-ketej neperbote).

kush i zgjuar merret me ta, perveç robve me interesa te njejta.

ps; sipas meje nanon s'ka komision te zgjuarish ta zhvendose kollaj, ate vetem revolta popullore, po si salen, do ta hedhe poshte.

historia ne shqiperi nuk ben veç perseritet pa pushim. shqiptaret jane injorante dhe te pa afte ta tejkalojne fatin qe u takon.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

asnje koment per keta profesionist te fushavew te ndryshme te jetes , por jam gjithmone i idese se: peshku mban ere nga koka........... e koka e prishur e PD eshte Berisha .
duhet nderruar pra koka e qelbur e PD-se........ pastaj eshte edhe e pamoralshme qe i njejti person qe coj shqiperine ne ate katastrofe , sic ishte viti '97, te vije prap e te kerkoje v
ot-besimin ketij Populli.
cdo politikan i tipit europian nuk e ben nje gje te tille .
i njejti muhabet eshte edhe per Nanon &amp; Co qe eshte ne krye te nje Bande hajdutesh e po mban peng kete vend prej mese 8- vitesh ,e me fytyren me te pacipe kerkon akoma edhe 4 vjet pushtet te tjere.

Zoti na ruajt nga keta dy Klane.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

Megjithatë është një hap i madh përpara. Mos të harrojmë që këta njerëz të rinj do kërkojnë të bashkëpunojnë me njerëz të aftë dhe kjo ndofta do bëjë që PD të rifitojë shkëlqimin e dikurshëm. Sigurisht duhet që Berisha të largohet por një trup i shëndoshë i jep drejtim vetes.
U shtofshin sa më shumë njerëz të aftë në politikën shqiptare (në cilin do krah qoftë)!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

Fillimisht postuar nga bernd:
[qb] Do vije GOGOLI, XHAHILI, BAJRAKTARO-MESJETARI, Sale. [/qb]
Do vije.
thumbsup.gif


Dhe bashke me te,do vijne edhe te gjithe emrat qe ka rreshtuar Tushi me siper.

Kur lexoj disa prej jush dhe kur degjoj halabakun e Xhoanes te flase, me dukeni si ata vampirat neper filmat HOROR, qe tmerrohen kur ndjene ardhjen e dites se re, pasi drita e djellit do i shkrumbonte. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


P.S.

Gojet e keqija thone, se Dr. Berisha jo me kot ka zgjedhur specialiste te shquar ne fushen juridike.Njeri prej tyre ne mos gaboj ka marre pjese ne pergatitjen e aktakuzez kunder Sllobodan Miloshevicit.
Thone qe aktakuza per Nanon dhe klanin e tij kesaj here do jete aq e kopsitur mire, sa qe Australia do i duket nje e hedhur guri larg.
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
 

rudi123

Primus registratum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

QUOTE]Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb]
Fillimisht postuar nga bernd:
[qb] Do vije GOGOLI, XHAHILI, BAJRAKTARO-MESJETARI, Sale. [/qb]
Do vije.
thumbsup.gif


Dhe bashke me te,do vijne edhe te gjithe emrat qe ka rreshtuar Tushi me siper.

Kur lexoj disa prej jush dhe kur degjoj halabakun e Xhoanes te flase, me dukeni si ata vampirat neper filmat HOROR, qe tmerrohen kur ndjene ardhjen e dites se re, pasi drita e djellit do i shkrumbonte. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


P.S.

Gojet e keqija thone, se Dr. Berisha jo me kot ka zgjedhur specialiste te shquar ne fushen juridike.Njeri prej tyre ne mos gaboj ka marre pjese ne pergatitjen e aktakuzez kunder Sllobodan Miloshevicit.
Thone qe aktakuza per Nanon dhe klanin e tij kesaj here do jete aq e kopsitur mire, sa qe Australia do i duket nje e hedhur guri larg.
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
[/qb][/QUOTE]
 

rudi123

Primus registratum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

O ushtar i sales akoma se ke kuptuar qe nuk zgjidhen problemet e shqiptareve me teorine:
Hajduti therret kapeni Hajdutin!
smash.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

Duke pare reagimin e Bernd(pijanecit Gjerman &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ) atehere une mendoj qe PD po ben hapat e duhura ne rifreskimin e Partise me elemente te pregatitur profesionalisht ne universitetet prestigjioze Evro-Amerikane!!Hyrja e ketyre njerezve ose me mire me than,perfshirja e tyre ne politiken e vjeteruar Shqiptare asht nji sihariq i mire.Mendoj qe shqiperia ka nevoje pikerisht per keta njerez me shkolla ekonomike e sociale!!!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

Guvernatori i BSH-së miraton kërkesën e Departamentit të Burimeve Njerëzore për largimin nga puna të Kongolit

Fullani shkarkon anëtaren e KOP, Kongolin

Motivacioni: Me pjesëmarrjen tuaj në KOP të PD jeni në shkelje të standardeve të etikës të nëpunësve në BSH

Nevila Perndoj

TRANE- Deri dy ditë më parë, ajo vazhdonte të punonte në stafin e ngushtë të guvernatorit të vendit Ardian Fullani, si koordinatore e Bankës së Shqipërisë për Integrimin Evropian. Zyra ku ajo punonte bashkë me dy këshilltarët e tjerë ishte vetëm një hap larg nga zyra e tij, megjithatë shkarkimi i erdhi përmes korrespondencës zyrtare, nga vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Bëhet fjalë për Tatiana Kongolin e cila e ka paguar shtrenjtë pjesëmarrjen e saj në Komitetin e Orientimit të Politikave. Dy ditë më parë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë miratoi kërkesën e Departamentit të Burimeve Njerëzore për largimin nga puna të Kongolit, me arsyen se ajo kishte shkelur Kodin e Etikës të këtij institucioni.
Shkarkimi
“Me pjesëmarrjen tuaj në Komitetin e Orientimit të Politikave të Partisë Demokratike, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Juridike konstaton se ju jeni në shkelje të akteve nënligjore, që përcaktojnë standardet e etikës së nëpunësve në Bankën e Shqipërisë”,- thuhet në letrën e Departamentit të Burimeve Njerëzore. Në kërkesën për largimin nga puna theksohet se Tatjana Kongoli ka shkelur nenin 20 për “Aktivitetet Politike” të Kodit të Etikës të Bankës së Shqipërisë, ku përcaktohet qartë se për nëpunësit e Bankës së Shqipërisë nuk lejohet marrja pjesë në organizimin dhe drejtimin e aktiviteteve politike. Kjo pikë përcakton gjithashtu se për dhënie të kontributeve politike si dhe për aktivitete politike duhet kërkuar leje në Bankën e Shqipërisë.
Kongoli
Por ish-drejtoresha e përgjithshme e Doganave, Tatjana Kongoli, në një deklarim për “Shekullin” sqaroi se komiteti në të cilin ajo mori pjesë nuk ishte domosdoshmërisht një forum me bindje politike. “KOP-i është një forum intelektual, të cilit i bashkohen individë jo domosdoshmërisht me backgraund politik apo partiak. Aderimi në të është mbi baza vullnetare, pa shpërblim, ndjek qëllime jo domosdoshmërisht politike, nuk formon post apo emërim politik apo partiak. Nga kjo pikëpamje mua nuk më duket se kam bërë ndonjë shkelje të Kodit të Etikës, të punonjësit të Bankës së Shqipërisë dhe bazuar mbi këtë unë bëra edhe një letër”, - tha Kongoli.
Kundërshtimi
Pikërisht në letrën, ku ajo kundërshton vendimin e marrë, Kongoli i shkruan ndër të tjera guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, se “propozimi për caktimin e masës disiplinore “largim nga puna” motivohet qartazi nga aversioni që funksionarët përgjegjës për kryerjen e procedurave disiplinore mesa duket kanë ndaj opozitës politike, specifikisht Partisë Demokratike dhe nga pakënaqësia, që thirrja dhe organizimi i KOP-it është kryer nga Partia Demokratike. Nuk mund jetë as përgjegjësi, as faji im, fakti që KOP-i u thirr dhe u organizua nga PD, për faktin e thjeshtë se unë nuk mbaj ndonjë meritë për krijimin e tij. Përveç faktit që emocionet politike nuk duhet të prekin ushtrimin e drejtë dhe të ligjshëm të detyrës brenda Bankës së Shqipërisë, ato kurrsesi nuk mund të shkaktojnë cënimin e statusit dhe të drejtave ligjore të cilitdo nga anëtarët e stafit të Bankës së Shqipërisë”
 

MLK

Primus registratum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

Cerekun e atyre qe prezantoi Sala apo si i quajne ndryshe KOP i njof personalisht apo ne menyre indirekte nga shume afer e pa dashur te jap emra se nuk eshte personal problemi, mund tju them qe me popullin tone gallata vazhdon e ne nuk kemi me nevoje per estraden e Tiranes. Ata qe njof une kane qene nje hre ne mos deputete po ne PD e kan vjedh sa jane shqep, padyshim ne volum me pak se superhajdutet socialiste se keta po thyejne rekord pas rekordi po nuk kan vjedh aq shume jo se nuk donin, po aq e kishin mundesine atehre se aq kishte.
Keshtu qe KOP-in ta kemi me jete te gjate :rockband:
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

Eh fatkeqësisht o MLK ke një farë të drejte se një pjesë e atyre të rinjve nuk janë edhe aq të rinj. Për sa i përket vjedhjeve nuk jam plotësisht dakort me ty sepse nuk kanë bërë më shumë se ç'bën cilido (flas për normalen) njeri tjetër në pozitat e tyre!
 

MLK

Primus registratum
Re: PD prezantoi per shqiptaret KOP. Forcat rregresiste ne Shqiperi tmerrohen nga kjo.

Pak veshtire te krahasosh dy hajduta, po di te them qe ata qe njoh une kan vjedh sa kane mundur, menjefjale maksimalen. Nuk i njof te gjithe keshtu qe nuk mund te flas per te gjithe se i bie qe te shpifesh perndryshe.
 
Top