Re: Pazza Inter!!!
Java e 33-te e Serise A: INTER-Parma 1-0. Nje fitore mjaft e rendesishme ne kuader te "luftes" per vendin e 4-t. Adriano tregon edhe nje here tjeter se eshte nje lojtar i madh, me nje te ardhme te shkelqyer perpara...
Pjesa e pare u mbyll me rezultatin 0-0, me shume raste nga te dyja skuadrat dhe me disa momente nervozizmi. Me fillimin e pjeses se dyte, zikaltrit duken me te motivuar dhe e kerkojne golin me vendosmeri. Ne minuten e 55-te, Adriano futet ne loje duke zevendesuar te rikthyerin Kallon. Braziliani i jep nje tjeter "ngjyre" lojes, vetem pas 7 minutash e kishte hyre ne fushe, fiton nje goditje denimi afer zones. Nje e majte e forte dhe e shkelqyer e tij kalon zikaltrit ne avantazh, 1-0! (goli i tij i 15-te ne kete sezon, 8 me Parma-n e 7 me INTER-in). Braziliani nuk feston, ne nder te ish skuadres se tij. Loja vazhdon me raste te tjera per INTER-in, dhe me Parma-n pothuajse te dorezuar... Zevendesohet Bobo Vieri mes duartrokitjeve te publikut(pasi mori nje karton te verdhe, eshte i skualifikuar per ndeshjen e ardhshme). Ndeshja per fundon me rezultatin 1-0, rezultat i cili i ngjit zikaltrit ne vendin e 4-t me 56 pike, 1 me shume se Parma me 55, dhe 3 me shume se Lazio me 53 pike(e cila humbi 2-1 ne Brescia). Te dielen e ardhshme, me date 16 maj luhet Java e 34-t, e fundit e Serise A, ku Parma do te prese Udinese-n, ndersa Lazio do te prese Modena-n. Kurse ne stadiumin "Castellani", ne oren 15.00, luhet takimi Empoli-INTER. Ne kete jave do te luhet per vendin e 4-t(INTER, Parma, Lazio) dhe per te 15-in(ku luftojne Modena, Empoli e Perugia, per te siguruar nje vend ne play-off perballe te 6-es se Serise B. Keshtu qe ndeshja e ardhshme do te jete vertete e veshtire, perballe nje kundershtari qe kerkon patjeter fitoren...
FORZA INTER!