Paulo Coelho

illyricus

Primus registratum
Paulo Coelho

A ju pëlqen autori i Alkemistit? Tash po e lexoj nji tjetër roman t'tij Te lumi Piedra u ula e qava.
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

hej, ne shqip po e lexon "ne breg te lumit piedra u ual dhe qava"
sa per alkimistin as nuk duhet bere pyetja , a iu pelqeu, pyet sa here e lexuat....
....
veronika vendosi te vdese"
djalli dhe zonjusha prym
ditari i luftetarit te drites
....
 

illyricus

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

Unë verzionin anglisht e kom. S'po gjindet shqipja k'n'ej aq shumë. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

voodoo

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

Une i kam lexuar te gjitha librat e Coelho-s pervec Malit te Peste. Eshte me te vertete shkrimtar shume i vecante, ne shqip mesa kam pare une s'jane perkthyer shume mire ndoshta ngaqe i kane perkthyer nga frengjishtja; gjuha nuk rrjedh fare, kalimi nga nje fjali ne tjetren ka nje ngecje jo naturale (flas per "Alkimistin" dhe per "Veronika vendos te vdese") me vjen me te vertete keq qe nuk eshte perkthyer mire. Persa i perket "ne breg te lumit piedra u ual dhe qava"
s'me pelqen aq sa te tjeret.
 

illyricus

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

Unë hala s'i kom lexu tjerat. Po edhe anglisht ma 'shtirë me i kuptu, se shumë t'thella këto librat e tij jonë.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Paulo Coelho

Eshte e kote te flasesh per dashuri, sepse dashuria ka zerin e saj dhe flet vet!


Dashuria zbulohet vetem duke dashurar.

P.Coelho.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

Paperinke, Coelho eshte i pakrahasueshem edhe ne publicistike. Me poshte po postoj nje leter te hapur te tijen, te botuar diten qe Bush vendosi luften ne Irak. Personalisht nuk jam edhe aq dakord me Paulon dhe mbeshtes repliken e Hamilton ndaj tij kur i thote se nuk duhet te ngaterroje ndijimet e brendshme me mendimet e thella, por sidoqofte, nqs e shohim me sy profesional, stili i tij i te shkruarit s'ka te share.

Faleminderit, Presidenti Bush

Nga Paulo Coelho

Faleminderit, o udhëheqës i madh, George W. Bush. Faleminderit që i treguat gjithsecilit mbi rrezikun që përfaqëson Saddam Hussein-i. Shumë prej nesh mund të kishin harruar që ai përdori armë kimike kundër popullit të vet, kundër kurdëve e kundër iranianëve. Hussein është një diktator gjakatar dhe një prej shprehjeve më të qarta të së keqes në botën e sotme. Por nuk është kjo e vetmja arsye që po ju falenderoj. Gjatë dy muajve të parë të vitit 2003 ju i hapët sytë botës për një numër gjërash të tjera, dhe unë për këtë ju shpreh mirënjohjen time. Kështu, duke sjellë në mendje një poezi, të cilën unë e kam mësuar qysh kur kam qenë fëmijë, unë dua t’ju them faleminderit. Faleminderit që i treguat gjithsecilit, që populli turk e parlamenti i tyre janë nxjerrë në treg për shitje, dhe nuk kushtojnë më shumë se 26 miliardë dollarë. Faleminderit që nxorrët faqe botës hendekun që ekziston midis atyre që kanë pushtet dhe dëshirave të popujve të tyre. Faleminderit që na i bëtë të qartë se, as Jose Maria Aznar, as Tony Blair nuk dëshmuan vlerësimin apo respektin minimal për votat që kanë marrë. Aznar është përsosurisht i aftë të injorojë faktin, që 90% e spanjollëve janë kundër luftës, dhe Blair është i pakondicionueshëm nga demonstrimi më i madh publik që ka bërë vaki ndonjëherë tridhjetë vitet e fundit në Angli. Faleminderit që e shtrënguat Tony Blair-in të shkonte në parlamentin britanik me një dossier të fabrikuar të shkruar nga një student dhjetë vjet më parë, dhe ta paraqiste këtë dossier si “dëshminë e pakundërshtueshme të gjetur nga Shërbimi Sekret Britanik”. Faleminderit që e lejuat Colin Powell-in të bënte figurën e një budallai, ndërsa i tregonte Këshillit të Sigurimit të OKB-së fotografi, të cilat një javë më pas u sfiduan publikisht nga Shefi i Inspektorëve të armëve në Irak, Hans Blix. Faleminderit që e morët këtë pozicion, dhe na bëtë të shihnim se si, në sesionin plenar, fjala antiluftë e Ministrit të Jashtëm Francez, Dominique de Villepin, u përshëndet me duartrokitje – gjë që, me sa di unë, ka ndodhur vetëm njëherë në historinë e OKB-së me fjalimin e Nelson Mandelës. Faleminderit gjithashtu, ngaqë pas të gjitha përpjekjeve tuaja për të nxitur luftën, kombet normalisht të përçara arabe, për herë të parë, në takimin e tyre në Kairo në javën e fundit të shkurtit, ishin të njëzëshëm në qëndrimin kundër çdo invazioni. Faleminderit për retorikën tuaj, ndërsa deklaroni se “tashmë, OKB-ja ka rastin të demonstrojë rëndësinë e vet”, gjë që i bëri edhe qeveritë e ndërdyshura të deklaroheshin më në fund kundër luftës në Irak. Faleminderit për politikën tuaj të jashtme, e cila e nxiti Ministrin e Jashtëm Britanik, Jack Straw, të deklarojë se në shekullin XXI “për të bërë një luftë do të mjaftonte justifikimi moral i saj”. Faleminderit që u përpoqe ta përçash Europën, e cila këto kohë po vijonte me përpjekjet për t’u bashkuar; ky ish një paralajmërim, se asgjë nuk do të kalojë pa u vënë re. Faleminderit që keni arritur atë, që vetëm pak njerëz e kanë arritur në këtë shekullin e fundit: bëtë së bashku miliona njerëz në të gjitha kontinentet në luftën për të njëjtën ide, s’ka gjë se kjo ide është e kundërt me tuajën. Faleminderit që na bëtë të ndjejmë edhe njëherë tjetër që, edhe pse fjalët tona mund të mos dëgjohen, ato të paktën janë thënë – kjo do të na bëjë më të fortë në të ardhmen. Faleminderit që s’na i vutë veshin të gjithë neve që s’biem dakord me vendimin tuaj, pasi e ardhmja e planetit u takon këtyre të përjashtuarve prej vendimmarrjes. Faleminderit, ngaqë (pa ju) nuk nuk do të bëheshim të vetëdijshëm mbi aftësinë tonë të solidaritetit e mobilizimit. Kjo mund të mos vlejë këtë radhë, por pa asnjë diskutim do të vlejë më vonë. Tash, që duket se asgjë nuk mund t’i pushojë daullet e luftës, unë do doja t’ju thoja atë që njëherë e një kohë një mbret europian i tha pushtuesit të vendit të vet: “Ndoshta ky agim është i bukur për ty, ndoshta ky diell që po lind, po ndriçon vërtet armaturën e ushtarëve të tu, por kur kjo ditë të jetë në të ngrysur, unë do të të kem mundur”. Faleminderit që na lejove neve – ushtri e njerëzve anonimë që derdhen rrugëve në përpjekje për të frenuar procesin që ka marrë rrugë me urdhrin tuaj – të marrim vesh se ç’do të thotë të jesh i papushtetshëm dhe të mësojmë se si duhet të përleshemi me këtë ndjesi dobësie e se si ta shndërrojmë atë. Dhe kështu, gëzoju agimit tënd të pushtetit e të lavdisë. Faleminderit edhe njëherë që s’na dëgjove e që s’na more seriozisht, por dije që edhe ne po ju dëgjojmë dhe që nuk do t’i harrojmë fjalët tuaja. Faleminderit, o udhëheqësi i madh George W. Bush. Faleminderit shumë.
 

Zgalemi

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

Coelho, i cmenduri me i mencur qe kam lexuar ndonjehere.
Coelho, profesori pa universitet.
Coelho, hipia me e civilizuar qe egziston.

Ne rini e mbyllen ne cmendine disa here, bile dhe me kerkesen e familjareve te vet. Braktisi studimet universitare per te bredhur rreth 10 vjet neper bote si hipi. Do te thosha qe eshte shkrimtari me i madh qe ka pasur ndonjehere Brazili. Shkruan me nje gjuhe te embel, e te kuptueshme. Me nje thjeshtesi te habitshme pershkruan enigma nga me te komplikuarat, diku tjeter profetizon...

Alkimisti eshte liber fantastik, por eshte perkthyer dobet ne Shqip.

E kam pas adhuruar Coelhon deri ne momentin qe futi hundet ne politike.
Tani me te ardhurat e veta mundohet te beje bamirsi per femijet braziljane. Ka hapur dhe nje tip fondacioni te vogel qe assiston mbi 300 femije te varfer.

Eshte majtist i thekur me c'kam lexuar nga intervistat e tija te fundit. Darkon me Clintonin e pi kafe me Fidel Castron...

Gjithsesi, vepra e tij eshte e paprekshme.
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

perendite kane te drejta te padiskutueshme. Ai ben finjesi me to tashme.
njerezit (ciledo qofshin fidel kastro apo klinton, jane zbavitje per te) pse te mos zbavitet edhe fqinja me i denje i perendive?
....
 

illyricus

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

Edhe mu' s'm'ka pëlqy' kurrë si ësht' përzi me politikanë. Për humanitet e bamirësi e respektoj deri n'fund, po për përzimje n'politikë....jo.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

Coelho eshte nje nga intelektualet me te medhenj te shekullit. Cfare prisnit ju, qe ai te ishte njekohesisht edhe i djathte? Ahahahahaa. Sigurisht qe do t'i perkiste te majtes. Une nuk e kam degjuar kurre togfjaleshin "intelettuale di destra". Perderisa arti ka lidhje me endrrat, eshte e majta levizja politike ku do te ndjeheshin me te natyrshem artistet, perderisa ne themel te saj e majta ka utopine komuniste. Vetem se me cudit fakti qe ndersa shume njerez preferojne te lexojne, te formohen indirekt nepermjet logjikes se nje shkrimtari te majte (dhe te krijojne keshtu dashur padashur bindje te majta), acarohen menjehere sapo shkrimtari del hapur dhe u thote se nese e kane pelqyer dhe jane ndikuar nga ajo qe ai ka shkruar deri tani, kjo do te thote se ata jane bere tashme te majte ne mendim. Kjo eshte arsyeja pse ketu shoh shume anetare qe e refuzojne Coelhon te perzier ne punet e politikes. Thelle thelle u ngjan si nje tradhti, sikur kane ngrene buken e hasmit pa e ditur....
 

illyricus

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

Fillimisht postuar nga McByrek:
[qb] Coelho eshte nje nga intelektualet me te medhenj te shekullit. Cfare prisnit ju, qe ai te ishte njekohesisht edhe i djathte? Ahahahahaa. Sigurisht qe do t'i perkiste te majtes. Une nuk e kam degjuar kurre togfjaleshin "intelettuale di destra". Perderisa arti ka lidhje me endrrat, eshte e majta levizja politike ku do te ndjeheshin me te natyrshem artistet, perderisa ne themel te saj e majta ka utopine komuniste. Vetem se me cudit fakti qe ndersa shume njerez preferojne te lexojne, te formohen indirekt nepermjet logjikes se nje shkrimtari te majte (dhe te krijojne keshtu dashur padashur bindje te majta), acarohen menjehere sapo shkrimtari del hapur dhe u thote se nese e kane pelqyer dhe jane ndikuar nga ajo qe ai ka shkruar deri tani, kjo do te thote se ata jane bere tashme te majte ne mendim. Kjo eshte arsyeja pse ketu shoh shume anetare qe e refuzojne Coelhon te perzier ne punet e politikes. Thelle thelle u ngjan si nje tradhti, sikur kane ngrene buken e hasmit pa e ditur.... [/qb]
Çka po i përzin' tash t'djathta e t'majta e utopia komuniste? Kurkush s'përmendi gjë specifike, veç thamë që s'na pëlqen fakti se ësht' përzi me politikë. Nëse ty tu ka bo qefi, ai ësht' mendimi yt.
 

voodoo

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

perzier me politike... une s'e di kete fakt personalisht! S'ma merr mendja qe letra qe i eshte drejtuar Bush te quhet perzierje me polike. Gunter Grass e kritikon Schroeder por kjo s'do te thote qe eshte i perzier me politike. Mendoj se dhe ato si njerez te lire qe jane kane mundesine te shprehin lirshem idete e tyre, por ngelen shkrimtare gjithsesi; dhe jo si Kadare-ja qe do te behet president, ne kete rast po ka futje hundesh ne politike gje qe mua s'me pelqen fare.
 

nira

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

fraza qe me pelqeu me shume
..."to realize one's destiny is a person's only obligation"...

alkimisti , coelho
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

Shkrimtar shume pozitiv, nje nga frazat me te bukura per mua tek Alkimisti ishte "I love you because the entire universe conspired in helping me find you". :wub:
 

voodoo

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

Ka dale libri i ri i Coelho "11 minuta" ... une lexova vetem faqet e para por m'u duk se duhet te ishte shume interesant; pervec faktit qe gjuha rridhte por tema e librit dukej ne vetvete interesante. Ndonje e ka lexuar?
 

Dorarta

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

Perderisa nje shkrimtar eshte pjese e nje shoqerie dhe fikson ne te mendimet e kohes, mes te tjerave edhe te vetat, nuk eshte gabim qe ai te shprehet hapur per ate qe mendon. Kjo meriton emrin kurajo civile. Konkretisht, ajo cka Coelho ka shkruar drejtuar Bushit ndoshta meriton te shihet ne kete kuader, te njeriut qe guxoi e ngriti zerin publikisht per dicka qe ai VETE e vleresoi si te padrejte.

Por (vazhdojme prape me shkrimtarin) nese pertej kesaj ai perzihet ne politike, aq sa ta beje te pesoje shnderrim, atehere ai ka humbur shume nga qenia shkrimtar. Te shkruarit e dhimbjeve, shqetesimeve, mendimeve te kohes kerkon te jesh JO-konformist. Te shkruarit ne pozicionin e mendimtarit por jo aktivistit ta lejon te mbetesh JO-konformist.
Por perzierja ne menyre aktive me politike, ben qe heret a vone te shkelesh mbi qellimet e parimet mbi te cilat e kishe ngritur ekzistencen. Po s'u perdrodhe ne politike, jeten si politikan e ke te shkurter.
Kurse ne shkrimtari besoj ndodh e kunderta, konformizmi (perdredhja) e vdes shkrimtarin, jo-konformizmi e larteson dhe e lejon ne raste talenti te madh, kurajoje dhe vullneti te mire te kthehet deri ne legjende.

Qe Coelho eshte i majte nuk eshte ndonje cudi.
Sa shkrimtare te tjere jane te tille?!
 

voodoo

Primus registratum
Re: Paulo Coelho

sheme e vertete ajo qe thua Dorarta... po ka dhe perjashtime si Kadare-ja. Ai eshte kundershembulli tipik i asaj qe ti thua: "konformizmi (perdredhja) e vdes shkrimtarin, jo-konformizmi e larteson dhe e lejon ne raste talenti te madh, kurajoje dhe vullneti te mire te kthehet deri ne legjende"... sepse konformizmi i atij cuditerisht e ben shkrimtar te madh
 
Top