Partizani e nisi dhe po e perfundon me optimizem,por...

Iliro Dardan

Valoris scriptorum
Partizani-300x200.jpg
Partizani i sezonit 2011-2012 u krijua pesë dite para nisjes së kampionati të kategorisë së dytë dhe me shpejtësi u arrit të ndërtohej një grup, që misionin e kishte madhor, ringritjen e legjendës. Partizani i këtij edicioni erdhi nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila përkrahjen më të madhe e dha në aspektin logjistik, pasi financat kanë qenë problem edhe këtë vit. Stafi teknik, me në krye administratorin Gjergji Thaka, shfrytëzoi në maksimum kohën dhe me kalimin e javëve skuadra arriti të marrë formë.
Të gjithë ata që morën përsipër këtë mision e nisën punën me optimizëm dhe përkushtim dhe duket se mundi dhe djersa e tyre u shpërblye. Objektiv për fazën e parë ishte që ekipi të renditej në treshen e parë, por të kuqtë jashtë çdo parashikimi u pozicionuan të parët. Këtë pozicion Partizani e ka ruajtur me fanatizëm gjatë gjithë fazës së dytë dhe të dielën “demat e kuq” kurorëzohen si të parët në Grupin B, që do të thotë ngjitje direkte në kategorinë e parë.
Vështirësitë e kryeqytetasve kanë qenë të mëdha, por në krahasim me sezonin e shkuar të kuqtë kanë qenë më komod, për sa i përket përgatitjes dhe udhëtimit. Ky Partizan i këtij sezoni nuk ka pasur plan afatgjatë, por që në hapin e parë administratori Gjergji Thaka pohoi se objektiv kryesor është ngjitja në kategorinë e parë. Ndërsa, për gjërat e tjera do të mendohet më vonë, kur Partizani të gjejë pronarin dhe shtëpinë e re.
“Demat e kuq” sfidën e fundit me Këlcyrën e kanë takim festiv, pasi është konkretizuar me sukses objektivi, ngjitja në të parën. Prej javësh është amplifikuar thirrja: Po vjen Partizani! Por, para se të festohet kjo gjë, duhet bërë analiza se kush e dërgoi Partizanin në kufijtë e ekzistencës? Mirë që po vjen Partizani, po kush do ta presë legjendën e kuqe? Partizani është i pastrehë prej dy sezonesh, prandaj, meqenëse po vjen Partizani, ku do të strehohet?
Nëse nuk do të zgjidhen sa më shpejt këto e shumë gjëra të tjera, që kanë lidhje me Partizanin, i bie që optimizmi i këtij sezoni të mos ketë vlerë. Prej muajsh për Partizanin fliten fjalë të mira, ku thuhet do e marrin amerikanë, sheikë, biznesmenë shqiptarë, apo edhe Bashkia e Tiranës. Por shpresohet që kjo gjë të mos i ngjajë proverbit popullor: Fjalët e mira e gurët në trastë. Gjithsesi, te Partizani është kohë feste dhe të gjithë besojnë se trajektorja e do të vijë vetëm në rritje dhe të marrë fund pritja e gjatë, që daton nga përfundimi i sezonit 1992-1993, kur janë shpallur kampion për herë të fundit.
 

Al-Punk

Still here
Partizanir sikur i kane caktuar dhe do i rregullojne ca ambiente ne Kashar kam lexuar diku. Jane prona te MInistrise se Mbrojtjes qe ia kane "dhuruar" atij qe doe bleje si ekip.
 

Sonia007

Papirus rex
Ktu flitet per partizanin dhe jo per tironen se po te ishte per Tironen,eshte skuadra qe urrej me shume.
Tirana-skuadra qe urrej me shume.
Partizani-skuadra qe dua me shume.
EDHE kush te pyeti???? Nuk plq ti Tironen edhe....(ka plot qe e plq sidomos ato qe jane Tirons ne zmr ;)
 

mirdita

Papirus rex
Tash dhe un dua te jem tifoze e ndonje ekipit te Shqiperis,ama nuk di cili esht me i mir,i cili fiton gjdo her.Cilin do te ma propozoni ju te behem???
 

Iliro Dardan

Valoris scriptorum
Tash dhe un dua te jem tifoze e ndonje ekipit te Shqiperis,ama nuk di cili esht me i mir,i cili fiton gjdo her.Cilin do te ma propozoni ju te behem???
une jam tifoz me partizanin sepse ajo ka qene nje nder skuadrat me te mira ne Shqiperi kurse tani eshte Tirana,Luftetar,Skenderbeu etj...
Te keshilloj te behesh me Bylysin ose me Partizanin.
 

Sonia007

Papirus rex
Tash dhe un dua te jem tifoze e ndonje ekipit te Shqiperis,ama nuk di cili esht me i mir,i cili fiton gjdo her.Cilin do te ma propozoni ju te behem???
Me Partizanin se eshte kampion shqiperie ahhahahahah :D Zmr me Tironen ska si tirona skuadra me e mir ne Shqiperi ;)
 

Sonia007

Papirus rex
une jam tifoz me partizanin sepse ajo ka qene nje nder skuadrat me te mira ne Shqiperi kurse tani eshte Tirana,Luftetar,Skenderbeu etj...
Te keshilloj te behesh me Bylysin ose me Partizanin.
Hahahahah me bylisin dhe partizanin 2 skuadrat kampione ahahhahahahahaah :D
 

Iliro Dardan

Valoris scriptorum
Hahahahahhahahahahah humori jot ahahhahahhahaha po te zgjidhka tyyy ahhahahahhahaha ti me ben te qesh pzzzz rrofsh se e di si jam sot ahhahahahahahah
mua nuk me vjen per te qesh.
jam vetem i acaruar me dike por sme vjen.
Por a di cfare?
ti qesh kot sepse je paksa si e lotur nga mendet.
Smerrem me ty edhe sikur qielli te bashkohet me token.
 
Top